| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kėnga mė ka zhgėnjyer Astrit Seriani, kėngėtari nga qyteti i Durrėsit tregon pėr karrierėn e tij nė muzikė. Megjithėse kėngėtari nga Durrėsi kėndon muzikėn e lehtė, por edhe atė popullore, ai shprehet se, Jam shumė i zhgėnjyer nga kėnga dhe ky zhgėnjim mė ka bėrė shumė pesimist. Por kur tė krijohen mundėsi tė tjera atėherė mendoj dhe besoj se do tė dal nga kjo situatė. Megjithėse jam i zhgėnjyer nga muzika do tė vazhdoj tė ndjek kėtė rrugė deri sa tė mė jepet mundėsia. -Astrit Seriani vjen me kėngėn Kthehu ti.. Kėnga kthehu ti ėshtė njė kėngė e orkestruar nga Edmond Zhulali dhe nė interpretimin e kėsaj kėnge jam i shoqėruar nga kėngėtarja e njohur Eneda Tarifa. Kjo kėngė ėshtė bėrė posaēėrisht pėr festivalin Kėnga Magjike por ajo nuk u pranua nė kėtė festival. -Sipas mendimit tuaj cila ėshtė arsyeja qė kjo kėngė nuk ėshtė pranuar nė kėtė festival? Barrierat qė janė nė kėtė kėngė sipas organizatorėve tė festivalit Kėnga Magjike do tė ishte pengesė. Pėrveē kėsaj nuk mora pėrgjigje tjetėr. -Edhe pse kjo kėngė nuk ėshtė kualifikuar nė kėtė festival ėshtė pjesė e albumit tuaj dhe ėshtė vlerėsuar nga publiku si njė kėngė e bukur Po, kjo ėshtė njė kėngė e cila ka brenda cilėsitė e veēanta tė saj, si nė orkestracion, nė tekst, ashtu edhe nė interpretim. Kėshtu qė besoj se janė kėto tre arsyet qė e bėjnė tė pėlqyeshme kėtė kėngė. -Si ka nisur karriera juaj nė muzikė? Qysh nė fėmijėri kam pasur dėshirė tė kėndoja por mungesa e iniciativės apo problemet e fillimit qė ekzistojnė nė Shqipėri ka bėrė qė unė tė kėndoja vetėm pas viteve 90. -Ky ėshtė albumi juaj i parė? Po. Ky ėshtė albumi im i parė me titull Kishe frikė nga vetja. -Pėrveē kėngėve tė muzikės sė lehtė ju keni edhe kėngė popullore nė albumin tuaj Po. Kėnga popullore ėshtė pjesė e albumit tim tė cilat sot tregu muzikor i kėrkon. Nė albumin tim janė vetėm kėngė shqiptare dhe jo tė huazuara nga tė huaj. -Ju keni konkurruar nė njė festival me kėngėn Kishe frikė nga vetja, nga e cila ka marrė emrin dhe albumi juaj Me kėtė kėngė unė kam konkurruar nė festivalin Mikrofoni i artė por edhe kjo kėngė nuk ėshtė pranuar. -Mendoni se kėngėt kanė vlera edhe pse nuk marrin pjesė nė kompeticione? Sigurisht qė kanė. Ēdo kėngė ka cilėsitė e veta tė mira dhe nėse nuk i hapet njė derė i hapet njė tjetėr. -Astrit Seriani ėshtė nga qyteti i Durrėsit. Sa jetė artistike dhe sa aktivitete zhvillohet nė Durrės? Durrėsi ėshtė qyteti im i dashur. Ky qytet ėshtė vendi i artistėve sepse nga ky qytet kanė dalė artistė tė njohur. Mund tė pėrmendim pa fund emra tė cilėt kanė dalė nga ky qytet si, Zija Saraēi, Jolanda Llamo, Miga Hysi, Petrit Dobjani edhe shumė artistė tė tjerė qė i kanė falur njė jetė tė pasur artistike qytetit tė Durrėsit. -Astrit Seriani ėshtė njė kėngėtar i njohur nė qytetin e Durrėsit sepse ėshtė gjithmonė aktiv nė aktivitete artistike. Por nuk jeni po kaq i njohur nė Tiranė Kjo ka tė bėj me atė mentalitet qė ėshtė krijuar nė publik pėr kėngėtarėt e rretheve tė cilėt janė disi larg nga kėngėtarėt nė Tiranė. Madje