Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Edmond Zhulali - Ne prag te Festivalit te 45 ne RTSH

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 13:10
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Edmond Zhulali - Ne prag te Festivalit te 45 ne RTSH

Nė prag tė Festivalit tė 45 nė RTSH

Kompozitori i njohur Edmond Zhulali tregon pėr detyrėn e re si drejtor artistik i Festivalit tė 45 tė RadioTelevizionit. Kompozitori tregon pėr surprizat qė do tė sjelli dhe ndryshimet qė do tė bėj ai nė organizimin e kėtij festivali. “Tashmė do tė kemi njė festival me kritere dhe karakteristika europiane” shprehet ai.

-Edmond Zhulali ėshtė kompozitori i kėngės sė Anjeza Shahinit me tė cilėn konkurroi nė Festivalin Europian...
Po ėshtė e vėrtetė. Kjo kėngė mua personalisht mė ngjall shumė emocion.Pėrveē se ishte kėnga e parė qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Festivalin Europian, edhe vlerėsimi qė morėm nė kėtė eveniment na jep kujtime tė jashtėzakonshme.
-Ju keni qenė gjithmonė i pranishėm nė Festivalin e Kėngės me kompozime, ndėrsa kėtė vit ju do tė sillni nė kėtė festival njė surprizė tjetėr. Ju jeni emėruar drejtori artistik i kėtij Festivalit tė 45-tė tė Kėngės. Si e pritėt kėtė emėrim dhe pėr ju ėshtė hera e parė qė posedoni kėtė post?

Para disa ditėsh mė ėshtė ofruar detyra e drejtorit artistik tė festivalit. Ėshtė njė detyrė shumė e rėndėsishme dhe njė pikė kyēe e Festivalit tė Dhjetorit dhe kjo ftesė m’u bė nga drejtuesit e kėtij institucioni, Artur Zheji dhe zotit Jariza tė cilėt i falėnderoi pėr kėtė ftesė dhe pėr kėtė vlerėsim. Ky festival kėtė vit ka edicionin e tij tė 45-tė, ėshtė njė jetė e tėrė artistike, njė jetė e tėrė kėngėtarėsh dhe kompozitorėsh e cila kėtė edicion duhet tė realizohet nė mėnyrė shumė profesionale dhe vlerėsuese pėr tė gjitha brezat qė kanė kontribuar, dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme si nė realizimin e Festivalit ashtu edhe pėr kėtė vit i cili ėshtė jubile i 45 festivaleve. Mendoj se ėshtė njė detyrė shumė e vėshtirė por unė vetė kam qenė pjesėmarrės nė festivale, konkurrues, orkestrues, fitues, nė shumė pozicione dhe duke njohur shumė mirė dhe duke pasur emocione tė vazhdueshme nga festivali mendoj se do ta realizoj me sukses sė bashku me stafin i cili do tė jetė me emra shumė tė njohur tė artit shqiptar dhe njerėz tė rinj me dėshira dhe me pikėpamje tė ndryshme.

-Cilat janė kriteret e pranimit tė kėngėve pėr kėtė festival, sepse nė 28 tetor ėshtė afati i fundit i pranimit pėr kėngėt?
Po. Afati i fundit i pranimit tė kėngėve ėshtė data 28 tetor dhe deri nė kėtė datė kėngėtarėt dhe kompozitorėt kanė tė drejtė tė sjellin kėngėt e tyre. Festivali i RTSH-sė ėshtė i vetmi festival qė ruan ende dimensionet e kėngės kombėtare dhe tė profesionalizmit e artit tė vėrtetė.
-Mendoni se skenės sė festivalit do t’i kthehen emra tė njohur tė muzikės shqiptare qė i kanė munguar mė parė?
Deri tani ėshtė njė klimė shumė e mirė dhe kam kontaktuar dhe u kemi bėrė ftesė tė gjithė artistėve qė janė pjesė e kėngės shqiptare dhe presim nga pjesa mė e madhe e tyre qė tė marrin pjesė nė kėtė festival. Unė shpresoj dhe mendoj se do tė ketė njė pėrfaqėsi tė tė gjitha brezave nė kėtė edicion tė 45-tė, brezi i ri qė po shfaq talent tė vėrtetė nė kėtė fushe dhe brezi i kėngėtarėve qė po vazhdojnė tė mbajnė gjallė ende muzikėn shqiptare, kėngėtarėt me njė karrierė tė gjatė. Do tė jetė njė pėrfaqėsi e tė gjithė brezave.

-Sa prioritet do t’i jepni kėngėtarėve tė rinj nė kėtė eveniment?
Patjetėr qė do tė kenė prioritet sepse kėngėtarėt e rinj do tė jenė e ardhmja e muzikės shqiptare, por unė mendoj se kėngėtarėt e rinj duhet tė paraqiten me njė stad tjetėr dhe njė krijimtari qė i pėrshtatet nivelit tė festivalit.

Ata duhet tė jenė tė vetėdijshėm se qė tė marrėsh pjesė nė kėtė festival duhet tė jesh shumė i aftė nga ana profesionale. Kjo do tė sillte qė pjesėmarrja e tyre nė kėtė festival tė jetė njė eveniment dhe njė ngjarje shumė e madhe nė jetėn e tyre artistike dhe jo thjesht njė kalim i rastit apo i ēastit.

-Ēfarė ndryshimesh do tė sjelli Edmond Zhulali nė edicionin e 45-tė tė Festivalit tė RTSH-sė? Unė mendoj se pjesa kryesore e festivalit ėshtė krijimtaria. Krijimtaria dhe interpretuesit bėjnė qė festivali tė jetė i pranueshėm apo i papranueshėm nga publiku. Vėmendja kryesore do tė jetė afrimi it ė gjithė kėngėtarėve profesionist si nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia dhe nga gjithė diaspora shqiptare. Ky ėshtė njė festival mbarėkombėtar ku do tė jenė tė ftuar tė gjithė artistėt mė tė mirė tė muzikės shqiptare. Ndryshimet qė do tė pėsoj festivali do tė jenė nė infrastrukturė, nė realizimin e tij dhe nė disa pjesė tė reja tė cilat unė i kam menduar dhe i kam propozuar tė cilat mendoj se do tė miratohen qė tė zbatohen gjatė festivalit. Njė nga kėto unė kam menduar qė festivali kėtė vit tė zhvillohet i gjithė “live” nė tė gjitha aspektet. Nė kėtė festival interpretuesit do tė kėndojnė “live”.

Nė edicionet e tjera ka kėnduar vetėm solisti, por unė kam shumė arsye qė mė bėn ta kėrkoj kėtė gjė, dhe njė ndėr kėto ėshtė qė duhet tė aplikojmė tė njėjtat kėrkesa qė ka edhe Festivali Europian, meqenėse kėnga fituese konkurron edhe nė kėtė eveniment. Disa nga kriteret qė do tė vendosen kėtė vit nė festival ėshtė performancė skenike e cila do tė jetė prej gjashtė personash, interpretuesi, balerinėt, instrumentistėt etj. Gjithashtu edhe interpretimi vokal do tė jetė i tėri “live”. Njė nga kushtet mė tė rėndėsishme tė kėtij festivali e cila do tė ketė vėmendjen time absolute ėshtė edhe ana teknike tė cilėn unė do ta shoh hollėsisht. Meqenėse kėtė vit ėshtė 45-vjetori i festivalit unė kam menduar qė pėrpara festivalit tė organizohet njė natė “Gala”, nė njė nga skenat mė tė mira tė Tiranės, ndoshta nė Akademinė e Arteve.

Nė kėtė natė “Gala” do tė bėhen vlerėsime pėr tė gjithė artistėt e tė 45-viteve tė festivalit. Nė kėtė natė e cila do tė jetė e mrekullueshme do tė shohim breza tė tėrė artistėsh tė cilėt do tė na vijnė me kujtimet e tyre nėpėrmjet bisedave, tė ftuarve dhe vlerėsimet qė do t’u bėj RadioTelevizioni kėtyre artistėve tė cilėt i ka rritur dhe i ka bėrė njerėz tė mėdhenj.

