Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 28-12-2007, 10:26
Minifotoja e anetarit basi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 28-12-07
Postime: 1
Kryesore E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani

Shqiptaret dhe kosovaret ne festival


Baton Haxhiu
E Premte, 28 Dhjetor 2007

Nje dreke relaksuese ne hotel “Rogner”, diten kur mbahej finalja e
Festivalit. Mungonte vetem regjisori Xhuvani. Megjithate, u hap nje
debat per muziken dhe per trendet. Debati, natyrisht prekte dallimet
Kosove-Shqiperi. Davidi e kujtonte babane e vdekur - kengetarin e
njohur nga Shkodra, Ibrahim Tukiqin, per dashurine qe kishte per
Kosoven. E ndjente fort te kaluaren dhe rrefimet e babait per
Prishtinen dhe Kosoven gjate viteve te tetedhjeta. Qe atehere e mbante
ate tablo per Kosoven dhe ndjenjen e munguar te saj. S’e kishte
vizituar asnjehere. Dukej si nje patriot me relikte romantike (si cdo
njeri i diaspores) qe jetonte me simboliken dhe idene e te panjohures
per Kosoven.

Prandaj, kishim dilemen se cka eshte e mire per Shqiperine u tregua se
s’eshte e mire per Evropen. E, pyetja qe rrinte pezull ishte kenga
fituese. E donim nje kenge qe ka peshe ne Shqiperi, apo nje kenge qe
del mire ne Beograd?

Ideja e festivalit te muzikes se lehte po debatohej ne tavoline. Nje
konkurrence qe shtrihej ndermjet tri festivaleve qe mbaheshin ne
Shqiperi. Ne debat dukej se fituese doli ideja e Top Festit, sepse
perfaqesonte nje dinamike tjeter.

Madje, edhe ne Kosove, kur flitet per muziken e lehte, festivalet e
kengeve te lehta trajtohen si nje relikt i mbetur nga komunizmi. E
pareformuar, shkolla e muzikes se lehte ka mbetur si monopol me shume
koniunktural i kompozitoreve. Bile, para Eurosong-ut te Artur Zhejit,
Festivali i RTSH edhe konsiderohej festival komunist.

Ju thash se ne Kosove ka nga njohes te muzikes qe pohojne se festivalet
e kengeve te lehta kahere ne bote konsiderohen ngjarje demode. Kjo,
ngase ato ne njefare menyre e stopojne zhvillimin e muzikes, nderkohe
qe prodhojne nje lloj muzike, e cila shpesh cilesohet si ‘limonade’,
dhe me te cilen njeriu mund te ndjehet mire vetem derisa ‘udheton me
ashensor’, por jo edhe diku tjeter, pavaresisht se kjo “diku tjeter”
eshte definitivisht teper me e shpeshte sesa ‘udhetimi me ashensor’.
Per me teper, muzika qe prodhohet ne keso lloj festivalesh arrin te
mbijetoje ende vetem ne Ballkan, dhe neper vendet ish-komuniste, hiq
ketu Italine dhe festivalin e saj te famshem te kanconave, San Remo.
Por, perderisa kenget e lehta ne italisht ende tingellojne bukur, mbase
per shkak te muzikalitetit te gjuhes italiane, kur kendohen ne gjuhet
tjera ballkanase ato me teper te sugjerojne per nje varfri idesh dhe
per nje humbje te hapit me boten, sikurse fundja edhe ne secilin aspekt
tjeter. Rrjedhimisht, megjithese dukuria e vleresimit te ‘kengeve te
lehta’ te ne ende mbetet teksti i saj i dhimbshem (si kenga fituese e
ketij festivali), edhe kjo lloj teme qe moti eshte ster-konsumuar ne
Evrope, e madje edhe ne Eurosong. As atje me nuk ekziston nje zhaner
strikt i cimentuar i kengeve pjesemarrese. Shikoni kengen e ‘hard-core’
bendit finlandez, Lordi, qe fitoi parvjet dhe gjithcka do t’ju behet me
e qarte.

Qe ketej, festivali i vetem shqiptar, qe aktualisht do te mund te
sherbente si platforme per lancimin e perfaqesuesit shqiptar ne
Eurosong eshte vetem Festivali Top Fest, mbase edhe Kenga Magjike. Kjo,
per shkak te moskufizimit te zhanreve muzikore brenda vetes dhe
mosparagjykimit apriori te fituesit eventual ne to. Ishte edhe edicioni
i fundit i Festivalit te RTSH, qe kishte sjell nje laramani, por jo te
mjaftueshme per te ndryshuar bazen.

