| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Karine Saporta: Jam mahnitur nga polifonia shqiptare Gazeta SOT Cila ishte spuntoja e parė pėr tė sjellė punėn tuaj nė Shqipėri? Puna ime ėshtė e tillė qė saktėson pozicionin tim nė botėn moderne. Kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn unė flas nė kėtė vepėr. Ajo pėr tė cilėn unė jam mė e interesuar, si njė qenie njerėzore e vitit 2007, ėshtė ndryshimi mes kulturės sė globalizuar dhe kėsaj kulture lokale dhe kėtij shpėrthimi mes tė dyjave. Dhe Shqipėria ėshtė njė shembull perfekt pėr kėtė, sepse ka qenė e izoluar pėr shumė kohė dhe ka patur aktivitet muzikor shumė tė madh.Megjithatė, unė besoj se pėr pak vite vendi juaj do tė jetė pjesė e komunitetit europian dhe kultura juaj do tė hapet dhe do tė bėhet pjesė mė e madhe e planetit. Nė momentin e tanishėm ėshtė mjaft me interes tė flasim pėr ēėshtjet pėr tė cilat unė flas nė kėtė vepėr qė do tė sjell nė Tiranė, qė janė tensionin mes ndjenjės sė vendit ku ti ke lindur, ndjeshmėria qė ėshtė e lidhur me tė dhe ajo qė jepet nėpėrmjet internetit kur ti je mendėrisht larg vendit tėnd. Kjo ėshtė ajo qė mė intereson dhe pėr tė cilėn flet kjo pjesė. Cili ishte ndikimi i parė qė patėt nga folku shqiptare? E dashuroj! Ishte mahnitėse kur e zbulova polifoninė shqiptare. Dija shumė mbi polifoninė italiane, nė Siēili, por pėr polifoninė tuaj nuk dija asgjė dhe ky ishte njė zbulim i jashtėzakonshėm. Por, brenda kėsaj pjese koreografike qė unė kam krijuar, ėshtė njė kėngė kryesore pėrgjatė gjithė kohės, disa pjesė tė sė cilės mendova qė tė pėrsėriten shpesh pėrgjatė saj. Kjo ka qenė pjesė e njė kėnge tė njė grupi rroku francez, qė quhet Black Desire dhe flet pėr Europėn. Brenda kėngės ėshtė njė moment pushimi dhe aty dėgjohet kjo polifoni shqiptare, qė flet pėr njė tjetėr vend, pėr njė botė tė bukur. Kjo ėshtė edhe pjesa qė unė kam zgjedhur nė kėtė spektakėl. Ata (kėngėtarėt e polifonisė) nuk janė aty, edhe pse janė nė qendėr tė vėmendjes. Ėshtė diēka shumė e bukur. Ėshtė pėr Europėn, pėr njė botė ndryshe, me kėto zėra shumė tė veēantė dhe unė mendoj se ėshtė diēka mjaft mbreslėnėse. Mėsova se i keni zgjedhur vetė pjesėt polifonike nė kėtė koreografi. Cilat keni shkėputur? Nuk i mbaj mend, se edhe fjalėt e tyre nuk i kuptoj. Di qė zgjodha njė kėngė, tė cilėn kur e dėgjova pėr herė tė parė ma bėri mishin... oh! U drodha. Mė pas, ėshtė edhe njė kėngė e dhimbshme, sepse nėna qan pėr tė birin qė i ėshtė mbytur nė det. Ėshtė kaq e dhimbshme, por gjithashtu emocionuese dhe e bukur, edhe zėrat qė e kėndojnė janė shumė tė bukur. Edhe pse nuk ia kuptoj tė gjitha fjalėt, e di qė ėshtė e fuqishme si kėngė. Ka edhe kėngė mė ritmike dhe tė gjalla, por nuk ua di titujt (qesh)... Kemi dėgjuar se jeni shumė e famshme nė Francė dhe nėpėr botė. Cilės anė tė vetes suaj ia dedikoni kėtė sukses? Unė nuk marr kurrė pushime. Ia dedikoj suksesin tim punės sė madhe qė bėj. Unė punoj pa pushim, me shumė dashuri. Do jetė kjo hera e parė dhe e fundit qė vini nė Shqipėri? Oh, jo, shpresojmė qė jo! Do vija sėrish me kėnaqėsi. Unė do doja tė falenderoja shumė drejtorin e Teatrit tė Operas dhe Baletit Zhani Ciko, pėr punėn e madhe qė bėn dhe qė mė dha mundėsinė qė kėtė projekt unė ta sjell edhe nė Shqipėri, e qė mė pas pritet tė shėtisė nė gjithė botėn.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |