| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Alda Dizdari - Violinistja shqiptare me njė te ardhme brilante Kristi Pinderi Revista MAPO Kur njė pėrfaqėsues i Cmimeve Kult e telefonoi pėr ti komunikuar se ishte pėrzgjedhur mes kandidatėve pėr Cmimin Instrumentisti i Vitit, violinistja Alda Dizdari ishte nė mesin e njė angazhimi jo pak tė lehtė artistik nė Britaninė e Madhe. Ajo po studionte e njėkohėsisht po interpretonte nė disa nga skenat mė prestigjoze tė Britanisė sė Madhe. Pak mė vonė ajo do tė jetonte edhe njė histori tė bukur artistike si lidere e kuartetit Allegri String Quartet, njė quartet me njė histori 50-vjecare dhe me reputacion tė padiskutueshėm ne skenat e Europė. 29 vjecarja e lindur nė njė familje artistėsh nė Tiranė, interpretoi me kėtė kuartet nė Dartington Music Festival, Cambridge Music Festival, Llafyllin Music Festival, North Ėales Concert Series, Fishguard Music Festival, ndėrsa po kėtė vit pėrjetoi njė dimension tjetėr tė profesionit tė saj: mėsimdhėnien nė rezidencat e kuartetit nė universitete si Oxford, Nottingham, Bangor, Middlesex, Durham dhe Norwich. Ndaj edhe telefonata qė i mbėrriti nga Shqipėria e gėzoi, mė shumė sesa e suprizoi. Kishte disa vjet qė ndonėse jetonte larg Shqipėrisė, kthehej, kryesisht nė muajt e verės pėr tė dhėnė koncerte nė Shqipėri. Njėri prej kėtyre kishte rezultuar sipas jurive tė Cmimeve Kult si fort i arrirė, aq sa Alda tė klasifikohej nė instrumentistet mė tė mira tė vitit. Ky ishte vlerėsimi ndoshta mė pak i rėndėsishėm nė tėrėsinė e vlerėsimeve tė tjera qė Alda ka merituar, por kishte, sipas saj, njė vlerė tjetėr: atė tė vendlindjes... Ndėrsa nuk u ndahet skenave pėr tė interpretuar, Alda ka nisur tashmė tė pėrjetojė edhe kėnaqėsinė e mėsimdhėnies. Prej dy vjetėsh ajo jep mėsim nė Junior Guildhall School, megjithėse ėshtė fellow nė kėtė shkollė. Mė i madhi vlerėsim ėshtė ndoshta propozimi qė ajo ka marrė sė fundmi pėr tė dhėnė mesim nė Royal Academy of Arts, njė ndėr institucionet mė tė njohura nė Europė dhe shkolla mė e vjetėr e muzikės nė Britani, e themeluar nė vitin 1768. Pėr kėtė arsye duket se ajo po kujdeset tė pėrmirėsojė cdo detaj tė profilit tė vet artistik deri edhe paraqitjen apo promovimin e vlerave tė veta pėrmes formave tashmė tė njohura tė njė PR-i serioz. Pėrpara se tė mendonte seriozisht njė karrierė nė Royal Academy , dhe pasi interpretoi nė evenimentet e mėsipėrme nė Britaninė e Madhe, Alda ėshtė ftuar tė interpretojė nė koncerte tė ndryshme me Ensemble de la Chapelle Saint- Marc nė Luksemburg. Studimet e para i ka kryer nė universitetin e Bukureshtit, Rumani ku ajo studioi me Danial Podlovsky dhe mė pas vazhdoi studimet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Gjatė studimeve pėr Master nė Universitetin e Illinoisit me Profesor Sherban Lupu ajo fitoi konkursin Concerto, konkursin Poul Rolland, cmimin Kate Neal Kinley si edhe cmimin mė prestigjoz Krannert Center Debut Artist of the Year 2002 Award. Ky sukses u ndoq mė pas me nxjerjen e CD-sė sė saj tė parė dhe deputimin live nė radio nga Deput Recital nė Foelinger Hall, Krannert Centre. Mbasi perfundoi Masterin, Alda vazhdoi karierėn e saj jokonvencionale tė udhehequr kryesisht nga kerkesat e saj muzikore. Megjithėse fituese e nje burse nė Juilliard School nė New York ajo vendosi tė shkojė nė Londėr pėr tė vazhduar studimet pasuniversitare me profesorin e shquar David Takeno nė Guildhall School of Music and Drama. Momentalisht ajo ėshtė fituese e burses Leverhulme String Fellowship nė Guildhall. Pak dinė shqiptarėt pėr disa nga sukseset e bashkėatdhetarėve tė tyre. Dinė pak, ngaqė gjithcka kalon pėrmes situatave aspak tė lehta, pėrmes procedurave qė ndoshta nė Shqipėri kanė forma tė tjera. Pak dinė shqiptarėt mbi tė gjitha pėr mundin qė u duhet kėtyre ambasadorėve tė vendit tė tyre nė botė, pėr tu bėrė ata qė janė Vetė Alda shprehet se nganjeherė e kupton qė gjėja mė e mirė ėshtė tė mos duash asgjė, e ti lesh gjėrat tė vijnė tek ti Por kjo gjendje nuk ėshtė gjithnjė e lehtė pėr tu arrirė, sepse qetėsia qė kėrkohet nuk ėshtė e lehtė tė fitohet nė kėto vende si Londra, ku stresi sa nuk tė merr frymėn, thotė ajo. Por cfarė ėshtė stresi nė vetvete? Sipas violinistes sė talentuar, vajzė e kompozitorit tė njohur Limoz Dizdari, stresi mund tė jetė egoja jote qė fryhet ēdo ditė, dhe sa mė shumė e ushqen aq mė e madhe bėhet dhe sa mė e madhe bėhet ajo aq mė i vogėl bėhesh ti, aq sa arrin atje ku nuk di mė se kush je Dhe ke gjetur shprehjen ilac Jam i stresuar! Megjithatė ka dicka qė vetėm kėmbėngulja e njė artisti mund ta mundė
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gjuhe jone Shqipe! | Poseidoni | Gjuha shqipe | 8 | 02-07-2008 22:41 |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Aforizma | suzi00 | Letersia | 4 | 21-10-2007 15:42 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |