Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Eli Fara - Muzika ime, prezente per emigrantet shqiptare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-12-2006, 17:03
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Eli Fara - Muzika ime, prezente per emigrantet shqiptare

Eli Fara - Muzika ime, prezente pėr emigrantėt shqiptarė

Kėngėtarja e mirėnjohur e muzikės popullorė shqiptare dhe e serenatave tė bukura korēare rikthehet pėrfundimisht nė vendlindje. Ndihep pėrsėri si emigrante, shprehet Eli Fara gjatė intervistės, sepse jam gjithmonė e pranishme mė koncerte dhe mbrėmje pranė emigrantėve shqiptarė nėpėr botė. Muzika "live" dhe ambienti familjarė dhe shumė atdhetar shoqėron mbrėmjet midis emigrantėve. Kėngėtarja e mrekullueshme do tė sjellė sė shpejti njė perlė me kėngė tė reja popullore. Albumi i ri do tė vij me kompozime tė reja pėr publikun shqiptar.Eli Fara do tė ketė bashkėpunėtorė nė realizimin e kėtij albumi kompozitorė tė njohur tė muzikės shqiptare si: Josif Minga, Edmond Zhulali Sokol Serica, Shpėtim Saraēi etj. Kėngėtarja shpreh se dėshiron qė pas kėtij albumi me kėngė popullore tė sjelli njė album tjetėr me sonata dhe serenata korēare tė cilat janė mė tė preferuarat nga tė rinjtė.

-Eli Fara vjen nga pushimet. Ndiheni e shlodhur dhe e kėnaqur nga pushimet nė Spanjė?
Po. Shkova njė javė nė Spanjė sė bashku me vajzėn time. Vendosa mė nė fund tė pushoj pas disa vitesh qė nuk e kisha patur kėtė mundėsi. Kanė kaluar dy apo tre vjet qė nuk kam bėrė pushime sepse kisha shumė aktivitete e nuk mė ka tepruar koha. Kėtė vit vendosa qė tė pushoja nė njė vend ku nuk kisha qėnė mė parė.
-Si ishin pushimet nė Spanjė, mė tregoni programin e ditės gjatė pushimeve nė Spanjė?
Normalisht qė ishin shumė tė bukura, pėr vetė faktin qė isha me vajzėn time. Ishim vetėm ne tė dyja nė njė vend kaq tė bukur. Ishin pushime tė veēanta pasi mua mė pėlqen shumė muzika latine, zjarri dhe ritmi qė ka ajo ėshtė shumė i bukur. U pėrpoqėm me vajzėn qė tė shėtisim, tė flasim pėr shumė gjėra, tė pushojmė nė det dhe tė argėtoheshim.

-Vetėm java qė kaluat nė Spanjė i jep fund pushimeve tuaja kėtė vit apo do tė shkoni diku tjetėr pėr tė pushuar?
Nė fakt kam rezervuar edhe njė javė tjetėr pėr tė pushuar.
-Ndalemi pak tek kėnga. Ku e ndjeni se jeni mė e pėlqyer nė publik me serenatat shumė tė bukura qė bėni apo me muzikėn ritmike popullore?
Unė i dua shumė tė dyja kėto gjini. Muzika popullore ėshtė e vulosur pėr mua, nuk ėshtė e vėshtirė ndėrsa serenatat janė mė tepėr pėr tė rinjtė, janė mė tepėr romantike dhe mė tė qeta. Mua kjo mė pėlqen dhe dua qė tė jem e pranishme me to.
-Sonata juaj qė ėshtė e pėrfshirė nė albumin tuaj tė fundit ėshtė shumė e pėlqyer nga rinia dhe lanēohet shumė nė radio tė ndryshme dhe nė diskoteka.
Kjo sonatė ėshtė njė kėngė e bukur me tė vėrtetė. Nė diskoteka ajo kėrkohet shumė nė Kosovė dhe ėshtė njė kėngė qė mund ta kėndoj disa herė nė njė natė pasi tė rinjtė dėshirojnė qė ta dėgjojnė dhe kėndojnė qė tė gjithė sė bashku. Kjo ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pasi ėshtė dėshira e tė gjithė kėngėtarėve, qė publiku tė kėndojė me ne. -Serenatat Korēare. Ju keni zgjedhur ato mė tė pėlqyerat dhe mė tė goditurat, na fol pak pėr to. Kam zgjedhur serenatat mė tė pėlqyera por duke bėrė njė pėrzgjedhje tė atyre qė mė pėrshtaten nė ze dhe nė interpretim. Kam kėnduar serenatėn sepse kam kujtime nga njerėz tė ndryshėm, artistė tė njohur korēar duke kėnduar nė rrugė poshtė dritareve. Mė ka pėlqyer gjithmonė ajo atmosferė dhe kam dashur qė ta kultivoj atė gjini. Nė Korēė ka patur zėra mashkullor shumė tė bukur tė cilėt kėndonin nė rrugė serenata pėr tė dashurat e tyre. Shumė prej serenatave korēare kanė njė histori tė vėrtetė dhe kjo i bėnė mė tė bukura ato.

-Ju jeni larguar nga Korēa. Sa ju mungon Korēa juve dhe ju korēarėve?
Pjesa mė e madhe e korēarėve janė larguar nga Korēa dhe jetojnė nė Amerikė. Jetojnė nė Boston apo Detroit. Ndihem pak keq kur shkoj nė Korēė dhe atje janė larguar tė gjithė njerėzit ose tė paktėn shoqėria e vjetėr. Ata pothuajse janė shpėrngulur nė Amerikė apo nė vende tė tjera pėr arsye qė dihen tashmė. Megjithėse tė lind dėshira pėr tė shkuar, qoftė vetėm pėr tė parė rrugėt apo lokalet ku kemi qėndruar dikur. Tė lind dėshira pėr tė shkuar nė pallatin e kulturės, pėr tė takuar ata artistė qė kanė mbetur atje pėr tė komunikuar. Shkoj pėr tė takuar edhe profesorin tim Josif Minga i cili ka qenė bashkėpunėtori im nė tė gjitha albumet. Ka gjėra qė mq tėrheqin pėr tė shkuar nė Korēė.

-Eli Fara largohet dhe rikthehet nė Shqipėri. Jeni kthyer pėrfundimisht?
Jam kthyer nė Shqipėri dhe mė duket vetja sikur jam pėrsėri emigrante. Ka dy arsye qė mė bėjnė tė ndihem kėshtu, e para ėshtė se erdha nga njė botė tjetėr nė njė botė tjetėr dhe arsyeja e dytė ėshtė se kam shumė aktivitete jashtė dhe kthehem pėr pak ditė nė Shqipėri. Vendosa qė tė kthehem ndryshe nga tė tjerėt sepse kėtu mund tė realizoja mė shumė aktivitete dhe mund tė nxirja albume tė reja. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr njė artist, kjo i mban shpirtin gjallė. E pashė tė arsyeshme qė tė kthehesha. Por nuk mund tė rri pa thėnė se e ndiej mungesėn e njė pjese tė Njė York-ut. Kam jetuar katėr vjet atje.
-Sa kanė qenė pėr ju ato katėr vjet shumė apo pak?
Mė janė dukur shumė sepse kam jetuar ēdo ditė atje.

-Shqiptarėt qė jetojnė atje e ndiejnė mungesėn tuaj tani qė shkoni vetėm pėr koncerte dhe ktheheni pėrsėri nė Shqipėri?
Ndonjėherė ne bėhemi tė ēuditshėm. Kur nuk tė kemi tė kėrkojme dhe kur tė kemi neglizhojmė. Megjithatė nuk mund tė kemė ankesa pasi kam patur aktivitete kudo qė jam gjendur dhe jam ndjer mirė.
-Keni patur shumė aktivitete si nė Shqipėri ashtu edhe jashtė. Cilat janė ato mė tė rėndėsishme?
ēuditėrisht kamė qenė mė shumė e angazhur nė aktivitete pėr emigrantėt e shumtė qė ndodhen nė Greqi. Kur jam kthyer nė Shqipėri nuk e dija nė sa dhe nė ēfarė aktivitetesh do tė isha e angazhuar. Shkova pėr njė koncert nė Greqi dhe papritur ata u bėnė dy pastaj dhjetė, njėzetė e ndoshta edhe tridhjetė. Atje jam gjendur para njė publiku shumė tė dashur. Interpretimet e mia nė kėto aktivitete kanė qenė "live". Atje organizohen mbrėmje festive ku kėndojmė bashkė dhe ka patur raste qė njė mbrėmje ka zgjatur tre orė dhe kam kėnduar "live" pėr njerėzit qė kanė mall. ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė kur sheh njerėzit qė vijnė me flamuj dhe kėndojnė me ty. Pastaj ndihesh edhe e lodhur, por lodhjen e mposht kėnaqėsia dhe fillon gjithēka nga fillimi.

-Krijimtaria juaj ka pėrfshirė dy albume dhe sė shpejti do tė lanēohet njė album tjetėr i ri juaji, do tė jetė ndryshe nga tė tjerėt?
Kam pretendime nė fakt pėr kėtė album tė ri. Kur jam kthyer kam patur idenė se duhet tė bėja njė album tė ri. Kanė kaluar dy vjet dhe mendoj se kam arritur diēka deri tani. Albumet e para kanė qenė bashkėpunim me profesorin Josif Minga. Dy albumet e fundit kanė qenė njė bashkėpunim me Edmond Zhulalin i cili ka bėrė njė ēudi pėr mua. Jam mjaft e kėnaqur nga bashkėpunimi qė kam patur me tė. Albumi qė shpresoj ta realizoj kėtė vit do tė ketė krijime tė reja. Mendoj se kėto krijime mua mė mbushin dhe mė japin njė tjetėr ndjesi. Realizimi i njė albumi mund tė bėhet edhe brenda njė jave por ēfarė sjell, tashmė ėshtė bėrė modė qė tė pėrsėriten gjithmonė tė njėjtat gjėra. Nuk mė pėlqen qė kėtė gjė t'ia bėj vetes. Kam dy krijime tė reja nė kėtė album nga Josif Minga, njė ėshtė baladė dhe njė kėngė popullore. Dy krijime janė tė muzikantit tė talentuar nga Elbasani Sokol Serica, do prek pak Shqipėrinė e mesme. Njė kėngė e orkestruar nga Shpėtim Saraēi, me tekst tė Jorgo Papingji dhe tė njė poeti tjetėr qė unė e kam pėrzemėr Timo Flloko. Do tė doja qė tė kisha njė tekst nga Xhevahir Spahiu. Njė material ėshtė realizuar me Florin, dy materiale tė tjera qė jam duke i punuar janė tė kompozitorit Edi Balili dhe shpresoj qė do tė ketė gjėra tė reja.

-Kėngėt e Shqipėrisė sė mesme ju i keni kėnduar nė njė bashkėpunim me Merita Halilin. Sa do tė bashkėpunosh me Sopotin apo mė Edi Balilin?
Do tė pėrpiqem qė tė sjell risi nė kėtė album pa bėrė diferencime apo dallime kėngė tė Shqipėrisė sė mesme apo tė jugut.
-Nėse nė promovimin e albumit tuaj do tė pėlqehet mė shumė njė kėngė e Shqipėrisė sė mesme dhe jo e jugut si do reagoni?
Pėr mua do tė jetė kėnaqėsia e dyfishtė. Dėshiroj qė tė kem sukses nė kėtė gjini. Pėrderisa ne nė mbrėmje tė ndryshme dhe nė koncerte tė ndryshme kėndojmė kėngė tė trevave tė ndryshme interpretimi nė album i kėtyre kėngėve do tė ishte diēka shumė e bukur.
-Keni zgjedhur pėr tekstet e kėngėve tuaja autorė shumė tė njohur. Shkruan Eli Fara poezi?
Nuk shkruaj fare poezi por mė pėlqen shumė qė t'i lexoj ato.

-Cila nga shtatė ditėt e javės ėshtė dita juaj me fat?
Pėr mua tė shtata ditėt janė tė njėjta. Nė ditė tė caktuara mund qė tė jem nė lėvizje apo nė njė aktivitet por nuk ka njė ditė pėr tė cilėn mund tė them se ėshtė ajo me fat. Edhe dita e martė qė konsiderohet si ditė ters pėr mua ėshtė e mbarė.
-Stina juaj e preferuar?
Kjo varet nga gjendja shpirtėrore. Mė ka pėlqyer dimri kur isha nė Korēė sepse binte dėborė. Mė pas nuk binte mė shumė dėborė dhe nuk po mė pėlqente mė. Mė pėlqen vera por kur gjendesh nė kėtė vapė tė madhe ndryshon mendim. Pranvera ėshtė njė stinė e bukur por edhe vjeshta.
-Stina mė e lodhshme pėr ju e cila ėshtė e zėnė me shumė aktivitete?
Dimri mė lodh mė shumė. Ndonjėherė mė duket shumė i gjatė kur ėshtė i ftohtė.
-Kur do tė vij Eli Fara me njė koncert recital pėr publikun shqiptar?
E vėrteta ėshtė qė unė koncerte recitale jap ēdo javė por realizimin e njė koncerti kėtu e marrė shumė seriozisht dhe nuk kam patur kohėn e duhur pėr t'u pėrgatitur pėr njė koncert ashtu si dua unė tė pėrgatitem.

Njė ide kam qė kur tė realizoj albumin tė bėj edhe njė koncert recital me diēka tė re duke shtuar edhe kėngėt e mia mė tė bukura tė mia, megjithėse unė i dua tė gjitha kėngėt, ka kėngė qė janė tė spikatura dhe pėlqehen mė shumė nga publiku. Atėherė do tė ishte koha mė e mirė pėr tė realizuar njė koncert recital.

