Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Edmond Zhulalin - Preferoj kompozitorin, vleresoj rolin e drejtuesit artistik

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 11:01
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Edmond Zhulalin - Preferoj kompozitorin, vleresoj rolin e drejtuesit artistik

Edmond Zhulalin: Preferoj kompozitorin, vleresoj rolin e drejtuesit artistik

Ai ėshtė me siguri kompozitori mė prodhimtar i kėngės sė lehtė. Ėshtė fitues i shumė ēmimeve tė Festivalit tė Kėngės nė vite. Mungesa e krijimeve tė tij do tė ndihet mes tingujve tė jubileut tė festės sė kėngės kėtė vit. Por ja qė ai zgjodhi njė profil tjetėr, atė tė drejtimit artistik tė festivalit tė sivjetshėm, i cili do tė hyjė nė histori si mė madhėshtori. Jo vetėm pse feston 45 vite, por sepse ka patur njė organizim special me Fest Galanė dhe Netėt e tė Rinjve, dy risi nė fushėn e muzikės. Zgjedhje e zgjuar e kompozitorit Zhulali, qė bėhet pjesė kyēe e kėtij realizimi. Ne zbuluam surprizat dhe detajet e netėve tė festivalit, qė sonte nis garėn me natėn e parė...

Z. Zhulali, merrni pjesė si drejtues artistik nė “Festivalin e 45- tė tė Kėngės nė RTSH”, duke dalė kėshtu nga petku i kompozitorit, siē jemi mėsuar t’ju dėgjojmė. Ēfarė pėrgjegjėsie ėshtė, aq mė tepėr nė kėtė jubile?

Tashmė jemi nė pėrfundim tė kėsaj veprimtarie, por qė nė momentine parė unė e kam vlerėsuar shumė dhe ka qenė njė sfidė e re e imja nė fushėne artit. E pranova me kėnaqėsi, sepse roli i drejtuesit artistik ėshtė nja nga kryesorėte kėsaj veprimtarie. Qė nė momentine parė, unė kam patur njė vizion mė tė gjerė, sepse ky festival ėshtė i 45- ti dhe si i tillė mendova dhe sugjerova ta zgjerojmė gamėne aktiviteteve. Nė kėtė kuadėr, njė pjesė e madhe e kėtyre janė kryer, siē kanė qenė Nata Gala, me tė cilėn edhe publiku ėshtė njohur. Njė natė shumė emozionuese, me ēmime dhe vlerėsime tė jashtėzakonshme, me kujtime tė mėdha tė gjithė artistėve pjesėmarrės. Ėshtė finalizuar edhe festivali i tė rinjve, nė tė cilin janė pėrzgjedhur dy fituesit. Jemi njė natė pėrpara festivalit, qė ėshtė njė ngjarje shumė e madhe e muzikės sė lehtė. Nuk gaboj pot ė them se gjithė vėmendja e muzikantėve profesionistė qė punojnė nė fushėn e muzikės sė lehtė, gjithė vėmendja e publikut artdashės sė kėngės, ėshtė pėrqėndruar nė kėto tre netė, sepse kėtu bėhet edhe ballafaqimi I vlerave mė tė mira tė artit, kėngėtarėve, krijimtarisė sė re…Pra ėshtė njė festival tashmė professional nė tė gjitha drejtimet.
Cilat janė elementet artistikė qė keni sjellė ndryshe nga vitet e tjera tė kėtij festivali?
Festivali ka njė tė veēantė: ėshtė gjithmonė I ri, I freskėt, sepse pavarėsisht nga pėrvoja e gjatė qė ka, ai gjithmonė shoqėrohet nga kėngė tė reja.

Kjo e bėn gjithmonė tė kėrkuar nga publiku. Pra, gjithė synimi ynė kryesor ka qenė pėrzgjedhja e kėngėve, qė ka qenė shumė e rėndėsishme. Jam shumė I kėnaqur me jurinė qė pėrzgjodhi kėngėt, tė gjitha kėndohen nga kėngėatrė tė pėrgatitur nga ana profesionale. Pjesa mė e rėndėsishme ėshtė pėrzgjedhja e kėngėve. Tani I kemi kaluar tė gjitha fazat e korrigjimeve tė pėrgatitjeve para festivalit, po zhvillohen edhe nė skenė porvat me orkestrėn simfonike. Kėngėtarėt kėndojnė live dhe do ta veēoja kėtė, sepse ėhstė I vetmi festival ku kėndohet live. Tė gjithė tė tjerėt kėndojnė playback kjo e bėn mė tė dallueshėm dhe mė nė qendėr tė kritikave dhe vlerėsimeve. Interpretimi live ka tė bėjė edhe me pėrgatitjen e kėngėtarit, qė ka shumė rėndėsi.

