| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Arti ėshtė frut pas buke Aleksandėr Lalo,kompozitori i njohur shqiptar tregon sekretet e muzikės. Ai shpreh me keqardhje mungesėn aktuale tė profesionalizmit dhe dyndjen e madhe tė muzikės komerciale qė ka pushtuar tregun muzikor. Kompozitori i njohur tregon pėr karrierėn e vet artistike. Muzika e filmave mė ka dhėnė njė kėnaqėsi tė veēantė. E bėja me dėshirė njė kompozim tė tillė. Muzika e filmit ka qenė kashe e fshehur nė film dhe nuk ka pasur komisione pėr ti verifikuar. Kemi pasur tė bėjmė me njė kompozitor pėlqehesh nga ai dhe fillon tė punosh nė film. Muzika vendoset nė sfond ose nė plan tė parė.Kjo ėshtė arsyeja qė shumė muzikė filmash janė tė bukura dhe tė veēanta sepse i shpėtonin kontrollin shprehet Aleksandėr Lalo. -Rikthehemi nė vitet e arta tė muzikės suaj Unė jam pėrsėri nė kohė tė arta. Jam po ai i pari. Nuk jam komercializuar deri tani ashtu si shumė krijues tė tjerė pėr tė mbijetuar. Problemi i artistėve qėndron tek atmosfera. Tani jetojmė nė njė periudhė ku atmosfera nuk ėshtė e pėrshtatėshme pėr tė bėrė muzikė. Nuk jam larguar tėrėsisht por kam ruajtur ndonjė dritė jeshile. Para dy vjetėsh kam bėrė njė koncert. -Koncerti juaj i bėrė dy vite mė parė ishte i pari koncert i bėrė live pas demokracisė i kėtij lloji dhe pati njė jehonė nė publik arsyet qė kam bėrė kėtė koncert ishin tė shumta. Nuk kisha xhelozi ndaj artistėve tė tjerė por isha larguar pėr njė kohė tė gjatė nga skena dhe nga publiku dhe arsyeja tjetėr ėshtė se ndjeja njė inat tė brendshėm kundrejt atyre qė thoshin se nuk isha mė i aftė. Problemi ėshtė se ne nuk e menaxhojmė ashtu si duhet punėn qė duhet pėr tė realizuar njė koncert dhe pėr ta prezantuar atė nė vendin e duhur. Gjithēka vlen pėr sa kohė ėshtė nė skenė pėr atė njė orė e gjysmė dhe mė pas harrohet. -Koncerti juaj kishte tė veēantė se nė tė interpretuan brezat e rinj Amedgova brezat se tek ne ndodh njė fenomen i ēuditshėm, ata qė vijnė pas meje thonė se ju jeni brez i vjetėr. Brezat hedhin baltė mbi njėri-tjetrin dhe nuk gėrshetohen hallkat e zinxhirit dhe kėshtu nuk do kemi as histori muzike, as traditė asgjė. Duhet tė krijohet njė raport midis brezave. Ne nuk lindim nė hapėsira bosh por nė njė hapėsirė tė caktuar. Ne mohojmė brezi brezin dhe kjo ėshtė shumė e keqe dhe e dėmshme pėr muzikėn. -Ēfarė emocionesh solli koncerti pėr Aleksandėr Lalon? Emocione tė forta. Ishin emocione tė forta sepse ai koncert mė vėrtetoi se vėrtet nuk kisha marrė fund. Vura re qė isha nė formė sepse e vetkrijova atmosferėn. Njė nga emocionet mė tė mėdha ėshtė kur e kupton se kėnaqen njerėzit, jo pėr nostalgjie por arti i mirėfilltė i reziston kohės. -Sot shohim kėngėtarė tė njohur tė cilėt vijnė nė tregun muzikor me njė lloj muzike tjetėr, mė tė re dhe njė muzikė qė ėshtė e kohės dhe i pėrshtatet asaj. Kjo ndodh sepse ndoshta kanė frikė se muzika e vjetėr nuk do tė eci nė tregun muzikor? Komercionalizmi ėshtė njė nga bisedat e ditės e cila gjen diskutim nė ēdo ambient. Por ēdokush qė krijon personalitetin e tij nė art do tė ketė adhuruesit e vet dhe vendin e tij nė treg. Gjėrat me vlerė e gjejnė atė