| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Frederik Ndoci: Kėnga autentike me elemente nga gjithė treva jonė Pas festivalit dhe ēmimit tė parė, tė vlerėsuar shumė nga juria dhe pėlqyer po aq nga publiku, Frederik Ndoci dhe realizuesit e kėngės kanė nisur etapėn tjetėr, atė tė pėrgatitjes pėr nė Eurovizion. Aspak i shqetėsuar nga pėshpėritjet mediatike, Ndoci flet pėr kėngėn dhe vlerat e saj, elementet mė tė imta tė realizimit dhe interpretimin skenik. Sigurisht, edhe pėr rėndėsinė e pjesėmarrjes nė Europian. Pas ēmimit, si e ndjen veten artisti ? Ēdo njeri ka dhuntinė e tij, gjithkush e quan veten artist nė veten e tij. Por kjo varet edhe nga opinioni, nėse tė vlerėsojnė atje tej ose tė lartojnė, tė mbajnė si mit, apo tė ulin, kjo varet sesa ke kėrkuar ti nga vetja jote. Nėse ti kėrkon nga vetja jote gjithmonė, atėherė pėr ty do tė ngelet diēka, njė pllakė... Unė kam qenė njėherė nė Argjentinė, atje ishte njė kėngėtar qė kėndonte tangon, shumė i famshėm. Unė kam shkuar tek monumenti i tij, nė qytetin e tij tė lindjes. Gjithė Argjentina ka respekt pėr kėtė muzikant, e kanė ngritur njė monument tė madh, me shkallė dhe gjithė njerėzit ulen atje si pėr fat. Ėshtė kthyer nė njė legjendė. Ai ka ditur tė ngrejė artin e popullit tė tij nė nivelin mė tė lartė, prandaj sot ėshtė kthyer nė perėndi. Arti ka fuqi tė jashtėzakonshme, se ėshtė nipi i Zotit. Ėshtė dhunti tjetėr, e padukshme, abstrakte. Nėse ai art merret si etiketė, pėr tė arritur diēka qė sėshtė e drejtė, nuk mund tė quhet art. Ėshtė njė mėnyrė pėr tu zvarritur drejt artistit, pėr tiu futur Zotit nėn sqetull. A e keni marrė vlerėn e ēmimit apo fondin qė RTSH jep pėr Eurovizionin? Unė kujtoj para 90-ės, kur fitova ēmimin e parė me kėngėn Tokė e diellit, u fol se fituesi do merrte 20 000 apo 50 000 lekė tė vjetra. Atėherė kjo ishte shumė, se rrogat ishin diku tek 7 000 lekė. Unė, i entuziazmuar nga fitorja unanime e kėsaj kėnge, nga tė gjitha juritė e rretheve, shkova tek administrata disa ditė mė pas pėr tė marrė vlerėn monetare tė ēmimit. Kur shoh, aty shkruhej: Frederik Ndoci- 60 lekė, Juli Ndoci- 60 lekė, Manjola Nallbani- 60 lekė. Pyeta Ēfarė ėshtė kjo?, Kaq ėshtė Frederik- mė tha ajo gruaja, Natalia, qė ishte atje. Kush i merr kėto pare, moj?- i thashė, Po duhet ti marrėsh- mė tha- se si lėmė dot kėtu. Skam nevojė pėr to - i thashė- Po firmos, por nuk i marr. Merrini dhe blini njė perde pėr katin e dytė tė godinės, se ska. Kjo bėri bujė shumė dhe fjala shkoi deri lart. Pas dy ditėsh u thirra dhe mė thanė qė ēfarė kisha shprehur dhe unė e vazhdova idenė, duke u thėnė se vėrtetė nuk kishte perde dhe po tė kalonin ambasadorė apo tė tjerė personalitete do dukej keq godina e propagandės sė atėhershme. Nė rastin konkret, u kthye kjo vlerė monetare. Sa pėr tani, nuk e di fare sa ėshtė vlera e ēmimit, nuk jam marrė me atė punė. Unė kam marrė pjesė edhe si kompozitor apo autor teksti, kam fituar edhe ēmim tė parė dhe nuk e di si janė kėto punė. Kjo nuk e bėn fare Frederikun tė rendė pas sporteleve. Unė dua qė atė emocion, atė entuziazėm, respekt qė po ndesh kėtė muaj kur erdha dhe pas festivalit, tua shpėrblej atyre nė Festivalin Europian. Dhe i siguroj njerėzit se do ti shpėrblej dhe kjo nuk do vijė nga unė, por nga Zoti. Do jetė kėnaqėsi, sepse Zoti ma dha mua kėtė mundėsi. Dhe gjithė tė tjerėt qė flasin poshtė e lart, qė flasin pėr mėnyrėn e realizimit tė kėngės apo se ėshtė e kopjuar, derisa kanė vėrtetuar qė tė gjitha kėngėt janė tė kopjuara, tė betohem qė te kjo kėngė nuk kanė pėr tė gjetur asnjė gjė tė kopjuar. Pėrveē notave muzikore, qė kanė vlerėn e tėrė botės, por jo tė renditjes muzikore. Kjo kėngė ėshtė krijuar nga embrioni, kemi qenė bashkė kur ka filluar notat, nga A, B deri tek Zh nė ditėn e fundit, kur i kemi dhėnė detajet pėrfundimtare. Prandaj, njerėzit jokompetentė duhet tė maten mirė kur flasin, sepse tė hedhėsh pėshtymė nė dhimbjen apo pėrlotjen e njė populli tė tėrė ėshtė shumė e zorshme. Nė kėtė rast, po ulin pikė tek imazhi i tyre dhe po sjellin pikė tek thesi jonė, pikė jashtėzakonisht tė mėdha. Ata, nėse e vėrtetojnė qė ėshtė me tė vėrtetė kėngė e bėrė mė pėrpara, se tani mund tė bėhen shumė kėngė si ajo, le tė vijnė. Atėherė unė jam dakord dhe do ti pranoj ato si vlera dhe asaj kėnge kanė pėr ti mbetė njė tufė me injorantė qė dinė veē me fol e shkrujt. Kanė nisur pėrgatitjet pėr kėngėn nė Eurovizion? Normalisht, pėr pėrgatitjet ėshtė ende herėt, se ėshtė mbyllja e vitit, janė festat, akoma skanė mbaruar urimet dhe mesazhet. Kemi pėrgatitur disa projekte tė shkruara, qė do ti shkojnė dikastereve pėrkatėse, ministrive e firmave tė mėdha. Do jetė njė mėnyrė e re pune, do bėhen disa fletė- volante, qė tė marrin vesh psikologjinė e popullit shqiptar. Populli ynė ėshtė djepi dhe themeli i racės sė bardhė nė Europė, qė nga gjithė pinjollėt e vet, shtetet si Anglia, Franca, pra nga gjithė racat e bardha, ka ngelur nė hije. Ka rreth dymbėdhjetė vjet qė nė tė gjitha shkollat e Francės ėshtė shtuar njė lėndė, ku flitet se gjithė raca e bardhė vjen nga njė popull qė quhet Pellazg dhe qė janė arianė. Tė njėjtėn gjė e studioi Bill Klinton 13 orė para se tė jepte urdhrin qė tė sulmohej Serbia dhe ta linte jashtė Kosovėn. Ne jemi autentikėt e Europės. Fletė- volantet do tė japin mesazhin e kėngės, njėkohėsisht unė do tė bėj edhe koncerte nė Suedi, Gjermani, ku tė shfaq kėngėn dhe Frederikun si artist tė International Recording Star Artist, njė nominim qė ma ka dhėnė bota. Dua tė shfaq mėnyrėn e interpretimeve dhe veshjeve tona etnike, jo tė ndikimeve tona etnike. Nėse do tė flasim pėr Bizantin, pėrmendet Filipi, i ati i Aleksandrit tė Maqedonisė, qė ka qenė prej Nishit. Nishi ėshtė nė Shqipėri; tek gurėt e kėshtjellės sė Nishit unė kam parė tė gdhendur emrin Bardh Bitraku, atij qė e ka ndėrtuar shkallėn. Tė mos merremi tani me idiotėsira. Njerėzit janė ndarė nė popuj qė nga koha kur ra kulla e Babelit, kjo nuk do tė thotė gjė. Vetė fakti se ne mėsojmė gjuhėt e huaja lehtėsisht, tregon se kėto gjuhė kanė lindur mbrapa, ne kemi qenė tė parėt. Nėse kėndojmė diēka, ne nuk duam tė mėsojmė botėn, por ti themi Dėgjoni edhe stėrgjyshat tuaj, ēfarė tingujsh kanė nxjerrė dikur, kur janė mbrojtur nga dyndjet e Lindjes. Kėshtjellat tona janė kalbur, por nga kush? Ne nuk kemi shira tė fortė apo tajfune; kemi ato luftat qė i kemi bėrė ballė. Kanė shpėtuar ato kėshtjellat e Francės, siē thotė Kadareja, ajo kėshtjellė aq e bukur ka mbetur gjallė, se kemi derdhur gjakun ne qė tė mbesė ajo. Europa, nė njė mėnyrė ose njė tjetėr, duhet tė krenohet me ne. Po tė shkosh nė Kalabri, ata thonė se ne jemi nakatosur me turqit, si racė. Unė i kam shumė zėt kėto gjėra dhe u kam thėnė qė po, sepse ne na ka dėnuar Zoti qė tė ngeleshim aty dhe tė na dhunonte turku, qė ju tė ngeleni kėta qė jeni. Ju kemi mbrojt ju, si nėna qė mbron zogjtė nga gjarpri dhe vdes vetė, ashtu edhe ne ju kemi shpėtuar ju. Dhe mė kanė dhėnė tė drejtė. Diēka rreth zėrave tė Aidės nė sfond, si ėshtė punuar me to dhe ēfarė elementi jeni munduar tė sillni? Unė do flas pėr tė gjithė elementet e kėngės, me pak fjalė. Fillimi i kėngės ėshtė njė element baritor, ajo A-ja e Aidės vjen si rezultat i ndikimeve arbėreshe ose i njė jare shkodrane, ose njė baritore nga Gramshi. Pastaj fillon njė ritėm sikur dikush ecėn nė njė shpllė tė lagėsht, njė pellg me dhjetė centimetra ujė. Eshtė ai mundi i njerėzve qė largohen nga Shqipėria, nėpėr llucė, nėpėr baltė e gjak. Fillon motivi i parė, qė janė fjalėt e mia: Dikur, pėr tė mos ardhur kurrė, ktheva shpinėn dhe hodha njė gur . Ėshtė pastaj ajo nota e gjatė qė bėj unė, qė mund tė jetė mė shumė sesa njė jare, njė piskamė: Ej, e kanė sulmu kėshtjellėn, po vjen turku!. Ose kur Isaku i bėrtet Zotit: Pse Zot duhet unė tė vras djalin tim?. Ose si Madona kur sheh tė birin, Krishtin e kryqėzuar. Nuk ėshtė si klithma e atij shqiptarit qė dikur ka ikur larg dhe tashti duhet ti kthejė gjoksin? Pastaj Kthema Zot ėshtė e thėnė nė kor, nuk e thotė vetėm Frederiku. Janė miliona frederikė nė gjithė botėn qė luten Kthema Zot. A nuk ėshtė karakteristike e korit tė Korēės? Herė pas here dėgjon njė lahutė, apo si njė pritės lab, pra ka shumė elemente tipikė shqiptarė. Pastaj edhe zėrat e Aidės: nuk ka mė bukur se krahina e Lumės, ku femrat kėndojnė nė mėnyrė tė zhdėrvjellėt. Kėto kanė tė drejtė ta ēojnė deri nė Maqedoni kėngėn, por Dibra nuk ėshtė Maqedoni, as Shkupi nuk ėshtė. Ka qenė kryeqyteti i Filipit dhe Kostandinit. Kush ėshtė Kostandini? Ka qenė i pari qė ka pranuar fenė kristiane nė Europė, i pari mbret qė futi kristianizmin si besim. Kjo pra ėshtė muzikė jonė, edhe pse u ndanė trevat: u nda e Ardianėve, e Dardanėve, e Arbėrve, e Truskėve etj, por nuk ėshtė se sjanė shqiptarė. Vjen elementi tjetėr i kėngės, qė ėshtė njė zė mashkullor. Ai zė ėshtė tėrėsisht riti i kėngės ēame, ku kėndohen ato kėngė pėr nėnėn. Se kush ėshtė mė e dhimbshme se nėna? Pra, ku kėndohet Nana nana! , qė ėshtė fjala mė e vjetėr e botės. Ke elemente deri nė kėtė pikė, sa ska arsye tė diskutohen tė tilla gjėra. Pastaj vjen impostimi im nė fund tė kėngės, ėshtė ai qė nuk ka zė tė qajė dhe i shkon zėri te koka. Pastaj ke edhe ca timpana nė fund, qė tregojnė se ky njeri kthehet nė njė festė; atje, nė fund tė shpellės, ėshtė njė festė. Ju kujtohet Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur? Ato lotė, ajo thirrje Pusho!... Ata njė milion njerėz qė nuk janė rregulluar akoma u bėj thirrje dhe lus Zotin ta kthejnė atė gur, mė mirė tė heqin kėtu, sesa tė heqin atje. Tė paktėn kėtu ka kush tė do, ka kush tė shan, sepse ke njerėzit e tu, kurse atje nuk tė njeh kėrkush, sēan kryet kush se vdes ti urie. Sheh ndryshime tek ky festival nga tė kaluarit? Nė krahasim me festivalet e viteve tė fundit ka njė ngritje, natyrisht. Pavarėsisht qė po tė mė pyesėsh mua se kush janė pesė kėngėt mė tė mira tė festivalit, unė do tė thoja Balada e gurit. Asaj do ia jepja tė pesė ēmimet. Pastaj pėr vendet e tjera ka boll pėr tė thėnė, por unė do tė flas pėr krijimtarinė time. Edhe kėnga e Hersianės ėshtė shumė e bukur, e kėnduar me dinjitet, saqė gjithė njerėzit mė kanė ēuar mesazh se duket sikur ėshtė edhe njė Frederik aty afėr. Njė brez i ri, qė Frederiku i jep njė lule nė dorė ta mbjellė. Unė luftoj gjithė jetėn pėr cilėsi dhe kur shoh njerėz cilėsorė qė nuk kanė mundėsi, mė vritet shpirti. Edhe shoh njerėz jocilėsorė qė bėjnė ēmos me lėvizė, por prapė lėvizja e tyre ėshtė rrėshqanore. Pati njė nivel tė caktuar artistik, do thoja, kėngė qė megjithė mend mė lanė mbresa. Kėshtu, kėnga e vajzės nga Elbasani me violinė, natėn e parė, mė pėlqeu. Ishte njė rrymė tip blues, e kėndoi Sonila Mara nė mos gaboj. Ishte e veēantė. Ishin disa rryma, flas pėr prurjet e reja nė festival kėtė vit. Edhe Amarda kishte njė kėngė shumė tė bukur, me ritėm. Kėnga qė kėndoi Hersiana ishte tip country me ritėm paksa irlandez. Ishin disa kėngė- rryma, qė duhen vlerėsuar pėr tė renė qė sjellin. Pse duhet tė krijojmė vetėm pėr tė shkuar nė Eurovizion? Ky ėshtė festival i yni. Shqipėria nuk e ka kėtė tė drejtė tė dalė nė Europian me rryma tė tilla si rrep apo rrok n roll, se ne nuk e dimė atė rrymė, vetėm imitojmė. Edhe kėnga e Arbėr Arapit mė pėlqeu, kurse Mariza e nisi shumė mirė, por nga fundi sikur u ngarkua paksa, por motivi i kėngės ishte shumė i bukur. Edhe kėnga e Evis Mulės i rrinte festivalit shumė mirė, orkestrimi me mjeshtėri i Gjergj Lekės bėri qė tė shkonte deri aty ku shkoi. Edhe e Roselės, pėr ritmin e saj regae pak tė shpejtuar mė pėlqeu. Njė pėrshėndetje pėr admiruesit tuaj? Unė nuk kam kohė ti pėrshėndes gjithė admiruesit qė mė kanė uruar me mesazhe, qė kanė qenė rreth 5000, apo edhe ata qė nuk e dinė numrin tim dhe skanė patur mundėsinė tė mė urojnė. Kudo qė shkoj, njerėzit mė pėrshėndesin, mė puthin e pėrqafojnė, gjė qė mė krijon pėrshtypjen se kam bėrė shumė gabim qė jam larguar. Tani megjithė mend e kuptoj, se njė dashuri paska qenė kaq e madhe dhe unė nuk e paskam ditur! Gazeta SOT
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |