Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Ermira Bodinaku - Muziken popullore e kendoj me dashuri

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 14:56
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Ermira Bodinaku - Muziken popullore e kendoj me dashuri

Muzikėn popullore e kėndoj me dashuri

Flet kėngėtarja e njohur e muzikės qytetare popullore e Shqipėrisė sė Mesme, Ermira Bodinaku. Ajo tregon pėr dashurinė qė ka pėr muzikėn popullore dhe pėr cilėsitė dhe karakteristikat mė tė mira tė kėsaj kėnge tė vendlindjes sė saj. Kėngėtarja e cila ka qenė edhe specialiste e muzikės popullore kujton me nostalgji vitet kur punonte si redaktore dhe gazetare e muzikės qytetare popullore shqiptare nė Radio Tirana. Ermira Bodinaku shprehet se, “Kėngėn e Shqipėrisė sė mesme e dua dhe e kėndoj me dashuri sepse janė kėngėt me tė cilat jam rritur. Jam rritur duke dėgjuar gjyshen time e cila kėndonte nėpėr shtėpi me zėrin e saj tė ėmbėl, tė ngrohtė.
Melizmat, ngjyrat dhe lulet e kėngės popullore qytetare tė Tiranės i kam dėgjuar nga gjyshja ime”.

-Ēfarė tė reje sjell ky album i ri pėr Ermira Bodinakun?
Me kėtė album sjell Ermirėn, cilėsitė dhe karakteristikat mė tė mira tė kėngės sė vendlindjes sime bashkangjitur me vlerat e vokalit tim. Mendoj se jam brenda shijes sė bashkėqytetarėve tė mi dhe se edhe ata do tė japin vlerėsimin e tyre pėr kėtė album.
-Nė albumin tuaj pėrveē kėngėve tė pėrpunuara ka edhe krijime tė reja?
Po. Kam edhe krijime tė reja si kėnga, “Sa lezet vallja qė ka”, “Mos e mbaj mendjen tek unė”, “Lum kush dashuron”. Albumi im mban 11 kėngė dhe tetė prej tyre janė pėrpunime.

-Ermira Bodinaku sjell Shqipėrinė e mesme nė kėtė album…
Po. Kam sjellė kėngėn e pastėr e Shqipėrisė sė Mesme. Nė kėtė album janė kėngėt popullore tė vjetra tė Shqipėrisė sė Mesme.
-Ka materiale tė trevave tė tjera nė kėtė album?
Jo. Nuk kam materiale tė trevave tė tjera, janė vetėm kėngė popullore qytetare tė Shqipėrisė sė Mesme.
-Kėndoni edhe kėngė tė trevave tė tjera, tė jugut apo serenata?
Po. Kėndoj edhe kėngė tė jugut dhe tė gjitha kėngėt popullore qytetare shqiptare. I dashuroj tė gjitha. Shqipėrinė e mesme nė veēanti sepse jam tiranase, por kėndoj bukur edhe kėngėn e jugut.

-Po me serenatat korēare ka ndonjė lidhje Ermira Bodinaku?
Jo, nuk kam asnjė lidhje thjeshtė hyjnė nė preferencat e mia. Mė pėlqejnė shumė edhe serenatat.
-Me cilin keni bashkėpunuar pėr realizimin e kėtij albumi?
Pėr tė realizuar kėtė album kam bashkėpunuar me Fatmir Lelėn. Gjithēka ėshtė realizuar nga ai sė bashku me mua.
-Po pėr tekstet e kėngėve kush ka punuar?
Edhe tekstet janė njė bashkėpunim i yni. Edhe unė shkruaj pak edhe Fatmiri.
-Cilat janė kėngėt e Shqipėrisė sė mesme qė ju sillni nė kėtė album?
Kėngėn e Shqipėrisė sė mesme e dua dhe e kėndoj me dashuri sepse janė kėngėt me tė cilat jam rritur. Jam rritur duke dėgjuar gjyshen time e cila kėndonte nėpėr shtėpi me zėrin e saj tė ėmbėl, tė ngrohtė. Melizmat, ngjyrat dhe lulet e kėngės popullore qytetare tė Tiranės i kam dėgjuar nga gjyshja ime.

-Gjyshja juaj ka qenė kėngėtare?
Jo. Ajo thjesht e kishte pasion kėngėn dhe kėndonte nėpėr shtėpi. Kjo ka ndikuar tek unė. Mė pas kam ndjekur me vėmendje mjeshtrat e kėngės popullore qytetare si, Fitnete Rexha, Hasa Zyberi, mė pas dhe Zeliha Sina, tė cilėt kanė qenė shembull frymėzimi pėr mua.
-Ēfarė ju ka tėrhequr mė shumė nga kėngėtarja e madhe Zeliha Sina?
Zėri i saj dhe interpretimi. Ajo e ka interpretuar shumė bukur kėngėn e Shqipėrisė sė mesme. Ajo i ka rritur vlerat e kėngės popullore qytetare. Kėnga qytetare e Shqipėrisė sė mesme mund tė quhen arioza tė vogla, nuk ėshtė thjesht njė kėngė.
-Sapo ka dalė albumi juaj i ri. Mendoni e keni nxjerrė vonė kėtė album?
Ashtu ėshtė nė fakt, ky album ka ardhur pak vonė por mė mirė vonė se sa kurrė.

-Mendoni se ėshtė e vėshtirė pėrshtatesh shijeve tė publikut sepse nė Shqipėri ka njė dyndje kėngėtarėsh dhe albumesh?
Nuk them se ėshtė e vėshtirė, por ky album ka ardhur vonė pėr shkak tė neglizhencės time. Gjatė kėtyre viteve unė kam qenė shumė aktive nė veprimtari artistike dhe nuk kam pushuar as njė ditė sė kėnduari. Nuk kam patur asnjė shkėputje nga publiku, pėr asnjė ēast. Kam kėnduar edhe nė koncerte nė Shqipėri dhe jashtė saj.
-Si vendosėt tė realizonit kėtė album?
Nė fakt ka qenė njė shtysė e Fatmir Lelės. Mė tha se, “shumė kėngėtarė kanė nxjerrė albume, pse ti nuk po nxjerr njė album?”.

-Materialet e albumit janė pėrzgjedhur nga Fatmiri apo nga tė dy?
Tė dy bashkė kemi punuar. Natyrisht duke iu pėrshtatur edhe vokalit tim. Jemi pėrpjekur tė pėrzgjedhim edhe kėngė tė cilat nuk janė konsumuar shumė nė tregun muzikor, kėngė qė kanė vlerat e tyre artistike, kėngė qė mė kanė pėlqyer mua dhe kam patur pėr zemėr dhe kėshtu u realizua albumi.
-Pėrveē se jeni kėngėtare ju keni qenė edhe specialiste e kėngės popullore nė Radio Tirana. Ēfarė kujtoni nga kjo pėrvojė?
E kujtoj me shumė nostalgji radion sepse kam punuar shumė vite atje. Kam qenė gazetare dhe redaktore e muzikės popullore nė Radio Tirana. Atė profesion e kam punuar me plot dashuri ashtu si kėndoj kėngėt me shumė dashuri. Kam realizuar disa emisione muzikor. Unė kam pėrcjellė vlerat e muzikės popullore qytetare shqiptare nė vite. Kam realizuar mjaft emisione tė bukura ku kanė qenė tė ftuar mjaft specialist nga specialistėt mė tė mirė tė muzikės shqiptare si, Ēesk Zadeja, Tish Daija qė tani nuk jetojnė mė. Kėngėtarėt mė tė njohur tė muzikės popullore qytetare shqiptare i kam patur tė ftuar nė emisionet e mia.

-Ruhen kėto emisione nė arkivin tuaj?
Tė gjitha kėto emisione ruhen nė arkiv.
-Do tė kthehet mė Ermira Bodinaku nė profesionin e redaktores sė muzikės popullore nė RTSH?
Qė ditėn e parė qė jam larguar nga radio gjithmonė kam menduar se do tė kthehem aty. Zemrėn e kam pėrsėri aty.
-Nė cilat shtete keni qenė e ftuar pėr koncerte dhe ku jeni pritur mė mirė?
Kam qenė nė Danimarkė, nė Suedi, nė Zvicėr kam qenė disa herė, nė Kosovė, nė Maqedoni etj. Jam pritur shumė mirė nė kėto aktivitete.

-Keni kėnduar ndonjėherė kėngė tė trevave tė tjera?
Po i kam kėnduar tė gjitha kėngėt, tė Shqipėrisė sė mesme, tė jugut, tė veriut, kėngėn kosovare, serenatat korēare, tė gjitha.
-Ju i kėndoni shumė mirė serenatat korēare, por nė kėtė album nuk keni asnjė. Do tė sjelli Ermira Bodinaku njė album me serenata korēare?
Patjetėr. Kam ndėrmend qė ndoshta mė vonė do tė realizoj njė album me serenata.
-Cila ėshtė arsyeja qė ju pėlqejnė serenatat?
Serenatat kanė qenė njė simpati e hershme e imja e cila erdhi duke u rritur pas pėrfundimit tė konservatorit. Mė pėlqejnė sepse brenda tyre pėrmbajnė melodi.

-Ju jeni njė familje artistėsh. Bashkėshorti juaj ėshtė njė instrumentist i cili prej vitesh ėshtė pjesė e orkestrės sė Radio Televizionit Shqiptarė. Vajza juaj Erga ėshtė njė talent i ri nė muzikė. Si ndiheni pėr kėtė fakt?
Ndihem mjaft mirė dhe mjaft komode. Tre artistė nė familje ėshtė mjaft mirė. Bashkėshorti im ėshtė trompisti i parė i orkestrės sė Radio Televizionit, Erga ėshtė pianiste, mbaroi Liceun Artistik, ėshtė njė pianiste e shkėlqyer, por ajo ka edhe dėshirė tė kėndoi. Ajo do tė shkoi nė Milano sė shpejti, nė njė specializim nė njė nga konservatorėt mė prestigjioz tė Italisė, “Arcobalenno”, do tė specializohet si kėngėtare e muzikės moderne.

-Kėndon Erga kėngė popullore?
Po, kėndoj unė kėndon edhe ajo bashkė me mua. Ajo i kėndon tė gjitha por mė shumė pėlqen rrymat moderne.
-Shumė kėngėtarė kanė hedhur albume nė treg. E ndieni konkurrencėn?
Ēdo kėngėtar ka individualitetin e vet dhe shpreh vlerat e veta. Ambicie nuk kam absolutisht madje kur njė kėngė kėndohet bukur e dėgjoj me mjaft dashuri.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Mehdi Zena - Nje jete me kengen qytetare elbasanase Administratori Muzika 0 22-04-2007 17:53
Bujar Cici - Une, trashegimtari i muzikes origjinale popullore Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 21-12-2006 13:38
Ermira Kola - Nga serenatat korcare tek kenget labe Administratori Muzika 0 21-12-2006 13:01
Ledia Halili - Deshira ime, kthimi ne identitet i muzikes popullore Administratori Muzika 0 21-12-2006 12:20
Proverba te ndryshme! Administratori Filozofia 11 27-02-2005 08:55


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:44.




Parajsa Shqiptare