Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Hall me burre e Hall pa burre - Valbona Halili e di pergjigjen

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 08-05-2007, 17:40
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Hall me burre e Hall pa burre - Valbona Halili e di pergjigjen

Hall me burrė e Hall pa burrė - Valbona Halili e din pėrgjigjen
Ervis MAJA
Albanian Mail UK

“E shkuara nuk kthehet. Mbetet qė ne tė pėrmirėsojmė tė tashmen aq sa mundemi duke mėsuar nga e kaluara".

Njė periudhė disavjeēare nė harresė dhe njė rikthim i bujshėm nė kėngėn e Shqipėrisė sė Mesme e gjen kėngėtaren Valbona Halili nė kulmin e suksesit tė saj profesional, ku nuk mbetet pas lumturia e jetės private. Nė kėngėn promovuese tė albumit tė tretė, hedhur nė treg verėn e kaluar, Valbona e veshur me fustanin e nusėrisė shfaqet pranė “princit tė kaltėr” duke realizuar amanetin e gjyshes, nuse me pajton. Kjo fabul e njė prej kėngėve popullore mė tė mirėpritura nė publik, duket se do tė bėhet realitet pėr kėngėtaren qė ka vendosur tė kurorėzojė me martesė lidhjen e saj nėntė vjeēare. Albumi i fundit ishte njė ogur i mbarė drejt njė fillimi tė ri, njė ėndėrr nė sirtarin e ēdo vajze, tashmė tė rritur dhe mė objektiva tė qarta. Kujtimet e sė kaluarės i mbeten nė mendje, suksesi i sė tashmes e ledhaton ēdo moment dhe e ardhmja i zgjat dorėn drejt njė jete tė re. Nuk ishte e lehtė ta njihje kėngėtaren teksa afrohet pranė tavolinės sė njė prej bareve tė Tiranės. Njė kostum sportiv, kapele tė po kėtij lloji dhe atletet blu, jo rastėsisht ishin veshja e sė dielės pasdite pėr Valbonėn, e apasionuar pas palestrės dhe aktiviteteve sportive. Ēiltėrsia dhe batutat e humorit bėjnė qė koha tė kaloi pa u ndjerė. Ata qė e njohin nga afėr Valbonėn, e dinė mirė se pas “nuses me pajton” fshihet njė vajzė e kėndshme dhe komunikuese

I keni munguar publikut pėr njė kohė tė gjatė.
Mendoj se kisha nevojė pėr t`i pėrkushtuar pak mė tepėr kohė familjes time. Humbja e motrės nė njė moshė fare tė re ishte shumė e dhimbshme dhe mė ėshtė dashur njė kohė e gjatė ta marr veten pas kėsaj fatkeqėsie. Unė vazhdova tė jem pranė publikut, por vetėm nė koncerte jashtė vendit. Mė tej, prita momentin e pėrshtatshėm pėr tė qenė pranė publikut me njė album tė ri. Tashmė i gjithė aktiviteti im ėshtė i pėrqendruar kėtu nė Shqipėri, pa pėrjashtuar koncertet jashtė vendit. Unė nuk pėrshtatem me idenė e publikimeve tė njėpasnjėshme. Njė punė e mirė,duhet tė jetė e ngadaltė dhe e sigurt. Nė kėtė aspekt them se ja kam arritur qėllimit. Albumi ėshtė pritur shumė mirė dhe kam marrė vlerėsime tė shumta.

Bashkėpunuat me kompozitorin Edi Balili. Mos ėshtė kjo arsyeja e suksesit qė arriti ky album?
Unė e kam shprehur edhe mė parė qė njė pjesė e mirė e kėtij suksesi i dedikohet kompozitorit tė talentuar Edi Balili, me tė cilin kam edhe lidhje familjare. Bashkėpunimi me Edin lindi krejt natyrshėm edhe pse unė kisha kontakte tė vazhdueshme me tė. Them se ky bashkėpunim do tė vazhdojė edhe mė tej.

Ju preferoni tingujt e muzikės sė Shqipėrisė sė mesme, por origjina juaj ėshtė Vlora. C`bėhet me kėngėn labe?
Pasioni dhe dėshira ime e madhe ėshtė muzika e Shqipėrisė sė mesme edhe pse nuk e mohoj qė kėngėt labe janė tė mrekullueshme dhe unė i kėndoj me shumė dashuri. Nė fund tė fundit, gjithkush ndjek njė linjė dhe unė kam preferencėn time nė kėtė drejtim. Ndihem mė e plotėsuar nė folkun e Shqipėrisė sė mesme.

Fabula e kėngės “Hall me burrė, hall pa burrė” u pėrshtatet mjaft mirė realitetit shqiptar. Pėr Valbonėn, mė mirė me burrė apo pa burrė?
Sikurse dhe ti e di, unė kam vendosur qė lidhjen time 9-vjeēare ta kurorėzoj me martesė qė do tė thotė, mė mirė me burrė. (qesh)

Nė njėrėn prej kėngėve tė tua i kėrkon dhėndrrit tė tė marrė me pajton. Do ta kesh nė derė pajtonin ditėn e dasmės?
(Qesh) Ėshtė njė ide interesante dhe pse jo, mund tė ndodhė edhe kėshtu por unė e provova atė ndjesi gjatė xhirimeve tė klipit dhe njerėzit menduan se unė po martohesha nė tė vėrtetė. Ndoshta do tė ishte mė mirė tė provoja diēka tė re. Le tė shohim.

A ke frikė se ky hap i madh mund tė tė kufizojė jetėn tėnde artistike?
Jo, pėrkundrazi. Partneri im ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e karrierės time pasi edhe ai i pėrket tė njėjtės fushė; nuk kėndon, por ėshtė instrumentist dhe kjo na ndihmon tė dy qė tė jemi edhe mė tė lidhur dhe e kuptojmė mjaft mirė punėn e njeri-tjetrit.

Nė Shqipėri, dita ditės shfaqen kėngėtarė tė rinj tė muzikės popullore. Sa ju shqetėson ky fakt?
Nė njė treg tė lirė, secili ka tė drejtėn e tij tė provojė. Personalisht mendoj se njė pjesė e mirė e kėsaj prurje nė muzikėn shqiptare do tė zhduket me kalimin e kohės. Do tė vijė njė moment, kur nė treg do tė mbeten vetėm emra tė afirmuar dhe profesionistė. Publiku ėshtė ai qė do ta bėjė kėtė seleksion, ndaj nuk mė tremb aspak kjo mbingarkesė e tregut muzikor.

Nėse kthehemi prapa nė kohė, ēfarė do tė doje tė ndryshoje?
E shkuara nuk kthehet. Mbetet qė ne tė pėrmirėsojmė tė tashmen aq sa mundemi duke mėsuar nga e kaluara. Them se ka gjithmonė vend pėr tė korrigjuar, nė dobi tė sė ardhmes.

Prej vitesh nuk kėndon pėr shqiptarėt e Anglisė. Kur mendon se mund tė ndodhė kjo?
Po, kam qenė nė Londėr vetėm njė herė tė vetme dhe kam mbetur e befasuar nga pritja e shqiptarėve atje. Ishte njė publik qė dhuronte duartrokitje dhe ngrohtėsi gjatė gjithė koncertit. Me shumė kėnaqėsi do tė isha sėrish pranė tyre, momentin e parė qė do tė mė ftonin. U uroj tė gjithė shqiptarėve njė jetė sa mė tė lumtur dhe i falėnderoj pėr gjithė mbėshtetjen e tyre. Ju pėrshėndes nga Tirana. Valbona Halili.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Intervista! AlbShkodra Muzika 95 14-05-2008 03:31
banquet hall that does not charge per person?!?!?!? gregsblueyedqt Family & Relationships 2 01-08-2007 13:32
Pse burrė shqiptar AlbanianMail Gazeta Shqiptare ne UK 18 01-02-2007 08:05
Ledia Halili - Deshira ime, kthimi ne identitet i muzikes popullore Administratori Muzika 0 21-12-2006 12:20
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:52.




Parajsa Shqiptare