| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Chanel prezanton garderobėn inteligjente Levizje te orientuara nen veshje chic, sandale te lehta dhe floke te rregullt, kjo eshte strategjia e re e shtepise se modes Chanel, propozuar nga stilisti i njohur Karl Lagerfeld. Sipas stilistit keto veshje te quajtura "chic-street", tentojne te sjellin nje imazh me te kendshem tek te rinjte, duke theksuar ngjyrat e erreta, nje armature e perjetshme, e cila sjell ne kete menyre edhe kontrastin e veshjeve dhe moshes. Per Karl Lagerfeld kjo eshte nje garderove vertet inteligjente dhe kete frymezim ai thekson se e ka marre nga jete e perdtishme e te rinjve, te cilat pavarsisht se jane betuar ti qendrojne besnik veshjeve qe karakterizohen nga perhtyerje ngjyrash dhe formash, eshte e rendesishme qe ata duhet te investojne epr imazhin e tyre, per kete qellim Chanel ofron nje set veshjesh mjaft te ēlireta nga mentaliteti. "Duhet qe te rinjte te jene me chic se zakonisht per te dale nga rutina e xhinsit dhe veshjeve te ekzagjeruara"-tha Lagerfeld. Momentalisht shtepia e njohur e modes po realizon nje fushate te madhe publicitare me modelen e njohur Kate Moss e cila po prezanton veshjet e gjenetares se re.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| Stili VINTAGE, ose filozofia kundėr-modė Fenomeni qė shpėrtheu nė vitin 2001 dhe qė tanimė ėshtė pėrhapur nė gjithė botėn, aq sa nuk ka ekspozitė, artikull apo foto mode ku tė mos pėrmendet kjo fjalė. Ēmenduria e njė stili tė ri tė dashuruar me stilin e vjetėr. Dikur i rezervuar vetėm pėr elitarėt, stili “vintage” ėshtė pėrhapur jashtėzakonisht shumė, shpesh madje duke shkatėrruar autenticitetin e vet. Megjithatė, ata qė adhurojnė tė krijojnė tė reja me gjėra tė vjetra, mbeten tė mbėrthyer pas tij... Ēfarė do tė thotė fjala “vintage”? Me origjinė angleze kjo fjalė fillimisht shėrbente pėr tė pėrcaktuar diēka tė vjetėr por kryesisht nė lidhje me verėrat si “porto”. Mė vonė u pėrdor edhe pėr veshjet e aksesorėt e modės tė sė shkuarės, pėr koleksionet e veturave, fotografitė dhe dizajnin e mobiljeve, nga periudha e pasluftės deri nė vitet 1980. Nė fjalorin ndėrkombėtar tė modės termi “vintage” pėrkufizohet si njė lojė aparencash qė pėrdor veshje tė vjetra tė pėrziera me tė reja nė jetėn e pėrditshme, por edhe nė evenimente tė rėndėsishme. Pra, stili “vintage” nuk mund tė pėrdoret nga koka tek kėmbėt si njė kostum i vjetėr, ai nėnkupton njė pėrzierje stilesh pėr tė krijuar vetėm njė: stilin tėnd. Pikėrisht ky stil po fiton gjithnjė e mė shumė terren si nė botėn e modės, edhe nė atė tė dekoracionit. Fenomeni “vintage” Aktualisht nuk ka foto mode, ekspozitė apo artikull ku tė mos pėrdoret kjo fjalė. Por stili “vintage” nuk ka lindur sot. Nė vitet 1970 njerėzit rrėmonin nė veshjet e viteve 1940-1950, por ishin tė paktė ata qė e bėnin kėtė. Sinonim i jetės sė dytė, stili “vintage” kėrkon nė fakt posedimin e njė kulture tė vėrtetė tė modės pėr tė pikasur gjėrat interesante dhe pėr t’i kombinuar siē duhet. Rrugėn e kėtij stili e kanė hapur top-modelet Naomi Campbell dhe Kate Moss nė vitet 1990 duke veshur rroba “vintage” gjatė evenimenteve zyrtare. Por fenomeni shpėrtheu nė 2001 me shfaqjen e Julia Roberts nė ceremoninė e ēmimeve “Oscar”, me njė fustan Valentino tė 1992. Shtegun e parė ky stil e hapi nė botėn e luksit dhe mandej u shndėrrua nė njė ēmenduri tė vėrtetė. Shumė shpjet ky stil tėrhoqi tė gjithė yjet: Demi Moore, Winona Ryder, Nicole Kidman, Sarah Jessica Parker apo Jennifer Lopez e cila vetėm pak kohė mė parė u shfaq me njė fustan Valentino 1967 tė cilin mė parė e ka veshur edhe Jackie Kennedy. Tė paktėn 20 vjeē i vjetėr Por stili “vintage” nuk lidhet vetėm me markat e luksit, por edhe me veshje tė markave tė tjera qė kanė qenė njė lloj reference nė kohėn e tyre, veshje dhe aksesorė tė vjetėr jo mė pak se 20 vjet. Tashmė fenomeni ėshtė eksportuar gjithkund nėpėr botė nga Londra nė Paris, nga Nju Jorku nė Los Anxhelos ose nė Tokio. Stili “vintage” si filozofi ėshtė edhe njė mėnyrė pėr tė refuzuar modėn e momentit, ose tė paktėn pėr tė mos iu nėnshtruar tė gjithave diktateve tė saj. Cristina Morozzi, figurė e shquar e modės milaneze e ka quajtur “njė dinjitet tė ri stilistik”. “Vintage” refuzon logot, lukun total, markat sanduiē, pra ėshtė njė reagim ndaj uniformitetit dhe globalizmit. Tė jesh kundėr-modė Ku mund ta blesh sot kėtė “kundėr modė”? Emrat e stilit “vintage’ janė sigurisht ato tė markave tė luksit: Hermčs, Chanel, Yves Saint Laurent, Givenchy, Balenciaga, Christian Dior... Por kėto veshje mund t’i gjesh edhe nė pazarin e gjėrave tė vjetra dhe nė dyqane tė specializuar si nė tregun e “Saint-Ouen” nė Paris ose tė “Portobello” nė Londėr. Ndėrsa ka edhe njė sėrė dyqanesh e magazinash qė i kanė lėnė hapėsira tė mėdha fenomenit duke bashkuar veshje, aksesorė dhe objekte tė sė shkuarės. Ky stil preferohet shumė edhe nga meshkujt qė kanė gjetur nė to mėnyrėn pėr tė qenė “dandy”. Gjithēka ndjek ēmendurinė “vintage” Pėrveē modės, ky stil ka ngėrthyer edhe universin e dekoracionit. Gjithēka ka ardhur nga kėrkimet nė tregun e tė vjetrave. Mobiljet, qeramikat, tapetet, qelqurinat e viteve 1940, 1960, 1980 janė tanimė tepėr tė kėrkuara. Por edhe abazhurėt, pajisjet elektroshtėpiake, enėt, aksesorėt e zyrave dhe tė kuzhinės “retro” janė shumė tė preferuara pėr adhuruesit e stilit “vintage”. Ndikimi ka qenė kaq i madh saqė shumė prodhues i janė referuar sėrish dizajnit tė tyre historik. Vetėm ndryshimet e mbėshtetura nė pėrpunimin (ngjyrat, detajet teknike) pėrbėjnė sot ndryshimin mes tyre dhe produkteve origjinale. Por nėse nuk jeni kaq “purist” mund tė kėnaqeni me stilin qė amatorėt e quajnė vintage i ri me objekte mė tė reja ose riprodhime tė objekteve tė vjetra. Ēmenduria pėrfshin edhe sektorė tė tjerė. Pėr shembull celularėt e parė Motorola, StarTac, janė tanimė shumė tė preferuar ashtu si edhe Walkman Sony i vjetėr, televizorėt italianė Brionvega, etj. Me njė fjalė ky stil ka ditė tė bukura pėrpara. Kėto objekte janė regjistruar nė epokėn e tyre dhe me to na lidh njė afeksion i veēantė ashtu si me mobiljet e trashėguara nga gjyshėrit.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#3
| ||||
| ||||
| Milla Jovovich modelja mė e pasur Claudia Schiffer apo Cindy Crawford? Tashmė shumė tė vjetra. Helena Christensen apo Kate Moss? Cila prej kėtyre modeleve mund tė jetė mė ė pasura ? Pėrgjigjen e jep revista e njohur amerikane “Forbes”, e cila sipas njė klasifikimi, ka renditur si modelen mė tė pasur, ukrainasen Milla Jovovich. Pėr herė tė parė ajo renditet nė krye tė toplistės sė modeleve mė tė pasura me njė shumė prej 8,7 milionė eurosh nė vit, e cila ėshtė siguruar mbi tė gjitha nga kontrata e saj me “L`Oreal”, e nėnshkruar rregullisht prej 7 vjetėsh. Sigurisht qė nuk duhet ta harrojmė se ajo ėshtė edhe njė aktore shumė e suksesshme, qė do tė thotė se tė ardhurat e saj vjetore, rriten pafundėsisht. E dyta nė klasifikim renditen e dashura e Leonardo Di Caprio, bukuroshja Gisele Bundchen, e cila ėshtė femra qė prezanton nė fushatat publicitare, shtėpi tė njohura tė modės si : Ralph Lauren, Dolce e Gabbana, Dior dhe Bulgari. Ajo fiton rreth 8.3 milionė euro nė vit nga kėto kompani dhe nuk del nė asnjė sfilatė pa futur fillimisht nė xhep 50 mijė dollarė. E treta nė klasifikim renditet Heidi Klum, me 4.1 milionė dollarė nė vit, pa pėrfshirė kėtu edhe shpenzimet marramendėse qė i dashuri i saj Flavio Briatore harxhon pėr tė. Amerikania Carolyn Murphy renditet e pesta dhe pas saj vjen pėrfaqėsuesja tradicionale e Estée Lauder, Liz Hurley. Nė fund tė listės mbetet kaliforniania Tyra Banks, me 3,3 milionė euro, ndėrkohė qė 10 vjet mė parė ėshtė shpallur ndėr 50 femrat mė tė suksesshme te vitit nga revista “People”.
__________________ Nobody is perfect ... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |