Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Arjeta Zhuta - Fama ime ne Popstars, nje porte drejt suksesit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 24-01-2007, 14:52
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Arjeta Zhuta - Fama ime ne Popstars, nje porte drejt suksesit

Arjeta Zhuta: “Fama ime nė Popstars, njė portė drejt suksesit”

Kėngėtarja tashmė e njohur Arjeta Zhuta rrėfen pėr detaje nga jeta e saj artistike, private dhe profesionale. Kontaktet e para me kėngėn, dėshira e saj pėr tė marrė pjesė nė njė spektakėl tė njohur PopStars qė u mbajt nė Gjermani, pasioni pėr kėngėn dhe deri tek pikat e forta dhe tė dobėta tė karakterit. Kjo ėshtė edhe njėherit intervista e parė e realizuar nga njė medium shqiptarė. Arjeta Zhuta ėshtė e bombarduar nga mediat gjermane dhe ato zviceriane, nga televizioni Pro 7, Tele Zürih, SF1, Blic, 20 Minuten, revista prestigjioze FHM dhe shumė tė tjera, e krahasuar si “engjull i artit tė kėngės” nė Zvicėr.Arjeta vlerėson modestinė, ēmon jashtėzakonisht figurėn e femrės dhe kontributin e saj nė tė gjitha fushat e jetės, e nė veēanti nėnėn mėrgimtare.

Pėr finalisten e spektaklit mė tė madh qė mbahet nė Gjermani, PopStars, vlerat dhe virtytet e femrės nė njė shoqėri janė tė patjetėrsueshme. Kėnga dhe familja kanė qenė gjithnjė primare pėr Arjetėn. Midis ofertave tė ndryshme qė i vijnė tashmė pėr tė marrė pjesė nė aktivitete muzikore jashtė Zvicrės, Arjeta zgjedh vetėm ato qė nuk cėnojnė prioritetin e saj: familjen. Pasioni mė i madh i artistes ėshtė studimi, qė pretendon tė bėhet avokate e pėrgatitur dhe t’i kontribuojė bashkatdhetarėve kėtu nė Zvicėr, qė kanė probleme tė ndryshme. Kontaktet e para me muzikėn Arjeta i ka patur shumė herėt, si fėmijė, me disa kėngė. Nė kohėn kur muzika shqiptare mbizotėrohet nga rrymat komerciale, efektet elektronike dhe videoklipet marramendėse herė tė vjedhura e herė gjysmė lakuriqe, nga mėrgimi Arjeta, si Ambasadore e artit tė muzikės, ka marrė pėrsipėr tė kthejė muzikėn e vėrtetė tek dėgjuesi, si dhe duke u krenuar para kompozitorėve gjermanė dhe atyre zvicerianė, se ne shqiptarėt kemi art tė mirėfilltė.

Me mundėsi shumė tė kufizuara, pa sponsor tė fuqishėm dhe ende e panjohur nė skenėn muzikore shqiptare, ajo bėn muzikėn qė ndjen, pa u preokupuar pėr fitimet qė do tė nxjerrin prej saj dhe ēmon ata kėngėtarė e kėngėtare shqiptare, qė po mbijetojnė pa rrymat komerciale. Pas mbrėmjes finale tė mbajtur nė Köln tė Gjermanisė, qė Arjeta qėndroi katėr muaj larg familjes, por e ushqyer gjithnjė me njohuri tė reja tė muzikės bashkėkohore, me njė performancė tė shkėlqyer, mundi t’i kalojė 5000 kandidatė pėr tė arritur gjer nė finale. Kudo qė ėshtė gjendur me kurorėn e finalistes, ajo ka prezentuar edhe realitetin shqiptar e sidomos atė femėror, duke pėrmendur edhe perėndeshėn e bukurisė Dea, pastaj duke u krenuar me flamurin kombėtar me shqiponjėn dykrenore.

Prej gjashtė vajzave finaliste, tri ishin ato qė fituan tė formohet shoqėria Monrose nga «Popstars». Duke rikujtuar lexuesit, se Arjeta Zhuta ka dhėnė shumė intervista pėr mediat gjermane dhe ato zviceriane, kishte ruajtur diēka tė veēantė pa thėnė pėr mediat shqiptare, prandaj do keni rastin tė njiheni edhe mė shumė pėr ato ngjarje interesante. Deri mė tash, ka nėnshkruar jo mė pak se 6000 kartolina me foton e saj adhuruesve nė Zvicėr dhe Gjermani.

-Kush ėshtė Ari jashtė skenės, kamerave dhe mikrofonit?
-Pėrshėndetje juve dhe gjithė stafit drejtues dhe gjithė kombit tim urime festat e fundvitit, shpresojmė se viti qė do hyjmė, do jetė vit mė i mirė pėr kombin tonė nė pėrgjithėsi. Ėshtė kėnaqėsi dhe po ndjehem shumė mirė, qė po jap njė intervistė tė parė nė gjuhėn time amtare. Ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruaj veten, por do t’i them dy fjalė: e sinqertė, e ēelur pėr shoqėri, e dashur pėr familjen, e pėrpiktė, me njė fjalė e qeshur gjithnjė edhe atėherė kur jam e lodhur. Kam lindur nė Strugė, qė mė merr malli gjithnjė pėr qytetin tim tė lindjes. E falėnderoj familjen time, sepse kam pasur njė fėmijėri tė shėndoshė. Njė vajzė e punės, jo e paragjykimeve, modeste dhe studiuese.

-Kur tė thėrrasin Ari ndjehesh mirė apo me emrin tuaj Arjeta?
-Edhe para se me marrė pjesė nė PopStars, prindėrit e mij mė kanė thirrur me nofkėn Ari, jo si shkurtesė e emrit, por kuptohet si prindi ndaj dashurisė me fėmijė e vet, pra mė kanė krahasuar me ari. Nė Gjermani, ashtu edhe ndodhi rastėsisht, qė shoqet e mia mė thėrritshin Ari dhe mė mbet ashtu: Ari. Mė mirė ndjehem kur mė thėrrasin me emrin tim Arjeta.

-Kush ju ka shtyrė tė merreni me muzikė?
-Qė kur isha gjashtė vjeēe kam kėnduar para kamerave dhe njė publiku tė madh. Mbėshtetjen e parė e kam marrė nga babai. Jam veleshtare dhe nė ēdo manifestim qė ėshtė organizuar nga Veleshtarėt kėtu nė Zvicėr, qė ėshtė tradicional, kam kėnduar me kėnaqėsi dhe jam pėrkrahur. Mė kujtohet njėherė, nuk kėndova edhe aq mirė, ashtu mua mė dukej, por pata duartrokitje nga tė pranishmit dhe babai im mi dhuroi 500 franga. Gjithnjė nė shtėpi kėndoja, vallėzoja, edhe kur babai im mė kėshillonte pėr diēka tė mirė, unė kėndoja, prandaj jam e qeshur, sepse kėnga ėshtė burim i jetės. Falėnderoj nga zemra pėr shumė herė babain tim, qė pėrveē kėngės mė ka motivuar tė kryej gjimnazin nė Zvicėr me suksese dhe tė vazhdoja studimet nė Fakultetin Juridik nė Zürich, qė shpresoj se bashkė me kėngėn do tė ecė edhe Fakulteti e bashkė me kėto tė dyja do tė jem edhe mė e dashur pėr babain dhe familjen nė pėrgjithėsi.
-Ia keni kthyer 500 frangat babait?
-(Qeshet) Interesant pyetje. Prandaj flas me ju ashtu siē jam, pa e cenzuruar shpirtin tim. Jo, nuk ia kam kthyer, por kėtė kthim ia kam bėrė me suksese dhe pėrqafime dhe me urata.

-Kujt ia rrėfeni sekretet tuaja?
-Sekretet ia tregoj nėnės sime, qė ėshtė edhe shoqe e imja. Jam rritur nė mesin e popullit zvicerian, por me gjak, shpirt, gjuhė dhe traditė jam shqiptare. Sekretet i paraqes me kėngė edhe pse nuk ka tė bėjė me tekstin e kėngės. Edhe me shoqėri e ndaj sekretin, si me atė shqiptare dhe atė zviceriane. Nuk dua t’i harroj traditat tona kombėtare, qė janė shumė tė mira.
-Pėrveē muzikės, me ēka tjetėr do t'ju pėlqente tė merreni dhe pse?
-Nuk dua qė pėrmes muzikės tė bėj para. Muzikėn e kam nė shpirt, nuk dua tė komercializohem me kėngė. Do kryej studimet nė Fakultetin Juridik nė Zvicėr dhe do tė kontribuoj me profesionin tim si avokate, qė shumė mėrgimtarė kanė probleme tė sferave tė ndryshme, jo qė nuk ka avokatė, por dua tė jem njė avokate e mirė e sinqertė dhe tė shėrbej edhe pėr vajzat, nėnat shqiptare, pavarėsisht problemeve qė i kanė larg atdheut. Mė pėlqen tė merrem me muzikė dhe me studime nė profesionin tim final-Juridiku.

