| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Adem Daci: Njė gjysmė shekulli mbi telat e kitarės Me muzikantin e talentuar, njeriun binjak me kitarėn, artistin e shquar tė tingujve magjikė, kompozitorin, interpretuesin, mėsuesin e qindra nxėnėsve nė veglat muzikore, profesor Adem Dacin kemi bėrė njė rrugėtim tė gjatė. Profesori i kitarės, Adem Daci, qė jetėn e tij ia ka kushtuar tingujve mahnitės, njeriu qė ka qėndruar zgjuar netėve mbi telat qė zgjaten nė mijėra km nė kėta 56 vjet, nervin e pavdekshėm tė jetės sė tij pėrmes tingujve dhe kėngėve, e takon sot nė estradėn profesioniste. E gjen nė estradėn, tė cilės i ka dhėnė emrin, shpirtin, pasionin, zemrėn dhe gjakun, pulsin dhe vet jetėn e tij.Kitaristi Adem Daci, ky qytetar i Sarandės, i ka dhėnė qytetit ndjenjat e thella qė i kanė buruar mbi telat e kitarės sė tij magjike. Ai ėshtė prej 56 vjetėsh pėrfaqėsuesi i muzikantėve mė nė zė tė estradės sė qytetit tė Sarandės. Ai nisi jetėn nė kėtė estradė me kėngėt e kompozuara deri tek ato tė interpretuara, nga festivalet e fėmijėve tek komeditė muzikore. Daci ėshtė artisti i kitarės. I njohur dhe vlerėsuar jo vetėm nė qytetin e Sarandės, por edhe nga muzikantėt e mėdhenj qė kanė bėrė emėr me kitarėn. Mik me Alfons Balliēin dhe me Edison Mison, pėr tė cilėt thotė se janė korifenj, profesorėt nga tė cilėt ka mėsuar shumė. Para pak kohėsh kitaristi sarandjot, pėrmetari qė u bė qytetar i qytetit jugor pas njė koncerti nė vitet 1960 mbushi 60 vjeē. Miqtė dhe autoritetet, artistėt dhe intelektualė, poetė e shkrimtarė, aktorė e muzikantė festuan dhe uruan Ademin. Ai festoi bashkė me miqtė e tij, tė cilėve u kishte ruajtur njė surprizė tė kėndshme me muzikėn brilante dhe me kėngėt pafund tė hedhura nė njė disk tė tijin qė ėshtė njė kurorėzim dhe sintetizim i mijėra ditėve dhe netėve mbi kitarėn, gjymtyrėn e tij tė pandarė nga trupi. Mbi telat e kitarės, Adem Daci nuk ka derdhur nota, por ka pikuar shpirtin dhe zemrėn. Ai nuk ka kėnduar kėngė, por ka derdhur mbi telat e kitarės botėn e tij, e cila ėshtė e ngjizur me kėngėt dhe meloditė e kabave pėrmetare me valėt e detit dhe ison labe, shpirtin e popullit. Ai ka me qindra melodi tė krijuara netėve pagjumė, ashtu siē ka ēuditur profesionistėt e vėrtetė tė kitarės me ndjeshmėrinė dhe veshin perfekt, me tė cilin ka arritur tė sfidojė distancat dhe tėrė ata qė kanė kryer konservatorė apo shkolla nė vendet ku ka lindur kitara. Daci ėshtė njeriu i tingujve qė vijnė nga brenda qenies sė tij, me tė cilat ka skicuar tėrė jetėn kėngėn e popullit dhe meloditė qė kanė zgjuar pasione dhe e kanė bėrė jetėn mė tė bukur. Pasioni i kitaristit, Adem Daci zgjon kėrshėrinė pėr tė mėsuar pėr talentin e kėtij njeriu tė madh tė kitarės sė tij kėtij profesori tė njohur, jo vetėm nė Sarandė e nė Pėrmet dy qytet ku u lind dhe u rritė, por deri nė Spanjė e Francė nė Turqi e Gjermani nė ish-Jugosllavi e nė Greqi ku ėshtė ngjitur nė skenė me kitarėn e tij e cila ka ngjallur kudo ndjenja tė forta dhe i ka dhuruar atij duartrokitje tė zjarrta. Po cili ėshtė Adem Daci, njeriu qė jetėn e tij e ka lidhur me kitarėn? Pėr ta mėsuar kėtė le t`ia lėmė fjalėn Ademit, kitaristit qė njihet nga tė vegjlit e ata qė janė bėrė gjysh nė Sarandė: Kush ėshtė Adem Daci me dy fjalė? Kam lindur nė Pėrmet. Kam mbi 50 vjet nė qytetin e Sarandės. Muzikant. Kitarist. Ē`tė shtyu tek kitara kur nė Pėrmet klarineta ishte vegla qė pėlqehej nga tė gjithė? E nisa mėsimin e kitarės qė kur isha nė klasėn e dytė. Mė parė nė vend tė telave tėrhiqja fijet e fildispanjės tė lidhura nė njė dėrrasė, ku nė skaje kisha mbėrthyer dy gozhda. Mėsuesit e mi ishin Sofo Tole dhe Sazan Shahini. Ata zbuluan tė parėt talentin qė unė kisha pėr kitarėn dhe mė nxitėn pasionin pėr tė mėsuar. Mė vonė studiova me profesorin e kitarės Pirro Mise, i cili tani ėshtė nė Tiranė. U jam borxhli atyre pasi ishin ata qė mė bėnė muzikant se mundet qė talenti tė mbetej brenda meje tė fashitej dhe tė isha bėrė kamerier apo zanatēi, si shumė moshatar tė mi. Si i vendosėt lidhjet me estradėn profesioniste tė Sarandės pasi nuk ishit nga ky qytet? Ardhjen time tė parė nė Sarandė dhe kontaktin me estradėn e kam vendosur kur njė ansambėl i qytetit tė Pėrmetit erdhi pėr tė marrė pjesė nė njė festival tė Jugut organizuar nga shtėpia e kulturės tė Sarandės. Kanė qenė viti 1960. Unė luajta dy pjesė nė kitarė. Ishin pjesė pėr tė cilat kisha punuar shumė, por luajta edhe disa pjesė tė huaja. Kitara gjėmonte nė heshtjen totale tė spektatorėve, tė cilėt ishin tė vėmendshėm pėr atė qė u transmetoja mes telave tė kitarės time. Nė kohėn kur do nisesha pėr nė qytetin tim mė thirri Dashmir Tosua, pėrgjegjėsi i arsimit dhe kulturės tė rrethit tė Sarandės dhe mė pyeti nė se kisha dėshirė tė qėndroja nė estradėn e Sarandės pėr tė luajtur nė kitarė. Propozimi mė erdhi i befasishėm. Po thashė menjėherė. Mu duk rasti mė ideal pėr tė qėndruar nė qytetin qė mė kishte pėlqyer mė shumė nga ēdo qytet tjetėr i vendit qė kisha vizituar deri nė atė kohė. U bashkova me estradėn e Sarandės dhe u bėra pjesė e saj. Kėshtu pėr mbi 45 vjet. Unė jam rritur mes profesionistėve sarandjotė dhe jam bėrė muzikant para artdashėsve tė kėtij qyteti. Shfaqjen e parė nė estradėn e Sarandės e kamė dhėnė nė kinemanė e vjetėr. Atje luajta disa pjesė nė kitarė. Sarandjotėt mė duartrokitėn. U pėlqeva. Pėr t`iu plotėsuar dėshirėn bėra edhe disa pjesė tė tjera muzikė tė kohės tė autorėve vendas e tė huaj, por edhe nga krijimtaria ime. Cili ėshtė repertori juaj si muzikant dhe a ndihet Daci i kėnaqur nga ajo qė ka arritur apo keni brenda vetes shumė dėshira qė nuk kanė marrė jetė? Njė muzikant nuk mund tė thotė: Ky ėshtė kufiri i fundit. Kjo ėshtė maja. Dhe tani nuk kamė ē`tė sjell para spektatorit. Vetėkėnaqėsia ėshtė armiku i njė kitaristi. Fundi i njė muzikanti. Deri sa dora tė lėviz dhe shpirti tė prodhojė tinguj, deri sa kėmba tė eci dhe pulsi tė pulsojė, muzikanti duhet tė kėrkoj tė renė tė bukurėn. Unė jam interpretues i mijėra kėngėve tė huaja dhe tė autorėve shqiptarė. Kėngėn time tė parė me muzikė tė kompozuar vet ia kam kushtuar njė heroi. Lefter Talos. Ėshtė muzika qė mė ka mbetur nė kujtesė pasi ėshtė vėrtetė fine dhe muzika ime e parė. Kėnga nuk i kushtohej thjesht heroit si trim apo si dėshmor. I kushtohej violinės sė tij, e cila mbeti nė gozhdė pasi ai qė i binte u vra nė luftė. Mė dukej sikur ata tinguj duhet t`i zgjoja dhe t`i mbaja gjallė. Besoj se ia arrita. Bėra njė muzikė tė mirė. Kėnga u kėndua nga Lefter Agora njė kėngėtar i talentuar i estradės profesioniste. Mė pas kėngėt qė kam kompozuar janė kėnduar nga i mirėnjohuri, Pėllumb Zoto, Muharrem Dino, Telemak Papano. Unė i kam adhuruar kėta kėngėtar dhe mė duket se ata e njihnin muzikėn time dhe dinin ta materializonin atė me zėrin e tyre brilant. Po unė nė ēdo hap tė jetė kam ndjerė brenda vetes kabanė e Laverit tė madh, zėrin e Metor Xhemalit, i cili mė kumbon edhe tani duke folur me ju. Komedia muzikore ėshtė njė nga emblemat e estradės sė Sarandės, a e ke gjetur veten nė kėto komedi dhe cila ėshtė pėr ju epėrsia e muzikės nė kėtė art tė veēantė skenik? Ėshtė e vėrtetė se komedia muzikore ka qenė njė nga kulmet e estradės sė Sarandės. Libretet e Enver Isufit dhe Pėllumb Kullės kanė qenė brumi qė e bėnė kėtė estradė tė dallueshme nga tė gjitha simotrat e saj nė vend. Po unė do ndalem nė shpirtin e komedisė thelbin e asaj qė e bėnė atė tė kėndshme tė pėlqyeshme. Nė muzikėn e saj. Muzika e kėsaj komedie ishte e tė madhit Agim Prodani. Ai ishte mbreti qė kurorėzoi suksesin dhe i dha estradės sė Sarandės kurorėn e nderit. Unė bashkė me orkestrėn luajta kėtė muzikė. Prodani mė thoshte se muzika qė t`i luan ka tingėllim dhe shpirt. Unė pa kėtė muzikė e kėtė kitare, pa ty Adem, do tė isha mė pak i suksesshėm. Po unė e dija se mjeshtri kėrkonte mė shumė. Ndaj sa herė mbaronin provat vijoja dy tre orė pas tyre pėr tė arritur atje ku dėshironte maestro. Them se ia kam arritur, por mė shumė unė pėrvetėsoja teknikėn dhe bėhesha mė i pavarur me kitarėn time. Kitara ėshtė kapriēoze. Ata qė e njohin e dinė mirė se ajo tė turpėron me njė akord tė ēorientuar dhe tė vė nė hall nė se nuk e mbanė tėrė kohės si njė fėmijė tekanjoz pėr tė mos e lėnduar e pėr tė mos e shqetėsuar me njė gėrvishtje tė gishtit a njė prekje pa kriter tė telave. Mund tė them se komeditė muzikore mė bėnė mua ashtu si tėrė muzikantėt e estradės sė Sarandė mė shumė tė njohur dhe mė tepėr profesionistė. A ka Adem Daci nė arkivin e vet si muzikant nxėnėsit qė i ka mėsuar dhe rritur vet nė kitarė? Do tė isha shumė pa fat dhe njė gjysmė kitarist nėse unė ato qė mė kanė mėsuar tė tjerėt apo nga pėrvoja ime shumė e gjatė nuk do iu kisha transmetuar mė tė rinjve. Unė kam pasur fatin qė nė jetė tė njohė talente tė rinj. Nxėnės tė zellshėm qė tė vėnė nė siklet me talentin e tyre. Nxėnės qė janė sa punėtor aq edhe mjeshtėr. Ata tė thithin nga larg jo vetėm teknikėn dhe tė pėrvetėsojnė jo vetėm talentin dhe mėsimet qė u jep, por shpejt bėhen edhe korrigjuesit e profesorit. Tė rinj me tė cilėt kam punuar shumė shpejt janė bėrė mjeshtėr tė kitarės. Ata kanė vijuar shkolla dhe kanė mbaruar brenda dhe jashtė vendit. Shumė prej tyre janė nė orkestrat mė tė mira tė Shqipėrisė deri nė radio televizion, nė opera, nė estradėn e Tiranės nė Sarandė, por edhe student nė Greqi, Itali dhe nė orkestra tė para tė shteteve fqinje. Sot ata janė tė rritur, por mua mė respektojnė dhe mė ftojnė nė krye tė tavolinės nė ēdo eveniment qė kanė. Thanas Caka ėshtė njė nga nxėnėsit e mi. Ai ėshtė kitarist i shkollės shqiptare. Po sot ėshtė profesionist nė ansamblet greke. Ėshtė ndoshta kitaristi mė i kėrkuar nė buzukėt e Greqisė. Po kėshtu jam krenar me kitaristin Gjergji Dalani, i cili aktualisht ėshtė student i profesorit Edison Mise. Po emrat e nxėnėsve tė mi janė shumė. Unė u kėrkoj ndjesė atyre se nuk mund tė pėrmend tėrė listėn pasi do plotėsonim intervistėn vetėm me kėta emra. Ju thatė diku se keni qenė gjithnjė edhe vet njė nxėnės i tė mėdhenjve tė kitarės. Cili ėshtė mjeshtri qė ju adhuroni? Janė shumė. Po dua tė veēoj dy prej tyre. Tė mėdhenjtė, Alfons Balliēi dhe Edison Miso. Ata janė baballarėt e kitarės, talente tė rralla qė na bėjnė ne ti adhurojmė dhe ta duam mė shumė veglėn magjike, kitarėn. Gjeografia e shfaqjeve tuaja mbyllet brenda 28 mijė km2 apo keni shpėrthyer edhe kufijtė shtetėror dhe cilat skena keni prekur gjatė karrierės tuaj tė gjatė? Unė kam qenė nė vendet ku thuhet se ka lindur kitara. Edhe pse me emėrtime tė ndryshme. Kam qenė nė Greqi, Serbi, Turqi, Spanjė, Itali, Francė. Kam qenė edhe nė shtete tė tjera. Mund tė them se muzika jonė ėshtė duartrokitur. Kitara mė ka nderuar kudo qė kam qenė. Kanė qenė tė shumta rastet qė mė kanė kėrkuar tė rikthehem nė skenė dhe tė interpretoj pjesė tė kėrkuara nga spektatorėt. Jo vetėm muzikė shqiptare, por edhe tė vet vendeve ku kam qenė. Kjo mė ka dhėnė shumė kėnaqėsi. Kanė mbaruar Dacėt si trashėgimtarė nė kitarė dhe tradita pėrfundon me juve e mė pas kitara do mbetet si relike e varur nė mur? Nė familjen time tė gjithė i bien kitarės. Po unė do pėrpiqem qė njė nga nipat tė jetė vijim i Adem Dacit, Ai tė mbaj ndezur pasionin tim tė ruaj brenda vetes jo vetėm kėngėt e muzikėn, por edhe trashėgiminė. Do ta doja me gjithė shpirt qė nipat tė dashuronin mjetin mitik, kitarėn veglėn muzikore tė magjisė!
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit | Sabahi | Teologjia | 0 | 08-05-2007 10:46 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |
| Grimca humoristike | kureshtari | Qeshni dhe ju | 3 | 28-02-2003 05:09 |