| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Artiola Toska - Kėnget e mia sjellin gjithmonė risi pėr publikun -Kėnga juaj Vjehrrėn mbaje krejt si nėnė ėshtė njė kėngė qė ėshtė hedhur nė tregun muzikor pėr festat e fundvitit. Kjo kėngė ka qenė njė gjetje, bashkėpunim me dy artistė tė njohur si Edi Balili dhe Jorgo Papingji. Publiku vazhdon tė tregojė tė njėjtin interes. Nė fakt kjo ėshtė e gjetur si kėngė, dihej qė do tė godiste nė publik.Marrėdhėnia vjerrė nuse ėshtė gjithmonė aktuale. Qė nė fillim unė kam kėrkuar qė tė stimuloja dhe tė shprehja njė pozitė tė barabartė lidhur me problemet e marrėdhėnieve tė vjerrės, nuses, apo dhėndėrrit. Megjithėse u pėrpoqa, mė duket se u bėra armike me nuset. -Nė albumet e kaluara Artiola Toska ka sjellė shumė kėngė tė Shqipėrisė sė mesme tė pėrpunuara. Kohėt e fundit ju keni sjellė njė krijimtari tė re nė muzikėn popullore. Nuk po sillni kėngė tė pėrpunuara si kanė bėrė gjithmonė kėngėtarėt. Albumi qė ka dalė tani ėshtė albumi i gjashtė qė kam hedhur nė treg. Tė gjashtė kėta albume kanė patur 80 % krijimtari tė re. Jam pėrpjekur gjithmonė tė bėjė krijimtari tė re, pastaj varet se kush nga kėto kėngė godet nė publik. -Nė krahasim mė gjashtė albumet e tjerė a ėshtė ky mė i godituri nga kėta? Albumet janė tė bukur pėr kohėn qė dalin nė treg. Kur doli albumi i parė u pėlqye shumė pėr atė kohė. Me kalimin e kohės muzika bėhet mė e bukur dhe ndryshojnė edhe shijet nė publik, megjithatė albumi i fundit ka materiale tė realizuara. -Keni nxjerrė gjashtė albume nė treg, mendoni se keni thyer njė rekord? Besoj se mund tė jem njė nga kėngėtaret e vetme qė kam gjashtė albume dhe jam e kėnaqur pėr kėtė sepse unė nuk bėj albume shpesh, por njė herė nė dy vjet. -Kėnga Njė filxhan u bė sebep ėshtė njė nga kėngėt e albumit tuaj tė ri nga e cila ka marrė dhe emrin ky album. Pse keni zgjedhur kėtė titull? Mu duk si titull shumė interesant prandaj bėra kėtė zgjedhje. Kjo kėngė ka njė fabul shumė interesante. -Tekstet e kėngėve tuaja janė tė reja dhe Jorgo Papingji ėshtė bashkėpunėtori juaj fiks. Nuk bėni ndryshime nė kėtė pikė? Nuk bėj ndryshime kėtu sepse tashmė kuptohemi shumė mirė. Mund tė kėrkoj diēka nga Jorgo dhe mund tė mė plotėsohet ajo kėrkesė pa frikė. Bashkėpunimi ka edhe njė histori tė vjetėr. Kur kam qenė nė moshėn dhjetė vjeēare profesor Jorgo ka qenė drejtor i Pallatit tė Pionierit nė lagjen katėr dhe ka pėrzgjedhur talente aty. Ai ka qenė profesori im i parė. -Me kė keni bashkėpunuar pėr realizimin e kėngėve tė reja nė kėtė album? Kėnga Njė filxhan u bė sebep ėshtė njė orkestrim i Shpėtim Saraēit, kėnga Vjerrėn mbaje krejt si nėnė ėshtė e Edi Balilit dhe albumi ka edhe tre kėngė tė Shqipėrisė sė mesme qė janė pėrpunuar edhe nė orkestrim por edhe nė mėnyrėn e tė kėnduarit. -Nga tė gjitha kėngėt qė pėrfshinė ky album kush ėshtė shndėrruar nė hit pėrveē Njė filxhan u