Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Aida Kasmi - Pianoja ka qene dashuria ime e pare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-12-2006, 16:44
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Aida Kasmi - Pianoja ka qene dashuria ime e pare

Aida Kasmi - Pianoja ka qenė dashuria ime e pare

Mė nė fund edhe shqipėria do tė ketė njė harpiste. Instrumenti muzikor i cili ka vite qė vendoset si relike zbukurimi tani ka njė instrumentiste tė denjė qė e pėrdor atė. Aida ėshtė e para vajze qė ka rrėzuar pluhurin nga instrumenti hyjnor i harpės i cili nuk pėrdorej nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit. Aida ėshtė vajza e re e cila studion nė Austri pėr instrumentin e bukur tė harpės. Dėshira mė e madhe e saj ėshtė qė tė mbarojė studimet dhe tė bėhet dikushi nė jetė. Ajo ka zgjedhur Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit pėr t’u bėrė dikushi nė jetė dhe pėr tė shfaqur talentin e saj.Piano ka qenė dashuria ime e parė shprehet Aida Kasmi.

Ajo vazhdon tė thotė se ajo tani dashuron harpėn por pianon nuk do e leri kurrsesi pas dore. Harpa mė ka tėrhequr si me magji shprehet Aida. Ajo thotė se e ka ndjekur pas tingujve kėtė instrument dhe kėshtu ėshtė dashuruar me tė. Babai im ka qenė njė mbėshtetje e madhe pėr mua nė kėtė rrugė qė kam zgjedhur. Kanė qenė shumė njerėz qė mė kanė ndihmuar dhe mė kanė dhėnė mbėshtetje morale pėr tė vazhduar kėtė rrugė qė kam nisur. Aida Kasmi shprehet se: “Rrugėn drejt muzikės e kam nisur me dėshirė tė babait tim dhe mė pas kam kuptuar qė e doja muzikėn dhe nuk mund tė ndahesha nga ajo”.“Tė them tė drejtėn akoma nuk jam ambientuar me kėtė fakt. Megjithatė them se me anė tė punės dhe studimit do t’ia arrij qė tė bėhem dikush dhe atėherė mund tė them se jam harpistja e parė shqiptare. Unė jam akoma nė fillimet e mia lidhur me harpėn. Kam pasur primare gjithmonė pianon dhe ka vetėm njė vit qė unė i kam dhėnė pėrparėsi harpės” citon Aida Kasmi.

-Si e nisi Aida Kasmi rrugėn drejt muzikės?
Kam shumė kohė qė merrem me muzikė, qė nga klasa e parė. Dėshira ishte e babait tim qė unė tė studioja pėr piano dhe nja shtysė kam patur nga nusja e xhaxhait e cila ėshtė edhe ajo muzikante. Fillova nė tetė vjeēare dhe mė pas ne liceun artistik Jordan Misja kėtu nė Tiranė. Kėto vite kam studiuar nėn drejtimin e mėsueses time Nadjeshka Porodinit. Nė vitet e fundit kam studiuar me njė pianiste tė madhe Anita Tartari dhe mė pas vendosa qė tė largohem nga Shqipėria dhe tė studioj jashtė pėr njė tė ardhme mė tė mirė.

-Ku jeni gjendur pėr herė tė parė pėrballė njė harpe he si u ndjetė pėrballė kėtij instrumenti hyjnor?
Vitin e parė studiova pėr piano dhe gjatė njė konkursi qė kisha dėgjova tingujt e njė instrumenti qė nuk i kisha dėgjuar ndonjėherė. Isha nė korridoret e shkollės duke pritur pėr t’u futur nė sallėn e konkurimit. Dėgjojė kėta tinguj shumė mahnitės qė mė tėrhoqėn vėmendjen. Mendova tė shkoja andej nga vinin tingujt dhe tė shihja se ēfarė ishte ajo muzikė hyjnore. Nė fundin e hollit tė katit tė tretė pash njė vajzė qė luante me harpė. Ishte e para herė qė pėrballesha me kėtė instrument shumė tė mrekullueshėm.
-Ju keni studiuar nė lice pėr piano. Si vendosėt qė tė studioni pėr harpė?
Harpa ėshtė njė instrument shumė hyjnor dhe shumė i bukur nga tingulli. Nuk mendoja kurrė se unė do tė studioja dhe se do vinte dita qė unė tė luaja nė kėtė instrument. Pas disa muajsh unė u gjenda nė vendin e duhur dhe nė kohėn e duhur dhe u bėnė lidhjet e duhura nga persona tė veēantė qė unė fillova qė tė luaja nė kėtė instrument dhe vendosa edhe tė studioja pėr harpė.

-Nga se u kushtėzua kthimi juaj pėr nė Shqipėri, pse e morėt kėtė vendim?
Duke marrė parasysh qė nė Shqipėri ka vite qė kjo vepėr nuk luhet dhe nuk ka njė instrumentist harpist vendosa qė tė rikthehesha nė Shqipėri.
-Ku studioni?
Unė studioj nė Klagenfurg, njė qytet nė jugun e Austrisė.
-Si ndihet Aida Kasmi lidhur me studimet nė Klagenfurg?
Kam dy vjet qė studioj atje dhe ndihem mirė madje shumė mirė pėr sa i pėrketė shkollės dhe studimeve.
-Si kanė kaluar katėr vitet nė liceun artistik Jordan Misja?
Liēeun e kam zhvilluar nė drejtimin Nadjeshka Porodinit pėr katėr vite. Ato vite kanė rrjedhur shumė shpejt, pa i kuptuar, vetėm studioja dhe asgjė tjetėr. Shkoja nė shkollė pastaj nė shtėpi e kėshtu me radhė pėr katėr vjet.
-Si e ndien veten si harpistja e parė shqiptare?
Tė them tė drejtėn akoma nuk jam ambientuar me kėtė fakt. Megjithatė them se me anė tė punės dhe studimit do t’ia arrij qė tė bėhem dikush dhe atėherė mund tė them se jam harpistja e parė shqiptare. Unė jam akoma nė fillimet e mia lidhur me harpėn. Kam pasur primare gjithmonė pianon dhe ka vetėm njė vit qė unė i kam dhėnė pėrparėsi harpės.

-Sa e rėndėsishme ėshtė pėr ju harpa?
Shumė. Ja vetėm harpa si instrument por muzika nė pėrgjithėsi. E nisa nga dėshira e madhe e babait i cili donte qė unė tė isha njė muzikante dhe mė pas e pash qė thjesht e dėshiroja dhe vendosa qė do tė vazhdoja nė kėtė drejtim.
-Plani juaj qė kėni pėr tė ardhmen?
Plani im i vetėm dhe kryesor ėshtė qė tė studioi tani pėr momentin dhe tė bėhem dikush nė tė ardhmen. Dua qė tė rikthej harpėn nė shqipėri. -Do tė keni njė kthim tė pėrhershėm nė Shqipėri? Po, patjetėr. Planet janė kėshtu. Mendoi se kjo ėshtė mė e mira pėr mua.
-Si e keni nisur kėtė rrugė?
Nė fillim e nisa pėr qejf. E bėra thjesht se mė tėrhoqi. Mė pas sa mė thanė se ishte nuk kishte harpiste dhe harpist mendova se pse mos t’i jepja rėndėsi parėsore kėsaj vegle. Mė pėlqen shumė ėshtė goxha interesante dhe thjesht vendosa qė tė studioja pėr kėtė vegėl.
-Marrėdhėniet tuaja meTeatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit?
Tani pėr tani nuk kam krijuar njė marrėdhėnie tė drejtėpėrdrejtė me TKOB-in. Ėshtė e para herė qė krijoi njė marrėdhėnie Erdha kėtu pėr tė prezantuar veten jo pėr tė thėnė qė jam harpiste por qė tė mund tė studioja kėtu gjatė verės. Vendosa qė tė shkoja nė opera thjesht pėr studim.