publik qė e pėlqen dhe e kėrkon gjithmonė. Ata qė janė konseguent dhe tė besueshėm nė atė qė bėjnė me kalimin e kohės do tė arrijė tė kenė sukses. -Nėse njė nga kėngėtaret e reja do tju kėrkonte qė tė bėnte njė album me kompozimet tuaja. Ju do tė bėnit kompozime sit ė Aleksandėr Lalos apo do tė pėrshtateshit me kėngėtaren e re? Kjo ėshtė njė pyetje e ngatėrruar. Unė nuk kam oferta tė tilla sepse hyj nė atė kategori tė harruar sepse ēdo kohė ka njerėzit e vet, poetėt, kompozitorėt e vet tė cilėt ndėrrohen pas njėfarė kohe e vijnė tė tjerė. Por edhe kur mė kanė ardhur oferta tė tilla jam pėrpjekur tė mos tradhėtoj veten megjithėse profesionisti duhet tė pėrshtatet ai nuk duhet tė dalė nga vetja. -Tashmė nuk bėhet mė njė festival i vetėm por disa festivale tė cilėt janė tė llojeve tė ndryshme. Por nė kėto festivale nuk kėndohet mė live? Po. Kėshtu themi ne por drejtuesit e festivaleve e mohojnė kėtė. Nė fakt muzika ėshtė orkestrale dhe zėri ėshtė direkt. Kėngėtarėt kėndojnė direkt nė kėta festivale. Por unė flas pėr diēka tjetėr, nė fakt ekzekutimi direkt ka shumė tė mira sepse bėhet seleksionimi natyral i gjithė artistėve. Po tė vėsh re kėta 20 vjet njė pjesė e mirė e kėngėtarėve pėr mos tė thėnė tė gjithė janė kėngėtarė tė dale nga studiot. Studioja ėshtė proēesi i fundit pėr njė kėngėtarė. Nė botė kėngėtarėt dalin nga kabaretė ku kėndojnė live dhe e kanė kaluar atė stad. Ėshtė e vėrtetė qė kėtu bėhen shumė albume por mungon jeta artistike e gjallė. Kėngėtarėt nuk promovojnė albumin e tyre nė njė koncert direkt. Kjo ėshtė njė nga fatkeqėsitė dhe viruset qė kanė pushtuar Shqipėrinė. -Mendoni se ky virus do tė shėrohet shpejt nga arti shqiptar? Mendoj se ėshtė e vėshtirė sepse kjo ėshtė shndėrruar nė njė modė dhe kam frikė se do tė vazhdojė kėshtu. Mendoj se deri pas 25 vjetėsh do tė vazhdojė po e njėjta gjė. -Muzika ėshtė shndėrruar nė komerc. Ky art tregtohet njėlloj si shumė artikuj tė tjerė. Mendoni se kjo shfaq njė munges kulture? Tė them tė drejtėn kjo pak krijimtari bėhet nga muzikantė diletant. Muzikantėt profesionist janė shumė tė rrallė nė tregun muzikor. Muzikantėt qė nuk kanė peshė do vij njė kohė qė do tė amortizohet. -Ēfarė mendoni pėr pėrpunimin e muzikės sė artistėve tė mirėfilltė nga kompozitorė tė tjerė, ju vjen keq qė kėngėt tuaja vijnė nė njė formė tjetėr, tė pėrpunuara? Nuk ėshtė se mė vjen keq porn e nuk kemi e dukatėn e tė trajtuarit tė artit. Shumė kompozitorė tė rinj pėrdorin krijimtarinė tėnde pa tė marrė asnjė lloj leje apo mendim lidhur me kėtė. Ne nuk kemi arritur akoma qė tė krijojmė njė edukatė nė kėtė lloj marrėdhėnie. -Ju keni punuar me poetė tė ndryshėm. Cili ėshtė poeti me tė cilin keni bashkėpunuar pėr njė kohė tė gjatė? Artisti me tė cilin unė kam pasur njė bashkėpunim tė fortė ėshtė Jorgo Papingji. Krijimi i kėngės ėshtė i vėshtirė sepse ndikon edhe muzika por edhe teksti i cili duhet tė jetė nė njė aksent me muzikėn sepse pastaj shfaq probleme tek kėngėtari. -Dikur ju punonit shumė pėr tė realizuar njė krijimtari tė mirė. Tani artistėt e rinj nuk punojnė aq sa duhet pėr tė arritur diēka serioze dhe njė muzikė tė mirėfilltė. Ju si mendoni nė lidhje me kėtė? Unė nuk dua tė paragjykoi kėtė brez nė lidhje me punėn qė bėjnė. Por unė kujtoj se ne i kemi kushtuar njė kohė tė llahtarshme muzikės. Kemi punuar me orė, javė e muaj pėr tė arritur diēka tė mirėrealizuar. Kam qenė kėrkues nė tekstet qė bėnte Jorgo Papingji por edhe nė autorė tė tjerė me tė cilėt kam punuar. -Kė do tė veēonte Aleksandėr Lalo nga krijimet e tij? Njė nga difektet e mia ėshtė se krenohem me ato qė kam bėrė mė parė. Pas viteve 1990 kam krijuar shumė pak. Por, krijimet e mia janė kėngė tė asaj kohe dhe mbartnin nė vetvete edhe ēensurėn e asaj kohe. -Ju pengonte ēensura nėatė kohė? Deri diku po. Por mund tė them se mė ka bėrė edhe mirė ajo ēensurė sepse mė ka bėrė mė shumė kėrkues. Koha ku kemi jetuar ka qenė e vėshtirė. Por pėr mua nuk ka qenė pengesė sepse unė nė pėrgjithėsi kasha tėma tė lehta pėr kėngėt dhe si kompozitor i kėtyre temave tė lehta nuk mė kėrkoheshin tema tė mėdha. Ka pasur ēensurė, por mė e madhe ka qenė nė orkestrimin e kėngėve por mė shumė nė tekstet. Meqėnėse kishim arritur tė ishim dikushi pėr atė kohė nuk ēensuroheshim nė atė farė mase, na lejonin diēka mė shumė. -Pas viteve 1990 keni pasur prurje mė tė pakta nė krijimtari. Pse? Kam qenė nė njė dritare pėr tė parė se ēfarė bėhet jashtė. Kėrkoja njė moment pėr tė dalė nga ajo dritare por jashtė ishte shumė rrėmujė e madhe nė tė gjitha fushat. Nuk munda tė gjej asnjė dritė jeshile qė tė hyj edhe unė ne kete rrugė, por jo vetėm unė por edhe shumė artistė tė tjerė e bėnė kėtė gjė. Disa prej tyre ikėn jashtė tė tjerė u morrėn me shkrime etj. Pastaj dolėn problemet e muzikės sė re, tė hyrjes nė tregun muzikor e shumė probleme tė tjera. Ne normalisht qė kemi vlerat tona e jemi profesionist, por do vij koha qė edhe muzikantėt profesionist tė bėjnė njė punė pėr qejf, frut pas buke. Tani ėshtė koha qė gjithkush punon pėr tė mbijetuar dhe nuk punojnė pėr diēka me synimin qė tė realizojnė diēka tė pavdekshme. Por do vij koha qė artistėt do tė punojnė pėr kėtė. Nuk bėhem pishman qė nuk jam i pranishėm pėr publikun e sotėm. -Aleksandėr Lalo pėrveē se ėshtė kompozitori i festivaleve ėshtė edhe kompozitori i shumė muzikave tė filmave. Sa ėshtė numri i tyre? Kam punuar 44 muzikė filmash. Pėrveē filmave unė kam punuar edhe disa kohė me varietenė e Tiranės ku kam kaluar tė gjitha pikat e musical dhe kam shkruar shumė zhanre tė saj. Natyrisht unė isha kompozitor praėn varietesė sė Tiranės por kam punuar edhe shumė muzik filmash. Muzika e filmave mė ka dhėnė njė kėnaqėsi tė veēantė. E bėja me dėshirė njė kompozim tė tillė. Muzika e filmit ka qenė kashe e fshehur nė film dhe nuk ka pasur komisione pėr ti verifikuar. Kemi pasur tė bėjmė me njė kompozitor pėlqehesh nga ai dhe fillon tė punosh nė film. Muzika vendoset nė sfond ose nė plan tė parė. Kjo ėshtė arsyeja qė shumė muzikė filmash janė tė bukura dhe tė veēanta sepse i shpėtonin kontrollin. Nė filma ka pasur kompozime shumė tė bukura sepse ishin mė tė lirė dhe ndikonte edhe frymėzimi qė kishte autori ndaj imazhit qė tė ngacmonte.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:08 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |