Merita Toēila prezanton koleksionin vjeshtė-dimėr brenda Piramidės
Stilistja: Moda amatore nė Shqipėri, nė kufijtė e spontanitetit
Petrika Grosi
Mbrėmjen e sė mėrkurės, nė ambientet e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, pėr mėse 40 minuta, stilistja e re Merita Toēila prezantoi koleksionin vjeshtė-dimėr. Ėshtė e para personale e saj. Retrospektivė nga vitet 50 quhej kjo sfilatė mode gjatė sė cilės 10 modele prezantuan rreth 40 veshje tė stilistes Toēila. Jam e lumtur qė arrita pas kaq e kaq pėrpjekjesh ta realizoj kėtė sfilatė qė patjetėr do pasohet nga tė tjera nė tė ardhmen,- shprehet Toēila. Ajo shpjegon se moda nė vendin tonė ka mbetur nė kufijtė e spontanitetit dhe ėshtė njė fushė qė ka nevojė pėr lėvizje, iniciativė, investim dhe kurajo pėr tė guxuar. Pra gjithēka nė kėtė sektor kaq tė rėndėsishėm qė nė vendet e zhvilluara ėshtė kthyer njė ndėr bizneset mė fitimprurės, fatkeqėsisht nė Shqipėri ėshtė fare i papėrfillshėm. Ndoshta mund tė shihet ndonjė pėrpjekje e zbehtė pėr tė ēarė mjegullėn, por sėrisht gjithēka mbetet nė tentativė.
Sfilatat janė tė pakta, niveli i tyre lė pėr tė dėshiruar, e po kėshtu edhe vėmendja ndaj tyre. Nuk ka qenė aspak e lehtė gjetja e sponsorėve, - tregon Toēila - ndaj kėtu gjej rastin tė falenderoj veēmas tė tjerėve sponsorin e pėrgjithshėm, zonjėn Brixhida Kokėdhima. Por le tė ndalemi pak tek sfilata, ajo ēka pamė dhe shijuam bashkė me tė ftuarit e pranishėm, tė cilėt i duartrokitėn nė ēdo dalje e prezantim nė pasarelė tė modeleve. Duke u bazuar nė traditėn e modės qė po krijohej nė vitet 50, sigurisht shkrirė me tendecat moderne, stilistja sjell veshjet bardhė e zi ku luhet me pėrdredhjet e copės, fjongot e zgjatura, jakat e shumėllojshme etj.
Por kjo ishte vetėm njėra pjesė e sfilatės. Nė disa veshje shfaqen tendencat e fundit tė modės, apo performanca me tė cilat stilistja fitoi admirimin e spektatorėve. Si sfilatė e parė, mund tė thuhet se ishte sukses pėr Merita Toēilėn tė cilės i urojmė tė vazhdojė rrugėn e vėshtirė tė saponisur. Njė karakteristikė tjetėr qė tė binte nė sy ishte individualiteti i krijimeve, kombinimi i veshjeve me karakteristikat e secilės modele. Por Merita nuk ėshtė vetėm stiliste, ajo prej kohėsh edhe pikturon, madje ka marrė pjesė nė ekspozita tė ndryshme. Toēila zbulon planet pėr tė ardhmen dhe na rrėfen gjithashtu se sė shpejti nga shtatori ose fundviti, do tė paraqitet bashkė me njė piktor tjetėr nė njė ekspozitė tė pėrbashkėt, ndoshta nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.