Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Hyrije Saraci - Dashuria ime, kėngėt beratase

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 13:04
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Hyrije Saraci - Dashuria ime, kėngėt beratase

Dashuria ime, kėngėt beratase

Kėngėtarja e njohur Hyrije Saraēi, tregon pėr karrierėn e saj artistike. Kėngėtarja e muzikės popullore qytetare, tregon pėr dashurinė e saj pėr kėngėn beratase. Sipas saj, “Kėngėt beratase janė tė gjitha perla, mbi tė gjitha ato i kėndojnė dashurisė, sė bukurės dhe nuk ke si tė thuash ndryshe, veēse perla”.
-Si ka nisur karriera e Hyrije Saraēit?
Karriera ime ka nisur shumė herėt, kam qenė vetėm shtatė vjeēe. Por nė Estradėn profesioniste kam qenė vetėm dhjetė vjeē.Nė atė periudhėBerati kishte nevoj pėr njė kėngėtare tė muzikės popullore, sepse kėngėtarja shumė e njohur Vergjini Mile u largua nga Berati. Dhe kėshtu unė isha mė e pėrshtatėshmja dhe mė e pranueshmja pėr kėngėn popullore beratase. E kam kėnduar gjithnji me pasion, i jam pėrkushtuar, dhe e kam kėnduar gjithmonė origjinale, megjithėse me kalimin e viteve janė bėrė disa ndėrhyrje ato janė aq tė vogla sa nuk vihen re.

-Ju keni qenė pjesė e Estradės sė Beratit. Zhvilloheshin shpesh aktivitete?
Po, zhvilloheshin shumė shfaqje, dhe qyteti i Beratit shquhej pėr shfaqje shumė tė bukura, nė tė gjithė rrethet e Shqipėrisė.
-Albumi juaj ka vetėm kėngė beratase apo edhe kėngė tė trevave tė ndryshmė?
Pjesa mė e madhe e kėngėve janė beratase, pothuajse 90% e kėngėve. Pak kėngė nė album janė tiranase. Unė duhej tė bėja diēka nga Tirana, sepse jetoj kėtu, megjithėse vazhdoj tė kontribuoj pėr Beratin.

-Kur jeni larguar nga qyteti i Beratit?
Jam larguar nė vitin 1971. Megjithėse jam larguar shumė herėt, asnjėherė nuk jam shkėputur nga Berati. Kam qenė vazhdimisht nė skenėn e Beratit, kam marrė pjesė nė festivalet qė ka organizuar si nė Gjirokastėr ashtu edhe Festivalin e Kėngės Popullore Qytetare nė Elbasan.

-Ndėrkohė qė Hyrije Saraēin e shohim shumė rrallė nė ekran?
Nė skenė kam qenė vazhdimisht, por pėr sa i pėrketė ekranit, kjo ėshtė njė fatkeqėsi sepse mė mungojnė albumet, dhe kjo gjithmonė pasojė e anės financiare. Megjithėse tani kam realizuar njė album, ky album nuk ka njė videoklip, sepse studioja ku unė punova albumin nuk u prononcua fare nė albumin tim pėr tė mė bėrė njė videoklip. Dhe tė them tė drejtėn nga kjo kam ngelur edhe e zhgėnjyer. Sepse nė treg unė mendoj se nuk ėshtė kėnga, ajo qė pėrfaqėsohet denjėsisht, muzika popullore qytetare, por thjesht janė disa rryma tė cilat pėlqehen nga shumė pak individ. Kjo ndodh sepse albumet qė ndodhen sot nė tregun muzikor nuk sugjerohen nga specialistė apo kopetentė tė cilėt duhet tė vendosin tė dali apo jo njė album. Muzika shqiptare ėshtė shndėrruar nė njė tregėti, apo thjesht nė njė biznes i muzikės shqiptare.
-Mendoni se brezi i ri ju njeh si kėngėtare? Nuk besoj, sepse si fillim mua mė mungojnė videoklipet dhe mėnyrėn e tė kėnduarit origjinale qė kemi ne brezi i ri nuk e pėlqen. Ai dėgjon dhe mjaftohet vetėm me njė rrymė.

-Si ėshtė bėrė pėrzgjedhja e kėngėve tė albumit tuaj?
Tė them tė drejtėn ishte shumė e vėshtirė qė tė zgjidhje kėngėn beratase, sepse ato janė tė gjitha perla, mbi tė gjitha i kėndohet dashurisė, tė bukurės dhe nuk ke si tė thuash ndryshe veēse perla.
-Ėshtė e vėrtetė qė shumė qytete tė tjera si, Korēa apo Elbasani ka marrė shumė kėngė nga ato beratase dhe i quan tė vetat?
Po, kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Elbasani ėshtė njė nga qytetet qė ka shumė kėngė beratase, por nuk mendoja asnjėherė se edhe Shkodra do tė kėndonte kėngė beratase. Kėnga e parė e albumit tim ėshtė kėnduar nga njė shkodran dhe kjo mė bėri pėrshtypje.

-Cilėt janė bashkėpunėtorėt tuaj pėr realizimin e kėtij albumi?
Kėngėt janė tė njohura, janė kėngė popullore beratase. Ndėrsa pėr albumin kam punuar me Ilirian Mihalin. Tre kėngė i ka punuar Vladimir Kotani, ndėrsa Fatbardh Dervishi mė ka ndihmuar shumė qė tė marr kėngė nga arkivi i Beratit. Do tė mė vinte mirė qė ky album tė paraqitej me njė videoklip nė mėnyrė qė edhe qyteti i Beratit tė prezantohet nė publik denjėsisht.
-Do tė realizoni sė shpejti njė videoklip?
Nuk e di, nuk mund tė premtoj, por jam duke u pėrpjekur tė gjej njė sponsor nga Bashkia e Beratit apo nga ndonjė biznesmen atje. Premtime kam por nuk e di sa do tė realizohen.

-Si ka ecur albumi juaj nė treg?
Albumi im ka ecur shumė, jo vetėm nė Berat por edhe nė Fier, dhe nė Lushnje. Nuk e vė nė dyshim qė edhe nė Tiranė ky album ėshtė shitur mjaft.
-Kėnga ėshtė njė profesion apo pasion pėr Hyrije Saraēin?
Sigurisht qė ėshtė edhe profesion por pėr mua primare ėshtė pasioni. Kėnga ėshtė pasioni im mė i madh, unė jetoj me kėngėn.
-Cila ėshtė e veēanta juaj nė interpretim, ndryshe nga kėngėtarėt e tjerė?
Unė jam vetvetja. Jam shquar pėr njė zė karakteristik. Pėrpiqem qė tė komunikoj shumė me publikun dhe mendoj se ia kam arritur kėtij qėllimi. Kjo mė bėnė tė veēantė.
-Mendoni se jeni nė shijet e tregut aktual?
Unė mendoj se jam nė shijet e tregut por jam e paprezantuar. Mendoj se atij qė ka blerė albumin i ka ardhur keq qė nuk kam njė videoklip. Edhe pse publiku sot ka njė ndjesi tė dobėt pėr kėngėn pupollore, dhe njė rrymė qė nuk pėrshtatet aspak me kėngėn popullore shqiptare.

-Jeni angazhuar kėtė periudhė nė koncerte?
Unė nuk jam shkėputur asnjėherė nga Berati, dhe jo mė larg se Ditėt e Verės ne ishim nė Festivalin e Kėngės Popullore Qytetare nė Elbasan, ku u vlerėsuam edhe me ēmimin e dytė. Mė parė kemi marrė pjesė nė festivale tė tjera, koncerte, konkurime, shfaqje dhe aktivitete tė ndryshme tė cilat janė bėrė me grupin popullor karakteristik tė Beratit, i cili u drejtua nga Pavllo Shkarpa. Mė vjen mirė qė ai i dha dritė qytetit tė Beratit dhe i dha shpresė qė ky qytet tė jetė ai qė ka qenė dikur. Megjithatė ishte fare e shkurtėr jeta e kėtij grupi, i cili u shkatėrua me mospjesėmarrjen e Bashkisė sė Beratit.
-Mendoni se kėngėtarėt e rinj janė mė tė fituar se ju?
Nga ana profesionale, jo. Ndėrsa nga ana financiare e them me bindje tė plotė qė janė shumė mė tė fituar se ne.

-Mendoni se ėshtė mė mirė tė jesh mė shumė i fituar nga ana profesionale apo financiare?
Natyrisht qė nga ana profesionale, sepse do tė vij njė ditė qė kėngėtarėt profesionist do tė vlerėsohen shumė. Fakti ėshtė qė kėngėtarėt e rinj janė thjesht njė vrull flake e cila shuhet shpejt.
-Cili ėshtė niveli i kėngės popullore nė Shqipėri dhe si mendoni se mund tė ndalet ky konfuzion?
Nėse kėtu nuk vendoset njė komision i posaēėm qė tė bėj vlerėsimin e albumeve pėrpara se tė publikohen, nuk ka pėr tė ndryshuar asgjė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 14-10-2007, 19:43
Minifotoja e anetarit OAS
OAS OAS eshte Jashte Linje
I/e Sapoardhur
 
Reg: 24-09-07
Postime: 1
Kryesore Hyrije Saraci

Jam kurioz te di, se sa nga ju (apo me mire prinderit tuaj/tane) e mbajne mend Hyrije Saracin?

Dikur, ne emisionin sipas kerkesave tuaja, ka qene goxha e kerkuar dhe ne pergjithesi nga ushtare qe pershendesnin familjet, te fejuarat etj...

Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
beratase, dashuria, hyrije, ime, kenget, saraci

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Fjale te Urta Per Dashurine Gona_19 Dashuria 15 07-02-2008 05:02
Artiola Toska - Kenget e mia sjellin gjithmone risi per publikun Administratori Muzika 0 27-12-2006 17:00
Aida Kasmi - Pianoja ka qene dashuria ime e pare Administratori Muzika 0 27-12-2006 16:44
Proverba te ndryshme! Administratori Filozofia 11 27-02-2005 08:55
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:23.




Parajsa Shqiptare