-Nė albumin tuaj tė ri do tė ketė materiale tė gjinive tė ndryshme. Nė veēanti do tė ketė balada nė fomėn e sonatave tė cilat janė shumė tė pėlqyera nga tė rinjtė shqiptarė. Sa tė tilla do tė pėrfshijė ky album?
Nuk dua qė ky album tė jetė njė pėrzierje kėngėsh, popullore dhe serenata. Kam mė mendje qė pas kėtij albumi qė do tė jetė me kėngė popullore tė bej njė album vetėm me sonata dhe balada. Sonatat qė do tė pėrfshihen nė kėtė album janė tė tilla qė i pėrshtaten atij. Ato nuk do jenė nė tipin e serenatės. Sonata ka njė lirshmėri, njė gjerėsi, njė rrjedhshmėri, njė butėsi ndėrsa serenata mund tė jetė alegro, mund tė jetė nė tė gjitha llojet e lėvizjes. Kėngėt qė do tė jenė nė kėtė album pėr mua janė balada. Nuk do tė jetė as sonatė as serenatė. Balada ėshtė ndryshe nga tė dyja, ajo tingėllon si kėngė qytetare dhe unė do e trajtoj me njė motiv popullor qytetarė qė tė jetė mė afėr me kėngėt e tjera tė albumit.

-Eli Fara ka njė zė tė bukur, tekste dhe muzikė tė bukur dhe ėshtė dhe vetė akoma mė e bukur.Ku qėndron suksesi juaj?
Kur jemi tė rinj gjithė ngulmojmė qė tė biem nė sy dhe tė na pėlqejė vetja. Unė i kam kaluar kėto gjėra dhe e rėndėsishme ėshtė qė ndihem mirė. Mė ndodh shpesh qė tė mė bėjnė kėtė pyetje. Pėrgjigjia ime ėshtė se unė jam gjithmonė nė lėvizje dhe nuk kam kohė qė ta shoh veten.
-Cili ėshtė mesazhi qė i pėrcillni artistėve tė rinj tė cilėt i hyjnė me pasion fushės sė muzikės?
Mendoj se tek rinia gjenden gjithmonė talente. ėshtė fatkeqėsia e tyre qė nuk ka njerėz dhe institucione qė mund t'i marrin seriozisht kėta tė rinj dhe t'i trajtojnė. Nuk ka njė organizim nė fushėn e artit. Dhe pėr ne, kėngėtarėt me eksperiencė ėshtė njė lodhje dhe stėrmundim organizimi dhe ndoshta edhe nga eksperienca ia dalim. Tė rinjtė nėse nuk i menaxhon dikush, nėse nuk pėrpiqet dikush qė tė ngrejė artin e tyre lart nuk ėshtė faji i tyre.

-Muzika shqiptare ka festivale tė ndryshme. Nuk do tė ishte mirė qė tė kishte edhe njė festival pėr muzikėn popullore e cila tė shėrbente si njė lloj kursi pėr ta?
Natyrisht qė realizimi i koncerteve tė kėngės popullore do tė ishte diēka e mirė. Unė jam promovuar si kėngėtare e muzikės popullore nga koncertet e Gjirokastrės. Mendoj se ndoshta pėr rininė tonė ky festival ėshtė i parėndėsishėm dhe i dalė nga moda, sepse kjo rini dėshiron qė tė ndihet moderne por dikush qė e ndien se ėshtė i talentuar duhet qė tė niset nga atje dhe tė ketė shembull ata mjeshtra qė kėndojnė melodi aq tė bukura, ta gjejnė veten dhe tė dijnė si tė vazhdojnė.

-Plani juaj mė i afėrt?
Plani mė i afėrt ėshtė qė tė shkoj pėrsėri pėr pushime. Vendosa qė kėtė verė tė pushoj dhe tė mos angazhohem me aktivitete.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
eli, emigrantet, fara, ime, muzika, prezente, shqiptare

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Topi feston me emigrantėt shqiptarė festėn e pavarėsisė informuesi Politika shqiptare 0 27-11-2007 21:00
Llesh Kola - Emigrantet tane ne Itali, jane nje komunitet vlerash kombetare Administratori Emigracioni 0 25-05-2007 21:01
Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare Administratori Letersia 0 21-03-2007 23:55
Arjeta Zhuta - Fama ime ne Popstars, nje porte drejt suksesit Administratori Muzika 0 24-01-2007 14:52


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:17.




Parajsa Shqiptare