-Si erdhi mundėsia qė tė konkurosh nė PopStars?
-Nė prezantimin e parė para jurisė dola me kėngėn “Kiss” nga Princ, qė mė dridhej trupi dhe kisha shumė emocione, jo pse humbja, por doja tė merrja pjesė edhe mė tutje nė gara, sepse kisha mundėsinė tė pėrfitoja eksperiencė artistike. Kėnga ime e parė ishte egzotike, por e mbaja veten me qetėsi dhe me vullnet tė madh. Kishte shumė kandidatė dhe nuk shkova pėr tė fituar, ashtu nuk kisha shumė shpresė se do tė jem, por komunikova me familjen time, qė nuk kishte edhe aq shumė besim nė rezultatet qė do tė kem. Ashtu shkova dhe me shumė mund, duke mos shpejtuar nė hapat qė bėja, arrita qė pas katėr muajve me radhė, me shumė mundi, pas shumė pėrgatitjeve qė i kam bėrė nė tė gjitha llojet e artit tė muzikės, tė jem njėra nga vajzat finaliste, qė duhet rikujtuar se ishin 5000 konkurrentė. Kėshtu, pas punės sime maratonike, arrita tė jem finaliste e kėtij evenimenti tė madh kulturor nė Gjermani.

-Keni ruajtur diēka pa thėnė nė mediat gjermano-zviceriane pėr mediat shqiptare, nė lidhje me ditėt qė keni kaluar nė PopStars?
-Kam pas shumė intervista nė mediat e ndryshme. Ju thashė nė fillim, patjetėr se po dhe ju jeni tė parėt qė po mė merrni njė intervistė. Ju pėrmenda mė herėt, qė kur jam qerasur nga prindi dhe pėr shumė gjėra tjera, qė i pėrkasin vetes sime. Nė ēdo garė, ashtu si shqiptare tipike, kėndoja si burrneshė, pa u dorėzuar dhe u pėrgatitesha, qė edhe nėse humbi tė mos dorėzohem. Me rėndėsi ėshtė qė njė shqiptare mori pjesė nė kėtė garė. Mė kujtohet, pėr t’i treguar tė tjerėve, se jam shqiptare, vishja njė par trenjerka me flamurin kombėtar kuq e zi dhe ishin trenjerka me motive tė luftės, qė shpesh edhe bisedoja me mikeshat e mia finaliste, pėr luftėrat qė ka pasur kombi ynė, i flisja pėr gjėrat e tmerrshme qė iu kanė bėrė popullit tim dhe pėr njė ndarje tė madhe gjeografike qė e kemi ne shqiptarėt. I thoja, se shqiptarė ka me milion nė Turqi, Ēamėri me mijėra, Arbėri, Preshevė, Malci, Maqedoni dhe Kosovė: njė popull jemi, kemi njė gjuhė dhe na kanė ndarė padrejtėsisht. Nuk dua tė ekspozohem, por sinqerisht me dėshirė flisja shqip dhe mė kanė pritur shumė mirė tė tjerėt.

-Do tė pranonit tė kėndonit ndonjė kėngė tallava apo me ēifteli dhe ju tė ishit e veshur me veshje kombėtare?
-Asnjėherė nuk do kėndoj tallava. Me ēifteli me dėshirė, pse jo, me plot respekt. Ēmoj veglat tona tė vjetra dhe me veshje kombėtare jam veshur dhe do vishem. Nuk dua tė merrem me diēka qė ėshtė e dėmshme pėr shoqėrinė tonė. Viruset dihen nga mjekėsia, por tash viruset nė disa kėngė qė kėndohen po shihen edhe nė muzikėn tonė. Nuk e nėnēmoj njė muzikė tė tillė, tallava qė quhet, por nuk do kėndoj, sepse nuk mė pėlqen. Muzikėn popullore e dua. Babai im e don muzikėn popullore dhe shpesh kėndoj. Arti dhe biznesi nuk janė kombinim qė shkojnė sė bashku: ata janė si nė opozitė me njėri-tjetrin. Unė mendoj se ndryshimet nė muzikėn shqiptare janė tė njėjta si nė tė gjithė botėn, shumė artistė tė mėdhenj botėrorė sot nuk kėndojnė ashtu si duhet: drejtpėrdrejtė. Kėngėt e sotme janė bėrė si moda e veshjeve apo ngjyrat e flokėve, ndėrsa muzika e vėrtetė ėshtė si stinėt, kėngėt popullore janė ashtu si gjethet qė bien, dhe ringjallen pėrsėri nė pranverė… Arti i vėrtetė gjithmonė e ka gjetur rrugėn, ashtu si njė dritė nė fund tė detit. Nė Gjermani kam marrė njė eksperiencė tė madhe duke ushtruar me profesionist tė muzikės, koreograf, vallėtarė tė mirėnjohur, qė tė japin elan nė punė, ata tė shohin se a ke vėrtet sens pėr art apo jo, ndėrsa tek ne shqiptarėt ėshtė ndryshe: je e bukur, zhvishu dhe ec, se do kesh sukses.

-Ēfarė do ta nevrikoste Arin?
-Mė nervozon padrejtėsia, gėnjeshtra. Besoj nė tė mirėn e njeriut dhe kur mė keqpėrdoret lėndohem.
-Disa nga fotot qė mė treguat ishin provokuese. Si reagojnė prindėrit e tu kur i shohin?
-Jam njė vajzė qė kam pasur ēdo herė liri nga prindėrit e mi. Besimi i prindėrve ka qenė gjithmonė tek unė, ata mė kanė dhėnė shumė liri. Prindėrit i kam shumė liberalė dhe kėtė nuk ia keqpėrdori. Nė muzikė duhet tė jesh pak a shumė me shije nė veshje. Ia kam treguar prindėrit dhe kėto ishin foto pėr revistėn e njohur FHM. Kur i thashė prindėrve se do kem foto paksa e zhveshur dhe mos po thonė diēka keq bashkėkombasit e mi, prindėrit mė thanė ne e dimė se ēfarė vajze kemi dhe ti vazhdo nga edukata qė e ke nga prindėrit e tu.

-Mendon se duke u zhveshur ajo qė pretendon mundet tė bėhet kėngėtare?
-Asnjėherė duke u zhveshur nuk je kėngėtare. Duhet bukuria, por bukuria nuk tė jep talent zėri. Nėse kėndon live, bukuria mbetet nė fund tė detit. Tek ne kohėve tė fundit ėshtė lehtė tė bėhesh kėngėtare, tė kesh pare dhe tė zhvishesh.
-Ju keni kaluar dhe jeni klasifikuar pėr nė finale nga njė juri profesionale. Ēfarė mendon pėr kėngėtaret shqiptare qė dalin dita ditės nėpėr media?
-Kanė tė drejtėn e vet, por e mira e tė mirės ėshtė tė punosh, tė ēmojnė tė tjerėt, ata profesionistėt dhe pastaj duhet vazhduar dhe do jesh e arritur.
-Ju kėndoni gjithmonė “live”. Ēfarė ndiesie tė shkakton shfaqja para publikut me “play back”?
-Pėr katėr muaj kam qėndruar nė München gjatė pėrgatitjeve pėr PopStars dhe kemi kėnduar gjithnjė live. Gjithnjė ishim tė pėrcjellura nga mediat. Me kėngė live je origjinal dhe je mė e afruar nga publiku. Nė kėtė kohė qė po jetojmė, kėngėtarėt po kėndojnė shumė play back. Me play back ėshtė biznes. Jam munduar dhe do mundohem tė kėndoj gjithnjė live. Ndoshta, nėse bėhem kėngėtare mė e njohur botėrisht, do mė imponohet tė kėndoj play back, por dėshira ime nuk ėshtė. Nėse nuk kėndoj live, ose nuk dėgjoj kėngė live, atėherė nuk shkoj nė koncerte apo programe, do e marr cd dhe do ta dėgjoja nė shtėpi.

-Si e organizon Ari njė ditė, njė javė, njė muaj, njė vit. D.m.th. pėrveē kėngės, a keni angazhime tė tjera?
-Ashtu si njė vajzė shqiptare. Si kam qenė do tė jem. Nuk mundet tė ndryshojė jeta ime aq shpejt. Mundohem tė ruaj origjinalitetin personal. Nė muajin mars do fillojė semestri i ri. Zgjohem dhe bie tė fle duke kėnduar dhe studiuar. Nuk dua t' mė ikė dita pa patur suksese gjatė orėve tė ditės. Prandaj nė ēdo javė, shoh se ēka kam bėrė dhe nė fund tė muajit ose pėrmirėsohem, ose krenohem me sukseset qė kam arritur.
-Jeni e dashuruar?
-(Qeshet) Jo nuk jam e dashuruar. Kam plane tjera njėherė, qė janė primare. Do ti vijė koha kur do tė dashurohem.
-Tani djemtė e kanė mė tė lehtė tė afrohen?
-Po, sinqerisht. Deri mė tash kam nėnshkruar shumė kartolina tė miat dhe djemtė e kanė mė tė lehtė tė afrohen dhe pastaj kėrkojnė numrin e telefonit. I kuptoj, por jeta kėshtu e ka. Mė pėrpara nuk i jepja rast gjithkujt tė afrohej tek unė, por tash nuk mundem t’i them jo, ik, se nuk do jap autograf. Prandaj, e mira e tė mirės ėshtė qė tė jem e kujdesshme, por e di se djemtė shqiptarė janė mė tė mirėt e botės. Padyshim, se princi i ėndrrave tė mia do tė jetė shqiptar, por njėherė ėshtė shumė herėt, nuk e kam mendjen tė dashurohem, sepse kam dėgjuar se dashuria ėshtė armė e rėndė dhe i harron tė gjitha.

-I kthehemi spektakleve nė PopStars. A je munduar qė tė kėndosh shqip dhe ēfarė kanė menduar tė tjerėt pėr muzikėn tonė?
-Patjetėr, jam munduar. Por ju e dini se ka rregulla spektakli nė fjalė. Kam kėnduar shqip dhe mė kanė pritur mirė, por kuptohet jashtė sallės sė pėrgatitjeve. Njihet muzika shqipe nga tė tjerėt.
-Si je pritur nga organizatorėt e PopStars?
-Shumė mirė dhe u jam mirėnjohėse. Kam pėrfituar nga ata shumė. Kanė qenė tė mrekullueshėm, kemi patur kushte tė shkėlqyeshme, si pėr pėrgatitje ashtu edhe pėr t'u argėtuar.
-Mendon se tu ka bėrė me hile qė nuk ishe njė ndėr tre vajzat qė formuan grupin Monrose?
-Jo. Sinqerisht asnjėherė. Juria ka qenė shumė profesionale dhe tė gjithave na kanė trajtuar njėsoj. Por kanė qenė momente, qė mundet tė bėsh gabim nga emocioni apo stresi, por me rėndėsi qė tė gjitha ishim finaliste, ashtu kemi fjalė dhe vlerėsime tė mira nga kritikė tė muzikės nė Gjermani dhe Zvicėr.

-Po pse keni qarė atėherė?
-Edhe tash kam emocione kur kujtoj veten nė finale. Kam qarė si tė gjithė tė tjerėt, ngase kemi kaluar shumė mirė, prandaj kam qarė nga emocionet.
-Cila ėshtė fjala mė e madhe pėr ju nga juria, qė tė ka pėlqyer pas garava nė PopStars?
-Do jesh artiste e madhe, por duhet tė punosh dhe tė mos krenohesh me atė qė e ke arritur.
-Mban miqėsi me finalistėt dhe me jurinė profesionale?
-Po mbaj kontakte, por tash mikeshat e mia janė tė ngarkuara me albumin, por megjithatė kam kontakte dhe nuk do t’i humbi.
-Cila ėshtė dita mė me fat pėr ju?
-Kur arrita nė finale.
-Nė gėzime familjare, cila ėshtė kėnga qė kėndoni mė shpesh?
-Kėndoj kėngė veleshtare dhe kėngė qė janė tė mira popullore.
-Nėse ju ftojnė pėr koncerte, pyesni pėr pagesėn si shumė kėngėtarė tė tjerė?
-Jo asnjėherė. Nuk kėndoj pėr pare, por kėndoj nga dėshira qė kam pėr tė kėnduar.

-Cila ėshtė mė e bukur pėr ju, dita apo nata?
-Janė tė njėjta, por dita pak mė shumė e dashur, sepse gjatė ditės punoj, ndėrsa nata ėshtė e paraparė pėr tė pushuar.
-Ku do ta kaloni kėtė ndėrrim tė motmoteve?
-Kam patur shumė oferta nėpėr restorante tė ndryshme dhe diskoteka, por do jem me vėllaun tim dhe me shoqėrinė time me ndonjė vend, por ende nuk kemi vendosur, sepse ka shumė vende tė mira pėr tė festuar vitin qė sapo do hyjmė.
-Do na jepni ndonjė shpresė se si sot njė vit, ndoshta, do kemi mundėsi tė dėgjojmė kėngė nė videoprojektet mė tė njohura ndėrkombėtare, apo do mbarosh karrierėn nėpėr restorante dhe diskoteka nėpėr diasporė?
-Mendoj se do tė realizoj kėngė tė bukura, por asesi tė mbarojė karriera ime nėpėr ambiente terresh, ambiente tymės duhani, por do dėshiroja tė punoja me profesionistė tė muzikės, qė njė ditė tė jem aty ku janė yjet e kėngės botėrore dhe ato shqiptare.

-Premton tė na tregosh tė parėve nėse projekti yt realizohet?
-Padyshim. Ju jeni tė parėt qė realizuat kėtė intervistė dhe do jem mirėnjohėse. Projekte kam shumė dhe njėri nėse mė realizohet ashtu si kam dėshirė unė, do ju njoftoj dhe kam nderin qė do shkruani dhe do njoftoni bashkėkombasit tanė kudo qė janė.
-Do na tregoni dėshirėn qė keni pėr kėtė vit qė sapo do hyjmė?
-Dėshira, kuptohet, se ka ēdo person. Viti 2006 ishte pėr mua i sukseseve apo ēelėsi qė m’i hapi dyert e kėtyre sukseseve, tani varet nga unė se sa do e shfrytėzoj kėtė ēelės tė sė mirės. Primare ėshtė tė kem shėndet tė mirė, tė kem familjen time ashtu si ėshtė me gėzime, tė kem kombin tim me liri tė plotė, prej Kosove, Manastiri, Presheve, Arbėrie, Ēamėri e Malcie. Presim njė Kosovė tė pavarur, qė ēdo ditė i pėrcjell lajmet se ēka po ndodh nė atdheun tonė, se pa Kosovė tė pavarur, nuk do jemi tė lirė as ne nė Veleshtė, por asnjė shqiptarė kudo qė ndodhet.

-Ju falėnderojmė pėr kėtė intervistė dhe tė jetė viti 2007 edhe mė i suksesshėm pėr Arjeta Zhuta-Arin!
-Ju jam mirėnjohėse pėr shumė herė. Gėzuar dhe suksese edhe mė tė mėdha dhe le tė jetė edhe ky vit pėr mediat shqiptare vit i tė shkruarės nė lajmet kryesore apo nė faqet e para "Pavarėsia e Kosovės". Me njė fjalė, le tė jetė viti 2007, vula e pavarėsisė sė Kosovės dhe e njė bashkimi natyror kombėtar!

Arjeta Zhuta- pseudonimi Ari
Datėlindja: 12.11.1986
Gjatėsia: 1.60 m
Ngjyra e flokėve: kafe
Sytė: gėshtenje
Hobi: kėnga, vallėzimi, fotografia,
shėtitjet me miqtė, ushqimi i mirė dhe leximi.
Vendlindja: Strugė
Jeton nė Uitikon Ėaldegg (Zvicėr
Studente e Fakultetit Juridik nė Zvicėr
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės Sabahi Historia 1 16-06-2008 12:21
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Fjalori i Internetit Administratori Programe dhe programime 0 19-09-2004 16:34
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:54.




Parajsa Shqiptare