edhe nė koncertet qė bėhen nė rrethe janė tė ftuar kėngėtarė kryeqytetas. -Ėshtė aktive dhe nė funksion Qendra Kulturore dhe Estrada nė Durrės? Qendra Kulturore dhe Estrada ekzistojnė si institucione por nuk kanė tė njėjtin aktivitet si dikur. Aktivitetet zhvillohen mė rrallė, por edhe artistėt janė larguar nga qyteti i Durrėsit. Jeta artistike nė Durrės ėshtė mė e varfėr dhe e dobėt, ky ėshtė realiteti. -Ju keni realizuar njė album nga ana profesionale me tė gjithė komponentėt e rinj. Ēfarė mendimi keni pėr pseudokėngėtarėt tė cilėt nxjerrin albume me kėngė tė pėrpunuara? Tregu muzikor nė Shqipėri ėshtė bėrė pis nė kuptimin e figurshėm sepse Shqipėria ka folklor tė pasur nė tė gjitha trevat. Shumė kėngėtarė marrin kėngė tė huaja tė cilat kanė sukses nė vendin e tyre dhe i pėrpunojnė. Ndėrkohė qė folklori shqiptar i tė gjitha trevave ėshtė mjaft i pasur dhe kėngėtarėt fare mirė mund tė pėrpunojnė kėngėt shqipe duke i sjellė mė nė kohė dhe njėkohėsisht duke ruajtur traditėn. -Edmond Zhulali ėshtė njė nga bashkėpunėtorėt tuaj mė tė afėrt nė kėtė album Edmond Zhulali ėshtė njė arkitekt i vėrtetė i muzikės. Unė kam pasur nderin qė tė punoj me njė profesionist tė tillė. Ai ėshtė njė njeri shumė i mirė dhe njė muzikant me reflekse tė jashtėzakonshme. -Astrit Seriani ėshtė edhe njė kėngėtar i mirė i kėngės popullore Unė i kam pėr zemėr tė dyja gjinitė, si atė tė muzikės sė lehtė ashtu edhe atė popullore. Mė pėlqen ti kėndoj tė dyja. -Ku ndiheni mė mirė gjatė interpretimit tė muzikės sė lehtė apo asaj popullore? Tė them tė vėrtetėn shpirti im ėshtė me muzikėn e lehtė. -Nė koncerte si ėshtė prezantuar Astrit Seriani si kėngėtar i muzikės sė lehtė apo i muzikės popullore? Nė koncerte unė i kam alternuar tė dyja gjinitė. -Kėngėtarėt e rinj pėrveē muzikės komerciale pėrdorin edhe tekste me cilėsi tė dobėt apo edhe banal. Cili ėshtė mendimi juaj lidhur me kėtė problem? Ky ėshtė njė problem i shoqėrisė e cila ėshtė infektuar nga kėnga, nuk sheh se ēfarė teksti ka kjo kėngė por dėgjon vetėm ritmin. Nėse njė kėngė e tillė do tė analizohet do tė dalin shumė probleme. Mė vjen keq qė njerėzit ndjekin kėtė muzikė. -Sa jeni i zhgėnjyer nga kėnga dhe pse? Normalisht qė jam shumė i zhgėnjyer dhe ky zhgėnjim mė ka bėrė shumė pesimist. Por kur tė krijohen mundėsi tė tjera atėherė mendoj dhe besoj se do tė dal nga kjo situatė. Megjithėse jam i zhgėnjyer nga muzika do tė vazhdoj tė ndjek kėtė rrugė deri sa tė mė jepet mundėsia.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Tuna - Kenga Bileta, e prere per MTV | Administratori | Muzika | 0 | 27-08-2007 18:06 |
| Frederik Ndoci - Kenga autentike me elemente nga gjithe treva jone | Administratori | Muzika | 0 | 11-01-2007 16:30 |
| Osman Mula - Festivali nje arritje, kenga duhet te vije me partiture | Administratori | Muzika | 0 | 27-12-2006 16:36 |
| Mefarete Laze - Kenga me del nga shpirti | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 17:05 |
| Mira Bregu - Kenga dhe aktrimi, te pandashme per mua | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 21-12-2006 12:26 |