Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Jeta Faqolli -Juridiku garancia nese deshtoj ne muzike

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 14:59
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Jeta Faqolli -Juridiku garancia nese deshtoj ne muzike

Juridiku garancia nėse dėshtoj nė muzikė

Kėngėtarja Jeta Faqolli tregon pėr fillimet e karrierės sė saj. Ajo tregon pėr bashkėpunimet dhe pėr karrierėn mė aktive nė Maqedoni. Ajo shprehet se “Tė them tė drejtėn nė Maqedoni nuk kam patur shumė mundėsi tė kėndoj por gjithsesi sė shpejti do tė jem aktive edhe kėtu nė Shqipėri. Nė Maqedon indihem mė mirė sepse mė njohin mė shumė dhe mė presin mė mirė”.
-Si ka filluar karriera juaj si kėngėtare?
Fillimet e mia kanė qenė qė nė moshėn pesė vjeēare ku kam marrė pjesė nė aktivitetet pėr fėmijė. Isha pjesė e ēdo aktiviteti pėr fėmijė nė atė kohė.Kam gjashtė vjet qė e kam marrė seriozisht kėtė profesion dhe kam hipur pėr herė tė parė nė Festivalin e Pranverės ku kam patur njė kėngė tė Kastro Zizos i cili ka qenė njė shtysė pėr mua drejt kėtij profesioni. Mė pas kam nxjerr albumin tim tė parė me titull “Mashkull i hutuar”. Kompozimet e kėtij albumi kanė qenė tė Arben Asllanit.

-Si lindi ideja e kėngės “Mashkull i hutuar”?
Ideja e kėsaj kėnge ka qenė, ashtu si edhe shumė kėngėve tė tjera e menaxherit tim nė atė periudhė Fatmir Duro, ai ka pėrzgjedhur tė gjitha materialet pėr kėngėt e mia. Ajo kėngė ka qenė pėr Soni Malaj, por meqėnėse ajo nuk e kishte pėlqyer Fatmiri mendoj se mua mund tė mė shkonte shumė nė zė. E kėndova kėngėn dhe zėri im pėrshtatej vėrtetė me atė kėngė. Teksti i saj mua mė pėlqeu qė nė fillim dhe mė pas Fatmir Duro kėmbėnguli qė kėtė kėngė ta bėja edhe videoklip. Ky videoklip ėshtė realizuar nė Prishtinė dhe doli njė videoklip i mirė nė atė periudhė.
-Publiku Shqiptarė ju njeh si kosovare apo maqedonase. Nga ėshtė origjina juaj?
Unė jam shqiptare, me origjinė nga Librazhdi dhe jetoj nė Tiranė prej 15 vitesh. Nuk kam origjinė as nga Kosova as nga Maqedonia. Publiku ka menduar se jam nga Kosova apo Maqedonia sepse videoklipi im i parė ka qenė i veēantė dhe dukej qė nuk ishte bėrė nė Shqipėri. Unė kam studiuar nė Maqedoni nė Fakultetin Juridik dhe kjo ka qenė arsyeja qė unė kam munguar nė Shqipėri dhe kam qenė mė shumė aktuale atje.

-Ju thatė qė jetoni prej vitesh nė Maqedoni. Edhe aktiviteti juaj ėshtė mė i madh atje?
Po, ėshtė e vėrtetė. Aktiviteti im ėshtė mė i madh nė Maqedoni. Nė koncertet nė tė cilėt marr pjesė janė edhe kėngėtarė tė Kosovės, Maqedonisė dhe tė Shqipėrisė.
-Si jeni pritur nė kėto koncerte?
Mirė, jam pritur shumė mirė nė Maqedoni. Jam mė shumė aktuale atje dhe mė njohin edhe mė mirė atje dhe jam bėrė shumė e dashur pėr publikun maqedonas.
-Ju studioni pėr Juridik. Sa larg edhe sa afėr ėshtė juridiku me muzikėn?
Ėshtė shumė larg nė fakt, por unė e kam zgjedhur kėtė degė pėr tė ardhmen e largėt sepse nė muzikė edhe mund tė dėshtosh. Megjithėse unė jam pėrpjekur qė tė jem nė nivelin e duhur nuk jam e sigurtė pėr kėtė dhe kam menduar pėr njė ditė tė rrezikshme nė tė cilėn mund tė dėshtoj nė muzikė.
-Nėse nė njė tė ardhme ju do tė bėheni njė avokate apo prokurore do tė vazhdoni tė kėndoni pėrsėri?
Muzika ka qenė pasioni im qė fėmijė dhe nuk mė ka munguar asnjėherė dėshira pėr tė kėnduar. Gjithmonė jam pėrpjekur tė arrij majat.

-Pėr ēfarė e vlerėsoni mė tepėr veten tuaj?
Mendoj pėr stilin qė kam. Mendoj se kam njė stil tė veēantė nė mėnyrėn e tė kėnduarit, nė lukun tim dhe jam pėrpjekur gjithmonė tė sjell diēka ndryshe pėr publikun.
-Stili i kėngėve ėshtė njė ide e juaja apo ju’a kanė sugjeruar tė tjerėt sepse ky stil ju pėrshtatet?
Nė fakt stili i muzikės sė lehtė ėshtė stili im. Muzika e lehtė ėshė stili qė mė pėrshtatet dhe mėbėn qė tė ndihem mirė kur dal nė skenė. Por kjo nuk do tė thotė qė nuk pėlqej kėngėn populloren apo stile tė tjera, mė pėlqen t’i dėgjoj ato por jo t’i kėndoj.
-Ju keni qenė pjesmarrėse nė Festivalin e Pranverės. Pse nuk ishit mė pjesė e kėtyre kompeticioneve?
Kam marrė pjesė nė kompeticione tė tjera. Kam qenė pjesė e Top-Fest, nė Nata Fest nė Maqedoni apo nė Polifest nė Prishtinė dhe sė fundi kam marrė pjesė Festivalin Ballkanik tė Ohrit nė tė cilin kam patur njė performancė e cila ėshtė pėrfolur edhe nė gazetat maqedonase. Pėrsėri do tė jem e pranishme nė festivale tė tilla ndoshta edhe mė shpėsh.

-Flasim pak pėr lukun tuaj. Sa rėndėsi dhe kohė i kushtoni atij?
-I jam shumė rėndėsi lukut tim sepse pėrveē vokalit njė kėngėtarė duhet tė ketė edhe njė luk sa mė tė mirė dhe sa mė tė pėrshtatur me kėngėn. Nė videoklipet e mia unė jam pėrpjekur tė pėrshtat lukun me kėngėn. Nė ēdo kėngė jam pėrpjekur tė vij me njė luk ndryshe. Ka patur mjaft raste kur mua mė kanė thėnė se nuk mė kanė njohur nė jetėn e pėrditėshme. Mė pėlqen qė nė jetėn e pėrditėshme tė jem shumė sportive dhe shumė e thjesht. Jam shumė praktike.
-Tani ka njė fluks tė madh kėngėtarėsh, si nė Shqipėri edhe nė Kosovė dhe Maqedoni. Sa e ndjeni konkurrencėn?
Ėshtė e vėrtetė qė jam shumė kėngėtarė por unė nuk jam tip qė mėrzitem. Unė ndjek rrugėn time dhe pėrpiqem qė tė bėj punėn time sa mė mirė. Une nuk trembem nga konkurrenca sepse kam besim nė vetvete.

-Ekziston ambicja tek ju?
Jam ambicioze me veten time. Pėrpiqem qė tė bėj mė tė mirėn e mundshme dhe tė jam gjithēka qė kam.
-Me kė bashkėpunon Jeta Faqolli pėr realizimin e kėngėve?
Bashkėpunimet e mia nė Shqipėri kanėqenė me kompozitorėt Fabian Asllani dhe Gramoz Kozeli dhe Gjergj Jorgaqi. Ndėrsa pėr tekstet ka qenė Rozana Radi. Nė Maqedoni Barko Dimitrov i cili ka bėrė kėngė shumė cilėsore, mė pas ka qėnė Roberto Bilbilov dhe Jovani. Me tekstet nė Maqedoni ėshtė marrė Avni Qalimi i cili ėshtė shumė i njohur nė Maqedoni dhe Kosovė.

-Kur ndjeheni mė mirė kur kėndoni nė Maqedoni apo kur kėndoni nė Shqipėri?
Tė them tė drejtėn nė Maqedoni nuk kam patur shumė mundėsi tė kėndoj por gjithsesi sė shpejti do tė jem aktive edhe kėtu nė Shqipėri. Nė Maqedon indihem mė mirė sepse mė njohin mė shumė dhe mė presin mė mirė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them Muslimani Kurani dhe Jeta 5 05-06-2008 22:06
Aforizma suzi00 Letersia 4 21-10-2007 15:42
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:11.




Parajsa Shqiptare