| Cfare ju duhet te dini? |
|
#246
| ||||
| ||||
| Njė pritje qė zgjati 18 muaj Kandido Kanavo Mund tė jesh presidenti i FIAT it, presidenti i "Confindustrias", princ, kardinal, por nėse tė quajnė Montezemolo, je thjesht njė njeri i Maranelos. Ose ndoshta njė nga ata persona qė kaluan gardhin e tribunave pėr tė zbritur nė pistėn e Imolas me flamurin e Ferrarit nė duar. Pra njė nga ata qė festojnė "ringjalljen". Kur Luka m'u pėrgjigj nė telefon, Majkėll Shumaker po zbriste nga podiumi. "Jam i kėnaqur ose mė mirė i mrekulluar, ishte diēka e bukur, e mrekullueshme dhe entuziazmuese. Shumė ėshtė i paarritshėm, skuadra perfekte, pra me fjalė tė tjera ėshtė njė ditė e paharrueshme. E pe se ēfarė bėmė tė shtunėn?" E kujtoj shumė mirė atė moment. Montezemolo do tė kishte dėshirė tė qėndronte edhe pėr shumė kohė dhe tė pėrmendte akoma mė shumė hiperbolizime pėr atė qė kishte arritur skuadra e tij, nėse nuk do ta kishin thirrur pėr njė punė urgjente. "Tė shtunėn i hipa helikopterit dhe shkova tė pėrqafoja djemtė e skuadrės." Eshtė njė pamje mallėngjyese kjo e festimit tė fitores sė Ferrarit, njė pamje qė ka brenda saj edhe shumė shenja nacionalizmi. Pėr tė arritur kėtė triumf, nuk ėshtė kursyer askush. Si pėrfundim ishte njė javė, e cila goditi nė disa pika, u entuziazmua Imola, Shumi theu njė tjetėr rekord, rilindi njė makinė shumė e mirė Ferrari, u fitua njė duel i rrezikshėm, njė kampion i ri i denjė pėr tė kryesuar gjeneratėn e re tė pilotėve. Pa dyshim qė duhet ta falėnderojmė. Alonso, njė pilot me shumė talent, ka mundur tė marrė maksimumin edhe nga Renault ja. Kur zbriti nga ajo makinė e mrekullueshme qė ka, nuk tregoi asnjė shenjė mėrzitjeje apo nevrikosjeje. Ishte imazhi i dikujt, i cili mund ta mbajė kokėn lart dhe me shumė krenari mund t'i japė dorėn kundėrshtarit tė tij. Sė bashku zhvilluan 21 xhiro, tė cilat nuk do t'i harrojnė gjatė gjithė jetės sė tyre. Shumi arriti tė dilte vetėm pak metra pėrpara Alonsos pas "pit stopit" tė dytė. Diēka qė kur e imagjinon, tė fut tė dridhurat. Ishte 1/3 e garės pėr t'u theksuar, pasi pikėrisht aty u zhvillua njė luftė me tė mijtat e sekondave. Megjithatė, gjatė gjithė kėsaj kohe Shumi nuk e humb pėrqendrimin, piloton si njė "profesor". Edhe Alonso nuk dorėzohet, makina e tij vazhdonte "valsin" me ritme shumė tė shpejta. Ferrari i Shumakerit ishte si njė mur i lėvizshėm, i cili i pėrshtatej ēfarėdo lloj sulmi. Njė imazh qė dukej mjaft romantik, megjithatė, nėse mendojmė pėr atė qė ndodhi nė Melburn dhe e krahasojmė me triumfin nė Imola, do tė kuptojmė se bėhet fjalė pėr njė imazh tė papajtueshėm. Kishim njė Ferrari shumė tė dobėt dhe nė Imola njė Ferrari, i cili e transformoi pistėn nė njė copė tė mėndafshtė ku rrėshkiste. Kishim njė Shumi qė dukej i plakur dhe qė vinte tė ardhmen e tij nė dyshim, ndėrsa nė Imola njė Shumi shumė tė ri dhe me dėshirėn e madhe pėr tė fituar, si njė debutues. Pikėrisht pėr tė gjitha kėto duhet t'i themi Imolas faleminderit. Ishte pikėrisht ai duel i pafund, i cili e riktheu Formulėn 1 aty ku tė gjithė kėrkonin ta shihnin. Megjithatė, duke lėnė mėnjanė emocionet, gara e fundit dha njė mesazh. Fitorja e Ferrarit ishte njė kontribut i madh nė kėtė sport dhe pėrveē kėsaj ishte njė sinjal i fortė pėr t'i rikthyer besimin Italisė, e cila nė kėto momente ka me tė vėrtetė shumė nevojė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#247
| ||||
| ||||
| Briatore, "shenjtori" i suksesshėm i Formulės 1 Endi Tufa Flavio Briatore, pėrveē se ėshtė njė personazh simpatik, i cili bėn njė jetė luksoze, ėshtė edhe njė nga drejtuesit dhe menaxherėt mė tė mirė tė Formulės 1. Njė ditė mė parė, ai u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve qė i kanė bėrė tifozė tė ndryshėm nė lidhje me garėn e kaluar dhe me gjendjen aktuale, por edhe pėr tė ardhmen e skuadrės sė tij. Nė fillim e kanė pyetur se cili ishte problemi qė Alonso nuk arriti tė parakalonte Shumakerin dhe italiani pėrgjigjet: "Ishte problemi i pistės sė Imolas, e cila ėshtė shumė e ngushtė dhe nuk lejon parakalime. Ajo ėshtė e ngjashme me pistėn e Budapestit dhe tė Montekarlos. E vetmja mėnyrė pėr ta kaluar Shumin nė atė garė, ishte t'i hipje sipėr." Ēfarė mund tė na thoni pėr merkaton e skuadrės suaj pėr sezonin 2007? Kovalainen ėshtė me tė vėrtetė njė fenomen, megjithatė i duhet tė zhvillojė akoma edhe 15.000 kilometra. - Do tė jetė shok skuadre te Renault ja me Montojėn? - Jo, nuk shoh njė dyshe tė tillė. Cila ėshtė receta juaj qė ju bėn tė jeni kaq i suksesshėm dhe ēfarė ambiciesh kishit kur ishit i vogėl pėr tė arritur kėtu ku keni arritur? Nuk duhet tė bėhesh medoemos Flavio Briatore. Nė ēfarėdo pune qė tė jesh, duhet tė ndihesh si njė fitimtar. Si mund tė arrihet tė ndėrtosh njė "perandori"? Edhe unė kam qenė dikur njė kamerier dhe atė gjė e bėja shumė mirė. Me Fizikelėn duket se gjėrat janė mė tė thjeshta sesa kur kishit Trulin. Gjėrat nuk funksionojnė kėshtu. Jarno ėshtė njė mik i imi, megjithatė njė pilot ka raste qė nuk duhet tė justifikohet, duhet tė thotė qė gabova dhe kaq. Nė Imola mendoni me tė vėrtetė se ėshtė e pamundur tė parakalohet? Pikėrisht kėshtu, ėshtė njė nga tri pistat ku nuk mund tė bėhen manovra tė tilla, ashtu si nė Hungaroring apo nė Montekarlo. Pėr fatin e mirė, tė gjitha pistat e reja qė ndėrtohen, kanė si synim qė tė jenė sa mė tė gjera, qė t'u japin mė shumė mundėsi pilotėve pėr tė bėrė parakalime. Domethėnė, vendi i parė nė provat zyrtare tė garės sė Imolas vlente 10 pikė. Pėrse nuk japin pikė pėr vendin e parė tė provave? Kjo gjė bėhet nė kategori tė tjera tė garave, me makina si nė GP, ku tė gjitha makinat janė njėsoj. Nė Formulėn 1 ka shumė gjėra qė ndryshojnė si strategjia apo sasia e karburantit. Ju jeni njė shenjtor i Formulės 1, do tė arrini tė nxirrni njė pilot italian kampion? Do ta provoj diēka tė tillė, njė italian e kam nė skuadėr qė prej dy sezonesh. Nė garėn e Imolas arritėt tė rikuperonit 11 sekonda pėr shumė pak xhiro, ēfarė mund tė na thoni? Njė garė do ta fitojmė ne, njė tjetėr prapė ne, njė tjetėr prapė ne dhe njė do ta fitojė Ferrari. Nė garėn e Imolas u duk se gabuat nė strategji, duke futur Alonsos mė pėrpara se ē'duhej. Tė them tė vėrtetėn, e menduam njė gjė tė tillė, por edhe sikur Alonso tė futej nė bokse pas 4 xhirosh, nuk do tė kishte ndryshuar asgjė. Mendoni se Ferrari mund tė humbasė edhe nė kėtė sezon, pėr shkak tė gomave? Mjaft me kėtė histori, pasi pikėrisht pėr kėtė arsye janė ndryshuar sėrish edhe rregullat. Nėse ėshtė kėshtu, le tė marrin njė furnizues tjetėr gomash. Mė e mirė ėshtė Formula 1 e kohėve tė sotme apo ajo e sė kaluarės? Pa dyshim qė ajo e sė kaluarės. Tė gjithė ishim mė shumė miq. Pėr sa i pėrket pjesės tjetėr, gjithēka ėshtė e njėjtė, edhe pse aktualisht pėr tė qenė fitimtar, tė duhet dyfishi i personelit nė krahasim me tė shkuarėn. Mund tė na thoni nėse makina e Fizikelės ėshtė mė pak e qėndrueshme se ajo e Alonsos? Ndoshta nė sezonin 2005 mund tė ishte kėshtu, pasi ishim njė skuadėr e re. Ndėrsa nė kėtė sezon, makinat e tė dy pilotėve tanė janė tė njėjta.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#248
| ||||
| ||||
| Renault: Pas Alonsos vjen Raikoneni?! Fation Shehu Kimi Raikonen nė sezonin e ardhshėm mund tė zėvendėsojė Fernando Alonson te skuderia Renault. Tashmė nė Formulėn 1 ka filluar tė flitet shumė pėr merkaton e pilotėve pėr sezonin e ardhshėm. Njė nga lėvizjet mė tė bujshme qė ėshtė bėrė e ditur deri tani, ka qenė kalimi i kampionit tė botės nė fuqi, Fernando Alonsos, te skuderia McLaren Mercedes pėr sezonin 2007. Por tashmė njė nga emrat mė tė lakmuar ėshtė ai i Kimi Raikonenit, i cili pa dyshim nuk do tė preferonte tė kishte shok skuadre Alonson. Megjithatė, sipas mediave spanjolle, finlandezi mund tė firmosė me Renault nė nė sezonin e ardhshėm. Emri i Raikonenit ėshtė lakmuar shumė edhe pėr njė kalim te skuderia Ferrari, si shok skuadre i Majkėll Shumakerit, edhe nėse ky i fundit vendos ta shtyjė kontratėn e tij. Por nėse ndodh me tė vėrtetė kėshtu, Raikoneni nuk do tė jetė shumė i kėnaqur. Ai kėrkon tė ketė njė makinė kompetitive dhe njė skuadėr, e cila tė punojė pėr tė dhe jo tė jetė nė rolin e pilotit tė dytė. Raikoneni i bashkohet Montojės nė testimet e Silverstonit Kimi Raikonen i ėshtė bashkuar dje Huan Pablo Montojės nė testimet qė ėshtė duke zhvilluar skuadra e tyre nė Silverstone. Kushtet klimaterike tė pistės janė pėrmirėsuar ndjeshėm me kalimin e ditėve dhe kjo, me sa duket, i ka lejuar skuadrės tė zhvillojė akoma mė shumė testime. Pėrveē kėtij programi, tė dy pilotėt zyrtarė tė skuderisė nga Uokingu kanė testuar edhe konfigurimet aerodinamike tė makinės sė re MP4 21. Kimi Raikonen e ka pėrfunduar kėtė sesion testimesh nė vendin e pestė. Nė tė vėrtetė, shkak pėr kėtė paraqitje jo shumė tė mirė ka qenė njė problem hidraulik, i cili e ka detyruar finlandezin t'i pėrfundojė provat mė pėrpara planifikimeve qė kishin bėrė inxhinierėt e tij. Edhe nė testimet e sotme do tė jenė tė pranishėm tė dy pilotėt zyrtarė tė skuderisė nga Uokingu, nė pistėn e Silverstonit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#249
| ||||
| ||||
| Sot u zhvillua Cmimi i Madh i Spanjes (Barcelona). Ja rradha e mberritjes: 1 F. Massa Ferrari 1h31'36''230 2 L. Hamilton McLaren a 6''720 3 F. Alonso McLaren a 17''430 4 R. Kubica Bmw a 31''640 5 D. Coulthard Red Bull a 58''350 6 N. Rosberg Williams a 59''560 7 H. Kovalainen Renault a 1'02''170 8 T. Sato Super Aguri a 1 xhiro 9 G. Fisichella Renault a 1 xhiro 10 R. Barrichello Honda a 1 giro Renditja e piloteve pas 4 garave te zhviluara: 1 L. Hamilton 30 pike 2 F. Alonso 28 3 F. Massa 27 4 K. Raikkonen 22 5 N. Heidfeld 15 6 G. Fisichella 8 7 R. Kubica 8 8 N. Rosberg 5 9 J. Trulli 4 10 D. Coulthard 4 11 H. Kovalainen 3 12 R. Schumacher 1 13 T. Sato 1 Renditja e konstruktoreve pas 4 garave te zhvilluara: 1 McLaren 58 pike 2 Ferrari 49 3 BMW 23 4 Renault 11 5 Williams 5 6 Toyota 5 7 Red Bull 4 8 Superr Aguri 1
__________________ I LOVE INTER |
|
#250
| ||||
| ||||
| Sot u zhvillua Ēmimi i Madh i Monaco (Francė). Ja rradha e mberritjes: 1 F. Alonso Spa McLaren 1h40'29''329 2 L. Hamilton Gb McLaren a 4''095 3 F. Massa Bra Ferrari a 1'09''114 4 G. Fisichella Ita Renault a 1 xhiro 5 R. Kubica Pol BMW a 1 xhiro 6 N. Heidfeld Ger BMW a 1 xhiro 7 A. Wurz Aut Williams a 1 xhiro 8 K. Raikkonen Fin Ferrari a 1 xhiro 9 S. Speed Usa Toro Rosso a 1 xhiro 10 R. Barrichello Bra Honda a 1 xhiro 11 J. Button Gb Honda a 1 xhiro 12 N. Rosberg Ger Williams a 1 xhiro 13 H. Kovalainen Fin Renault a 2 xhiro 14 D. Coulthard Gb Red Bull a 2 xhiro 15 J. Trulli Ita Toyota a 2 xhiro 16 R. Schumacher Ger Toyota a 2 xhiro 17 T. Sato Gia Super Aguri a 2 xhiro 18 A. Davidson Gb Super Aguri a 2 xhiro 19 C. Albers Ola Spyker a 8 xhiro Renditja e piloteve pas 5 garave te zhviluara: 1 F. Alonso 38 pikė 2 L. Hamilton 38 3 F. Massa 33 4 K. Raikkonen 23 5 N. Heidfeld 18 6 G. Fisichella 13 7 R. Kubica 12 8 N. Rosberg 5 9 J. Trulli 4 10 D. Coulthard 4 11 H. Kovalainen 3 12 A. Wurz 2 13 R. Schumacher 1 14 T. Sato 1 Renditja e konstruktoreve pas 5 garave te zhvilluara: 1 McLaren 76 2 Ferrari 56 3 BMW 30 4 Renault 16 5 Williams 7 6 Toyota 5 7 Red Bull 4 8 Super Aguri 1
__________________ I LOVE INTER |
|
#251
| ||||
| ||||
| U zhvillua sot Cmimi i Madh i Kanadase (Montreal). Ja rradha e mberritjes: 1 Lewis Hamilton (England,McLaren) McLaren MP4/22 Mercedes FO108T V8 - Bridgestone 1h 44' 11'' 292 2 Nick Heidfeld BMW Sauber F1.07 BMW P86/7 V8 - Bridgestone + 4'' 343 3 Alexander Wurz (Austria,Williams) Williams FW29 Toyota RVX-07 V8 - Bridgestone + 5'' 325 4 Heikki Kovalainen (Finland,Renault) Renault R27 RS27 V8 - Bridgestone + 6'' 729 5 Kimi Raikkonen (Finland,Ferrari) Ferrari F2007 056 V8 - Bridgestone + 13'' 7 6 Takuma Sato Super Aguri SA07 Honda RA806E V8 - Bridgestone + 16'' 698 7 Fernando Alonso McLaren MP4/22 Mercedes FO108T V8 - Bridgestone + 21'' 936 8 Ralf Schumacher Toyota TF107 RVX-07 V8 - Bridgestone + 22'' 888 Renditja e piloteve pas 6 garave te zhviluara: 1 Lewis Hamilton McLaren 48 pike 2 Fernando Alonso McLaren 40 3 Felipe Massa Ferrari 33 4 Kimi Raikkonen Ferrari 27 5 Nick Heidfeld BMW Sauber 26 6 Giancarlo Fisichella Renault 13 7 Robert Kubica BMW Sauber 12 8 Heikki Kovalainen Renault 8 9 Alexander Wurz Williams 8 10 Nico Rosberg Williams 5 11 David Coulthard Red Bull 4 12 Jarno Trulli Toyota 4 13 Takuma Sato Super Aguri 4 14 Ralf Schumacher Toyota 2 Renditja e konstruktoreve pas 6 garave te zhvilluara: 1 McLaren 88 pike 2 Ferrari 60 3 BMW Sauber 38 4 Renault 21 5 Williams 13 6 Toyota 6 7 Super Aguri 4 8 Red Bull 4
__________________ I LOVE INTER |
|
#252
| ||||
| ||||
| Perfundon Cmimi i Madh i SHBA (Indianapolis). Ja rradha e mberritjes: 1 Lewis Hamilton (England,McLaren) McLaren MP4/22 Mercedes FO108T V8 - Bridgestone 1h 31' 9'' 965 2 Fernando Alonso McLaren MP4/22 Mercedes FO108T V8 - Bridgestone + 1'' 518 3 Felipe Massa Ferrari F2007 056 V8 - Bridgestone + 12'' 842 4 Kimi Raikkonen (Finland,Ferrari) Ferrari F2007 056 V8 - Bridgestone + 15'' 422 5 Heikki Kovalainen (Finland,Renault) Renault R27 RS27 V8 - Bridgestone + 41'' 402 6 Jarno Trulli Toyota TF107 RVX-07 V8 - Bridgestone + 1' 6'' 703 7 Mark Webber RedBull RB3 Renault RS26 V8 - Bridgestone + 1' 7'' 331 8 Sebastian Vettel BMW Sauber F1.07 BMW P86/7 V8 - Bridgestone + 1' 7'' 783 Renditja e piloteve pas 7 garave te zhvilluara: 1 Lewis Hamilton McLaren 58 pike 2 Fernando Alonso McLaren 48 3 Felipe Massa Ferrari 39 4 Kimi Raikkonen Ferrari 32 5 Nick Heidfeld BMW Sauber 26 6 Giancarlo Fisichella Renault 13 7 Robert Kubica BMW Sauber 12 8 Heikki Kovalainen Renault 12 9 Alexander Wurz Williams 8 10 Jarno Trulli Toyota 7 11 Nico Rosberg Williams 5 12 David Coulthard Red Bull 4 13 Takuma Sato Super Aguri 4 14 Ralf Schumacher Toyota 2 15 Mark Webber RedBull RB3 Renault 2 16 Sebastian Vettel BMW Sauber 1 Rendtija e konstruktoreve pas 7 garave: 1 McLaren 106 pike 2 Ferrari 71 3 BMW Sauber 39 4 Renault 27 5 Williams 13 6 Toyota 9 7 Super Aguri 4 8 Red Bull 4
__________________ I LOVE INTER |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| formula |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| physics wizards!!..please solve and show the solution..and formula used? | gwyneth | Science & Mathematics | 0 | 26-12-2007 22:29 |
| Formula 1, Apeli rrėzon McLaren, kampion mbetet Raikonen | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 17-11-2007 02:12 |
| Hamilton para vendimit: Formula 1 s'qenka pėr mua | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 06-10-2007 14:40 |
| stopped breastfeeding, but baby wont drink formula? | China_Chabi | Pregnancy & Parenting | 6 | 29-06-2007 12:05 |
| if low profile tires handle better why are they not used on Formula 1 or | bgbgtts | Sports | 0 | 28-06-2007 20:26 |