| Cfare ju duhet te dini? |
|
#106
| ||||
| ||||
| Presidenti i FIA-s shpjegon se pse nuk do tė ndryshojnė shumė gjėra nga rregullorja e vjetshme Mozlei: Formula 1 nuk do tė ndryshojė Gjithmonė ai bėhet mjaft serioz dhe i mendueshėm kur tė tjerėt e pyesin pėr Formulėn 1. Eshtė fjala pėr Maks Mozlein, presidentin e Federatės Ndėrkombėtare tė Automobilizmit. Pikėrisht ky person ka bėrė qė shpeshherė tė ndryshohet rregullorja, gjithmonė nė sensin qė ky sport tė bėhet sa mė interesant dhe sa mė tėrheqės pėr publikun. - Maks, si do ta ndryshoni Formulėn 1 pėr sezonin e ardhshėm? - Mund tė them se nuk do tė ketė shumė ndryshime tė mėdha, pasi formula e ndryshimeve qė u eksperimentua nė kėtė sezon qė pėrfundoi doli me rezultat pozitiv dhe kishte shumė sukses. - Nga ana tjetėr, nuk mund tė themi se edhe pistat janė duke e kaluar kaq mirė kėtė periudhė, apo jo? - Neve na intereson mė shumė televizioni, pikėrisht ai ėshtė njė nga burimet kryesore qė na jep para pėr tė ngrėnė bukė. - Po tė isha pilot, do tė luftoja me ēdo kusht qė askush tė mos i cėnonte tė drejtat dhe aftėsitė e mia. Me ndryshimin e rregullores janė kufizuar disa gjėra... - Pilotėt arrijnė tė ambientohen menjėherė, pasi e dinė se rrogat dhe tė fitimet e tjera vijnė nėpėrmjet tė ardhurave tė televizionit. - Po tė paktėn sistemin e pikėve qė keni pėrdorur nė kėtė sezon qė pėrfundoi dhe qė favorizonte mė shumė pilotėt edhe pa merita tė mėdha, do ta ndryshoni? Po xhiron e vetme nė provat zyrtare, qė mund tė penalizojė njė pilot qė ndodhet nė krye tė klasifikimit, tė paktėn kėto 2 pika, do t'i ndryshoni? - Jo, sistemi i ndarjes sė pikėve do tė qėndrojė kėshtu, pasi duket se po jep rezultate tė mira. Ju e patė tė gjithė se titulli kampion nė kėtė sezon, si pėr konstruktorė ashtu edhe pėr pilotė, u zgjidh vetėm nė garėn e fundit. Ky ndryshim ka siguruar njė interes tė madh tė shumė sportdashėsve pėr Formulėn 1. Pra, njerėzit e duan kėtė gjė dhe ne do t'ua japim. Po tė pėrgjigjesha unė, mund tė them se, nėse nuk gaboj, edhe nė tė shkuarėn janė vendosur tituj kampionė nė garėn e fundit. Atėherė sistemi i pikėve favorizonte pilotėt qė rrezikonin mė shumė. Kjo ndodhte ndoshta pasi pikėt qė merreshin nė pistė ishin shumė tė vėshtira dhe, duke qenė tė tilla, dhurohej edhe spektakėl pėr publikun. Atėherė nuk bėheshin ndryshime tė ēuditshme. - Do tė vazhdojė tė qėndrojė edhe sistemi i njė xhiroje tė vetme nė provat zyrtare? - Deri tani nuk mendohet qė tė hiqet. - Pra, zoti Maks, ju nuk do tė ndryshoni asgjė? - Po, do tė kufizohet pėrdorimi i njė motori pėr njė fundjavė gare. - Ah, po, kemi dėgjuar pėr kėtė. Si do tė funksionojė ky rregull? - Secila skuadėr mund tė pėrdorė vetėm njė motor pėr tė gjithė fundjavėn. Nė kėtė mėnyrė do tė kursejnė shumė para. Pėrgatiti: Endi TUFA ''Sporti Shqiptar'' |
|
#107
| ||||
| ||||
| Alonso, piloti mė premtues i vitit Fernando Alonso ėshtė cilėsuar nga njė revistė automobilistike franceze piloti i ri mė premtues i vitit. Nė ceremoninė qė u zhvillua nė Paris pėr ndarjen e ēmimeve, i pranishėm ishte shefi i Renault?sė, Patrik Faur, dhe drejtori i pėrgjithshėm Flavio Briatore. Ky i fundit e tėrhoqi kėtė ēmim pėr Alonson, pasi spanjolli nuk kishte pasur mundėsi tė merrte pjesė. Ai lexoi gjithashtu edhe njė letėr qė i kishte dhėnė Alonsoja. "Gjithēka qė ndodhi pėr mua nė kėtė vit ishte e paparashikueshme. Rezultatet tona ishin me tė vėrtetė fantastike dhe mediat asnjėherė nuk kanė ndikuar nė to. Nė njė kohė qė unė them kėto gjėra, ndihem shumė i qetė pėr tė ardhmen. Mund t'ju them se sezoni 2003 ishte njė fillim i mirė pėr Renault?nė, megjithatė mė e mira e tė mirave pritet tė vijė nė tė ardhmen. Viti qė shkoi ishte si njė ėndėrr pėr ne." Mė pas, vetė Patrik Fauri e ka lavdėruar shumė pilotin e tyre 22?vjeēar, Fenrnado Alonson. "Ai e merr kėtė ēmim pėr gjithēka pozitive qė ka bėrė nė kėtė sezon qė sapo pėrfundoi. Edhe me tė vėrtetė njė pilot i vendosur me shumė talent dhe me njė tė ardhme prej kampioni. Pėr mė tepėr, ai e merr kėtė ēmim pasi ėshtė piloti mė i ri, i cili ėshtė formuar profesionalisht nė skuadrėn tonė, Renault. Ne jemi shumė tė kėnaqur qė punojmė me tė. Ky ēmim qė na ėshtė dhuruar ėshtė gjithashtu diēka shumė pozitive pėr tė gjithė ne, pra gjithēka ėshtė nė interes tė Fernandos dhe tė skuadrės." Edhe Briatore, mė pas, ka thėnė fjalėt mė tė mira pėr pilotin e ri spanjoll. "Ai ka qenė piloti mė i ri, i cili ka arritur tė marrė njė "pole", dhe, gjithashtu, piloti mė i ri, i cili ka arritur tė fitojė njė garė tė Formulės 1," ? ka kujtuar Briatore. "Rezultatet e tij e kanė ndihmuar shumė Renault-nė dhe nė tė njėjtėn kohė e kanė pėrmirėsuar imazhin e Alonsos. Pėrfitoj kėtu nga rasti qė tė falenderoj tė gjithė skuadrėn pėr punėn e madhe qė ka bėrė nė kėtė sezon. |
|
#108
| ||||
| ||||
| Shumi: Bashkėshortja ime nuk ndikon te unė Kur Majkėll Shumakeri do tė marrė vendimin pėr t'u larguar nga Formula 1, nuk do tė jetė vendimi i tij personal. Gjashtė herė kampioni i botės i Formulės 1 ka refuzuar tė pranojė se bashkėshortja e tij po i bėn presion qė tė largohet sa mė shpejt nga ky sport. "Tashmė ēdo gjė pėr tė ėshtė bėrė mė e thjeshtė," ? ka thėnė piloti gjerman i Ferrarit, i cili nė mesin e sezonit 2003 firmosi edhe njė kontratė tjetėr 2?vjeēare me skuadrėn e Maranelos. Pra, zyrtarisht, ai ėshtė i lidhur me skuadrėn italiane deri nė fund tė sezonit 2006. "Gjithmonė kur bisedojmė, unė e pyes pėr tė ardhmen dhe ajo mė thotė se ėshtė mė e drejtė pėr mua qė tė vazhdoj tė garoj. Pra, ajo vetėm mė mbėshtet mua," ? ka shtuar Majkėlli. Janė tė shumtė ata qė besojnė se vendimi i Mika Hakinenit pėr t'u tėrhequr nga Formula 1, qė kishte 11 vite qė merrte pjesė, ka ardhur si pasojė e presionit tė bashkėshortes sė tij, Erja. Kjo gjė ka ndodhur pikėrisht nė momentin kur ata lindėn fėmijė. Mika Hakineni ishte njė pilot shumė i mirė, kishte fituar shumė "pole", shumė gara dhe kishte qenė 2 herė kampion i botės. Megjithatė, asnjė pilot i Formulės 1 nuk ka qenė mė i suksesshėm se Majkėlli. "Mendimi im ėshtė se, nėse njė ditė do tė humbas jetėn nė makinėn e garės, ky do tė jetė fati im," ? ka pėrfunduar 6 herė kampioni i botės. |
|
#109
| ||||
| ||||
| BMW?ja i trembet spiunimit tė Montojės Nė skuadrėn Williams?BMW shumė i tremben faktit se Huan Pablo Montoja mund t'u tregojė inxhinierėve tė McLaren?it disa nga sekretet e skuadrės sė tij aktuale. Tani qė ėshtė bėrė i ditur kalimi i pilotit kolumbian nė skuadrėn Uokin, nė fund tė sezonit 2004, skuadra Grove mendon qė t'i mbajė shumė gjėra sekret, sidomos nga pjesa e dytė e sezonit tė ri. Megjithatė, drejtori i BMW?sė ka deklaruar se nuk beson se sekretet e skuadrės sė tij do tė zbulohen dhe do tė nxirren jashtė skuadrės nga njė pilot. "Pilotėt dinė vėrtet shumė nga pjesėt e makinės qė ata drejtojnė. Ndoshta ata nuk dinė me detaje teknologjinė qė pėrdoret pėr t'i ndėrtuar pjesėt, por gjithēka tjetėr e kanė tė qartė. Gjithsesi, njė inxhinier mund tė zbulojė mė shumė sekrete sesa njė pilot," ? ka pėrfunduar Tiseni. |
|
#110
| ||||
| ||||
| Fizikela dhe Masa fillojnė stėrvitjen Pilotėt e rinj tė skuderisė Sauber, Xhankarlo Fizikela dhe Felipe Masa, kanė filluar njė program aerobie qė nga dita e martė nė Austri. Ky aktivitet, qė ėshtė organizuar nga skuderia Sauber Petronas, drejtohet nga fizioterapistėt Zhozef Leberer dhe Helmut Fink. Kjo stėrvitje ka si pėrbėrje disa ushtrime fizike, testime tė ndryshme dhe analiza. Programi ka tė pėrfshirė ndeshje futbolli, tenisi, ngjitje nė mal dhe gjėra tė tjera si kėto. Sipas specialistėve, ky program forcon gjendjen fizike dhe ndihmon nė pėrmirėsimin e gjendjes psikologjike. |
|
#111
| ||||
| ||||
| Jordan-i kėrkon partnerė kinezė Provat private fillojnė javėn qė vjen dhe Edi Xhordan ėshtė ende nė kėrkim tė njė ose dy pilotėve qė tė paguajnė para. Pronari i skuadrės irlandeze ka lėshuar edhe njė apel drejt Kinės, ku shpreson tė kėrkojė njė sponsor. Makinat e skuderisė nga Silverstone-i qė nė garat e fundit tė sezonit 2003 kishin vendosur stemėn e televizionit kinez CCTV. Pėr shtypin birtanik, Edi Xhordan ka thėnė se ėshtė gati tė shesė disa pjesė tė skuadrės sė tij pėr njė sponsor kinez. "Ndoshta disa firma nė Makao, Hong?Kong apo nė ndonjė qytet tjetėr do tė jenė tė interesuar pėr tė blerė disa pjesė tė njė skuadre si jona. Jam i interesuar gjithashtu qė tė provoj njė pilot kinez. Ne kemi njė eksperiencė tė madhe nė zbulimin e talenteve. Mjafton tė kujtoj se me kėtė skuadėr ka debutuar Majkėll Shumakeri dhe gjithēka kuptohet lehtė. |
|
#112
| ||||
| ||||
| Uilliams BMV Skuadra e Uilliams BMV ka vazhduar me njė program intensiv nė pragė tė ardhjes sė makinės sė re FW 26, pėrveē vlersimit tė dy tė rinjve si Niko Rosberg dhe Nelson Piket. Skuadra ka provuar motorin e ri P 84, kambion e re tė FW 26 dhe ka verifikuar disa sisteme elektronike pėr pėrmirėsimin e besueshmėrisė sė makinės. Kjo javė ka qėnė shumė dėfryese, njė eksperiencė e paharueshme. Natyrisht kishte shumė presion, por jam pėrpjekur tė mos e vė re duke dhėnė nė kėtė mėnyrė maksimumin tim. Jam shumė i kėnaqur qė kam arritur tė ambjentohem mė makinėn dhe mė pas kam rregjistruar kohra tė mira. Ka deklaruar Niko Rosberg. Ndėrsa ak qėnė skeptik nė fjalėt e tij Nelson Piket Ishte mjaft e vėshtirė pėr mua, pas njė sėr ndėrprerjesh nuk arrita tė jap dot maksimumin tim, nė tė kundėrt jam i sigurtė qė do dilja mė mirė. Sidoqoftė jam i kėnaqur nga makina, vlerėsoj gjithashtu dhe inxhinjerėt qė mė ndihmuan qė tė gjeja kohėn e makinės. |
|
#113
| ||||
| ||||
| Minardi dhe Xhordan do tė mungojnė nė testet e dytė qė skuderitė e Formula 1 do tė zhvillojnė mbi pistėn e Herezit. E para ka preferuar ti zhvillojė provat e saj mbi pistėn e Valelunga nė Itali ndėrsa Xhordan do tė garojė vetėm nė |
|
#114
| ||||
| ||||
| Ferrari 2004 Todt, Drejtori Sportiv i Ferrarit, paralajmeron rivalet se ne 2004 do te shohin Michael-in me te mire ndersa drejtori teknik, Braen veren se: "Schumacher nuk ka arritur akoma kulmin". Tifozet e Ferrarit mund te rrine te qete Michael Schumacher do t'u dhuroje emocione te forta edhe ne 2004. Nuk eshte parashikimi i nje optimisti te cfaredoshem, por, opinioni i Jean Todt. Njeriu i cili i dha skuadres se Maranellos strukturen prej fituesi ka pergenjeshtruar per te disaten here te ashtuquajturen renie te dukshme te motivimit per gjashte here kampionin e botes. "Michael eshte shume i motivuar - tha Todt - edhe pse kete vit ka dale ndonjehere jashte piste nuk e ka humbur kurre besimin por fitoi perseri kampionatin. Sapo ta kuptoje se nuk do te jete me i afte te konkurroje, do te terhiqet, por ai eshte nje djale inteligjent, i pelqen te garoje, te mbetet me skuadren e te fitoje. |
|
#115
| ||||
| ||||
| Mikael Shumaker i etur pėr tituj kampion Piloti gjerman i Ferrarit megjithėse ka mbi supe gjashtė tituj botėror duket se dhe nė sezonin e ri do tė synojė sėrish nė fitimin e kampionatit. Nga qendra e Ferrarit nė Maranelo Shumaker ka bėrė tė ditur objektivat e tij pėr vitin 2004 duke deklaruar hapur synimin e tij pėr tė prekur qiellin e shtatė. Asnjėherė nuk mund ta konsiderosh veten tė ngopur, tė paktėn nėse e do kėtė sport po aq sa unė. Ėshtė e vėrtetė qė unė kam fituar mė shumė se kushdo tjetėr nė Formula 1 por kjo nuk do tė thotė se unė duhet tė mjaftohem me kaq. Njeriu ka gjithmonė tė fitojė, aq mė tepėr kur je nė sfidė kundėr kohės. Fakti qė do ta nisė sezonin si kampioni nė fuqi pėr Shumaker nuk pėrbėn njė prioritet pėr tė pasi ajo qė ka rėndėsi nė Formula 1 ėshtė pėrqėndrimi maksimal: Je vetėm ti, makina dhe pista. Gjithēka tė bėjė me pėrqėndriminin, titujt nuk kanė mė vlerė kur