| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ibrahim Madhi, Arti i njė jete nė telat e violinės Roland Ēene Milosao Kanė kalur plot 55 vjet qė nga koha kur Ibrahim Madhi Artist i Popullit mori nė duar violinėn, pa e ditur qė ajo do tė bėhej pjesa mė e rėndėsishme e jetės sė tij, e cila do ta shoqėronte pėr gjatė kėtyre 55 viteve duke e bėrė Ibrahimin sinonim tė saj. Personaliteti i Ibrahim Madhit si violinist pėrbėn njė nga nivelet mė kualitative tė interpretimit muzikor, e nė rastin e tij tė artit violinistik mbarėkombėtar. Qė nė fillimet e tij, ai nga pedagogėt e kohės si: L.Naraci, S.Paparisto, Y.Skenderi e veēanėrisht G.Bogdo qė do ta kishte nė perkujdesjen e tij profesionale pėr shume vite, do tė vlerėsohej si njė violinist me tė ardhme tė madhe. Koha, vėrtetoi katėrcipėrisht parashikimin e pedagogėve tė nderuar pėr tė cilėt Ibrahimi shpreh shpesh vlerėsimet mė tė larta. Kultura muzikore shqiptare ėshtė relativisht e re, krahasuar me kulturat Europiane, por mbas viteve 60 tė shek.XX-tė, ajo merr zhvillime tė mėdha duke arritur qė nė ditėt e sotme, tė zhvillohet e tė ecė nė rrjedhat e muzikės bashkėkohore. Tregues i rėndėsishėm nė zhvillimet muzikore tė mbas viteve 60-tė, ėshtė dhe formimi i shumė personaliteteve tė kulturės tonė muzikore, qė tashmė janė bėrė simbol i arritjeve tė kulturės muzikore mbarėkombėtare. Arti i njė jete Njė ndėr personalitetet mė tė spikatura nė artin e interpretimit, ėshtė padyshim, mjeshtri Ibrahim Madhi Artist i Popullit, qė para pak ditėsh, promovoi CD-nė e parė me disa nga interpretimet mė tė spikatura solistike qė i pėrkasin periudhės 1962-1988. CD-ja e Ibrahim Madhit ėshtė pasqyrė e qartė jo vetėm e personalitetit tė tij krijues, por ajo mund tė themi se pėrcjell njė ndėr pjesėt mė kualitative tė biografisė sė tij artistike. Ajo pėrmban 12 vepra violistike, nga mė pėrfaqėsueset e artit violinistik botėror nga autorėt Bach, Vivaldi, Shubert, Mendelson, Beethoven, Brahms, Ėieniaėski, si dhe vepra tė shquara tė kompozitorėve shqiptarė si Thoma Gaqi, Limoz Dizdari, Pjetėr Gaci, Prenkė Jakova e Gjon Simoni. Mjeshtri Madhi nė kėto vepra shoqėrohet nga orkestra simfonike e RTSH-sė e drejtuar nga Mustafa Krantja, Ferdinad Deda e Eno Koēo, nga orkestra e harqeve e ILA-sė drejtuar nga vetė violinisti, si dhe nga pianisti austriak Valter Nauman. Duke dėgjuar kėtė CD, njė dėgjues i specializuar konstaton njėherazi se ka tė bėjė me njė virtuoz, i cili shpalos virtuozitetin e tij nė shumė plane emocionale, nė shumė stile e epoka, duke i sjellė veprat muzikore me veēoritė e tyre stilistike plot jetė edhe nė ditėt e sotme. Njė profesionalizėm mė se i plotė, i cili paraqet standarte elitare tė artit violinistik tė Madhit ndėr vite. Cilėsia e virtuozitetit tė virtuozit Ibrahim Madhi, konsiston nė tingėllimin e njėtrajtshėm tė instrumentit nė tė gjithė shtrirjen e tij, si dhe nė tė gjithė pozicionet. Gjithashtu nė kėtė CD konstaton se mjeshtri Ibrahim Madhi, realizon nė lojėn e tij tė gjitha aplikaturat, nga mė e thjeshta deri te mė e komplikuara, ndihet rėndom pėrdorimi mjeshtėror i harkut, intesiteti me tė cilin ai vepron mbi kordat e violinės, duke krijuar njė tingėllim solid tė instrumentit. Mėnyrat e lojės nė violinė ndihen tė impostuara mėse cilėsisht. Vibratua e tij ėshtė shumė dimensionale, nė pėrshtatje me cilėsitė emocionale tė veprės muzikore. Ai di tė pėrcjellė mė sė miri mesazhin e lėndės muzikore tė veprės, duke bėrė dallime tė sakta tė stileve, epokave, e gjuhės muzikore tė autorėve. Ibrahim Madhi di tė administrojė mjaft mirė dukuritė e temperamentit tė tij nė lojėn nė violinė. Uniteti i ndėrsjelltė qė ka solisti Madhi me partnerėt qė e shoqėrojnė (orkestėr, dirigjent, koncertmaestėr) ėshtė atribut i njohjes deri nė detaj tė pėrbėrėsve tė veprės nga ana e tij. Kjo, njė dukuri e rėndėsishme jo vetėm e Virtuozitetit tė tij, por dhe pasqyrė qė rrezaton formimin e gjerė kulturor e professional tė Ibrahim Madhit. Nė krijimtarinė kombėtare Pjesė e rėndėsishme e personalitetit krijues tė Ibrahim Madhit ėshtė padyshim edhe vėmendja e pėrkushtimi qė ai ka trashėguar ndėr vite pėr krijimtarinė violinistike kombėtare, duke interpretuar njė pjesė tė madhe tė saj. Shėrbimi qė i bėn I.Madhi krijimtarisė muzikore shqiptare ka mundėsuar rritjen me tej tė vleres krijuese nė keto vepra, duke arritur tė evidentoj deri nė detaj tingėllimėn kombėtare. Nė interpretimin e veprave kombėtare, spikat ekspresiviteti plot nerv, pathosi interpretativ, kėndueshmėria pasionante, e qė tė gjitha kėto vlera tė Madhit, kanė mundur tė pėrēojnė krijimtarinė kombėtare tė dėgjuesit, duke e bėrė atė pjesė tė formimit tė tyre. Interpretimi nė violinė i Ibrahim Madhit, pėr cilėsinė e lartė tė tij, ka mundur tė rrezatojė jo vetėm nė Shqipėri, por dhe nė shumė skena muzikore tė Europės e Azisė. Krahas bashkėpunimeve me orkestrėn simfonike tė RTSH-sė dhe orkestrėn e harqeve tė ILA-sė, ai ka pasur dhe bashkėpunime tė ngushta pėr njė periudhė tė gjatė me instrumentistėt e shquar. Margarita Kristidhi, Anita Tartari, Muharrem Denisi, Gėzim Laro etj, si dhe me orkestrėn e Ansamblit Kombėtar tė Kėngėve dhe Valleve Popullore. CD-ja violinistike e mjeshtrit Ibrahim Madhi ėshtė njė pjesė e vogėl e kontributit tė tij tė gjithanshėm muzikor krahasuar me interpretimet e rreth 100 veprave muzikore. Kontributet muzikore tė Ibrahim Madhit janė pjesė e rėndėsishme e zhvillimeve muzikore elitare mbarėkombėtare. Kontributi i tij ka rrezatuar nė shumė breza artistėsh duke u bėrė simbol i cilėsisė sė lartė artistike. Gjithashtu kontributi i Ibrahim Madhit, ėshtė shumė dimensional, pėrveē aktivitetit solistik gati 50 vjeēar, roli i tij ka qenė determinant nė shumė kolektiva muzikore, e veēanėrisht nė ngritjen e drejtimin e Orkestrės sė Harqeve tė ILA-sė, njė ndėr formacionet mė kualitative nė historinė e zhvillimeve muzikore mbarėkombėtare tė mbas viteve 60 tė shek.XX. Ai gjithashtu ėshtė njė ndėr pionierėt e zhvillimit tė arsimit muzikor shqiptar e vecanėrisht tė arsimit tė lartė, duke formuar breza tė tėrė violinistėsh, qė tashmė koncertojnė nė shumė vende tė botės qė nga Europa nė USA, e qė kanė shpalosur jo vetėm individualitetin e tyre artistik, por kanė mundur tė bėjnė tė njohur cilėsinė e shkollės violinistike shqiptare, ku krahas tė tjerėve spikat edhe puna pedagogjike e Prof. Madhit. Realizimi i CD-sė me interpretime tė Ibrahim Madhit, pėrvec pasqyrimit tė vlerave tė tij si solist, shėrben edhe si pikė referimi pėr violinistėt qė janė nė procesin e formimit tė tyre muzikor. Sė fundi nuk mund tė lemė pa pėrmendur realizuesit e kėsaj CD-je, koordinatorin dhe konsulentin artistik, violinistin - pedagog tė Akademise sė Arteve - Lorenc Radovani; kompozitorin e mjeshtrin e masterizimit Edmond Zhulali si dhe grafistin elegant Ilir Kaso tė cilėt tė mbėshtetur nga programi Zvicerian pėr kulturėn Pro - Helvetia sė bashku bėnė tė mundur realizimin e kėsaj inicitive tė admirueshme. Ky realizim merr vlerė tė veēantė, mbasi ka mundur tė hapė njė rrugė tė rėndėsishme e cila do mundėsojė qė artin e vėrtetė - Artin Elitar, ta bėjė pjesė tė formimit tė mbarė shqiptarėve kudo qė janė. Realizimi i CD-sė me interpretime ndėr vite tė Ibrahim Madhit mund ta konsiderojmė si shpalosje tė virtuozitetit tė njė virtuozi. Ka ardhur koha qė figura tė shquara tė zhvillimeve muzikore shqiptare tė jenė objekt i studimeve tė thelluara e i hartimit tė monografive pėr to, pėr tu bėrė pjesė e historisė sė shkruar tė zhvillimeve muzikore mbarėkombėtare. Udhėtim nė karrierėn e njė violinisti Lindi nė Elbasan me 25 nėntor tė vitit 1945. Kur ishte fėmijė, Ibrahim Madhi, mbase se dinte se jeta e tij do tė ishte pėrfundimisht e lidhur ngushtė pas njė instrumenti muzikor. Violina, do tė ishte shoqėruesja e pėrjetshme e tij. Pas disa viteve shkollim muzikor, kjo lidhje me instrumentin e violinės u forcua dhe mė tej. Tashmė rruga drejt njė kariere premtuese ishte e sigurt. Nė vitin 1968 Ibrahim Madhi diplomohet nė Konservatorin e Tiranės, pėr violinė. Zyrtarisht kėtu nis rrugėtimi artistik i kėtij instrumentisti, qė shumė shpejt do tė kthehej nė njė prej virtuozėve mė tė mėdhenj tė violinės nė Shqipėri. Ishte njė lloj parashikimi qė mėsuesit e tij e kishin bėrė qė nė vite te shkollimit tė Madhit. Ishte thuajse e sigurt se rasti i Ibrahim Madhit kishte vetėm njė tė ardhme. Njė virtuoz i lindur, qė do tė kultivonte mė vonė shumėēka nė tė dhėnat e tij prej muzikanti. Pas diplomimit nisi veprimtarinė artistike, e cila shėnon qindra stacione tė rėndėsishme, dhjetra koncerte tė sukseshme, e turne tė paharrueshėm. Njihen dhjetra bashkėpunime tė tij, si solist fillimisht pranė orkestrės sė Radio-Tiranės, e mė pas nė Teatrin e Operas dhe Baletit dhe nė Ansamblin Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore. Veprimtaria e tij e mėvonshme u lidh kryesisht me Institutin e Lartė tė Arteve. Nė kėtė institucion, prej vitesh Madhi ka dhėnė kontributin e tij, ku krahas punės pedagogjike ushtroi funksione tė ndryshme drejtuese si Shef i Katedrės sė Harqeve, Drejtor i Institutit tė Lartė tė Arteve dhe Dekan i Fakultetit tė Muzikės. Nė veprimtarinė e tij solistike u dallua pėr temperamentin, disiplinėn dhe mendimin e qartė, cilėsi qė i manifestoi edhe nė Orkestrėn e Harqeve tė Institutit tė Lartė tė Arteve tė krijuar dhe tė drejtuar nga ai vetė. Aktiviteti i tij artistik pėrmban njė numėr tė madh koncertesh solistike, turnesh kombėtare e ndėrkombėtare duke nisur nga Franca, Italia, Gjermania, Austria, etj.), por edhe shumė regjistrime nė Rario Televizionin Shqiptar. Nė cilėsinė e solistit, por dhe nė pėrbėrje tė formacioneve tė muzikės sė dhomės, violinisti Ibrahim Madhi ka ekzekutuar pėr tė parėn herė disa vepra tė rėndėsishme tė repertorit koncertal dhe instrumental shqiptar. Nė rradhėt e kėtyre veprave pėrmenden Koncerti pėr Violinė, Violonēel dhe Orkestėr i kompozitorit Thoma Gaqi, Trio Nr. 1 dhe 2 pėr violinė, violonēel e piano tė kompozitorit Limoz Dizdarit, e shumė vepra tė tjera tė kėtij repertori. Tashmė 62 vjeē, ditėt e violinistit virtuoz Ibrahim Madhi thujse rrjedhin njejtė. Janė orėt ku ai vazhdon tė ushtrohet nė violinė, pjesa e kohės e zėnė gjithmonė me angazhimet pedagogjike, ku Ibrahim Madhi prej vitesh jep njė kontribut tė ēmuar, dhe pjesa tjetėr qė i takon koncerteve dhe evenimenteve ku ai nuk mungon kurrė. Kthimi i vėmnedjes me CD-nė ku janė pėrmbledhur perlat e interpretimit tė Ibrahim Madhit ėshtė njė moment tjetėr shkėlqimi nga karriera e violinistit. Ibrahim Madhi ėshtė vlerėsuar disa herė me ēmime tė rėndėsishme kombėtare. Mė 1999 fitoi titullin Profesor si edhe mban titullin Artist i Popullit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| arti, ibrahim, jete, madhi, telat, violines |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 14 | 17-08-2008 12:56 |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |
| Grimca humoristike | kureshtari | Qeshni dhe ju | 3 | 28-02-2003 05:09 |