| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Alida Hisku - Ndjenja pėr muzikėn nuk vdes kurrė Alida Hisku rikthehet pėr publikun shqiptarė me njė album tė ri nė bashkėpunim me djalin e saj Albin Hisku. Albumi i cili ėshtė regjistruar nė Francė do tė sjellė muzikėn autentike shqiptare me zėrin e paharrueshėm tė Alida Hiskut. Ajo premton se albumi i saj me titull Kthimi do tė ketė tė njėjtin efekt dhe do tė sjelli tė njėjtin emocion si ka pasur dikur kėnga Vajzat e Fshatit tim. Albini do tė pasojė nėnėn e tij nė karrierėn artistike. Alida Hisku shprehet se ėndrra mė e madhe e saj nė jetė ka qenė kthimi i saj nė Shqipėri.Realizimi i kėtij albumi ka qenė realizimi i kėsaj ėndrrės sė saj, ėndėrr e cila e ka pėrndjekur pėr vite me radhė. -Ēfarė kujton Aida Hisku nga festivalet e asaj kohe? Festivalet e asaj kohe kujtojnė vitet e rinisė. Kujtojnė vitet e asaj muzike me ndjenjė, tė asaj muzike qė na ka shoqėruar tė gjithėve ne shqiptarėve kudo nė vėshtirėsitė e jetės. Janė vite tė paharrueshme pėr mua. -Muzika e periudhės kur kėndonit ju ka qenė njė muzikė e gjitha live ndėrsa sot ajo ėshtė pjesėrisht e tillė. Si mendoni lidhur me kėtė? Muzika ka njė rol shumė tė rendėsishėm. Zėri bėn transmetimin e shpirtit tė kėngėtarit tek spektatori. -Jeni shkėputur nga skena qė prej dy dekadave. Zėri juaj vazhdon tė jetė pėrsėri si nė ditėn e parė. Jeni pėrpjekur tė ruani zėrin tuaj? Jam larguar nga skena qė prej 24 vjetėsh dhe isha 25 vjeē kur mė larguan nga kjo muzikė. Muzikėn e kam pasur nė gjak dhe talenti nuk humbet kurrė. Po pėrpiqem tani tė jem pėrsėri e pranishme me muzikėn duke e shfaqur edhe njėherė kėtė talent por tė dyfishuar. -Vazhdoni tė sillni pėrsėri emocion duke kėnduar. Mė duket sikur ėshtė akoma mė i fuqishėm, si ėshtė e mundur? Ndjenja pėr muzikėn nuk vdes kurrė. Ajo ėshtė e skalitur nė gjak. Edhe muzika transmetohet bukur kur janė ndjenjat brenda. -Pas viteve 1990 publiku mendoi se Alida do tė kthehej. Pse nuk ndodhi kėshtu? Vitet 1990 mė gjetėn nė rrugėt e mėrgimit dhe si gjithė shqiptarėt edhe unė kasha vėshtirėsitė dhe mė duhej qė tė merresha me fėmijėt e mi. Kisha njė munges nė shpirt qė mė mundonte dhe nuk mė linte tė qetė dhe kjo ishte mungesa pėr muzikėn. Angazhimi pėr tė siguruar minimumin e jetesės mė pengoi qė tė kthehesha. -Albini do tė vazhdosh rrugėn e muzikės si Alida? Po. Jam pjesėmarrės nė albumin e mamit dhe e shoqėroi atė nė tre kėngė. Dy prej tyre janė zėri i dyte dhe e treat ėshtė duet me tė. -Ideja, teksti dhe stili qė ka kėnga dhe si ėshtė pėrshtatur zėri juaj me atė tė Alidės? Kėnga quhet Kėnga e drogės dhe unė jam i biri jam droguar dhe i kėrkoj nėnės falje nė minutėn e fundit. Nėna ėshtė ajo qė mallkon drogėn. -Ju kėndoni solo. Pėr ēfarė flasin kėto kėngė? Unė kam kėnduar disa kėngė solo dhe jam duke bėrė njė album. Kėto kėngė flasin pėr dashurinė dhe pėr qėllimin e jetės. -A do tė jetė muzika profesioni juaj nė tė ardhmen? Unė kam dėshirė qė tė vazhdoja tė merresha me muzikė dhe tė arrija atė sukses qė ka arritur nėna ime. -Aida vjen nė shqipėri me njė album qė titullohet Kthimi. Mesazhi qė sillni nė kėtė kėngė? Nė album trajtohet tema e drogės dhe ėshtė njė thirrje qė i bėhet jo vetėm pėrdoruesve tė drogės por edhe tė gjithė shpėrndarėsve tė saj tė cilėt vrasin jetė njerėzish. Kam bėrė me Zhuljana Jorganxhi njė tekst pėr kėtė temė ku do tė transmetojmė me muzikėn tonė ndalesėn e kėsaj katastrofe qė ka pushtuar jetėn dhe tė rinjtė. Nė kėtė kėngė mallkohet ky djall i bardhė duke marrė rolin e nėnės qė mallkon kėto duar qė shpėrndajnė ate vrasės sė botės dhe tė tė rinjve. -Nė album janė 12 kėngė.Asnjė prej tyre nuk ėshtė e kėnduar mė parė. Janė tė gjitha kėngė tė reja? Dėshiroja qė tė vija nė spectator me krijimtari tė re pėr tė treguar se mund ta rinis jetėn artistike jo duke u kthyer pas nė kohė por duke ardhur me tė reja. Nė album ėshtė njė larmi kėngėsh. -Tekstet nė albumin tuaj janė tė krijuar nga e madhja Zhuliana Jorganxhi. Vazhdoni tė kontaktoni dhe tė vazhdoni miqėsinė e vjetėr? Kam njė nostalgji tė veēantė pėr Zhuliana Jorganxhi. Kam pasur fatin tė punoi me tė gjatė viteve tė karrierės. Kam dėshirė tė punoi dhe me poetė tė tjerė por me tė kam njė lidhje shpirtėrore. Kuptohemi pa u shprehur. Ajo mė gjen atė qė kėrkoi. Sė bashku kemi arritur sukses. -Teksti i kėngės suaj nga ka marrė titullin albumi ėshtė Kthimi. Cila ėshtė domethėnia qė ka ky tekst pėr ju? Kthimi nuk ėshtė njė tekst i Zhuliana Jorganxhi. Ai ėshtė njė krijim i imi dhe paraqet ndjenjat e brendėshme pėr largimin nga skena dhe nga atdheu nė rrugėt e panjohura tė mėrgimit. Jam pėrpjekur qė nė tekstin e kėsaj kėnge tė tregoj vėshtirėsitė qė kam kaluar larg tij. Kjo kėngė ėshtė njė baladė e fortė dhe luhet me njė orkestėr tė madhe dhe me njė ndjenjė rrėnqethėse. Finalja e kėngės vjen me njė shpėrthim e thotė se Sonte jam pėrsėri tek ju, dhe jam kthyer dhe mbaj nė dorė atė dritė qė nuk mu shua kurrė. -Publiku pret qė tė ketė nė dorė njė album tuajin. Kur do tė dali ky album? Do tė vij albumi pėr tė ghithė publikun dhe shpresojmė qė tė pėlqehet. Meqėnėse publiku e do kėngėn e do dhe Alidėn natyrisht qė do tė pėlqejė edhe kėngėn qė do tė transmetojmė ne. Jam shumė e sigurt qė ky album do tė pėlqehet. - Do tė ketė videoklip njėra nga kėngėt nė albumin tuaj? Po do tė ketė njė klip. Ėshtė njė kėngė rinore qė do tė vij me klip dhe mendoj se dhe kjo do tė pėlqehet. Klipi ėshtė bėrė nė Francė, atje ku ėshtė bėrė edhe CD qė do tė vij nė treg. -Cila ėshtė rryma muzikore qė pėlqeni mė shumė? Mė pėlqen RNB dhe nė kėtė rrymė janė edhe kėngėt e albumit tim qė do tė vij sė shpejti nė treg. -A do e shohin Albinin nė festivalet nė Shqipėri? Kam menduar qė tė sjell njė kėngė nė festivalin Kėnga Magjike dhe mė pas nė Festivalin e Kėngės nė RTSH. -Kėto kėngė pjesėmarrėse nė festivale janė pėrgatitur? Materialet janė tė pėrgatitura. -Si ėshtė mė e lehtė pėr ju tė kėndoni nė shqip apo nė gjuhė tė huaj? Ėshtė mė e lėhtė nė anglisht dhe gjermanisht pasi nuk e flas shumė mirė shqipen. Besoj se nėna ma ka mėsuar mirė shqipen dhe nuk e kasha tė vėshtirė tė kėndoja nė kėtė gjuhė. -Kthimi ishte njė kėngė shumė prekėse. Si lindi kjo kėngė? Kthimi mė bėri qė tė mendoja se duhet tė bėja njė kėngė dhe njė album. Menduam nė bashkėpunim me kompozitorin qė tė punonim pėr njė kėngė dhe pėr njė album. -Ky album ėshtė realizuar nė Francė. Na tregoni disa detaje lidhur me regjistrimin? Fati tė ēon diku ndonjėherė dhe regjistrimi i albumit tim nė Francė ėshtė njė rastėsi. -Ju mė parė kishit tekstet dhe mė pas muzikėn? Tekstet janė realizuar nga Zhuliana nė njė kohė rekord. Nė kėtė ka ndikuar edhe fakti se ne kuptohemi shumė mirė. -Realizimi i muzikės dhe regjistrimi nė Francė sa kohė ka zgjatur? Dhjetė muaj ka zgjatur, me shkėputje. Me studio dhe orkestracione nėse do tė bėheshi sė bashku nuk mund tė zgjaste mė shumė se dy muaj. -Ndoshta ky album edhe koncertet do tė konpensojnė atė kohė qė ju keni munguar? Kisha vetėm njė dėshirė gjatė shkėputjes sime nga arti, gjatė pėrjashtimit tim u mundova tė jetojė e sfilitur pa muzikė, kasha endrrėn qė tė kthehesha pėrsėri tek publiku im, tė kthehesha pėrsėri nė skenė. -Tani qė djali juaj do tė jetė kėngėtar jeni e lumtur pėr kėtė? Jam shumė e lumtur dhe krenare pėr kėtė. -Bashkėpunimi me djalin tuaj Albinin, ishte kėrkesė e juaja apo e tij? Kėerkesėn e kishim tė dy qė tė punonim tė dy pėr kėtė. Menduam qė Albini tė fillonte karrierėn e tij nė albumin tim deri sa tė dilte albumi i tij mė pas. Shpresoj qė nė albumin tjetėr Alina, vajza ime tė kėndojė bashkė me mua. -Nė albumin tend ēfarė materiale do tė ketė dhe do tė interpretoni shqip, anglisht apo gjermanisht? Albumi do tė bėhet nė anglisht dhe gjermanisht dhe pėr herė tė parė kėto kėngė do tė vijnė tė gjitha shqip. -Ku do tė publikohet albumi? Ne Shqipėri dhe nė Europė. -Do tė bėj njė koncert recital Aida Hisku? Patjetėr. Kjo ėshtė ėndrra jonė. Ne kemi dalė nga publiku dhe i pėrkasim atij. Pas publikimit tė albumit do tė bėjmė njė turne. -Keni pėr tė bėrė njė koncert nė Milano? Po nė 28 tetor do tė bėjmė njė koncert nė Milano nė njė pallat sporti atje. Dėshirojmė qė tė japim njė koncert atje pėr gjithė shqiptarėt. -Keni takuar nė Zvicėr kėngėtaren e njohur Vaēe Zela. Emocionet tuaja me tė? Vaēe Zela ka qenė dielli im nė rrugėn e muzikės, ka qenė njė busull pėr mua. Pėrcaktuam njė ditė takimi me tė. U pėrpoqa qė ti sillja njė copė shpirt nga muzika shqiptare pėr tė. -Kėngėt e albumit tuaj do tė jenė tė dashura pėr publikun si kėngėt qė keni kėnduar mė parė? Jam e bindur ashtu sikurse mė citoi e madhja Vaēe Zela se kėto kėngė do tė kenė tė njėjtin sukses si kėnga aq e dashur pėr shqiptarėt Vajzat e fshatit tim.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |