| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Jeta ime ėshtė njė teatėr pa fund Jeta e artistit ėshtė si vet koha. Diell, shi, erė, stuhi, ecje, rrėzim, dėshtim, ngritje dhe mė pas pak pushim. Artisti nuk di tė kėnaqet me veten. Ajo qė e bėnė tė dallueshėm njė artist ėshtė puna e tij, rruga qė i ėshtė dashur tė pėrshkoj, ecja nė shtigje tė panjohura dhe herė herė tė thepisura, tė thella tė vėshtira. Po artisti sipas Karfail Shenės ėshtė qėnia qė ngarkohet mė shumė dhe ndjenė mė pak lodhje se gjithė tė tjerėt. Jeta e tij nuk ka kuptim pa skenėn. Artisti nuk ka kohė tė mėrzitet apo tė dėshpėrohet dhe kjo se ai nuk i takon vetvetes. Ėshtė njeri publik dhe nė rrugė apo kudoqoftė ka vetėm njė detyrim.Tė eci pėrpara. Tė bėj tė tjerėt tė qeshin e tė qajnė tė ndihen mirė edhe kur pėr vete ėshtė me njė plagė nė shpirt dhe shumė i trazuar. Po pėr tė njohur njė artist qė nisi nga stani duke recituar para tė njė tė meti, siē ishte Diko, bariut qė nuk gjente dot shtėpinė po tė ishte njė fshat mė tutje, atij qė u ngjitė nė skenė si kėngėtar dhe zbriti si aktor, personazhit tė spikatur tė teatrit, komedisė, filmit nė Shqipėri dhe Greqi le tė dėgjojmė rrėfimin e Karafil Shenės, aktorit qė kėto ditė ka festuar 50 vjetorin e lindjes dhe 40 vjetorin e ngjitjes sė parė nė skenė. -Kush ėshtė Karafil Shena, ku ka lindur, ku eshte rritur dhe cili tė lidhi me aktorin kur tė parėt e tu nė shtėpi kishin zile, kėmbor dhe sharqe? Nė pamje tė parė tė duket se vendlindja ėshtė pa ndonjė vlerė nė aspektin e formimit dhe drejtimit tė jetės. Po unė nė origjinė jam nga Progonati. Kam lindur rastėsisht nė Tiranė. Po qė dy vjeē kam banuar buzė manastirit tė Mespotamit pranė lumit tė Bistricės pak larg nga Saranda. Nga tė parėt e mi asnjėri nuk ka qenė artist. Po unė ndihesha mirė mes humorit tė fshatarėve tė mi tė cilėt shumė herė i bėja tė qeshnin po edhe tė nxeheshin e tė bėrtisnin duke mė futur edhe ndonjė pėllėmbė syve. Isha pak ngatėrrestar. Po edhe mė donin se unė gjithnjė i merrja punėt shtruar dhe barinjtė ishin tė kujdesshėm kur unė bisedoja me ta. Nuk pata ndonjė person nė familje apo nė fis tė mė merrte nga dora e tė mė shpinte nė skenė. Atė e gjeta vet. Njė ditė mėsova nga prindėrit se nė Durrės bėhej njė konkurs ku do tė merren nė provė ata qė kanė aftėsi tė interpretojnė. Atėherė unė isha njė pėllėmbė. Dhe nuk i mbushej mendja askujt se do gjeja Durrėsin. U nisa me linjėn e Tiranės dhe pasi qėndrova tek njė i afėrmi im u paraqita para njė komisioni tė madh. Pėrball kisha Nikolin Xhojėn, Aishe Stratin, Mirush Kabashin, Vangjel Hebėn. Edi Luarasi ishte duke bėrė pushimet nė Durrės dhe mori pjesė nė komision. Flas para se tė dėnohej. Ndodheshin edhe disa artistė tė tjerė tė mėdhenj. Nuk u ēudita dhe nuk e humba pusullėn. Pėrkundrazi isha i lumtur qė ndodhesha para kėtyre njerėzve tė mėdhenj. Mė thanė tė filloja tė tregoja ato qė kisha pėrgatitur. Ia nisa me disa fabula. Fillimisht me tregimin pėr Skėnderbeun. Xhoja mė bėnte me dorė tė kaloja tek tjetra. Strari mė thoshte kalo mė poshtė. Mu duk se isha mirė. Po pikėrisht kur unė do dilja nga salloni i komisionit mė thotė Xhoja: A mė tregon se si mundem tė vij unė nė fshatin tėnd nė Mespotam?. Nisa tė rrėfej me detaje. E zgjata aq shumė tregimin dhe e mbusha me aq detaje sa i tregova se pasi tė ecnin pak nga asfalti mė tej ishte njė kthesė, mė lart njė gėrxh ku ne rrėshqisnim me njė dėrrasė, mė lartė ishte njė hardhi ku kishte edhe njė qen dhe i thash tė fliste se qeni ishte i egėr. I fola e i fola dhe ata qeshnin me tregimin tim pa fund. Nė pėrfundim Xhoja mė tha. Ke fituar. Tani ishe nė rol. E kuptova se ata donin tė mė njihnin nė origjinal. Mirė qė se mora vesh mė parė se do isha djallosur e ngatėrruar fare. -Jeni rritur nė njė fshat minoritar mes fėmijėve qė flisnin njė gjuhė tjetėr si ėshtė ndier Karafili gjatė viteve mes fshatit qė fliste greqisht? Unė dua tė them qė nė fillim se jam rritur mes fėmijėve qė flisnin vėrtetė njė gjuhė tjetėr. Po bota e tyre ishte si dhe imja. Qė ata flisnin greqisht e mėsova mė vonė. Ata ishin dhe janė miqtė e mi mė tė mirė. Luanim bashkė. Ēukisnim vezėt pėr pashkė. Unė nė vend tė vezėve kur nuk i kisha se ne skuqnim mė pak merrja gurė lumi tė ngjyrosur. Dhe fitoja gjithnjė. Kuptohet hile fėmijėsh. U rritėm bashkė. Gjithė ditėn qėndroja nėpėr oborret e miterave qė mė jepnin pėr tė ngrėnė me djemtė e tyre. Asnjė diferencė nga fėmijėt e tjerė. Ishim si vėllezėr. Unė pėr tėrė fshatarėt e Mesopotamit kam nė mendje zėrin dhe sytė e tyre tė ėmbėl. Ata janė miqtė e mi mė tė mirė. Dhe ata mė kanė dashur si fėmijė edhe kur isha rritur dhe luaja nė filma e teatėr. -Kur e filluat akademinė e arteve dhe cila ishte e veēanta nė kėėt shkollė qė ka qėnė njė ėndėrr pėr tė gjithė ata qė mendonin se kishin pak talent? Akademinė e arteve e pėrfundova nė vitin 1981. Pėr tė shkuar nė akademi mu deshėn shumė peripeci. Erdha rrotull nė zyra, por edhe nėpėr Tiranė deri sa atyre qė mė morėn iu mbush mendja se kisha talent. Vitet e akademisė ishin njė punė e mundimshme e pėrditshme. Mė kujtohet se zbrisnim nė skenėn e shkollės qė nė orėn 05,00 tė mėngjesit. Nė se zbrisje mė vonė do tė mbetej radha nė korridoret e akedimisė. Pak mė vonė nė oborr. Dhe pak minuta mė shumė pėrfundoje tė punoje nė kopsht. Tė gjithė kishim njė sedėr tė jashtėzakonshme. Ne erreshim dhe gdhiheshim me rolin. Mė kujtohet njėherė se unė kisha njė rol nė film i cili donte tė zbėrthente njė karakter aventurier qė ishte i sigurt se ēdo vajze t`i fliste ajo do i thoshte po. Unė vet duhet tė nxirrja njė rol tė njė punonjėsi qė mendonte se i dinte tė gjitha. Vija rrotull po nuk futesha nė lėkurėn e tij. Atėherė vendosa qė tė takoj kė mik qė besonte se i dinte tė gjitha dhe tėrė vajzat e dashuronin me fjalėn e parė. Iu drejtova tavolinės sė tij nė njė klub. E dėgjova. Kishte njė siguri matematike. Kėrkonte qė tė besohej. Dhe ai besonte se vėrtetė ishte djali qė nuk i rezistonte asnjė femėr. Atėherė vendosa tė futem nė rolin tim duke ecur me logjikėn e tij. Ja arrita. Shembullin ma dha ai djali qė takova. Ja thashė, ky ėshtė roli i vėrtetė! Dhe unė e arrita shumė shpejt. Nė jetė i kam gjetur tėrė karakteret. Ata kam marr si modele. -Cili ėshtė roli juaj i parė nė teatėr, po nė film dhe a mund tė na tregosh ndonjė episod apo detaj qė tė ka mbetur nė mendje? Po, unė pėr herė tė parė kam luajtur nė teatėr. Kam luajtur nė dramėn Familja e peshkatarit Nuk isha vėllai i mirė nė skenė. Mua mė ngarkuan personazhin e vėshtirė tė padashuruar nė ato vite. Isha nė rolin e Selimit. Dhe ju e dini se ēfarė ka hequr i ati, babai im, Jonuzi nė teatėr me birin plėngprishės qė kishte marrė rrugė tė shtrembėr. Vėllanė komunist e luante, Preē Zogaj. Ai ishte vėllai qė mė tėrhiqte dhe mė thoshte se duhej tė kthehesha nė rrugė tė mbarė, Ai mė tėrhiqte vėmendjen se unė kisha marr rrugė tė gabuar dhe kėrkoja shtigje tė lehta. Preēi ishte ashtu si edhe sot pasionant pėr artin i dashuruar me poezinė e tij. Vargjet i kishte tė ėmbla. Ai mė thoshte se unė do shkruaj drama dhe pjesė pėr skenėn dhe ti mundesh t`i veshė nė skenė. Ishim tė gjithė tė afėrm nė shkollė. Flas pėr shkollėn e mesme se bėra pak retrospektivė. Mė pas u ndamė me Preēin, Ai shkoi nė shkollė tjetėr. Fillova me etydin. Nė role tė duhej tė shkumėzoje tė djersije. Shkolla ishte e stilit rus. Kishte edhe elemente perėndimore. Ishte edhe origjinale. Njerėzit kompetent ata qė e njohin artin e vlerėsojnė shumė shkollėn shqiptare tė artit. Shumė shqiptar tė dal nga kjo shkollė janė bėrė tė shquar nėpėr botė. Ata u formėsuan nė kėto shkolla. Mė pas nė akademi luajta nė njė dramė tė Ēehovit. Luajta rolin e babait. Mė pas kam luajtur nė dramatizimin e romanit Kėneta me regjisor tė talentuarin Esat Oktrova. Njė pedagog dhe intelektual i mirėfilltė. Intelektual qė meritonte tė respektohej. Isha 21 vjeē atėherė. Unė luaja rolin e njė personi qė s`ishte i moshės time Ėshtė fjala pėr Abdil Sharrėn. Unė di se ēkam hequr me kėtė rol. Po ne lexonim punonim shumė. Pėr tė mėsuar pėr personazhin shkonim nė Bibliotekėn Kombėtare dhe njiheshim me gazetat e kohės. Atje kam mėsuar sipas historisė sė asaj kohe mbi ngjarjen. Rolet ndoqėn njeri tjetrin. Kėshtu sapo mbarova akademinė dhe isha me shokėt duke ngrėnė njė gjysmė panineje me salsiēe nė sheshin para akademisė vura re se njė grup njerėzish bėnin fotografi. Mė kėrkuan tė mė bėjmė njė foto. Pranova. Ishte Viktor Gjika. Kaq. Mė pas kur isha nė zbor mė thėrret Viktori pėr tė luajtur Fotaqin. U ndjeve mirė dhe keq. Fotaqi ishte njė tip qė mendonte se ishte njė njeri i madh. Mė ndiqnin kėta tipa. Ishte pseudointelektual personazhi., Si tė bėja? Roli ėshtė si puna e mėzit pa u zbutur. Tė hedh nė fillim. Po nė se arrite ta zbusėsh atėherė mund tė bėsh me tė si tė duash. Edhe pėr kėtė rast mu desh tė njihja njė tip qė besonte se ishte njė poet i pėrmasave tė mėdha. Ai krahasonte vjershat e tij me mė tė mėdhenjtė e vendit. Pėrse thoshte unė nuk jam mė i madh se Naimi?!. Duke parė atė dhe duke hyrė brenda tij arrita tė mėsoj se si duhet ta realizoja rolin. -Pas pėrfundimit tė akademisė stacionin e parė e patėt nė estradėn e Sarandės si u eci arti nė kėtė shkollė tė teatrit shqiptar sidomos tė komedisė muzikore? Erdha nė Sarandė. Tė parin nė estradė takova Hektor Gaēin, drejtorin. Tė detin regjisorin e shquar Thoma Milan pėr tė cilin gazeta juaj ka shkruar. Regjisori mė priti mirė. Ai kishte parė disa role nga tė miat po mė shumė donte fytyra tė reja djem e vajza tė ardhura nga akademia. Ai i vuri aktorėt nė punė tė mėdha. I pangopur me atė qė arrinte. Ai i dha Sarandės estradės sė Sarandės fytyrė tė vėrtetė. Nė fillim mė pritėn ftohtė aktorėt. Se ishte njė teori qė qarkullonte se cilėt janė kėta qė vijnė? Tė mos harrojmė se ishte Liza Papathansi (Xhuvani), Mosi etj. Njeriu mė i ngrohtė mu duk Thoma Milai. Erdha nė janar, pas kisha luajtur rolin me Anisa Makarjanin. Para se tė vija nė estradėn e Sarandės kisha luajtur Jaēen.R vėrtetė i rėndėsishėm. Protagonisti nė fund tė filmit vendos tė arratisej. Po ky variant u pre. Na u tha se kėto nuk mund ti pranonte rinia jonė. Nejse. Estrada e Sarandės kishte nevojė pėr aktor tė shkolluar. Edhe publiku donte fytyra tė reja. Ishte njė freskim pėr teatrin. Shumė nga aktorėt sarandjot nuk mė kishin parė. Mė vunė tė luaja direkt. Dhe roli i parė ishte: Doni mė pėr Belulin. Ishte njė provė e vėshtirė. Dalja ime e parė para njė publiku qė kishte vlerėsim pėr artin. U pėlqeva. Roli kishte humor tė hollė. Mė pas fillova tė luaja fort. Estrada ėshtė gjini e vėshtirė. Nė estradė do lush katėr pesė karaktere. Nė Sarandė punova 6 vjet. Dua tė them se jo tė gjitha janė role tė plota. Njė rol dua ta veēoj. Shaqo Borėn. Njė hajdut konservash. Dora titullohej skeēi. Pasi vodhi disa konserva e e ēojnė nė drejtori. Kur u ul i bien konservat nga xhepat. Pasi drejtori i tha se duhet tė ikte nga ndėrmarrja i thotė atij: Mė bėj njė nder. Mė shkruaj se largohem me dėshirėn time. Po sa drejtori pranoi kėtė variant. Shaqua u kapardis nė karrige ndezi cigare dhe i tha drejtorit: Tani unė nuk iki. Nuk kam dėshirė tė largohem. Po materialet ishin tė tė shkruara nga skenaristi Enver Isufi i cili ka vlerė tė veēantė pėr trupėn e estradės sė Sarandės. -Pas qėndrimit nė estradėn e Sarandės ju shkuat nė teatrin e Durrėsit. Si u ndiet nga njė kapėrcim i tillė nga estrada nė teatėr? Nė Durrės shkova pas njė pėrvoje disa vjeēare dhe realizimit tė dhjetėra roleve nė estradė. Po kėshtu edhe nė filma. Kisha marrė pjesė nė shumė komedi nė estradėn e Sarandės. Kam luajtur rol kryesor nė komedinė Flok bore nė prill nė Dy herė mat e shumė role tė tjera. Nė Durrės gjeta regjisor Mario Ashikun Ishte kthyer nga dėnimi. Vinte i rabilituar nga disa vjet pune nė Pogradec pėr gjoja shkelje tė normave dhe parimeve. Ashiku ishte njė regjisor dhe njė nga pedagogėt mė tė mirė. Njohės i regjizurės. Artist me tone tė qeta me zė tė ulėt. Po nė Durrės ishte drama e mirėfilltė. Mu desh tė punoja me kėmbėngulje. Drejtor i tetarit tė Durrėsit ishte Bardhyl Agasi, njeri qė i jepte teatrit shpirt dhe prestigj -Pas Durrėsit shkuat nė Greqi atje jeni njė punėtor i zakonshėm dhe nuk keni mė interesa pėr artin apo vazhdoni tė mbeteni nė skenė si nė Shqipėri pėr 15 vjet? Nė Greqi u largova si emigrant. Fillimisht kalova testin e mbijetesės. Mė pas punova kamerier nėpėr lokale tė ndryshme. Po nė kėto lokale takoja edhe njerėz tė artit. Artist grek me emėr. Ata parapėlqejnė tavernat. Mė thonė pse nuk ika nga Durrėsi nė eksodin e madh. Nuk mundesha ta bėja kėtė. Unė shikoja anijet e mbushura me bashkatdhetarė tė largoheshin dhe ndjeja dhimbje sepse ata nuk meritonin atė fat. Nuk i harroj 6 ditė qė ishin tė tetra gri. Bashkė me Mario Ashikun dhe skenaristin Avni Mula nga Tropoja bisedonim pėr atė qė shihnim. Nė Athinė u vendosa tek njė miku im nė njė lagje tė pasur. Fillimisht isha me leje gjashtė mujore. I thash Kabashit se do kthehesha po siē thotė njė shkrimtar polak Mroxhik, emigranti nuk e ka veten nė dorė. Kėshtu gjashtė muaj u bėnė dhjetė e mė shumė vjet. Nė Greqi kam vėnė nė skenė me shumė aktor disa vepra artistike. Njėra ėshtė e shkrimtarit polak Emigrantėt E kemi luajtur nė dy gjuhė. Shqip dhe greqisht. Kur luanim nė greqisht nė sallėn me 120 vende nuk kishte vend pėr tu ulur. Nė gjuhėn shqip kishte mbi numrin e lejuar. Po ishin jo njė po dy shfaqje njėherėsh. Nė lagjen ku jetoja njohin tė gjithė. Atje flitet pėr betonin ,pallatin, lulishten, familjen tetarin filmin. Mund tė ndodhesh nė njė qytet tjetėr dhe tė thonė: Ku jemi parė? Grekėt janė tė folur. Nė tavernėn popullore ku punoja vijnė tė gjithė.Atje hanė, atje bisedojnė. Atje krijohen shumė njohje. Duke servirur bėja ndonjė gabim nė gjuhėn greke. Ėshtė e vėshtirė. Mund tė ngatėrroheshe me vendasit e nė vend tė peshkut gjuhėz ti servirėsh njė oktapod. Nė kėtė tavernė jam njohur me intelektualin e shquar arvanitas, Perikli Koroveshi. Njė personalitet i madh. Njeri i thjesht. Ai ka luftuar kundėr diktaturės. Njė burrė mbi dy m. Me mustaqe vesh mė vesh thua se kishte zbritur nga eposi shqiptar. Kisha fėmijėt nė tavernė kur i ēova njė birrė Korovshit. U fola shqip fėmijėve dhe Koroveshi mė pyeti nga isha. Mė pyeti nė se mė pėlqente teatri pasi dinte qė isha aktor. Mė dha njė telefon tė drejtorit tė tetarit mė tė madh tė Athinės. Mė dėrgoi atje. Shkova dhe pas njohjes mė ngarkuan njė rol. Duhej bėrė shpejt. Koha nuk priste. Pėr katėr ditė pėrgatita rolin. Roli edhe pse me pak tekst unė isha i detyruar tė rrija shumė nė skenė. Ishte njė dramė e fuqishme Pas 10 ditėsh mė pyet regjisori se cila ishte lidhja ime me Koroveshin. I thash se e kisha njohur nė tavernė. Mė tha se kishte 3vjet qė i kėrkonte regjisorit tė mė provonte nė skenė. Dhe Koroveshi mė tha vetėm kur e arriti. Mė pas mora pjesė nė filmin Mirupafshim Njė shqiptar, Ēelua ėshtė njeriu qė nuk ka probleme me fenė. Ai vete nė xhami e falet kur vjen nė Shqipėri dhe nė kishė e bėnė kryqin kur ėshtė nė Greqi. Regjisor i filmit ėshtė i mirėnjohuri Sotiris Gjoricas. Mė pas luajta nė njė rol tek filmi Mbreti Edhe kėtu kam njė rol shqiptari. i cili ėshtė nė njė familje tė pasur por transformohet kur nė kėtė fshat vjen njė grek. Mė pas luajta nė filmin Pengu Bėn fjalė pėr shqiptarin qė mori autobusin nga Greqia dhe u vra nė Kėrrabė. Bashkė me njė pasagjer grek. Pengu i cili bėri mijėra km nuk u zgjidh me dialog por me automatikė. Nė Greqi kam marr pjesė nė pesė filma dhe kam katėr role nė teatėr. Po udha ime artistike nė Greqi vazhdon me role tė tjera, Nė vitin 2003 sė bashku me Laert Vasilin e aktorin e njohur Nikolla Llambro vendosėm nė skenė Emigrantin Njė kryevepėr. Autori i romanit e ka shkruar pa emra personazhesh qė secili tė vendosi emrin e vet Ėshtė shkrimtar polak po atje gjėnė vetėm ėshtė 78-vjeē tani. Rron. Pėr tė mbėrritur tek ky film telefonuam njė regjisor tė njohur tė teatrit Bota e Re. I kėrkuam njė dhomė bosh dhe i tregua se donim tė vinim nė skenė njė pjesė. Edhe kėtė nė dy gjuhė. U presė nė teatėr, tha regjisori. Filluam punė. Pa pushim pėr 5 muaj. Ditė natė prova. Dy gjuhė thamė do ishte e lehtė. Po u gabuam. Ishte e vėshtirė. U rraskapitėm. Nisėm punėn. Nė fund dy shfaqje njėherėsh. Po puna na u shpėrblye. Ajo u konsiderua 6 nga shfaqjet mė tė bukura nė Greqi. Gazetat mė tė mėdha si Elefterotipia shkruan: Ngjarja mė e madhe artistike e Shqipėrisė nė Athinė nė kėto 60vjet. Kėtė reklamė na thoshin vendasit do ta dėshironte edhe Bukuklaqi. Para shfaqjes ishim nė shumė siklet. Ndjemė shumė barrė. Ishim shqiptar. Mbi supe nuk kishim pėrgjegjėsinė individuale po atė kombėtare. -Po mė tej pėrse do flas Karafil Shena nė skenat greke deri ku ke arritur? Mė vonė me turneun e teatrove me tre aktor grek. Ata ishin: Njė klarinetist. Njė fizar, onicist. Njė me xhaz. Skenarist ishte njė grek qė e do shumė Shqipėrinė. Armando Dhimitri Shfaqja tregon se si lumi Kalama ka ngrėnė shumė jetė njerėzish. Aktorėt qė shfaqin dhimbjen e eksodit shqiptar dhe tėrė ato qė u ndodhin refugjatėve qėndrojnė nė njė shtėpi pasi bie shi. Atje tregon secili historitė e veta tė mėrgimit. Filozofia e tregimit skenik ishte: Kufijtė kaloni, po lumė, jo se ai tė merr e tė degdis nė det. Nė kulmin e historisė sė dhimbshme futet muzika. Shumė emocionale. Flitet shqip, kėndohen kėngėt e Laver Bariut. Bėmė turne gjatė muajt gush Nė fillim gusht erdhėm nė Povlla fshat kufi me Shqipėrinė jugore. Prej andej dėgjohen zėrat e fshatarėve nga Shqipėria. Skena ishte shkalla e muratorėve, mure, tulla. Ishim para njė kishe Pėrball ishte Shqipėria. Njė punėtor i vogėl qė pėrfaqėson njė djalė nga Xarra, Tako i vogėl siē i thoshim nuk e trajtonte mirė afendikoi. E shanė. E fyen. E pėrbuzė. Unė i kthehem efendikojt dhe i bėrtas. Tako i vogėl vė duart nė gojė dhe i kthyer nga Shqipėria thėrret; Tatė, o Tatė Ku je, o Tatė Mė merr o Tatė! Nė kėtė moment tė gjithė qajmė. Lotėt tona u rrokullisėn drejt vendit tonė atje tej pas njė mali. Po dhe grekėt qanė. Ishte njė skenė e dhimbshme. Asnjėherė nuk jam ndier si atė ditė. Edhe arti i madh bėhet nė rrethana tė posaēme. -Ju po ndėrtoni njė shtėpi nė fshatin tuaj nė Mespotam, mos vallė jeni duke ardhur? Ėshtė psikologjike. Kudo qė tė jesh ke dėshirė tė kesh njė fole. Mė mirė ta kesh nė fshat. Sa pėr ardhjen unė them se jam kėtu. Edhe kur jam atje. Jam ne Mesopotam. Jam kudo ku janė shqiptarėt. Jam me fjalė e me shpirt. Jam edhe si artist.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Tė njohim mė mirė Islamin. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 30 | 07-06-2007 09:53 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Proverba te ndryshme! | Administratori | Filozofia | 11 | 27-02-2005 08:55 |