| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Abuzimi me kėngėn, flet pėr krizėn nė treg Ardjan Trebicka vjen me njė album tė ri nė tregun muzikor. Ai edhe kėtė herė sjell origjinalitetin dhe muzikėn autentike shqiptare. Kėngėtari tregon se si theu tabutė e paragjykimeve ndaj ciganėve. Ciganėt kanė qenė tė paragjykuar gjithmonė dhe do tė vazhdojnė tė jenė tė paragjykuar. Megjithatė tek ciganėt mua mė pėlqen bota e lirė dhe koloriti, janė njė pjesė e shoqėrisė dhe mė janė dukur gjithmonė interesantė. Kam gjetur diēka qė mė ka tėrhequr, ėshtė njė diēka shumė e brendshme dhe kėshtu qė vendosa tė bėj albumin Do bėhem cigan. Ky album ka grisur kornizat e paragjykimit dhe mė vjen mirė qė pas kėtij albumi edhe shumė kėngėtarė tė tjerė kanė pėrdorur fjalėn cigan nė kėngėt e tyre shprehet Ardjan Trebicka. -Albumi juaj i fundit ėshtė me kėngė arbėreshe. Si ka qenė pėrzgjedhja e tyre? Kėnga Shkova ka dera jote ėshtė njė baladė shume e vjetėr arbėreshe, rreth 150 vjet. Tė them tė drejtėn kam hulumtuar gjithmonė mbi folkun arbėresh sepse mendoj se ėshtė njė muzikė e pastėr shqiptare, e mbajtur dhe e ruajtur me fanatizėm nga arbėreshėt. Dhe mendova se pse tė mos e sillja edhe nė Shqipėri. -Ju keni nxjerrė katėr albume dhe secili prej tyre ėshtė i veēantė. Ju jeni edhe i veēantė pėr interpretimin e serenatave dhe tė njė muzike tė cilėn vetėm ju mund ta pėrcillni Gjithmonė kur mė thonė pėr serenatat mendoj pėr muzikėn korēare e cila ėshtė nė planet e mia pėr tė ardhmen. Kam dėshirė tė realizoj njė album me kėngė korēare sepse ėshtė edhe origjina ime. Ndoshta muzika arbėreshe ka pak tendencėn e serenatės brenda dhe kėshtu edhe ngatėrrohemi. Megjithatė pėr sa i pėrketė veēantisė, nėse pėrpiqesh tė bėsh diēka e cila nuk ėshtė e huazuar dhe ėshtė origjinale them se vetvetiu kėngėtari bėhet original dhe i veēantė. -Ashtu si dhe kėngėt videoklipet tuaja janė tepėr tė veēanta dhe tepėr serioze. Si keni arritur qė tė godisni nė publik? Jam pėrpjekur qė videoklipet ti realizoj thjesht, jo duke u mbėshtetur nė anėn kompjuterike port ė mbėshtetura mbi fabulėn e kėngės. Kam punuar me regjizor dhe emra tė mirėfilltė nė tregun muzikor shqiptar tė medias televizive dhe mendoj se kemi goditur. -Albumi juaj i kaluar titullohet Do bėhem cigan. Pse ky titull? Ciganėt kanė qenė tė paragjykuar gjithmonė dhe do tė vazhdojnė tė jenė tė paragjykuar. Megjithatė tek ciganėt mua mė pėlqen bota e lirė dhe koloriti, janė njė pjesė e shoqėrisė dhe mė janė dukur gjithmonė interesantė. Kam gjetur diēka qė mė ka tėrhequr, ėshtė njė diēka shumė e brendshme dhe kėshtu qė vendosa tė bėj albumin Do bėhem cigan. Ky album ka grisur kornizat e paragjykimit dhe mė vjen mirė qė pas kėtij albumi edhe shumė kėngėtarė tė tjerė kanė pėrdorur fjalėn cigan nė kėngėt e tyre. -Pse pikėrisht Do bėhem cigan? Befasia ėshtė se megjithėse jam njė njeri qė nuk ėshtė nė rracėn e tyre i ka kėnduar botės cigane. Por kjo nuk do tė thotė qė njė cigan nuk do ti kėndoj botės sonė. Nuk mendoj se publiku shqiptar ka paragjykime pėr ciganėt. -Sa ndikon origjina juaj nė pėrzgjedhjen e kėngėve serenata? Nuk kam kėnduar asnjėherė njė serenatė korēare, por origjina mė ka ndihmuar pėr tė kėnduar kėngė arbėreshe. Ato kanė njė lloj lidhje me njėra-tjetrėn. -Pse nuk keni kėnduar serenata korēare? Pėr hir tė sė vėrtetės me kėngėt korēare kėto kohėt e fundit ėshtė abuzuar shumė me kėngėt korēare. Muzika korēare nuk ėshtė ajo qė dėgjojmė ne tani me nota shumė tė grekėzuara. Megjithėse mua mė pėlqen ajo nuk ėshtė muzikė e mirėfilltė korēare. Korēa ka njė traditė qė edhe vetė grekėt do e kishin zili. Mua mė pėlqen qė muzika tė ngelet origjinale. -Mendoni se pėrpunimi i kėngėve bėhet pėr arsye qė tė pėlqehen nė publik? Tė gjithė kėtė histori unė mund ta shpjegoj me dy fjalė. Tani ėshtė njė treg shumė shterpė, pėrderisa abuzohet me muzikėn popullore e cila ka ardhur prej shekujsh origjinale. Megjithė shfrytėzimet qė bėhen mund tė rezistojnė njė vit apo dy por pėrsėri do tė jetė ajo mėmėza nga e cila ėshtė marrė kėnga, ajo do mbetet pėrsėri. Pėr mendimin tim i gjithė ky shtrembėrim ėshtė njė fllucė njė ajėr. -Ju nė albumin tuaj tė ri keni kėngė tė vjetra arbėreshe dhe njė pjesė krijimtari tė re. Sa prej kėtyre kėngėve janė krijime tė reja? Ky album ka krijimtari e cila i pėrket kompozitorit Ilirian Mihali, janė orkestruar nga vetė ai. Tekstet i ka shkruajtur Armand Trebicka, i cili ėshtė im vėlla. Meqėnėse jemi vėllezėr ai e njeh shumė mirė karakterin tim dhe arrin tė mė pėrshtati tekstet. Jemi njė staf qė kemi bashkėpunuar prej kohėsh. Ky staf ėshtė njėbėrthamė qė funksionon mė sė miri. -Ju mendoni se ėshtė mė mirė tė punosh nė grup apo individualisht? Duke punuar nė grup gjėrat janė mė unike. Unė jam pak fanatik pėr njerėzit besnik tė cilėt e njohin natyrėn time. Kėshtu unė ndihem mėkomod. -Si ke mundur tė arrish tė gjesh tekstet e vjetra arbėreshe? Pėr kėtė gjė mė ka ndihmuar shumė Instituti i Kėrkimeve Popullore i cili mė ka hapur dyert pėr tė hulumtuar nė muzikėn e vjetėr shqiptare, kam miq arbėresh, kam kontakte me personalitete tė muzikės arbėreshe, kam shkuar vetė nė Kalabri. E gjithė kjo axhendė ka sjellė materialet e albumit tim. -Dėgjohen albumet tuaja nė Kalabri dhe si priteni kur shkoni atje? Njė shprehje qė mė ka ngelur nė mendje pas njė koncerti nė Kalabri ka qenė e njė djali tė ri i cili mė ka thėnė Ardian ti je ajri ynė. Gjėja qė mė bėri pėrshtypje ėshtė se albumet e mia ekzistojnė nė shtėpitė e kalabrezėve. Pėr kėtė gjė mė erdhi mirė. -Si e gjen veten Ardian Trebicka nė tregun shqiptar? Tė them tė drejtėn sipas rregullit ēdo njeri qė ėshtė nė tregun muzikor quhet koleg. Mund tė them se ka njė lloj abuzimi me tregun dhe mė shumė me dėgjuesin dhe blerėsin. Nėse do tė vazhdoj kėshtu muzika shqiptare do tė jetė nė njė tunnel i cili nuk ka fund. Jo ēdo gjė qė realizohet mund tė hidhet nė treg. -Sa kohė ka zgjatur realizimi i katėr albumeve tuaja? Tė jem i ndėrgjegjshėm tė tre albumet e parė kanė qenė tė stivuar nė mendjen time dhe mė ėshtė dashur vetėm njė punė intensive pėr realizimin e tyre. Nė fund pas dy vitesh apo gati tre ėshtė realizuar edhe albumi i katėrt. Ky album donte mė tepėr kohė sepse vinte pas tre albumeve tė cilat pothuajse dolėn nė njė kohė shumė tė shkurtėr. Dhe kur arrin suksesin ėshtė shumė e vėshtirė tam bash atė. Kur del pėr herė tė parė nuk paragjykohesh se ēfarė ke bėrė apo ēfarė do tė bėsh. Nė momentin qė ti ke disa albume duhet tė jesh shumė i kujdesshėm pėr atė qė realizon. Mė pėlqen qė kėngėt tė kenė njė nacionalizėm brenda dhe njė frymė patriotike dhe sa mė origjinale.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| abuzimi, ardjan, flet, kengen, krizen, trebicka, treg |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Toto Cutugno | leopardi | Muzika | 0 | 18-08-2007 16:02 |
| Mehdi Zena - Nje jete me kengen qytetare elbasanase | Administratori | Muzika | 0 | 22-04-2007 17:53 |
| Veli Rada - Te risjellim ne vemendje kengen e vertete | Administratori | Muzika | 0 | 22-04-2007 17:21 |
| Nazif Cela - Ne kenduam te paret kengen Janines c'i pane syte | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 15:12 |
| Loreta Kosho - Une linda me kengen lirike | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 12:32 |