bė sebep? Nga opinionet qė kam marrė nga adhuruesi i muzikės popullore ėshtė e pėlqyer kėnga Ruju goc me kompozim tė Fatmir Lelės dhe me tekst tė Jorgo Papingjit. Kėto kanė qenė kėngė shumė tė bukura, qė mund tė godisnin tė gjitha por natyrisht qė nė kėtė album Njė filxhan u bė sebep janė ato mė tė goditurat. Nė njė album spikatin ato mė tė bukurat. -Pse vendosėt qė tė bėni njė kėngė hit dhe mė pas tė bėni njė album? Nė Shqipėri nuk realizohet gjithēka kur dhe ku e do. Albumi im duhet tė pėrfundonte qė nė nėntor por pastaj duhej u shty afati i lanēimit tė tij pėr disa muaj dhe mu desh qė tė nxirrja patjetėr njė hit nė fund tė dhjetorit. Kam menduar qė tė jem sa mė pranė publikut nė tė ardhmen duke nxjerrė nė treg dy apo mė shumė hite nė vit. Mė pas mund tė bėj edhe njė album por nuk i dihet. -Ėshtė mė e lehtė qė tė nxirrni njė kėngė hit sesa tė bėni njė album? Po ėshtė shumė e vėrtetė pasi realizimi i njė albumi ka lodhje psikologjike. E quaj lodhje psikologjike sepse duhet tė gjesh tekstet, muzikėn, mė pas tė bėsh orkestrimin dhe kur tė jesh gati pėr tė regjistruar ėshtė e zėnė studio apo jo pas njė muaji, pas dy muajsh dhe kėshtu pas dy vjetėsh del albumi. -Keni realizuar edhe mjaft bashkėpunime me kėngėtarė tė tjerė njė ndėr tė cilėt ėshtė Bujar Qamili. Pse nuk keni bashkėpunim nė albumin tuaj por ai gjendet nė atė tė bashkėpunėtorit tuaj? -Nė albumin e kaluar kam patur nė album Bujar Qamilin, duet me tė. Ky album ka patur shumė hite tė bukura dhe por unė nė atė periudhė nuk munda tė bėja vidioklipe dhe kjo ėshtė njė plus i madh pėr kėngėn. -Albumi juaj i fundit ka ēdo kėngė njė videoklip. Ka ndodhur kjo nė albumet e parė? Po. Albumi para kėtyre tre qė kam nxjerrė ka patur videoklipe. Kaseta video qė u realizua nga ky album ka qenė e dyta pas asaj tė kėngėtares Ermira Babaliu. -Kjo verė ka sjell njė fluks tė madh tė kėngėtarėve. E ndieni konkurencėn? Aspak. Pėr mendimin tim ēdo kėngėtarė ka publikun e vet dhe unė jam natyrė tjetėr nė interpretimin e kėngės popullore qytetare tiranase. -Nė verė ka shumė albume qė dalin nė treg. Nga se varet kjo gjė? Nga shtėpitė diskografike dhe nga fakti se nė verė vijnė emigrantėt dhe tashmė kryesore ėshtė qė tė shitet njė album. -Interesoheni nė dalje tė albumit pėr shitjen e tij? Apsolutisht qė jo. Nuk interesohem sepse e di qė do tė shitet dhe kjo vjen nga njė siguri qė kam fituar unė gjatė eksperiencės sime. I jap publikut atė qė dėshiron. -Albumet tuaj tė kaluar janė shoqėruar me njė koncert recital. A do tė ndodhi dhe me kėtė album? Nuk mund tė jap fjalėn por shpresoj qė tė realizoj njė koncert recital nė nėntor. -Keni patur koncerte dhe mund tė na tregoni diēka lidhur me ta? Nė fakt unė kam katėr vjet qė kam shumė lėvizje dhe aktivitete tė cilat janė bėrė nė Greqi, Itali, Gjermani, Angli etj. Ndihem mirė kur kėndoj pėr bashkėatdhetarėt nė emigracion. Nė verė kėngėtarėt e muzikės popullore kėndojnė edhe nė dasma. -E ndien veten me fat qė je njė kėngėtare e muzikės popullore dhe jo e muzikės klasike apo e lehtė? Unė kam patur mundėsinė qė tė kėndojė muzikėn e lehtė por nuk dua qė tė ngatėrrohem me atė zhanėr. -Kėngėt e albumeve tė kaluara pėlqehen akoma. Si ndiheni lidhur me kėtė? Kjo ėshtė gjė e mirė sepse unė e kam thėnė edhe mė parė se ėshtė arritje e madhe pėr mua qė njė kompozim godet. -Ēėshtė skena dhe publiku pėr ju? Skena ėshtė gjithēka pėr mua. Ajo ėshtė e shenjtė. -Kėnga Ruju goce ėshtė e pėlqyer pėr publikun. Pse? Ėshtė njė kėngė e pėlqyer sepse ka njė subjekt shumė tė bukur. -Pėrse nuk keni realizuar asnjė kėngė nga jugu dhe veriu? Nuk kam realizuar asnjė nė fakt nė album, por me kėngėt e veriut ndihem mirė. Nga jugu kam kėnduar sė fundi njė kėngė. -Artiola Toska nė bashkėpunimin me Dalaran, kėngėtarin grek? Nuk e prisja kėtė bashkėpunim. Kishte njė vit e gjysmė qė mė ishte bėrė si ftes por nuk e kisha marrė me seriozitet. Mė pas u bė ky bashkėpunim. Pas kėsaj unė kam bėrė edhe kėngė me tekst nė greqisht, kėngėn Nėna dhe njė baladė pėr emigrantėt. Nė koncertin e Dalaras kishte njė kėngė shqipe 25 gėrsheta dhe nė atė koncert unė duhet qė ta kėndoja nė shqip kėtė kėngė. Ishte diēka e mrekullueshme kjo eksperiencė sepse u gjenda nė njė skenė me njė publik prej 5000 vetash. Ai ishte njė koncert i Dalarės dhe kėngėtares portugeze Dulēe Ponte. Ėshtė i vetmi rast kur mu drodhėn kėngėt. U prita shumė mirė atje. -Si ėshtė ndjerė me kėngėt shqipe Dalara? Ai ėshtė gjendur shumė mirė nė kėto kėngė megjithėse i ka pėrshtatur me natyrėn e vet. I ka arritur shumė mirė, aq sa nuk tė besohet qė ėshtė grek. Kėndimi i kėtyre kėngėve nė gjuhėn greke ishte mbresėlėnėse. -Do tė keni bashkėpunime tė tjera me kėngėtarė tė huaj Artiola Toska? Nėse do tė kem ftesa ndoshta po. -Artiola ka interpretuar kėngė shumė tė vėshtira tė Shqipėrisė sė mesme. Pse? Mė pėlqen ti kėndoj sepse jam tiranase dhe do tė doja qė tė kėndoja vetėm kėngėt profesionale. -Cili ka qenė udhėtimi mė i largėt qė keni bėrė? Pėrveē Amerikės edhe Kanadasė kam shkuar edhe nė Meksikė. Kam shkuar atje mė njė ansambėl popullor. -Cila ėshtė dita mė me fat pėr ju? Nuk e di, ndoshta e premtja. -Sa kohė tė lirė ka Artjola? Gjatė javės jam e lirė. Fundjava ėshtė e zėnė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Hyrije Saraci - Dashuria ime, kėngėt beratase | Administratori | Muzika | 1 | 14-10-2007 19:43 |
| Dava Gjergji - Ciftelia eshte mesuesja ime e pare | Administratori | Muzika | 2 | 22-04-2007 01:35 |
| Surprizat e Greta Kocit pėr publikun | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 14:26 |
| Ermira Kola - Nga serenatat korcare tek kenget labe | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 13:01 |
| Historia Shqiptare : Rilindja Kombėtare. | AlbShkodra | Historia | 163 | 27-10-2003 20:15 |