Pra, nese vec synohet qe shqipja te prezantohet denjesisht ne
evenimente muzikore dhe ne konkurrence me shtete te tjera evropiane,
modeli do te duhej te ishte Top Fest (ose Kenga Magjike). E aktualisht,
festivali nga i cili perzgjidhet kenga perfaqesuese, te ngjane vetem ne
nje kopje te zbehte te San Remos se fqinjeve italiane. Dhe, asgje me
shume.

Interesant ishte qendrimi i Gjergj Lekajt dhe i Alban Skenderajt, te
cilet ishin te nje mendimi kur flitej per muziken e lehte dhe
festivalet. Por, kur erdhi votimi, ndodhi qe Alban Skenderaj te jete
njeriu qe per nje kohe nuk do ta kete ndergjegjen e paster, si nje
djale i ri qe perfaqeson idene e kengetarit te popullarizuar dhe shume
te talentuar, sepse fatkeqesisht u tregua te kete nje karakter hipokrit
per dike ne moshe aq te re. Ne Shqiperi tipit te tille i thone
mashtrues, ne Kosove matrapaz.

Por, per kete me vone.

Nga dy netet e para dolen ne pah kenget qe renditeshin ne listen e me
te mirave: Flaka Krelani, Manjola Nalbani, Mira Konci dhe Redon
Makashi, Olta Boka dhe Juliana Pasha. U fol edhe per dizenjimin e bukur
qe kishte kenga e Mariza Ikonomit dhe Jonida Maliqit. Edhe pse ishte
perfolur si fituese konspirative, kenga e Greta Kocit as qe hyri ne
konkurrencen e debatit.

Finalja na largoi nga debati i meparshem. Manjola deshtoi teresisht ne
interpretim. Mariza nuk mjaftoi, kurse shkelqyen Olta Boka dhe Juliana
Pasha. Hiq me pak nuk shkelqeu as kenga e Redonit dhe Mires.

Por, ngaqe ishin paracaktuar kenget me te mira gjate dy gjysmefinaleve,
doli dicka e papritur. Kenga e Oltes dhe interpretimi i saj.

E, t’i kthehem debatit per Olten te nje nate me heret.

Nga menyra se si u prezantua nga Pirro Cako, doli se ajo kishte vetem
12 vjet. Na thane se ishte ne konkurrence edhe te ‘Ethet’. Megjithate,
me insistimin e Albanit, si kengetare e re qe duhet ndihmuar dhe dhene
kuraje, ajo duhej te kalonte ne finale. Jo pse nuk e kishte
interpretimin e mire ne gjysmefinale, por nje kengetare kaq e re nuk e
mbulonte skenen, nuk i jepte peshen e duhur dhe kishte nje pamje krejt
femije per ta bartur peshen e nje finaleje te nje festivali. Por, ja qe
Olta kaloi per finale. Askush s’e kishte menduar qe ajo do te
shkelqente ne finale dhe do te behej fituese. Pervec Albanit, i cili,
terthorazi ma beri te ditur se une duhet ta degjoja edhe nje here ate
vajzen (e kishte fjalen per Olten) dhe te deklarohesha per voten
maksimale.

Gjithashtu, duke thene se “une nuk jam i gatshem te votoj per nje kenge
qe ka konflikt interesi”, kete gje ma beri qartazi me dije. E kishte
pra fjalen per kengen e Edmond Zhulalit.

Nuk ishte pune e jurise qe te debatonim per konfliktin e interesit. Ajo
ishte pune e organizatoreve dhe e rregullores se festivalit. Ne s’ishim
aty te interpretonim per rregulloret, por per kenget.

Dhe perfundon kenga e fundit. Votat thuajse i kishim te ditura. Per nje
moment, na u tha se duhet te ngjiteshim larte ne katin e dyte dhe te
benim edhe nje bisede paraprake, sa per ta konfirmuar ate qe e kishim
dakorduar.

Por, papritmas u gjendem ne nje situate krejt te re. I deklaruam votat
te gjithe, pervec Albanit dhe regjisorit Xhuvani - karakteri i te cilit
me beri pershtypje. E kam njohur me heret dhe me eshte dukur
personalitet me karakter stabil. Edhe parimor. U binda me rastin e
perzenies se ekipit te festivalit nga zyra, kur u deklarua se juria
eshte e pavarur dhe nuk e do asnje njeri brenda.