ngjitesh nė njėvendėshe. Nė rast se arrin pėrqėndrimin e duhur sa zhurma e motorrit tė tė duket njė muzikė atėherė do tė thotė qė gara ėsjhtė e jotja dhe askush nuk do tė ta heqė fitoren. Nė Formula 1 rėndėsi ka vetėm pėrqėndrimi dhe mendoj se kjo ėshtė dhe arma ime e mė e fortė. Rivalėt e gjermani mendojnė se ai nuk do tė arrijė tė ngjitet mė nė piedestal por tifozėt e tij dhe mbi tė gjitha Shumi ėshtė i bindur pėr tė kundėrtėn: Pėr mua do tė flas pista. Nė rast se dikush ndjehet i aftė tė mė sfidoj jam gati. Koha ime nuk ka perėnduar dhe unė do ta tregoj ka pėrfunduar gjermani. |
|
#116
| ||||
| ||||
| Teme mbi fenomenin e formules nje , 6 here kampion i botes dhe 76 gara te fituara ne karrierin e tij te ndritur ''Majkell Shumaker'' |
|
#117
| ||||
| ||||
| Michael Schumacher Lindur 3.1.1969 ne Hürth-Hermühlheim (Gjermani) Gjatesia 174 cm Pesha 75 kg I martuar me 2 femije. Kampion bote 6 here Fitore 70 '' Pjesemarres ne gara 196 '' I pari ne kualifikime 55 '' Podiume 122 '' Pike te grumbulluara 1038 Fitorja e pare e nje gare ne vitin 1991. Kampion bote si pilot i ''Beneton'' 2 here 1994 / 95 Kampion bote si pilot i ''Ferrarit'' 4 here 2000 / 01 / 02 / 03 /04. |
|
#118
| ||||
| ||||
| Michael Schumacher Histori 1984 : ''Junior Kart'' Kampion i Gjermanise. 1985 : ''Junior Kart'' Kampion i Gjermanise. 1986 : ''Karting Germany'', i trete / ''Karting Europe'' i trete 1987 : Gjerman edhe Europian ''Kart'' kampion. 1988 : ''Formula Koenig'' Kampion / ''FF1600'' Europe, i dyte / ''FF1600'' Gjermani, i gjashte. 1989 : ''Formula 3'' Gjermani, i trete. 1990 : ''Prototypes'' i peste me 21 pike / ''F3'' kampion i Gjermanise. 1991 : ''Prototypes'' i nente me 43 points / ''Jordan'' (1 gare) dhe me ''Benetton'' i dymbedhjete me 4 pike. 1992 : Formula 1 (Benetton) i trete me 53 pike. 1993 : Formula 1 (Benetton) i katert me 52 pike. 1994 : Formula 1 (Benetton) kampion bote me 92 pike 1995 : Formula 1 (Benetton) kampion bote me 102 pike 1996 : Formula 1 (Ferrari) i trte me 59 pike. 1997 : Formula 1 (Ferrari) i dyte me 78 pike. 1998 : Formula 1 (Ferrari) i dyte me 86 pike. 1999 : Formula 1 (Ferrari) i peste me 44 pike. 2000 : Formula 1 (Ferrari) kampion bote me 108 pike. 2001 : Formula 1 (Ferrari) kampion bote me 123 pike. 2002 : Formula 1 (Ferrari) kampion bote me 144 pike. 2003 : Formula 1 (Ferrari) kampion bote me 93 pike. |
|
#119
| ||||
| ||||
| O Albshkodra! E ke gjet tamam kete teme.Michael Schumacher,eshte me I MADHI i te gjitha kohrave,Ai eshte i PA ARRITSHEM.Ai eshte nje YLL,dhe YLLI nuk shuhet KURRE.Ai ka shume kundershtare,por asnjeri nuk eshte ne lartesine e ketij FENOMENI.Qekur ky TALENT ka lind,Formuala Uno,eshte bere nje nga sportet me te ndjekura ne Bote. Te pergezoj edhe nje here per kete teme,sepse ka shume TIZOFE te Michael Schumacher,qe duan te lexojne te rejat e tij. CIAO
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |