Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Familja e re e Dr. Florit!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 04-03-2007, 12:22
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Familja e re e Dr. Florit!

Familja e re e Dr Florit
Ndėrsa tė shfaqet ēdo ditė nė ekran duke kėnduar “S’kena para, kena lind mė bė sevda” Dr Flori nuk tė duket aspak ndryshe nga ai djaloshi qė na ėshtė prezantuar nė gjithė kėto vite, qė nė daljet e tij tė para.
Nuk tė jep asnjė shenjė pėr tė tė shtyrė nė mendimin se tani qė ėshtė bėrė baba ai duhet tė ketė ndryshuar ndopak.
Pantallonat super tė gjėra, ngarkuar me shumė xhepa, bluzat e gjata me stampa alla “Ėest Side Family” qė ai vazhdon tė mbajė, batudat e tij si prej harrakati, tė bindin edhe mė shumė se Dr Flori e ka tė vėshtirė tė bėhet serioz, pavarsisht se ka marrė statusin e tė martuarit dhe e tė zotit tė njė familjeje tė vogėl.

Mendim qė tė bie menjėherė poshtė nėse gjendesh qoftė edhe pėr njė orė tė vetme nė shtėpinė e tij, nė katin e katėrt tė njė pallati qė ndodhet jo shumė larg shkollės “11 Janari”. Aty ku, edhe pse tė veshur ndoshta vėrtet me xhinse tė ēuditshme, e gjen duke pushuar sė qari vajzėn e tij tė vogėl, Kaltrinėn. Brenda atyre katėr mureve ai djaloshi harrakat, pėr tė cilin shumėkush do tė bėnte be se nuk do tė kishte mundur dot kurrė tė krijonte njė lidhje serioze, qė tė pėrfundonte kaq shpejt nė martesė, ėshtė kryekėput tjetėr gjė. Jo vetėm njė baba shumė I kujdesshėm por dhe njė bashkėshort qė ka mėsuar tashmė tė respektojė rregullat familjare me nusen e tij.
Sa kohė u bė qė Blerina ka hyrė nuse nė shtėpinė tėnde?
Kanė kaluar tashmė dhjetė muaj qė prej prillit kur ajo erdhi.
Po historia juaj e dashurisė kur ka nisur?
Ne jemi njohur nė 29 nėntorin e vitit 2005.
Keni bėrė ceremonira pėr fejesėn apo martesėn tuaj?
Jo nuk kemi bėrė asnjė ceremoni. Thjesht Blerina erdhi nė shtėpinė time dhe kaq.


Si u njohėt?
U njohėm krejt rastėsisht siē gjihen nė pėrgjithėsi njerėzit me njėri- tjetrin. Shkova njė ditė pėr tė takuar nė njė kafe njė mikun tim dhe mikeshėn e tij dhe aty njoha Blerinėn.
Tė pelqeu menjėherė? E gjuajte menjėherė?
Po mė goditi menjėherė megjithatė nuk mund tė them se kjo ishte dashuri me shikim tė parė. thjesht mė pėlqeu dhe nisa tė gjuaj.
Si?
Kisha njė strategji timen, fikse, nė ato kohė qė e pėrdorja me tė gjitha femrat qė mė pėlqenin. Por ndėrsa nė gjithė rastet e tjera nuk e kisha marrė asnjėherė shumė seriozisht kėtė herė ngeca brenda. Ndaj dhe gjėrat ndodhėn si ndodhėn pastaj.


Ē’strategji ishte kjo?
Po ja u bėja shumė koplimenta. Pėrpiqesha t’ua merrja mendjen me oratorinė time.
Qė mesa duket, funksionoi dhe me Blerinėn?
Po por me Blerinėn nuk do ta kisha dhe aq tė lehtė sepse ajo nuk ishte nga ato vajzat qė linin kokėn pas djemve tė Ėest Side Family. Madje ajo mė thoshte se nuk kishte ndonjė simpati tė madhe pėr mua e se kėshtu live i dukesha mė mirė se nga ekrani.
A u desh shumė kohė pėr tė kuptuar se Blerina ishte vajza qė duhej?
Jo shumė. Pėr mendimin tim sot ėshtė fat tė njihesh me njė njeri qė ta duash me zemėr dhe me mendje ndaj nuk kisha shumė kohė pėr tė humbur. Me zemėr e ndjeva menjėherė se e doja kėtė vajzė. Pastaj shumė shpejt mu krijua dhe besimi. Kur ajo qė kisha nė zemėr kaloi dhe nė mendjen time u binda menjėherė.
Nė fakt duket qartė se gjėrat mes jush kanė ndodhur shumė shpejt.U bėtė prindėr vetėm njė vit pas njohjės...
E thashė pra se e ndjemė qė nė fillim se s’kishim kohė pėr tė humbur. Ne kemi filluar menjėherė tė jetojmė bashkė. Qė nė ditėt e para tė njohjes rrinim pafund me njėri- tjetrin. Ditėn e kishim tė lehtė ndėrsa natėn ia arrinim me shumė vėshtirėsi sepse na dilnin probleme nga prindėrit e Blerinės.
Blerina ishte gjimnaziste apo studente nė kohėn kur e njohe?
Blerina ishte e angzhuar me njė biznes tė sajin kur e njoha dhe vazhdon edhe sot e kėsaj dite tė ketė tė njėjtin angazhim. Nė mos caboj, edhe pse paskeni ndenjur kaq shumė me njėri- tjetrin, historia juaj nuk do tė bėhej shumė publike. Jeni kujdesur ju vetė qė tė mos merrej vesh nga tė tjerėt?
Sigurisht qė po.


Pse?
Sepse s’mė pėlqente tė bėja biznes me historinė time tė dashurisė. Tani po pranoj tė rrėfej diēka sepse ėshtė shumė mė ndryshe. Ky rrėfim ėshtė mė njerėzor se ka tė bėjė me krijimin e njė familjeje.


Kur lindi vajza?
Kaltrina jonė lindi mė 23 dhjetor tė 2006-ės.
Si t’a dha lajmin e bukur Blerina?
(Qesh)Nė fakt nė njė farė mėnyrė kėtė lajm ia dhashė unė Blerinės. Kisha kohė qė i thosha se mund tė kishte mbetur shtatėzėnė. I kisha vėnė re shenjat dhe u pregatita para asaj se do tė bėheshim prindėr.
Merrke vesh nga kėto gjėra!?
(Qesh) Jam shumė i dhėnė pas kėtyre fenomeneve dhe kam ndjekur shumė dokumentarė sa pėr tė kuptuar kaq gjėra.


A ishit gati pėr kėtė fėmijė?
Njeriu nuk ėshtė asnjėherė gati njėqind pėrqind por kur vjen njė bekim I tillė nga Zoti, mirėsetėvijė. Kur e morrėm vesh me tė vėrtetė qė Blerina ishte shtatėzėnė sigurisht qė u gėzuam shumė por tė them tė vėrtetėn na u krijua njė situatė paksa si e nderė. Ishim sa tė kėnaqur aq edhe tė mpirė.
Ju frikėsonte ajo qė po ndodhte, ndėrsa tė dy ishit shumė tė rinj?
Eshtė e vėrtetė qė ne jemi shumė tė rinj. Unė jam 28 vjeē, ndėrsa Blerina 21 vjeē port ė frikėsuar nuk besoj se ishim. Tė frikshmė janė gjėrat qė nuk arrihen dot. Ato qė arrihej janė tė bukura.


Atėherė pse thua qė ndjeheshit si tė mpirė?
Procesi i ndarjes nga jeta e mėparshme pėr tė rinisur njė jetė kjetėsisht tė re, ėshtė disi i vėshtirė pėr t’u kryer me sukses. Unė e pata mė tė vėshtirė se Blerina me tė thėnė tė drejtėn. Duhet tė lija shumė gjėra, tė mos frekunetoja mė shumė prej vendeve ku shkoja zakonisht e kėshtu me rradhė ndaj nė fillim ndjehesha paksa nervoz aq sa nuk do tė munda tė tregohesha shumė I mirė me Blerinėn nė muajt e parė tė shtatėzanisė sė saj. Por e vura vetėn nėn kontroll dhe kur vajza erdhi nė kėtė jetė unė isha shumė mė i qetė.


E donit tė ishte vajzė?
Nuk kisha ndonjė dėshirė specifike. Le tė ishte ēfarė tė ishte. Ama kur mėsova se ishte vajzė u gėzova dhjetėfish ndoshta sepse nė shtėpinė dhe nė fisin tonė kanė munguar vajzat e njeriu dėshiron mė shumė atė qė nuk e ka.


Tani a ėshtė Flori njė baba i mirė?
Merrem shumė me vajzėn. E mbaj gjatė nė krah por ngaqė e puth shumė, ajo bezdiset e nis e qan. Kaltrina ka marrė dashje padashje regjimin tim. Ashtu si dhe unė ajo rri gjithė natėn zgjuar dhe fle ditėn.
Pak mė lartė the qė tė ėshtė dashur tė shkėputesh nga shumė gjėra qė i pėrkisnin jetės prej beqari. Po nė punėt tuaja sa ka ndikuar krijimi i kėsaj familje?
E kisha fjalėn pėr lokalet, jetėn e natės, shoqėrinė. Nė punėt e mia nuk ka ndikuar aspak. Thjesht dita ime tani ėshtė shumė mė e ngarkuar se krahas punėve me muzikėn, punės qė unė kam nė kompaninė Eurolloto dhe tek Telesport mė janė shtuar dhe impenjimet familjare.


A nuk tė kanė ngacmuar ndonjėherė miqtė e tė njohurit e tu pėr kėtė ndryshim tė menjėhershėm qė bėre?
Unė jam njė njeri qė kur vendos tė bėj diēka nuk pyes askėnd. Vendimet e vogla ose tė mėdha i marr i vetėm fare. Bėj mirė a keq kėtė nuk e di, por kėshtu bėj gjithmonė. Kėshtu bėra edhe kėtė herė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
familja, florit

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Familja mbretėrore padit kryebashkiakun Edi Rama informuesi Shtypi i dites 0 17-11-2007 14:30
Devoll, Denoncohet nga familja zhdukja e 20-vjecarit informuesi Shtypi i dites 0 09-11-2007 04:54
Familja Gaskoinj; Pijanec i ati, pijanece edhe e bija informuesi Sporti Shqiptar 0 27-09-2007 21:00
Hebi Hazhia Kerkohet Nga Familja E Tij rreze dielli Tema shoqerore 0 12-07-2007 14:17
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:53.




Parajsa Shqiptare