Kantautori Skenderaj mori votat tona, iku ne nje skaj te tavolines,
bente llogarine e numrave dhe votave. Krejt hapur kerkoi nga Xhuvani qe
te vleresohej me zero pike kenga e Edmond Zhulalit. E kerkoi edhe nga
Rudina Magjistari te njejten gje, por ajo s’pranoi. E kuptova lojen qe
larte. E kuptova se lojerat e keqija nuk kryhen nga kriminelet, por nga
entuziaste si Albani, qe ngaterrojne nje te vertete themelore dhe
besojne se zbuluan arken misterioze te xhevahireve, se e zbuluan rrugen
per ne parajse. E mbronin me guxim ate rruge, duke na “ekzekutuar”
moralisht te gjitheve qe ishim aty. Me vone e pashe, ngase ishte fare e
qarte, se ky entuziast i se keqes ishte thjesht nje vrases i nje
marreveshjeje te bere.

Gjergj Lekaj dhe Davidi, ndonese as profesor Krajka, nuk besonin se do
te thyhej marreveshja. Kenga e Oltes vertet e meritonte piken me te
larte, por loja u be ne momentin kur dy te fundit, Xhuvani dhe Albani
dhane nga zero pike.

Te gjithe besonin ne nje moral publik, pra se pika zero eshte njelloj
proteste, e veshur me urrejtje dhe manipulim. Te gjithe besonin se nuk
do ta benin kete. Andaj, pyetja baze qe doli ishte nese dinin apo nuk
dinin cfare kishin bere.

Pyetja tjeter qe e pasoi te paren ishte gjithashtu: A eshte dikush i
pafajshem, se sa a eshte i ndershem. Natyrisht, edhe pergjigjja ishte e
gatshme. Te gjithe ishim nga pak idiot. Si rrjedhoje e kesaj, ishte se
ne nje karrige jurie qendronte i ulur nje idiot si ne, i shkarkuar nga
cdo pergjegjesi nga vet fakti se eshte idiot. Jo. Mendoj se ketu edhe
fillon pergjegjesia.

Doli qe fitues eshte Alban Skenderaj, dhe nje grup naivesh tjere qe e
kishin marre per shaka nje prezence femije ne juri. Nje te paguximshem.
Ne e pranuam nje gje. Si te padijshem qe ishim, ishim mashtruar keq nga
nje femije. U versulen te gjithe nga ne te pergjegjshmit per ate qe
kishte ndodhur. E sakte qe ishim, por ajo qe na dalloi ishte fuqia e
drites se reflektorit. Paturpesia dhe turpi ishin ne te njejten drite.
Jo pse fitoi Olta, sepse ajo e meritoi te jete larte, por ngase me
asnje cmim nuk do te pranoja te mashtroja. Po te me thuhej me heret se
vota duhet t’i takonte Oltes dhe se ajo do t’i fitonte edhe piket e
mia, nuk do te hezitoja t’ia jepja asaj piket. I meritoi vertet. Por,
kurre nuk do te pranoja qe ta vleresoja me zero pike dike per hir te
nje manipulimi.

Konflikti na coi te nje pike tjeter: A ishte e vertete se nuk dinim cka
po behej, apo u beme kinse nuk po dime. Kjo e dyta duket me e vertete.

Atehere te gjithe u versulen drejt asaj qe zakonisht ndodh ne Ballkan –
Konspiracion! Kjo e tera eshte kunder Kosoves, Pavaresise, UCK-se.
Toske jane keta. Komuniste jane edhe keta... Dicka qe s’e imagjinon
truri. Asgje s’kishte nga e tere kjo. Sepse, ky ishte vetem nje
mashtrim, asgje me shume. I paguar apo jo, s’ka rendesi, por asgje
s’kishte me politiken dhe anti-kosovarizmin.

Ne nje juri ku te gjithe ishin shqiptare, kater dhane vota te plota per Flaken. Dy te tjeret jo.

Fakti se ata dhane vota zero nuk ka te bej me kosovaret. Ka te bej me fytyren dhe ndjenjen per publikun.

Edhe pse Petrit Beci me bente edhe pyetje te tilla sikurse edhe Alban
Skenderaj: Po keto vajzat a kane pasaporta shqiptare? A do te behet
skandal politik nese shkojne ne Beograd? Kush ua ben pasaportat? Pra,
pyetje te tilla qe s’kishin lidhje me realitetin e kenges.

Pas kesaj te gjithe u versulen kunder. Kishte edhe fjali te tilla si:
“Jeni pergjegjes per mjerimet e vendit, per humbjen e pavaresise se
tij, per denimet, per Shkodren...”.

Degjoja gjithcka. U pane lot dhe u degjuan fyerje. Hallin e vetem qe
une e kisha ishte politizimi. Degjoja ulerimat qe mbronin me terbim
pastertine e ndergjegjes se atyre qe i ulerinin. Kishte fjali te
llojit: “Per shkak te pa ndergjegjes gjenetike, ky vend ka humbur me
shekuj lirine e tij”, ose “Ju bertisni qe jeni te pafajshem. Si mund te
shikoni akoma rreth vetes. Po te kishit sy do duhej t’i shkulnit dhe te
iknit”.

Kishte metafora te renda.

E kuptova se akuzat ishin jashte logjikes dhe se ne qe denoheshim ishim
te pafajshem. Por, nuk mund te jem krejt i pafajshem sepse e dija se
prezenca ne keso koniunkture gjithmone i ngjane atij rrefimit per
femijen ne preher.

“Mos rri me femije ne preher, se kurre nuk e ke te sigurt kur ata te pshurrin”.

Une sperkatjen e hengra nga ky model metafore.

Desha ta them edhe kete, Olta mund te dal fituese e festivalit edhe ne
Eurosong, por nuk i pati votat tona. Per nje arsye te vetme - Moshen
dhe perfaqesimin. Por, edhe per shkak te kenges me lot, qe si imazh dhe
episod eshte harruar ne Evrope. Ndonese, ajo eshte me e mira e
festivalit, pa dyshim.

E Alban Skenderaj eshte nje djale qe e zura ne goje per hir te gabimit
tim te pjesemarrjes. Mbase edhe ata qe e kane zgjedhur ne juri e kane
bere gabimin e radhes. Nje djale qe ka interesa, qe perfaqeson imazhin
e Vodafonit, qe ishte sponsorizues i festivalit, por edhe financues i
shkuarjes se kenges se RTSH, gjithsesi se ka interesa te veta. Albani
eshte vetem nje perfaqesim i kesaj ideje. Ai do te jete i vdekur si
kengetar, po aq sa eshte i verejtshem per boten time ne kohen kur
kendon. Ai nuk eshte vrasesi i marreveshjes, as krimineli i rastit. Ai
eshte vetem entuziasti i te dyjave.

Per Rastin Xhuvani – s’kam cka flas. Postmodernistet i kane definuar intelektualet e tille. Regjisor i madh, e njeri i vogel.

Per fund, e di se ne Shqiperi dhe Kosove te gjithe jemi te pafuqishem
ndaj atyre qe na e diktojne jeten. Eshte tragjikomike qe pikerisht
edukata jone e mire, ose e keqe, behet aleate e mashtrimit. Thjesht
thene, une nuk jam vetem i mashtruar, por edhe mashtrues ne kete juri.
Nuk me fal as fakti qe ta them fjaline e njohur:

“Me falni se nuk e kam ditur!”

Kjo nuk mjafton.

P.S: Eshte interesant nje shenim: Kur u ktheva ne Kosove, kishte dy mendime
qe ishin po aq konspirative sa edhe ato ne Shqiperi: E gjithe estrada
ishte e mendimit se Flaka nuk e meritonte te shkonte ne Beograd. Ishin
te gezuar qe nje kenge e Kosoves nuk shkonte atje, por per nje fakt
banal, lindjen e nje ylli te ri. Bile, shkonin aq larg sa thoshin se
Albani dhe Xhuvani ia kane ndalur hovin nje mashtrimi te parapare.

Nderkaq, njerezit e rendomte thoshin se edhe kete here Shqiperia nuk na
deshi, derisa fillonin rrefimin prej limonadave, gjuhes e deri te
‘Gropa e Hajdinit’ - nje rrefim ky tashme i njohur per te gjithe. Fatos
Lubonja ka pasur te drejte kur e pat shkruar shkrimin e famshem,
“Shqiptaret dhe Kosovaret”. Ata qe nuk e dine, le ta lexojne. Kete ma
vertetoi edhe profesor Krajka, ne momentin kur doli Teuta Kurti ne
skene. Kur perfundoi se kenduar tha: “O Zot sa bukur po kendon, edhe
pse nuk e kuptoja asgje kur fliste. Nga Kosova eshte kjo?”, ishte
pyetja e tij.


ME NE FUND E VERTETA DOLI DHE U DESHMUA QE ALBAN SKENDERAJ ISHTE ME DJALL SE DJALLI, NE KRAH ME GJERGJ GJUVANIN
TURPPPPPPPPPPPPP
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:47.




Parajsa Shqiptare