-Si reaguan nė TKOB kur mėsuan se ju ishit e para harpiste shqiptare?
Kur erdha kėtu profesor Zhani Ciko mė priti shumė mirė dhe ishte ideja e tij kjo, qė unė tė angazhohesha dhe kėshtu kam dy javė qė jam kėtu nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit. Jam nė hapat e para.
-Kur keni shkuar pėr studime nė Austri?
Pėrpara dy vitesh. Mbarova liceun artistik Jordan Misja dhe gjatė dy viteve tė fundit kam studiuar me Anita Tartarin nė piano. Ajo mė ka ndihmuar shumė dhe i jam mirėnjohėse pėr gjithēka qė ka bėrė pėr mua.
-Cila ka qenė shtysa mė e madhe pėr ju qė ju ka drejtuar nė fushėn e muzikės?
Shtysė e madhe kanė qenė mėsuesit e mi tė liceut si zysh Anita Tartari ashtu edhe Nadjeshka Porodinit. Familja, ka qenė edhe ajo njė mbėshtetje e madhe pėr mua, pasi unė thashė se ka qenė babai ai qė ka pasur dėshirė qė unė tė studioja pėr muzikė. Nė Austri mbėshtetje kam pasur nga xhaxhai im dhe nga nusja e tij tė cilėt mė kanė mbėshtetur jashtė mase dhe kanė bėrė tė mundur bashkėpunimin dhe mė kanė drejtuar qė unė tė zgjidhja kėtė rrugė.

-Cila mund tė jetė ajo gjė qė mund t’ju largojė nga harpa?
Nga harpa nuk mund tė mė largojė asgjė. Unė i jam futur kėsaj rruge dhe gjėrat qė i nis i pėrfundoi. Nuk besoi se do tė largohem ndonjėherė nga harpa, tashmė e kam zgjedhur kėtė rrugė.
-Piano-Harpė. Cila ėshtė mė e rėndėsishme pėr ju nga kėta dy instrumentė?
Tė dyja janė shumė tė rėndėsishme pėr mua. Deri pėrpara njė viti pianoja ishte instrumenti mė i dashur dhe i vetmi pėr mua qė kishte rėndėsi. Pianoja pėr mua ishte parėsorė, kėtė vit mendoj se do i kushtoi shumė mė shumė kohė harpės sėsa pianos. Megjithatė pianon nuk do e lė kurrė pas dore.
-Cila ėshtė mė i dashur pėr ju nga kėta instrumentė?
Pianoja ėshtė dashuria ime e parė por tani jam shumė e dashuruar pas harpės dhe do i kushtohem tėrėsisht asaj. Natyrisht qė pianon nuk do e lė pas dore.

-Cili ėshtė hobi juaj?
Mė ka pėlqyer gjithmonė piktura. Qė nė moshė tė vogėl kam vizatuar dhe pikturuar kukulla etj. Kam njė dėshirė tė madhe pėr ta bėrė kėtė gjė. Tani qė jam nė Austri gjatė kohės qė jam duke pritur sepse ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė gjetur salla bosh unė ulem nė njė cep, nė njė shkallė, nėpėr korridore, aty rreth e rrotull dhe thjesht pikturoi. Mė pėlqen shumė qė tė pikturoi.
-Do bėj pushime Aida?
Mendoi tė shkoj nė Vlorė pėr njė jave dhe besoj se do mė mjaftojnė pėr tė pushuar. Ėshtė harpa njė shlodhje e madhe pėr mua.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Kujtim Shehu - Muzika e lehte eshte dashuria ime e pare Administratori Muzika 0 21-12-2006 14:53
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Proverba te ndryshme! Administratori Filozofia 11 27-02-2005 08:55
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:38.




Parajsa Shqiptare