Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Flori dhe Argjend Lloga, stop klipeve pa kontroll

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 18-08-2007, 15:53
Minifotoja e anetarit leopardi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 18-08-07
Postime: 17
Flori dhe Argjend Lloga, stop klipeve pa kontroll

Flori dhe Argjend Lloga, stop klipeve pa kontroll
Leontina Nika
Revista SPEKTER

Sa larg dhe afėr janė vėllezėrit

Kėngėtarėt e njohur Flori dhe Argjend Lloga do tė sjellin njė element ndryshe nė stilin e tyre tė tė kėnduarit. Sė shpejti vėllezėrit Lloga do tė paraqesin pėr fansat e tyre njė album tė ri dhe dy klipe. Edhe kėsaj radhe, elementi melankolik do jetė pjesė e Albumit, por ata zbuluan larmin e rrymave qė do pėrshkojnė 10 kompozimet e reja. Si dhe pikat e forta dhe tė dobėta tė tyre…

Ēfarė mund tė na thoni pėr projektet tuaja mė tė fundit nė fushėn e muzikės?
Argjendi: Ka mė shumė se njė vit qė po punojmė pėr albumin tonė tė ri qė besoj se do tė dalė gjatė verės, pasi puna me kompozimet na ka marrė shumė kohė.

Ēfarė lloj rrymash muzikore keni pėrfshirė nė kėtė album?
Flori: Ka larmi rrymash, ndryshe nga herėt e tjera. Ka kėngė tė Shqipėrisė sė Mesme, kėngė tė veriut, turbofolk, moderne, balada etj.

Lexohet diēka ndryshe nė kėtė prodhim muzikor?
Flori: Mos t’i ngjajė asnjėra kėngė tjetrės dhe tė tregojmė se dimė tė kėndojmė tė gjitha rrymat muzikore dhe mos tė bėhemi monoton.
Argjendi: Ndėrsa unė mendoj se te kėnga popullore e ēdo krahine ndihem mirė dhe i kėndoj bukur. Nė kėtė album po shpalos edhe njė element tjetėr qė e kam mbajtur tė fshehur deri mė sot, kėnga popullore e Shqipėrisė sė Mesme, tė cilėn vendosa ta tregoj nė kėtė album.

Sa kėngė do tė pėrmbajė albumi dhe me kė keni bashkėpunuar?
Flori: Albumi do tė ketė 10 kėngė, ku tė gjitha janė kompozime tė reja. Kemi bashkėpunuar me kompozitorėt mė tė mirė kosovarė dhe me kompozitorin Genti Lako nė Tiranė, pasi me kėtė tė fundit kemi pasur shumė sukses. Ndėrkohė qė me tekstet bashkėpunojmė me Gjergj Jorgaqin dhe Jorgo Papingjin.

Ky album do tė shoqėrohet me ndonjė klip, nėse po, ēfarė do tė na thoni diēka konkretisht?
Argjendi: Po, jemi duke mbaruar xhirimet e dy klipeve. Njėri klip ėshtė baladė kurbeti dhe mendoj se i pėrshtatet tė gjithė personave, tė cilėt e kanė prekur drejtpėrdrejt vetė emigrimin ose tėrthorazi duke pasur njerėzit e tyre.
Flori: Mendoj se ky klip ka pėr tė goditur, pėr vetė faktin se shumė njerėz, tė cilėt e kanė dėgjuar krejt rastėsisht kanė thėnė se kėtu jam edhe unė…dhe janė prekur dhe kanė qarė madje. Klipi do kthejė kohėn pas, ose mė saktė do jetė njė copėz realiteti i fillim viteve 90-tė. Aty do tė pasqyrohen vuajtjet e personave, tė cilėt shkelėn nė njė realitet krejt tė panjohur dhe nuk u priten nga askush.

Klipi dhe kėnga kanė njė fytyrė?
Argjendi: Absolutisht po, pasi jemi munduar qė tė koordinojmė deri nė detaj tekstin me sekuencat filmike.