Edhe njė pjesė e orkestrės ėshėt live. Pra, ēfarė shikoni ju nė skenė ėshtė direkte. Muzika, pra njė kombinim i bazės orkestrale me kėngėtarėt qė interpretojnė live. Kėto janė disa veēori qė kanė tė bėjnė me anėn profesionale dhe me konkurrimin.

Po pėrsa i pėrket tė ftuarve? Kemi dy artistė tė huaj dhe ėshtė traditė e festivalit tė sjellė emra tė njohur pėr tė pėrshėndetur...
Ėshtė tashmė njė traditė, por impenjimi ka qenė shumė i madh dhe vėshtirėsitė kanė qenė shumė tė mėdha, sepse festivali koinēidoi me festėn e Krishtlindjeve. Tė gjithė artistėt mė nė zė nė botė janė fokusuar nė kėto aktivitete festive dhe mezi kemi arritur tė marrim dy kėngėtarė shumė dinjitozė, do thoja, siē janė Zarillo dhe Don Backy. Gjithashtu, natėn e tretė kemi njė kėngėtare tė shkėlqyer si Aurela Gaēe, e cila ka shumė mall pėr ne, por edhe ne kemi mall pėr Aurelėn. Kemi edhe disa tė ftuar tė tjerė, qė janė shumė tė rėndėsishėm, qė jetojnė nė Shqipėri dhe ne duhet, nė fund tė fundit, tė vlerėsojmė edhe artistėt tanė. Kemi tė ftuar Ibrahim Madhi dhe Isak Shehu. Kemi edhe njė duet, qė vjen nga “Tre Tenorėt”, i fundvitit, qė ėshtė kthyer nė traditė edhe ai koncert. Kemi Kastriot Tushėn dhe Ramona Tullumanin, qė do pėrshėndesin. Kemi edhe numrat koreografikė tė pėrgatitur nga Arjan Sukniqi, tė ftuar, biseda... Them se do jetė njė spektakėl i vėrtetė, qė do ta lidhja me njė prezantues tė shhkėlqyer qė ėshtė Adi Krasta, qė patjetėr do jetė pjesa kryesore e anonēimit tė festivalit, do t’i japė ritmin. Gjithashtu, nė krahun tim ėshtė edhe regjizori i mirėnjohur Pali Kuke dhe skenografi i shkėlqyer Bashkim Zahaj. Janė punėt e muzikantėve tė tjerė, e Selim Ishmakut si redaktori pėrgjegjės, tė gjithė artistėt e tjerė qė janė vėnė nė dispozicion tė orkestrės. Ėshtė njė punė e madhe kolektive, qė kėrkon shumė mund dhe preokupacion dhe e mbėshtetur nga drejtore e festivalit Zamira Koleci dhe drejtori i TVSH Petrit Beci.

Keni zgjedhur njė treshe prezantuesish qė i pėrkasin fushave tė ndrushme. Cili ėshtė ngacmimi qė doni t’i jepni spektatorit me kėtė zgjedhje?
Ėshtė njė pėrzgjedhje shumė e suksesshme, qė nė rradhė tė parė ėshtė zgjedhje e regjizorit, tė cilėn bashkė e kemi miratuar. Ėshtė pėrvoja e madhe e Adi Krastės, ėshtė pėrvoja e njė muzikanteje, qė tenton tė bėjė edhe roline prezantueses, sepse nė fund tė fundit ėhstė njė aktivitet muzikor. Kemi edhe Ermela Telin, aktore dhe tė tre sė bashku do tė na japin njė prezantim dinjitoz.

Kėtė vit nuk emrrni pjesė nė konkurrim me kėnėg tuajat, sepse nuk lejohet qė tė bėni tė dyja rolet njėkohėsisht?
Jo, ishte iniciativa ime personale qė unė kėtė vit, me dhimbje shumė tė madhe, tė mos merrja pjesė me krijime tė miat. Pėr tė dhėnė besimin qė unė punoj pėr tė gjithė ose nuk punoj pėr asnjėrin. Nė kėtė aspekt, qė unė i trajtoj tė gjithė njėlloj, jo unė por edhe vetė pozicioni i punės.

Ka kėngėtarė qė i mungojnė skenės sė festivalit kėtė vit? A kanė dashur tė konkurrojnė dhe nuk janė pėrzgjedhur?

Pėr njė gjė jam shumė i ndėrgjegjshėm, qė ftesa u ėshtė bėrė pa pėrjashtim tė gjithė kėngėtarėve. Dhe ftesėn e kemi bėrė me ndryshimin qė ka patur edhe juria e sivjetshme, qė do ketė votim tė hapur. Pėr tė krijuar besimin absolute qė pėrzgjedhja do tė jetė shumė objective. Mbi bazėn e kėsaj janė ftuar kėngėtarėt mė nė zė qė ka sot skena e muzikės sė lehtė. Natyrisht, secili ka pikėpamjet dhe dėshirat e veta. Tė gjithė e kanė vlerėsuar ftesėn dhe ato qė konkurruan janė mė tė mirat, nuk mendoj qė ka mbetur ndonjė kėngėtar i njohur. Edhe nė rast se ėshtė eleminuar ndonjė kėngėtar i njohur, nuk ėshtė eleminuar kėngėtari, por krijimtaria. Nuk mund tė gjykohet kėngėtari i shkėputur nė kėtė aktivitet. Duhet tė kemi parasysh se ky ėshtė festivali i kėngės, i kompozitorit, poetit dhe kėngėtarit. Nuk ėshtė i interpretuesve. Nė rast se eleminohet njė kėngė, do tė thotė se ka cėnuar njė nga kėto elementė. Kėngėtari mund tė jetė i shkėlqyer, por nuk i pėrshtatet kėnga. Nuk ka patur, sepse edhe emrat qė janė konkurrentė janė tė suksesshmit nė tregun muzikor. Ka tė njohur, ka edhe tė rinj, janė tė tė gjitha moshave. Tė rinj si Greta Koēi, Alban Skėnderaj, Evans Rama dhe Herciana Matmuja. Tė tjerė, qė kanė kėnduar nė kėtė skenė edhe vitet e tjera janė edhe Saimir Ēili, S. Braho, Rosela Gjylbeku, Jonida Maliqi, Frederik Ndoci, Albėrie Hadėrgjonaj, etj.

Pra, janė emra shumė tė njohur dhe pėrzgjedhja ėshtė shumė e mirė.
Nga tė dyja rolet, atė tė kompozitorit dhe drejtuesit artistik, kė preferoni mė shumė?
Kompozitori, jo vetėm pse unė jam kompozitor, ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e kėngės. Dhe pėr mua pjesa e kompozimit ėshtė nė plan tė parė. Mbas shumė vitesh mund tė jetojė kėnga, ndėrsa pjesa tjetėr e ndėrtimit tė festivalit mund tė harrohet...

Tani, pas lodhjes nga drejtimi artistik i festivalit, jeni penduar qė e morėt pėrsipėr?
Jo, unė jam shumė i kėnaqur dhe optimist, qė kam bėrė njė punė jashtėzakonisht tė madhe. Jam shumė krenar pėr punė qė kam bėrė deri tani, por ju mė bėni njė pyetje profesionale. Duke krahasuar punėn e kompozitorit dhe drejtuesit artistik, ajo e konmpozitorit ka njė emocion tė jashtėzakonshėm. Unė kam edhe pėrvojėn e Festivalit Europian, me kėngėtaren Anjeza Shahini. Ai sukses i marrė aty, nuk ėshtė pak... Emocionet qė tė jep krijimtaria janė tė pakrahasueshme! Duhet thėnė qė roli i drejtuesit artistik nė kėtė lloj festivali ėshtė njė rol kryesor dhe nė kėtė rast, edhe pse preferoj krijimtarinė, zgjodha rolin e drejtorit artistik. Tė dy i vlerėsoj shumė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
artistik, drejtuesit, edmond, kompozitorin, preferoj, rolin, vleresoj, zhulalin

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Adresa grupesh dhe kengetaresh! Administratori Muzika 7 14-05-2008 03:30
Filma shqiptare ne internet! nikas Kinemaja dhe Televizioni 16 03-05-2008 07:48
Tiranė-Shkodėr, zgjidhen drejtuesit e PS informuesi Politika shqiptare 0 18-11-2007 13:10
Rozina Prendi - Kam luftuar me rolin e zysh Elenes Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 22-04-2007 17:26
Edmond Zhulali - Ne prag te Festivalit te 45 ne RTSH Administratori Muzika 0 21-12-2006 13:10


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 19:10.




Parajsa Shqiptare