INTERVISTA/ Flet mjeshtri i violines: Si me solli Mehmet Shehu nga Cakrani ne Tirane
Qerimi i "vjeter" ose Paganini shqiptar
70-vjecari qe luajti kater vjec melodi me mandoline
Rezarta Delisula
Jam shume i kenaqur, pas shume vuajtjeve e sukseseve ne jete, pas loteve qe kane rrjedhur teksa ma degjonin violinen te luante, pas sakrificave qe tani kane marre shume vlere". Hetem Qerimi, bilbili i tingujve te violines ne 70 vjetorin e tij ndihet i prekur. Si per cudi, per te paren here ne festen e ditelindjes se tij, nuk ka marre me vete violinen. I rrethuar nga njerez te njohur, babai i muzikes ndjek djalin e tij Fatos Qerimi teksa interpreton ne klarinete. Bilbili i violines ka qene kater vjec, ndersa mesonte te luante ne mandoline dhe vetem nje vit me pas luante mrekullisht edhe ne violine. "A e dini pse kalova nga mandolina ne violine? (Buzeqesh) Sepse si violina dhe mandolina kane kater nota mi, la, re, sol", thote 70-vjecari qe 66 vite te jetes i ka te lidhura me muziken.
Ku je rritur?
Jam rritur ne nje familje fare te thjeshte. Babai im bente violina dhe luante me to. Ne shtepi ishim shume njerez, vellezer e motra plot, keshtu qe une dhe babai dilnim ne dasma per te mbajtur shtepine.
Si arritet te vinit ne Tirane?
Ne vitin 1945 ne nga Kelcyra zbritem ne Cakran. Nga viti 1949 vjen ne fshat ministri i Brendshem i asaj kohe, Mehmet Shehu. Si i gjithe fshati ne dolem dhe e pritem, me pas u kthyem ne shtepi. Pas rreth nje ore disa fshatare erdhen dhe na therriten ne shtepi mua dhe babane, per te luajtur dicka ne dreken e shtruar per Mehmet Shehun.
Ju, cfare moshe kishit?
Une sapo kisha mbaruar 7-vjecaren. Me babain ndenjem kater metra larg ministrit, lujtem nje kaba, ndersa me pas une kendova nje kenge per heroin Asim Zeneli. Pas kesaj Mehmet Shehu m'u drejtua dhe me tha qe une duhej te shkoja ne Tirane. Une isha nje djale i vogel, me rroba te grisura dhe nuk e kuptoja mire.
c'ndodhi me pas?
Tri dite me vone vjen nje polic me zis dhe me kerkonte ne fshat. Une i shkreti i thashe qe s'kam bere asgje, por ai me mori dhe me coi ne Tirane, direkt te Filarmonia. Aty me priten drejtuesit e saj dhe me pyeten se cfare beja, a i dija notat apo joâ?¦ Une u thashe qe notat s'i dija, por per t'i rene veglave, po. Keshtu me thane qe duhej t'u fusja ne shkolle. Normal qe nuk pranova, pasi ne shtepi shume njerez prisnin me syte nga mua dhe babai per te ngrene. Por drejtuesit e Filarmonise, duke marre urdher, me thane se do me lidhnin nje rroge 5800 leke, nderkohe qe duhej te vazhdoja edhe Liceun.
Si shkoi studimi juaj?
Nje vit pas me duhej te jepja nje provim. Studioja me shume se 10 ore ne dite per te mesuar notat e melodite, per t'u bere pra violinist i mirefillte. Pasi komisioni me degjoi me vemendje, Osman Banushi(ndjese paste!) tha: "Epo, te vije nje injorant nga fshati dhe te beje 3 vjet lice ne violine, kjo s'eshte pare!".
Punuat?
Direkt pas provimit, me cuan te spalat e violinave te dyta simfonike. Aty kam luajtur mbi 34 opera, plus edhe pjeseve solistike si te "Fadeta", "Sherazade"â?¦
Me pas ku keni punuar?
Pas kesaj per 34 vjet kam punuar ne Ansamblin e Ushtrise, deri sa dola ne pension.
Keni marre tituj?
Kam marre medaljen "Naim Frasheri", ndersa per here te pare po e them qe kam marre edhe titullin Artist i Merituar.
Juve ju quajne bilbili i violines?
eshte e vertete, por kjo ka ndodhur pas mendimeve te ndryshme qe kane dhene mbi mua. Ne Paris, ku me degjuan, thane se isha Paganini shqiptar dhe me dhane nje liber te Stefano Gabriel-it, per te luajtur e interpretuar ne violine. Drejtori i Teatrit te Firences, pasi me degjoi tha: "Qan violina, qan dhe i zoti. Ky virtuoz ka nje zotesi te rralle qe e mbulon sallen me arome". Ndersa ne Athine thane se dora ime e djathte eshte e paarritshme. Pas ketyre vleresimeve, me mbeti pseudonimi bilbili i violines.
Cili ka qene momenti me i bukur ne keto vite?
Kemi qene ne Danimarke une, Fatosi dhe Bruno, djali im i vogel, dhe mbajtem nje koncert per trupin tone diplomatik atje. Vleresimi i salles dhe qendrimi ne kembe per shume kohe radhazi me mbushi me gezim. Me pas ambasadori yne atje, Qemal Minxhozi, me prezantoi zevendesministren e Jashtme te Danimarkes, e cila me tha se kur zgjohej ne mengjes i pelqente te rrinte disa minuta me doren te faqja. Po ti maestro, si mund ta mbash nje ore e gjysme violinen ne doreâ?¦
Po momenti me i veshtire ne jete?
Puna e shumte ne ate kohe, per te rritur femijet e mi dhe pasioni i madh per t'i bere artiste. U detyrova te punoja ne lokale e dasma, per t'u dhene femijeve te gjitha te mirat, qe i vogel une nuk i kisha pasur.
Gjate turneve jashte shtetit ka pasur femra qe binin ne dashuri me muziken tuaj?
(Qesh) E, ka pasur shume qe pelqenin muziken qe une luaja, sidomos ato ruset qe pelqenin edhe brunetot.
Nje disk, dhurata e Fatos Qerimit per babain ne ditelindjen e 70-te
Fatos Qerimi, pedagogu i klarinetes ne Akademine e Arteve, i ka bere nje surprize te vecante te atit, nje disk me 11 pjese apo numra. Fatosi eshte solisti kryesor i ketij kompaktdisku qe eshte i pari, ndersa vellai Bruno dhe bilbili i violines e shoqerojne. Nder pjeset me te spikatura instumentale jane; Kabaja, pogonishtja, potpuri ruse, cukerlini ku zogun e interpreton mjeshtri i madh. Ne kete cd gjenden instrumenta real si flyta, fizarmonika, mandolli, defi, trompa e trombari, ndersa klarineta e Fatos Qerimit dialogon me veglat e tjera. "Hetem Qerimi". Keshtu e ka titulluar Fatosi diskun dedikuar te atit. Teksa hedh syte prapa 70 vjecari sheh djalin e madh Fatosin qe eshte klarinetisti me i mire, Adrianin djalin e dyte qe ashtu si babai i tij i pelqen te beje violina, sheh Brunon me te voglin qe e shoqeron gjithkund me organo. Sheh femijet e femijeve te vet qe i kane hyre rruges se artit, djalin e Fatosit dhe Klodin e vogel qe pervec se luan ne violine eshte edhe nje kengetare e mire. E duke pare qe sakrificat e tij qe jane perballur me dallget e veshtira te jetes, tek sheh femijet dhe te vegjelit e tjere shprehet i sigurt: "Jam shume i kenaqur nga jeta".