Po klipi i dytė ku konvergon?
Flori: Titullohet “Kalimtari i rrugėve”.
Argjendi: Mė mirė tė lėmė diēka mister pėr fansat...

Titulli duket intrigues, ēfarė fshihet pas tij?
Flori: Ėshtė njė kėngė qė tė fut nė thellėsi tė mendimit… ke rėnė nė dashuri me njė vajzė, endesh rrugėve nė mendime dhe dėshiron qė tė mos kthehesh asnjėherė mė me tė.

Kėngėt tuaj kryesisht nga e marrin spunton?
Argjendi: Tekstet mundohemi t’i pėrzgjedhim jashtėzakonisht shumė. Merremi dhe vetė me to, rrahim mendime me autorėt pėr tė realizuar mė tė mirėn. Nė kompozime mund tė ndėrhyjmė mė shumė, sidomos kur diēka nuk mė vjen aq mirė, kurse nė tekste ėshtė mė shumė dora e autorit.

Sa pėr qind ėshtė e pėrfshirė jeta e juaj nė tekstet e kėngėve qė ju kėndoni?

(Ne) Argjendi: Shumė pak, por tek balada e Kosovės jemi tė pėrfshirė edhe ne 100%, pasi ėshtė njė pjesė qė e kemi vuajtur vetė.

Jeni shumė kėrkues dhe deri diku tė vėshtirė do tė thosha nė pėrzgjedhjen e teksteve?
Flori: Kėnga e bukur duhet tė ketė patjetėr njė tekst shumė tė mirė, ku tė pėrcjellė njė mesazh jo gjysmak, por tė finalizuar. Konkretisht jo mė larg se mbrėmė ne kemi kaluar mė shumė se 50 tekste pėr tė zgjedhur vetėm njė.

Ku mendoni se e keni pikėn tuaj mė tė fortė nė fushėn e muzikės?
Argjendi: Mendoj se zėrin dhe deri diku te paraqitja ime melankolike.
Flori: Thjesht shpreh kush jam nė mėnyrė tė natyrshme dhe spontane.

Ju pėlqen mė shumė komerēializmi, pasi fitoni para apo tė bėrit art?
Flori: Nuk e ēoj mendjen ndonjėherė qė tė bėj njė kėngė tė imponuar, me vjedh nga kėngėtarė tė huaj. Thjesht mė pėlqen me marrė njė tekst dhe tė bėj zbulime dhe interpretime pėrmes vokalit tonė.

Nė klipe ēdo gjė e lini nė dorė tė produktorėve, apo ndėrhyni vetė?

Argjendi: Tani nuk tolerojmė mė, pasi nė klipet e mėparshme ka ndodhur qė kanė vėnė njė pjesė qė ne as qė e kemi parė se kur dhe ku ėshtė xhiruar dhe ato janė justifikuar me faktin se kjo ėshtė puna e jonė.

Flori: Nuk jemi ndjerė fare mirė kur kanė ndodhur. Megjithėse kemi reaguar ndėrsa tani as qė bėhet fjalė qė do e lejojmė njė gjė tė tillė. Ne vlerėsojmė anėn artistike dhe jo atė komerēiale. Nė kėtė album ka mė shumė art. Dy kėngė mund tė kenė komerēialen brenda.

Do bėnit njė muzikė pa vlera artistike nė kėmbim tė njė shume tė madhe parash?

Argjendi: Asnjėherė. Pasi e rėndėsishme ėshtė tė bėsh njė muzikė tė bukur qė tė mbetet nė mendjen e njerėzve.
Flori: Nuk diskutohet nga ana e lekėve. Shpenzimet qė hedhim ne pėr njė album as qė diskutohet se mund t’i nxjerrim pėrmes blerjeve.

Sa ju kushton njė album pėr t’u realizuar?
Argjendi: Ne mund tė jemi ndėr kėngėtarėt qė shpenzojmė shumė pėr realizimin e njė albumi. Duke futur kėtu edhe shpenzimet e rrugės e shumė element tė tjerė, si dhe fakti qė ka diferenca ēmimesh, kėto vijnė nga Amerika dhe Maqedonia dhe ēmimi shkon sigurisht shumė herė mė lartė. Ka shumė kėngėtarė qė klipi u ka kushtuar 2 mijė euro dhe e deklarojnė pėr 10 mijė.
Flori: Ēdo kompozim i yni kushton 3 mijė euro.

Ēfarė ėndrre ėshtė e fshehur nė sirtarin tuaj ?
Flori: Ne kemi kėnduar qė tė vegjėl bashkė, por ėndrra ėshtė qė tė pėrfundojmė tė dy nė Amerikė. Pasi Amerika ka shumė nevojė pėr kėngėtarė siē jemi ne. Pagesat janė shumė mė tė larta dhe faktikisht rryma muzikore qė ne kėndojmė ėshtė mjaft e pėlqyer.

Sa larg dhe sa afėr jeni ju si vėllezėr?
Flori: Ne jemi aq afėr sa nuk e pėrshkruaj dot… por do tė them kėtė qė Argjendit i duhet vetėm njė telefonatė tė mė bėj qoftė thjeshtė pėr tė marr pjesė nė njė eveniment shumė tė thjeshtė dhe unė jam aty. Distanca kilometrike shuhet nė ēdo moment kur vėllai mė kėrkon.
Argjendi: E tregon edhe balada jonė se si duhet me qenė vėllai me vėllanė.

Ēfarė shikon diēka ndryshe kur vjen nė Shqipėri?
Flori: Vė re se gjėrat janė duke lėvizur pozitivisht. Nuk ka gjė mė tė bukur tė zbulosh Tiranėn ēdo ditė. Unė po zbuloj Tiranėn e re. Futesh nė njė lagje dhe shikon diēka tė mrekullueshme, sa nuk di se ku do drekosh aq shumė restorante tė veēanta janė bėrė.

Ē’mendim keni pėr muzikėn qė bėhet si nė Kosovė, si nė Tiranė?
Flori: Shoh qė ka shumė muzikantė tė rinj. Jam nė njė kohė shumė tė shkurtėr kėtu, dhe gjėja mė negative ėshtė tė futem nė internet dhe tė dėgjoj njė kėngė shqipe. E dėgjon kėngėn, ėshtė shumė e bukur, por prapa nė sfond dėgjon njė kėngėtar turk qė kėndon tė njėjtėn kėngė. Nuk jam dakord me plaxhiaturėn, pasi kemi repertor shumė tė mirė tonin. Ne duhet qė muzikėn tonė ta pėrēojmė nė vendet e tjera. Nuk mė pėlqen qė zėrin e tij tė bukur ta shprehė me njė kėngė tė huaj, e cila ėshtė bėrė hit. Normalisht qė pėr dėgjuesit ajo bėn ndryshimin, pasi ėshtė punuar njė vit pėr atė kėngė dhe kjo nuk mund tė quhet konkurrencė e drejtė.
Argjendi: Nuk diskutohet se ka artistė qė i ruajnė vlerat…por ka edhe shumė pseudo kėngėtarė qė konkurrojnė nė mėnyrė tė pandershme, pasi marrin dhe pėrkthejnė njė kėngė greke apo rumune, pa u lodhur fare. Nėse ne kemi njė hit duhet tė luftojmė qė tė hedhim poshtė 20 hitet e Evropės qė janė kopjuar nga kėngėtarėt tanė dhe qė janė nė tregun muzikor.

Ju ka lindur ideja ndonjėherė tė bashkėpunoni me ndonjė kėngėtare?
Flori: Tani pėr tani gjėrat po na shkojnė shumė bukur.
Argjendi: Nėse ka vlera artistike si kėngėtare, ne jemi tė hapur, pse jo.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Flori-Argjend-Lloga-1.jpg (46.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Flori-Argjend-Lloga-2.jpg (32.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Flori-Argjend-Lloga-3.jpg (36.4 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Flori-Argjend-Lloga-4.jpg (36.8 KB, 1 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Perhapja E Islamit Sabahi Kurani dhe Jeta 0 21-04-2007 17:01
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:33.




Parajsa Shqiptare