Stilistėt shqiptarė tregojnė tendencat e modės
Pėr tė parė se cilat do tė jenė tendencat e modės pėr kėtė sezon, shqiptarėt mund tu referohen edhe stilistėve shqiptarė. Deri mė tani shijet e tė veshurit nė Shqipėri janė ushqyer mė sė shumti nė prezantimet e koleksioneve tė stilistėve tė huaj. Por moda po gjen gjithnjė e mė shumė terren edhe nė krijimet shqiptare. Pikėrisht pėr tė shprehur kėtė kreativitet, njė javė do ti kushtohet prezantimit tė stilistėve shqiptarė. Nesėr “, nga ora 10.00 deri nė 13.00, tek salla e Kinemasė nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės organizohet prezantimi i aktivitetit Java e Modės Shqiptare 2007.
Ky aktivitet zhvillohet pėr herė tė parė nė Tiranė nga presidentja e Dhomės Kombėtare tė Modės, Diana Cekodhima, me pjesėmarrjen e stilistėve mė tė njohur shqiptarė. Janė emra qė mė sė shumti kanė veshur pjesėmarrės nėpėr aktivitete tė rėndėsishme. Ardi Asllani, Anila Zajmi, Enada AtNikolla, Rezarta Skifteri dhe Joni Peēi do tė prezantojnė koleksionet e tyre pėr sezonin e verės.
Secili prej kėtyre stilistėve do tė ngjisė nė pasarelė fantazinė e tė veshurit qė ata ofrojnė pėr stinėn qė po vjen. Por ky nuk do tė jetė njė aktivitet qė do tė mbesė vetėm pėr publikun shqiptar. Stilistėt shqiptarė do tė prezantojnė tendencat e tyre pėr herė tė parė nė televizionin mė tė madh tė modės Fashion TV. Pėr Joni Peēin kjo do tė jetė e dyta herė. Pak kohė mė parė ai u shfaq nė ekranin e Fashion TV, pasi prezantoi koleksionin e tij nė Prishtinė.