Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Moda Shqiptare

Prirja nuse klasike, moderne apo ekstarvagante…?!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 18-08-2007, 14:49
Minifotoja e anetarit leopardi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 18-08-07
Postime: 17
Prirja nuse klasike, moderne apo ekstarvagante…?!

Prirja nuse klasike, moderne apo ekstarvagante…?!

Grimieri dhe parukieri Artur Muēo rrėfen tendencat e fundit pėr njė nuse perfekte… stilet, ngjyrat dhe ēdo tendencė tė verės 2007…

Pėr ta zbuluar lexoni tė gjithė detajet qė ju ka servirur revista “Spekter” nėpėrmjet konsultės me specialistė tė estetikės, parukierisė dhe grimit.

Cilat etapa ndiqni pėr njė nuse qė ajo tė jetė nė formėn mė tė mirė tė mundshme dhe ēfarė duhet tė ketė vajza qė po bėhet nuse?

Fillojmė nga e para. Nė radhė tė para duhet tė jetė paraqitja. Nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė e bukur, por tė ketė tipare normale. Procesi pėr realizimin e njė nusje ėshtė goxha i gjatė, mund tė zgjatė gati njė muaj. Duke filluar nga trajtimet e flokėve, trajtimet e fytyrės, trupit, duarve.

Flokėt

Pėrgjatė gjithė kohės vajza i ka trajtuar flokėt sipas dėshirės sė saj, kurse kur vjen momenti i tė bėrit nuse duhet thėnė stop eksperimentimit dhe vjen faza mė e rėndėsishme, trajtimi. Gjithēka trajtohet sipas mendimit tė parukierit dhe ēdo gjė duhet tė dalė aty ku dėshiron profesionisti dhe jo aty ku do nusja. Sė pari realizoj ca seanca provash ēfarė ngjyre i shkon dhe modeli pėr tė evituar ēdo rrezik nė ditėn madhėshtore tė saj.

Ngjyra

Duhet pėrshtatur shumė me karakterin e vajzės. Nuk mund tė luhet nė ekstreme. P.sh nga floku platin, bjond, tė kalohet nė njė flokė tė kuq. Nė bazė tė bashkėbisedimit qė realizon parukieri Artur Muēo thotė se “mund tė saktėsoj ngjyrėn qė mund t’i pėrshtatet mė sė miri nė bazė tė karakterit dhe nė bazė tė fizionomisė sė fytyrės.

Stilimi
Mė pėlqejnė gjėrat qė janė tė natyrshme, spontane. Dhe janė nė zgjedhjet e mia. Po tė konkretizoj me njė shembull real. ( kisha pėr tė rregulluar njė nuse dhe duhet qė tė filloja punėn shumė herėt, nė 5 tė mėngjesit. Nuk kisha asnjė ide pėr aksesorėt zbukurues. Po pija njė kafe nė mėngjes herėt, pashė njė lule qė ishte shumė e bukur. I kėputa disa lule natyrale dhe ja vendosa nuses nė flokė. Ishte njė fantazi krejt e rastėsishme dhe e natyrshme dhe nusja mori njė nur shumė tė veēantė)
Stilet e flokėve sa mė tė thjeshta dhe natyrale nxjerrin nė pah shumė tiparet.

Aksesorėt zbukurues

Janė shumė tė veēanta lulet e thata, lule ose aksesor tė mbėshtjellura me tip rrjete, luajtja me elementin vellon, jo shumė tė gjatė. Ndėrthurja e stilimit tė flokėve me vellon krijon njė harmoni shumė tė kėndshme. Megjithatė nėse nusja do vėrė kurorė nė kishė duhet padiskutim velloja e gjatė.

Grimi

Ėshtė shumė e rėndėsishme pėrshtatja sipas karakterit tė personave. Grimi mund tė jetė i rėndė, i ėmbėl, agresiv, i lehtė dhe klasik. Por parukieri Muēo thotė se “ jam pro grimit tė rėndė. Jo nė fytyrė dhe nė aplikimin e toneve, por nė theksimin e syve, sepse duke theksuar sytė krijohet pėrshtypja edhe e tipareve tė rregullta”

Make- up

Ėshtė gjėja mė e rėndėsishme. Me make-up del nė pah ēdo gjė. Ēdo detaj qė mund tė shikohet tek nusja del nėpėrmjet trajtimit tė fytyrės dhe mėnyrės sė aplikimit tė make-up. Ėshtė i rekomandueshėm njė make-up shumė natyral dhe transparent. Varet dhe tek forma e fytyrės. Por fytyra mė e rregullt ėshtė fytyra nė formė ovale, qė mund tė aplikosh lehtė tė gjitha llojet e make-up-eve.

Elementi dorė

Kurrsesi nuk duhet harruar elementi dorė edhe pse ka nuse qė e anashkalojnė, por ėshtė shumė i rėndėsishėm, pasi njė lėvizje e lehtė e dorės mund tė evidentojė njė dorė jo nė formėn e duhur qė hedh poshtė elementin “perfekt”. Tendencat e fundit janė njė frenē, njė dizanjo natyral.

Tre ditėt e nusėrisė

Nė tre ditėt nusja duhet tė reflektoj njė rregullim ndryshe.

Ditėn e premte ( nusja rregullohet pėr shoqėrinė)

Dhe ėshtė e pranueshme qė nusja tė jetė mė trendy dhe nė mak-up mund tė lėvizėsh me ēdo lloj ngjyre, pėr arsye se do jetė shumė alegro. Dhe modeli i flokėve duhet tė jetė shumė trendy. Kurse grimi shumė i rėndė… shumė i lehtė nuk ka rėndėsi. Nusja duhet tė jetė shumė e natyrshme, aspak e sforcuar

Ditėn e shtunė (kėtu muhabeti bėhet pak mė serioz)

Pėr arsye se ėshtė dasma e vajzės, nuk ėshtė si ditėn e parė. Edhe modeli i flokėve bėhet mė i mbledhur. Kėtu ka njė ndėrthurje mes modernes dhe klasikes. Edhe grimi, merr njė trajt tjetėr, pak mė i ėmbėl, pak mė i rėndė se ditėn e parė.

Tė dielėn ( perfekt)

Duhet tė dominojė elementi klas i gėrshėtuar me elementet shumė moderne, duhet tė ketė shumė paraqitje dhe padiskutim tė jetė shumė nė rregull nė tė gjitha aspektet. E diela do shumė pėrkushtim se duhet tė pėrmbushė tė treja ditėt bashkė, si pėrmbyllėse e ditės sė madhe.

Ja tiparet e njė nuseje perfekte

1. tė ketė flokė tė gjata
2. tė ketė fytyrė ovale
3. tė jetė e gjatė dhe njė shėndet normal

Test i parukierit Artur Muēo!!!

Jeni pėr nuse klasike apo moderne?

Gėrshetim: klasikja mė pėlqen dhe modernia gjithashtu. Mė saktė unė jam pėr ndėrthurje tė modernes me klasiken natyrshėm.

Jeni pro flokėve tė lėshuar apo tė mbledhur?

Tė lėshuara ose tė kapura shumė thjeshtė

Tonet e nuseve?

Mė pėlqen shumė e verdha nė bronc, nuk pėlqej xixa dhe shkėlqimet

Penel apo laps?

Penelin se pėrdorė kurrė, sepse i fikson shumė sytė. Pėrdorė vetėm lapsin shumė tė sfumuar

Qerpikėt origjinal apo fallco?

Mė pėlqejnė shumė qerpikėt e gjatė, nėse nusja nuk i ka, jam i detyruar t’ia vė fallco, por natyrale do ishte mė bukur.

Buzė tė kuqe tė theksuar?

Jo buzėkuqi mė pėlqen fare natyral. Mund t’ia lyjė buzėt me njė buzėkuq tė rėndė dhe shkėlqyes sipėr dhe nė fund fare me njė picetė ja heq fare dhe lė vetėm formėn natyrale tė buzės tė lyer me njė shkėlqyes tė lehtė dhe ngjan shumė kėndshėm.

Mollzat tė hijėzuara lehtė apo fortė?

Tė hijėzuara shumė lehtė, pak nė bronxato

Thonjtė shumė tė gjatė apo natyral?

Sa mė natyral dhe me dizanjo shumė fine.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Prirja-nuse-klasike.jpg (40.1 KB, 5 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 08-02-2008, 10:12
Minifotoja e anetarit Pretty Witch
Moderator/e
 
Reg: 15-04-07
Lokalizimi: Tirane-Shqiperi
Postime: 160
Faqe ne Ditar: 12
Kryesore

Me pelqejne keto ide.
Diten e dasmes sime (kur te vije), do te me pelqente nje nderthyrje mes klasikes dhe modernes:
Fustani do te me pelqente i hapur tek pjesa e gjoksit dhe ne shpine, deri ne fund te kurrizit.
Deri ne bel i ngushte pas trupit dhe nga beli deri poshte shume i fryre.
Floket te kapur paksa ne menyre jo te rregullt.
Syte te lyer ne menyre te rende dhe agresive, sic i lyej gjithnje.
Buzet, duke qene se i kam te trasha, me mjafton nje shkelqyes me pak ngjyre kafe te hapur.
Besoj se do te ngjaja goxha mire, duke qene se jam 1.72 e gjate dhe elegante.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
A lind me Saussure-in gjuhesia moderne? Administratori Letersia 0 01-04-2006 11:56
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:32.




Parajsa Shqiptare