| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Eranda Libohova, ja personi qe me jep shkas per te vezulluar Revista JETA Edhe pse stili im ėshtė sport i alternuar me ekstravaganten, di ti pėrshtatem mirė rastit ku ndodhem Gjithmonė na ka befasuar me daljet e saj skenike. Sharmi, eleganca dhe vezullimi ndėrthuren mė sė miri nė karakterin e kėngėtares sė talentuar tė muzikės sė lehtė, Eranda Libohova. Ajo nuk mohon faktin se pas kėngės njė vend shumė tė rėndėsishėm nė skenė e zė edhe veshja. Ajo tregon se pas veshjes sė saj qėndron qoftė dora ose sugjerimi i stilistes Rezarta Skifteri. Ekskluzivisht pėr revistėn Spekter ajo rrėfen shijet, ngjyrat dhe stilin e saj tė preferuar... Ēfarė pėrfaqėson veshja pėr ju? Pėrfaqėsim, pėr mua do tė thotė stil, ose karakter, qė gjithnjė e kam individuale. Njė veshje pėr ju ėshtė e kombinuar mirė nėse ka... Veshja ime mund tė jetė e thjeshtė, por kurrsesi nuk do ta kisha imagjinuar tė mos mė shkonte pėr shtat, apo rrinte mirė tek unė. Patjetėr pėr tu plotėsuar ajo duhet tė ketė, sandalen ose kėpucėn nė stinėn e saj, por edhe aksesori varėse ėshtė element qė rrallė e ndaj nė shfaqjet e mia nė skenė. Gjatė karrierės tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen tuaj? Dalja e parė nė ekran pėr mua ishte mosha 17 vjeē, adoleshente dhe mendo, vėshtirė asokohe tė ishe ndryshe dhe tė bije nė sy me veshjen tėnde. Por gjithmonė jam munduar qė edhe pse ma kanė qepur tė tjerėt, tė jepja dhe unė idetė e mia, ajo qė nuk mė shkon them se e kam dalluar qė herėt nė vegjėli. Rezarta Skifteri mbetet njė ndėr stilistet, mikeshė e imja qė i besoj, ajo mė ka shoqėruar nė ēdo spektakėl dhe kur paraqitja ime ndonjėherė nuk ka mbajtur firmėn e saj, kėshilla sigurisht ėshtė gjithnjė e saj. Kur shikon veten nė TV, nė ndonjė spektakėl tė disa viteve mė parė, ēfarė mendon? I them gjithnjė vetės qė pėr atė kohė kam qenė mirė. Unė smund tė ndryshojė asgjė tani, ajo qė ėshtė shkruar nė ato vite, sigurisht ėshtė e pėlqyeshme. Nuk mbaj mend qė tė jem bėrė keq asnjėherė pėr paraqitjen time nė skenė, tė cilitdo vit qė mund tė kem parė nė TV. Sa tė rėndėsishme e konsideroni veshjen nė fushėn tuaj? Padyshim ėshtė komponenti kryesor pas kėngės, pėr mua edhe mėnyra e tė veshurit ėshtė komunikim, rėndėsinė e saj e ndjen cilido, nėse nuk je e kohės tė mbeturit demode tė lė shumė pas, mendja ecėn, por edhe look-u gjithashtu. Ndryshon njė veshje skenike me atė qė ju krijoni pėr klipe? Kjo varet, jo domosdoshmėrisht duhet tė ngjajnė, por nėse nė skenė daljet janė mė tė shpeshta dhe pėr to preokupohem mė shpesh, videoklipi ėshtė tjetėr gjė, performohet ndryshe, ku dhe veshja ėshtė nė varėsi tė tekstit dhe kėngės. Pra varet prej natyrės sė saj, mund tė jenė dhe me veshjet e sė pėrditshmes. Sa ju kushton realisht njė dalje nė skenė dhe sa kohė mė parė pėrgatiteni? Njė veshje skenike sigurisht qė ėshtė e kushtueshme, kėtu e kam fjalėn edhe pėr para, por edhe pėr kohė. Duhet tė mendohem paraprakisht sipas evenimentit. Sa shpenzon Eranda pėr veshje? Ah, Eranda ėshtė nga ato, paratė qė ka i bėn rroba. Nė fakt kosto ėshtė gjithēka, pasi nė skenė nuk dal me tė njėjtėn veshje dhe kjo hyn besoj tek shpenzimet, por pėr tu dukur tėrheqėse gjithnjė ia vlen. Cila ėshtė veshja mė e shtrenjtė nė gardėrobėn tuaj, ēfarė firme ėshtė dhe sa ka kushtuar? Janė njė palė pantallona xhins tė firmės Guess tė qėndisura qė kanė kushtuar rreth 500 . Aktualisht ka ndonjė person qė fshihet pas vezullimit tė pamjes tuaj? Jo, pėr tu fshehur asnjė, dikush qėndron pėrballė dhe po kėshtu flasim pėr veshjen. Janė shumė njerėz ata qė mė bėjnė tė ndihem mirė, por sigurisht ėshtė njė qė mė jep kėtė shkak pėr tė vezulluar. Me kalimin e viteve ka ndodhur njė ndryshim shijesh, nėse po, ku konkretisht nė stil...? Nė shije jo, ska ndryshuar, por stili sigurisht, sipas kohės besoj kam nuhatje pėr ti paraprirė asaj qė do vijė. Kur ndiheni mė mirė, kur veshjen tuaj ia besoni njė stilisti apo kur e ideoni atė vetė? Mirė ndihem nė tė dyja rastet, gjithnjė bashkėpunoj, stilistja bėn sugjerimet e saj dhe unė sigurisht kam shtesat e mia. Por derisa i drejtohem njė stilisteje do te thotė qė i besoj. Ėshtė i vėrtetė fakti qė ju Eranda shpesh ideoni vetė veshjen tuaj? Sapo e thashė qė flasim dhe rrahim idetė tė dyja, por dhe kur nuk dalin nga dora e Rezartės veshjet, mendimi i saj ėshtė brenda. Ju ka ndodhur ndonjėherė qė tė ndėrroni mendim pėr veshjen tuaj nė momentin e fundit tė daljes nė skenė? Po, edhe mė ka ndodhur tė kem ndėrruar mendim momentin e fundit. Kam zgjedhur diēka tjetėr nga veshjet qė kisha marrė rezervė. Dhe e gjitha kjo pėr tiu pėrshtatur sa mė mirė vendit ku bėhej ky prezantim. Jeni e fiksuar pas etiketave dhe cilat firma ju pėlqejnė? Po ti hedh njė sy gardėrobės time aty gjej; DENNY ROSE, MISS SIXTY, FORNARINA, BSB, sigurisht edhe ato me sport; PUMA, LEVIS. Ngjyra juaj e preferuar dhe dominante nė gardėrobė? Ngjyrat mė pėlqejnė, i pėrdor pothuaj tė gjitha, por varet nga stina. Sa ndryshon Eranda nė veshjet e pėrditshme? Kėtu po, sdo ti ngatėrroja asnjėherė. Skena ėshtė gjė tjetėr dhe e pėrditshmja ėshtė praktike, e lehtė, larg takave, krejt ndryshe sa pėr tė ecur rehat dhe e pashqetėsuar nga vėshtrimet. Pėlqeni mė shumė veshjet sportive apo klasike? Jam sportive e alternuar me ekstravaganten. Por varet, kėtė e kushtėzojnė shpesh rrethanat dhe vendi ku jam e pranishme; p.sh, nė njė mbrėmje festive smund tė pėrdor veshje sportive. Ju jeni dakord me thėnien qė veshja nė njė farė mėnyre tregon dhe personalitetin e njė personi? Ėshtė njė tregues, sepse ēdo gjė vjen nga brenda dhe me tė arrin tė prezantohesh, pra ėshtė pjesė e personalitetit tė gjithkujt. Sa vend zėnė aksesorėt nė gardėrobėn tuaj dhe cilėt janė mė tė preferuarit? Kam njė sėnduk tė vogėl ku aty mbledh aksesorėt e mi, varėse byzylyk, spila, vėth, etj. Varėsja ėshtė mė e preferuara, ajo them se tė jep dritė dhe ėshtė mė e dukshme se aksesorėt e tjerė, si p.sh, vėth, qė shpesh mund tė mbulohen nga flokėt. Gardėroba juaj nuk do tė kishte kuptim pa.... Sigurisht pa xhinset Parfumi juaj i preferuar? Burberry London Produktet kozmetike? Mė pėlqen tė pėrdor produkte cilėsore, sepse ke tė bėsh me fytyrėn, pamjen mė tė cilėn prezantohesh, MAC ėshtė njė ndėr firmat e preferuara tė kozmetikės profesionale. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Intervista! | AlbShkodra | Muzika | 95 | 14-05-2008 03:31 |
| Greqi, jep doreheqjen ministri i Punes, pas denoncimeve te shtypit per abuzime | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 15-12-2007 21:00 |
| Konfindustria: Projektligji jep hapėsira pėr korrupsion | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 06-12-2007 18:50 |
| Jep dorėheqjen ministri i Drejtėsisė | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 15-11-2007 19:50 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |