| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nga serenatat korēare tek kėngėt labe Kėngėtarja e njohur korēare Ermira Kola tregon pėr fillimet e karrierės sė saj artistike. Megjithėse ka kaluar njė periudhė nėntė vjeēare nga albumi i saj tė fundit, Ermira Kola kujtohet ende nė publik si kėngėtaja e serenatave korēare. Nė albumin e saj mė tė ri, Ermira Kola sjell muzikėn labe tė pėrpunuar shumė bukur nga kompozitori i njohur Adi Hila. Ermira Kola tregon gjithashtu edhe projektet e saj pėr tė ardhmen. -Si ka nisur karriera e Ermira Kolės? Unė kam filluar tė kėndoj qė nė moshė fare tė vogėl, vetėm pesė vjeē. Kam mbaruar njė shkollė muzike, kam hyrė pėr piano nė klasėn e parė. Mė pas fillova tė kėndoja, kanė qenė festivalet ato ku unė kam kėnduar gjithmonė me pionerėt nė fėmijėrinė time. Ēmimet dhe duartrokitjet e publikut kanė qenė ato qė mua mė kanė inkurajuar tė vazhdoj mė tej. Njė nxitje mė shumė ka qenė edhe dėshira e familjes sime pėr tu bėrė njė kėngėtare me emėr. -Ju keni studiuar pėr muzikė... Po, kam studiuar nė Liceun Artistik pėr kanto dhe mė pas vazhdova pėr Ckėl tė Ulėt, sepse nuk fitova dot shkollėn e lartė pėr kanto. Kėshtu qė studimet e mia morėn tjetėr drejtim. -Ju kanė ndihmuar studimet nė shkollėn fillore pėr piano dhe Liceu Artistik nė formimin tuaj si kėngėtare? Po. Kam njohuri nga fusha e muzikės dhe nuk jam thjesht njė kėngėtare pa njohuri artistike, vetėm me vesh. Unė kam studiuar pėr muzikė dhe e kam mbaruar Liceun Artistik me nota shumė tė mira. -Cila mendoni se ishte arsyeja qė nuk fituat shkollėn pėr kanto? Nė fakt kishte shumė konkurrues atė vit. Fati nuk mė ndihmoj. Fakti qė unė nuk mora guximin vitin tjetėr tė konkurroja pėrsėri ėshtė gabimi im sepse unė shikoja qė kishte edhe mosha mė tė mėdha se unė qė vazhdonin tė studionin. -Ėshtė njė peng kjo pėr ju? Patjetėr qė ėshtė njė peng sepse nėse do tė kisha studiuar nė Akademinė e Arteve, ndoshta do tė ishte gjithēka ndryshe dhe nuk do tė isha kėtu sot, ndoshta do tė ishte shumė herė mė mirė. -Karriera juaj ka nisur me serenata korēare apo me kėngė popullore? Me serenata korēare dhe kėngė tė muzikės sė lehtė e kam nisur karrierėn time. Dhe nė kėto gjini jam vlerėsuar me ēmime. Mė pas kam marrė pjesė edhe nė festivalin e muzikės popullore, kam kėnduar. -Korēa organizon ēdo vit njė festival tė serenatave korēare. Sa ėshtė pjesėmarrėse Ermira Kola nė kėtė festival? Po. Kam qenė ēdo vit pjesėmarrėse nė kėtė festival. Vetėm kėtė vit unė nuk kam marrė pjesė nė tė sepse nuk kisha mundėsinė qė tė shkoja nė Korēė. Nuk ma lejonin angazhimet qė kam qė tė largohesha nga kėtu. -Do ti kėndonit serenatat nėse nuk do tė kishit lindur nė Korēė? Natyrisht qė do ti kėndoja. Sepse serenata ėshtė njė muzikė shumė melodioze dhe e njeh e gjithė Shqipėria. Kudo qė kemi kėnduar serenata korēare njerėzit i pėshpėrisnin ato, i dijnė shumė mirė kėngėt korēare. -Ju i keni kushtuar njė kėngė qytetit tuaj tė Korēės. Cilėt kanė qenė bashkėpunėtorėt tuaj nė kėtė kėngė? Kjo ėshtė njė kėngė e kompozitorit Mond Akajno dhe tekst tė Alqi Boshnjaku. janė bėrė disa xhirime, njė videoklip, njė nga videoklipet e para qė realizonte TvKlan. Mendoj se ishin shumė tė bukura. Kur jam kthyer nė Tiranė njerėzit mė njihnin si vajza qė kėndonte kėngėt e Korēės. Kėnga e Korrcės ngeli si himn nė atė periudhė. Mė pas kėtė kėngė e ka kėnduar edhe Kastriot Tusha. -Ermira Kola vjen pas nėntė vjetėsh nė tregun muzikore njė album. Ēfarė tė reja sjell ky album? Pėr fat tė keq muzika ėshtė nė njė situatė tė vėshtirė nė Shqipėri. Duhet tė kėndosh atė qė kap publiku mė shpejt dhe tė shesėsh albumin. Edhe unė disi u pėrshtata, pėrderisa jetojmė nė Shqipėri. Nė kėtė album unė kam sjellė disa kėngė popullore vlonjate tė pėrpunuara shumė bukur nga kompozitori i njohur Adrian Hila. Disa materiale janė kėngė tė reja tė kompozitorit Adrian Hila dhe me tekst tė Gjergj Jorgaqit. -Mendoni se duke iu pėrshtatur tregut keni dalė nga natyra juaj e tė kėnduarit? Po, mendoj se po. Jam krejt ndryshe nga albumi i parė, i cili ishte vetėm me serenata korēare. Ishin kėngė tė reja tė kompozitorit Mond Akajno, por ishin kėngė posaēėrisht tė kompozuara pėr mua, i kam kėnduar unė pėr herė tė parė. Kėngėt e albumit tim tė ri janė totalisht tjetėr gjė. Janė kėngė vlonjate tė cilat unė nuk i kam kėnduar ndonjėherė. Megjithatė mendoj se jam pėrshtatur. Jam pėrpjekur tė jap maksimumin tim. -Nėse do tė krahasohej albumi tuaj para nėntė viteve me albumin tuaj tė ri, cili ėshtė i realizuar mė mirė nga ana profesionale, dhe ndoshta edhe pėr shijet e publikut? Pėr shijet e publikut, mendoj se albumi i parė ishte pėr Jugun dhe pėr njerėzit nė emigracion, tė cilėt kanė mall pėr Korēėn, ndėrsa kėtu kam prekur nga pak tek tė gjitha. Mendoj se ky album shitet nė tė gjithė Shqipėrinė dhe jo vetėm nė Korēė. Nga ana profesionale nuk diskutohet qė albumi i ri ėshtė shumė herė mė mirė sepse gjėrat evoluojnė, si nė zėrin tim qė piqet ashtu edhe nė metodat e incizimit dhe tė orkestrimit janė krejt ndryshe nga ato para nėntė viteve. -Njė nga kėngėt hite tė kėtij albumi ėshtė kėnga Hajde moj cim cim ca. Kjo kėngė ėshtė realizuar edhevideoklip... Po. Kjo kėngė jo se ėshtė mė e bukura por menduam qė tė bėnim videoklip diēka tė veēantė pėr tė tėrhequr publikun. Ėshtė e vėrtetė, ėshtė njė kėngė e bukur, por ka edhe kėngė mė tė bukura, qė ndoshta me kalimin e kohėsh mund tė bėj edhe njė videoklip tjetėr, sepse nuk ėshtė shumė i kushtueshėm. Shpresoj qė tė arrij tė bėj edhe njė kėngė tjetėr videoklip. -E ndjen Ermira Kola konkurencėn e kėngėtarėve tė tjerė tė muzikės Shqiptare? E ēfarė konkurrence mund tė ndjejė unė? Unė pėrpiqem tė jap maksimumin tim dhe gjtihēka ka tė bėj me shijet. Publiku ėshtė ai qė tregon se kush i pėlqen dhe kush jo. Ata i shprehin hapur shijet e tyre. -Ermira Kola ka bashkėpunuar me shtėpinė diskografike Eurostar. Mendoni se ėshtė mė prestigjioze dhe mė e fuqishme nga tė gjitha qė ekzistojnė nė Tiraėn? Ndoshta ėshtė edhe njė nga shtėpitė diskografike mė tė fuqishme, por e zgjodha kėtė sepse edhe albumi im i parė ėshtė realizuar nė Eurostar. Ata u treguan tė gatshėm qė albumi im tė realizohej aty dhe ramė dakord pėr ēdo gjė qė pėrmban kontrata e punės. -Pėrveē kėngėve shqiptare dhe serenatave korēare Ermira Kola kėndon mjaft bukur edhe kėngėt greke. Mendoni tė realizoni edhe njė album me kėngė korēare? Jo. Nuk mendoj. Nuk e kam menduar ndonjėherė. Ėshtė mė mirė kur i kėndojnė grekėt ato kėngė. Megjithėse mė pėlqejnė nuk kam menduar ndonjėherė qė tė realizoj njė album tė tillė. -Ermira Kola ka marrė pjesė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH nė bashkėpunim me kėngėtarin e madh Kozma Dushin. Ishte njė eksperiencė e re pėr ju kjo dhe mendoni tė merrni pjesė nė jubilenė nė edicionin e 45-tė tė kėtij festivali? Po, ishte njė bashkėpunim i bukur. Ishte ideja e Kozma Dushit, i cili mė bėri ftesėn pėr tė kėnduar bashkė. Natyrisht qė nuk e refuzova sepse ėshtė njė kėngėtar shumė i mirė. Kėnga u prit mjaft mirė megjithėse nuk u futėm nė natėn e tretė finale. Dihet qė ėshtė njė fatkeqėsi qė shumė kėngėtarė tė mirė, madje mė tė mirė nga ata qė fitojnė, dalin tė zhgėnjyer nga festivalet. Nuk mendoj se do tė marr pjesė sot nė festivale, nuk mė pėlqejnė. Mė duket humbje kohe sepse ėshtė mė mirė qė tė realizosh njė videoklip tė mire apo qė publiku dhe admiruesit tė vijnė dhe tė tė ndjekin atje ku kėndon ti. Jam pesimiste lidhur me kėtė. Pastaj edhe puna qė unė kam mė lodh mjaft, sepse punoj nė njė lokal me muzikė live.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| ermira, kenget, kola, korcare, labe, serenatat, tek |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Serenatat Korēare! | AlbShkodra | Muzika | 0 | 08-05-2004 06:31 |