Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Greta Koci arrin te pushtoje edhe token e premtuar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-05-2007, 11:51
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Greta Koci arrin te pushtoje edhe token e premtuar

Greta Koci arrin tė pushtoje edhe token e premtuar
Olsi Kolami
Revista MAPO

Pak ditė mė parė teksa e kishin ftuar nė njė nga radiot e kryeqytetit, kishte mbetur pa gojė, kur kishte marrė vesh se njė prej kėngėve tė saj, ishte pėrfshirė nė njė pėrmbledhje muzikorė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Njė kompani e njohur e cila merret me produksionet tė zėrave mė tė njohur tė botės muzikore si Beyonce dhe U2, kishte rėnė dakord qė tė pėrfshinte nė njė pėrmbledhje, edhe emrin e Greta Koēit dhe pėrbri saj kompozitorin Genti Lako.

Kėngėtarja e suksesshme rrėfen odisenė e kėngės sė saj qė u publikua nė tregun e muzikės botėrore, projektet e saj tė sė ardhmes, pėrgatitjet qė po bėn pėr videoklipet e sezonit si dhe pas suksesit tė albumit tė saj tė parė, pėr tu rikthyer vitin qė vjen me njė tė dytė, qė edhe siē rrėfen, pritet tė jetė njė surprizė.

Si u pėrzgjodh kėnga “Kėrcim dashurie” pėr nė pėrmbledhjen amerikane?
Menaxherėt e kompanisė amerikane distributore kishin dėgjuar disa prej kėngėve tė mia nė faqen e internetit dhe iu kishin pėlqyer. Nė njė vizitė tė tyren nė Shqipėri, u takuan me kompozitorin Genti Lako.

Na telefonuan pėr t’i takuar, mirėpo ne ishin nė koncert atė ditė. Genti na pyeti nėse mund t’iu jepnim njėrėn prej kėngėve dhe ne ishim dakort. Kaloi shumė kohė dhe ne gati e kishim harruar dhe u habitėm kur e ftuar nė Top Albania Radio mė treguan se kėnga ishte publikuar nė njė pėrmbledhje nė Amerikė. Ishte njė emocion i jashtėzakonshėm, pasi tė them tė drejtėn nuk e prisja qė gjėrat do tė shkonin deri kėtu.

Cili ėshtė zhanri dhe tema e kėngės?
Kėnga ėshtė e ritmeve regaton, ndėrsa tema ėshtė dashuria midis dy tė rinjve qė dashurohen nė njė ambient festiv.

Mendon se u pėrzgjodhe nė bazė tė aftėsive tė tua vokale apo edhe pėr faktin qė ke bashkėpunuar me kompozitorin Genti Lako?
Mendoj se merita ėshtė e pėrbashkėt. Kam kohė qė bashkėpunoj me Gentin dhe tė gjitha kėngėt e tij janė vlerėsuar dhe janė bėrė hite. Tė njėjtin fat pati edhe kjo kėngė. Por, kjo kėngė nxjerr shumė mirė nė pah edhe vokalin tim dhe mė vjen mirė qė u vlerėsua.

A do tė bėni pėrpjekje tė tjera pėr tė hyrė nė tregun evropian e mė gjerė?
Sigurisht qė po, aq mė tepėr pas publikimit tė kėngės sime nė pėrmbledhjen amerikane, e cila mendoj se ėshtė njė fillim i mbarė.

Ėshtė njė pėrpjekje, tė cilėn do ta vazhdoj deri nė realizimin e saj. Kemi disa projekte, tė cilat shpresoj tė japin rezultat, megjithatė, pėr momentin nuk mund tė zbuloj mė tepėr. Synimi im ėshtė pėrtej tregut muzikor evropian.

Ēfarė avantazhi tė jep fakti qė emri juaj figuron nė njė kompani e cila shpėrndan emra tė rėndėsishėm tė muzikės?
Ėshtė njė vlerėsim i madh qė i bėhet imazhit tim si kėngėtare dhe njė dritare e re qė hapet nė karrierėn time. Ėshtė njė hap i rėndėsishėm i synimeve tė mia dhe njė fakt qė ndikon edhe nė popullaritetin tim.

Edhe pse jeni ende e re nė moshė, jeni shumė e kėrkuar. Cfarė iu bėn kaq tė veēantė?
Edhe pse jam e re nė moshė, vokali im vlerėsohet si i veēantė, i cili iu pėrshtatet disa rrymave muzikore. Fakti qė jam kaq e kėrkuar vjen si pasojė e punės sime intensive. Kam ditur t’iu pėrshtatem shijeve tė publikut dhe mendoj se kjo mė bėn tė suksesshme. Njė ēelės tjetėr i suksesit tim ėshtė edhe performanca ime live. Mendoj se pėr njė kėngėtar, tė kėnduarit live ėshtė ajo qė tė jep siguri mė tė madhe nė skenė.

Gara nė Top Fest
Si ndiheni pas prezantimit tuaj tė fundit nė Top Fest 4?
Mendoj se ia arrita qėllimit tim pėr tė bėrė njė paraqitje dinjitoze, e cila mendoj se ishte e dukshme si nė kėngė, nė look dhe nė performancė. Edhe kėtė herė kam bashkėpunuar me kompozitorin Genti Lako, i cili ka punuar me shumė kujdes pėr kėngėn “Sa mė lodhe” dhe koreografin e mirėnjohur Albi Nako. Edhe pse ishte njė punė intensive deri nė performancėn nė Top Fest 4, rezultati ishte ai qė prisja. Kėnga u prit shumė mirė nga publiku rezultatet i shikoj nė reagimet e fansave nė komunikimin tim me ta nė faqen e internetit dhe mesazhet qė mė dėrgojnė nė adresėn time tė e-mailit. Mė kanė ardhur me qindra mesazhe urimesh. Ajo qė mė befason ėshtė se shumica e tyre janė nga diaspora.

Mendoni se do tė jeni nė listėn e fituesve me njė ēmim?
Pėr njė artist, ashtu si edhe pėr mua, mė e rėndėsishme mendoj se ėshtė pjesėmarrja nė kėtė festival, pasi ėshtė njė prej festivaleve mė modernė dhe tė suksesshėm nė Shqipėri. Audienca qė ka Top Fest ėshtė ēmimi mė i madh pėr njė artist.
E rėndėsishme ėshtė qė kėnga tė bėhet hit. Pjesėmarrja nė Top Fest ėshtė njė stacion i rėndėsishėm i karrierės sime.

Nė cilėn kategori do tė donit tė fitonit njė ēmim, i cili do t’iu pėrfaqėsonte denjėsisht?
Tė gjitha ēmimet nė Top Fest janė prestigjoze. Do tė doja atė ēmim qė vėrtet do tė meritoj.

Mendoni se keni zgjedhur kėngėn e duhur, e cila do tė kthehet nė hit?
Mendoj se ėshtė njė zgjedhje e mirė. Ėshtė njė kėngė ritmike, e cila alternon disa rryma dhe i pėrshtatet kohės. Duke parė se kėnga po pėlqehet, kjo mė bind akoma mė shumė se kam zgjedhur tė duhurėn.

Mendoni se keni sjellė njė risi, apo ėshtė nė frymėn e kėngėve tė mėparshme?
Mundohemi gjithmonė qė t’i sjellim publikut kėngė tė mira. Edhe pėr kėtė kėngė kemi punuar me shumė pėrkushtim dhe mendoj se ėshtė njė kėngė ndryshe.

Projektet e Gretės
Cilat janė projektet pėr sezonin e verės?
Projekte ka shumė. Do tė jem shumė e angazhuar me koncerte nėpėr gjithė Shqipėrinė dhe jashtė saj. Gjatė verės jam e angazhuar tėrėsisht, ndėrsa ēdo fundjavė tė gjithė vitit e kam tė zėnė me koncerte tė ndryshme. Gjatė kohės nė vazhdim do tė realizoj edhe kėngė tė tjera, tė cilat nuk do tė publikohen, por do tė jenė pjesė e albumit tim tė dytė, i cili mendohet tė dalė nė verėn e vitit 2008.

Do tė publikoni ndonjė videoklip tė ri gjatė verės?
Ėshtė edhe ky njė ndėr projektet tona mė tė rėndėsishme. Do tė realizojmė njė videoklip, i cili do tė jetė gati pėr publikun nė verė.
Bėhet fjalė pėr njė kėngė ritmike, siē e kėrkon edhe vetė sezoni. Xhirimet pėr tė mendohet tė bėhen nė njė nga plazhet e Turqisė.

Me kė do tė bashkėpunosh nė vazhdim, si kompozitorė, edhe pėrsa i pėrket realizimit tė albumit?
Pėr kėngėt e mia do tė vazhdoj tė bashkėpunoj me kompozitorin Genti Lako, por nuk pėrjashtohen edhe bashkėpunime me kompozitorė tė tjerė. Ndėrsa, pėrsa i pėrket videoklipit, pėr realizimin e tij nuk kemi vendosur akoma, edhe pse kemi disa alternative.

Ndiheni e kėnaqur nga ecuria e albumit tė parė, “Mos shiko tjetėr”?
Ndihem shumė e kėnaqur. Albumi ka ecur shumė mirė dhe kėtė e vėrtetoj kur nėpėr koncerte shikoj se publiku i kėndon tė gjitha kėngėt bashkė me mua. Shpesh drejtoj mikrofonin ndaj tyre dhe i kėndojnė ata kėngėt.

Cfarė do tė bėnit ndryshe nė albumin tuaj tė dytė?
Nė albumin e parė patėm luhatje rrymash, nė kėrkim tė pėrshtatshėmrisė me tregun dhe audiencėn. Pas suksesit tė albumit nė treg dhe pranimit tė tij nga publiku, nė albumin e ri do tė kemi njė linjė tė pandryshueshme rrymash. Albumi kryesisht do tė pėrmbajė kėngė tė lehta dhe folk tė pėrzier me rrymat mė tė suksesshme, si regaton, r’n’b, house etj. Do tė eksperimentojmė edhe me kėngė tė rrymės rege. E kėsaj rryme do tė jetė dhe kėnga qė do tė publikohet nė verė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Greta-Koci-tetor_2007.jpg (52.6 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Tekste te ndryshme kengesh shqiptare! Qershija Muzika 389 26-04-2007 09:31
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:12.




Parajsa Shqiptare