-Mendoni se kėtė edicion tė Festivalit tė 45 tė Kėngės pjesėmarrja e publikut do tė jetė mė e madhe sepse ky ka qenė njė faktor shqetėsues pėr festivalin?
Po, kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Por kėtė vit ne kemi menduar qė tė bėjmė njė fushatė sensibilizuese lidhur me kėtė fakt. Duke u bėrė njė sensibilizim i tillė nė tė treja netėt e festivalit mendoj se edhe publiku do tė jetė shumė i interesuar megjithėse unė asnjėherė nuk kam menduar se publiku shqiptar nuk ka pasur interes pėr festivalin. Unė mendoj se ne do tė edhe njė postfestival i cili do tė jetė i mbushur me artistė, kritikė tė artit, me kėngėtar dhe do tė ketė diskutime tė cilat do t’i vlejnė festivalit tjetėr dhe natyrisht kėngės shqiptare.

-Pėrveē pjesėmarrjes sė artistėve nga Shqipėria nė kėtė festival do tė marrin pjesė edhe kėngėtarė nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora… Unė kam hyrė nė kontakt me shumė artistė nga Kosova, Maqedonia dhe u kam bėrė ftesa pėr tė marrė pjesė nė kėtė festival. Ėshtė zgjedhja e tyre pėr tė marrė pjesė ose jo por gjithsesi ftesėn e kanė pasur, madje kėtė vit si asnjėherė tjetėr.

-Pėrveē kėngėtarėve tė cilėt do tė konkurrojnė nė kėtė festival do tė ketė tė ftuar kėngėtarė tė cilėt do tė jenė pjesė e show-t artistik?
Natyrisht qė do tė ketė. Festivali nuk do tė shihet vetėm si njė garė por edhe si njė eveniment artistik i cili do tė jetė nė funksion tė kėtyre kėngėve. Do tė pėrpiqemi qė tė jenė emra tė njohur tė cilėt kanė dashurinė e publikut por edhe tė njė niveli shumė tė lartė. Natyrisht qė kjo varet edhe nga mundėsitė ekonomike.

-Njė pikė tjetėr e fortė e festivalit ėshtė edhe juria...
Po. Juria ėshtė pika mė thelbėsore e festivalit sepse njė vendim sado pak i gabuar i jurisė mund tė prishė njė festival tė shkėlqyer. Kjo ėshtė arsyeja qė ne kemi menduar qė juria kėtė vit tė pėrzgjidhet nga njerėz shumė profesionist dhe njerėz me njė ndėrgjegje artistike. Nė kėtė edicion juria do tė bėj njė vlerėsim tė hapur. Ēdo anėtar jurie do tė japi vlerėsimin e tij hapur.

Kjo mė zhvesh mua nga ēdo lloj pėrgjegjėsie, pėr vlerėsimin e bėrė do tė pėrgjigjet ēdo anėtar i jurisė. Pėr tė qenė sa mė tė hapur dhe sa mė korrekt unė kam vendosur qė nė kėtė edicion tė mos marrė pjesė as me kėngė e as me orkestrime. Kjo anashkalon keqinterpretimet dhe keqkuptimet mbi personin tim.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
edmond, festivalit, prag, rtsh, zhulali

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani basi Muzika 0 28-12-2007 10:26
Ndoka te deshmoret, PDK ne prag te percarjes informuesi Shtypi i dites 0 30-11-2007 21:50
Zhani Ciko - Kaosi ne muzike, i ngjashem me kaosin urban Administratori Muzika 0 21-12-2006 17:26
Edmond Zhulalin - Preferoj kompozitorin, vleresoj rolin e drejtuesit artistik Administratori Muzika 0 21-12-2006 11:01


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:18.




Parajsa Shqiptare