| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nuk e di nese ju qe do t'i lexoni, do t'ju pelqejne apo jo. Po per mua ato jane te pavdekshme. Une i kam lexuar per here te pare kur kam qene ne gjimnaz dhe me kane pelqyer shume. I Nga cdo krijese e bukur duam shtese Qe trendafil' i bukurise mos fishket; Por, kur te piqet, gje prej saj te mos mbese, Burbuqja ne kujtim te perterihet. Por ti, i kredhur n'ata sy plote drite, Me frymen tende flaken e mban gjalle; Shkakton uri ku derdhen miresite, Armik i vetes perse behesh valle? Tani stoli qe je e rruzullimit, Kasnec pa shok pranvere te shkelqyer, Ne gonxhen tende t'i varros gezimin, Ne varferi thesar' ke per ta kthyer. Boten meshiro, mbaje ket thesar Dhe bukurin' mos e mbulo ne varr.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#2
| ||||
| ||||
| II Kur dyzet dimra ballin te ta thajne Dhe te ta fishkin gjithe bukurine, Kur zhele do te bjere nga cdo ane Ky petk qe sot ty ta stolis rinine, Kur te te pyesin:"Valle ku ka ikur Ai thesar i shtrenjte i bukurise?" Te thuash:"Ja ketu ne syte e fikur", Do t'ish nje turp i madh i kotesise. Por sa do mburreshe ate dite sikur T'u thoshe:"Ja, ky djale c'ma ndriti pleqerine! Ky bir ka trasheguar ate nur Qe m'iku perngahere me rinine!" Dhe kur n'acar te pleqerise'te ngrish, Gjakun te nxeht'ne dej ndiesh serish.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#3
| ||||
| ||||
| III Shiko, nga lindja sa ka nisur dielli Koken e zjarrt'ta ngreje plote shkelqim; Syte nga toka drejtohen nga qielli Dh'e pershendesin plot me adhurrin. Pastaj si ngjitet deri lart ne kulm, Ne bresherine e drites tij te zjarrte, Syte qe poshte e shohin prap' me ngulm Duke e ndjekur ne shtegtim'n e arte. Po kur nga kulmi i lodhur nis te zbrese Edhe te marre udhn'e e perendimit, Syt' plot respekt qe e shihnin ket' shkelqese Tani kembejne shtegun e drejtimit. Ashtu dhe ti do mbec i shkret' pa fjale Sa je i ri nga pas mos lenc nje djale.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#4
| ||||
| ||||
| IV Ke frike se vejushen mos leshe vetem Mbytur ne lot qe rri i pamartuar? Pa djal' keshtu sikur ta lesh ti jeten Me kuje bota ka per te vajtuar. Vejusha jote bota do te jete, Ne lot do shkrij' pa djale ti ne shkofsh; Kur cdo vejushe para saj do kete Ne syte e djalit ninzen e te shoqt. Ajo, qe shkaperdari prish pa u menduar, S'humbet, se shkon diku dhe prape vlen; Por bukuria, si te ket' kaluar, Si dhe rinia iken e me s'vjen. Te ty ndaj tjerve s'paska dashuri Qekur ndaj vetes kaq mizor je ti.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#5
| ||||
| ||||
| V KUsh i beson ne t'ardhmen vargut tim Edhe sikur te ndrije nga hiri yt? Si i nje varri ai eshte shembellim Qe jeten tende ne terrine e mbyt. Ne varg te ri te shkrija bukurine E syvet'tu dhe gjithe nurin tend, "Genjen" do thoshin brezat qe do vijne, E tille bukuri s'lind ne asnje vend!" Edhe ky varg nga koha ashtu i zverdhur Dhe i perbuzur do te flakej tej, Si llomotitje e nje plaku te rrjedhur, O marrezi poeti teveqel. Por djal'ne lenc pas teje trashegim, Te ai do rrosh si dhe te vargu im.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#6
| ||||
| ||||
| VI Si nje aktor i dobet qe ne skene Nga frika rolin fare e harron, Apo si ai nga pezmi qe ze zien Sa vale e forces zemten ia ligeshton, Ashtu dhe un'nga frika s'di t'i them Fjalet qe i kane hije dashurise Qe me ka shembur edhe bere ujem, Nen'zgjedh'n e saj keq fort me ka molise. Librat e mi ti leri, pra, te jene Kasnece te nemitur te ketij gjiri; Shperblim e dashuri te ty kerkojn'te gjejne Me shume se gjuha qe u shpreh me se miri. Fjalet e dashurise se heshtur i lexo, Degjo me sy, sic ben ai qe do.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#7
| ||||
| ||||
| Edhe une dua te te them qe mua me pelqejne shume... Ne te vertete, lenden e letersise, e urreja shume kur isha ne gjimnaz, per te vetmen arsye, se kishim mesuesin shume te keq, por eshte shume e bukur. Mua per vete me pelqen shume te lexoj, ne vecanti dua te lexoj vargje, por edhe prozen e pelqej.... Pershendetje shigjetar...
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
|
#8
| ||||
| ||||
| Kurse mua me pelqen shume letersia dhe kam lexuar shume libra, sidomos proze. Pershendetje Bisha e Pyllit!
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#9
| ||||
| ||||
| VII Lodhur nga puna bie per te fjetur Trupin ta clodh nga udhetimi i gjate; Kur trupi clodhjen me ne fund ka gjetur, Mendja shtegtimin e nis neper nate. Aher'mendimet posi haxhilere, Marrin nje udhe e shkojne drejt tek ti; Qepallat e renduar s'mbyllen asnjehere, Terrin shikojne qe e sheh i verbeti. Edhe aher'me syte e mi te vdjerre Me shpirtin tim un'hijen ta sodis, Qe varur si stoli ne naten sterre, Te zezen nate e ndrit dhe e stolis. Pra, diten trupi, naten truri im, Per ty dhe veten time s'gjejne pushim.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#10
| ||||
| ||||
| VIII Si te me qeshe buza me thuaj Kur shpirti im nje cast nuk gjen pushim, Kur dite e nate e nate e dite une vuaj, Per ankth'e dites nata s'gjen sherim? Kur diten nata dhe kjo diten lufton, Bashkohen kunder meje e me sfilisin: Dita me pune e nata rri vajton Sepse larg teje oret me merzisin. Dites i them, ta marr pak me te mire, Se ti e ndrit me re kur qielli nxin; Nates se zeze i them:"S'ka erresire Kur ti, si yll, kur yjet s'ndrijne, shendrin." Cdo dite me shume venitem prej lengates, Cdo nate me zi me duket terri nates.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#11
| ||||
| ||||
| IX Kur shpirt helmuar strukem ne vetmi Mjerimin tim kur qaj plot pikellim, Qiellin trazoj me klithma pa dobi Dhe rri mallkoj ahere fatin tim; NJe tjeter fat lakmoj un'me te mire, T'akcilit hijeshine ta kisha une, Miqt'enje tjetri, artin e veshtire, Ate qe kam me pak dhe e dua me shume. Edhe keshtu, kur veten e urrej Per fat te sjell nder mend dhe shpirti im Si lauresha qe ngjitet lart ne qiej Nga toka e zymte kendon plot ngazellim: Se dashurine e embel tende kur kujtoj As mbret te jem ahere nuk lakmoj.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#12
| ||||
| ||||
| X Kur sjell nder mend kujtimin e nemitur Te zerave qe humben ne gremine, Rri psheretij p'r ata qe jane venitur, Vajtoj me mall per ditet qe me s'vine. Dhe syte e mi qe nuk ishin mesuar Te derdhnin lot, ia shkrepin forte te qarit; Vajtoj per dashurine e paharruar, Per shoket qe ne gjum'kan'ren' te varrit. Brengosem prape per brengat qe me rane, Cdo humbje prape me sjell nje hidherim; Vajtoj serish ata qe me nuk jane, Sikur nuk i kam qare me lotin tim. Por ty kur te kujtoj cdo breng'e mund, Harroj cdo humbje e cdo zymnin merr fun.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |
|
#13
| ||||
| ||||
| XI Ne gjirin tend gjithe zemrat kane seline Te cilat kallur thosha jane ne dhe; Te dashurve te zhdukur bukurine Te pavenitur ruajtur e ke. SA here per te vdekurit kam qare Nga dashuria e shenjte i ngasheryer, Me lot kujtimin e dendur ua kam lare, Por ti te gjithe ata i ke rrembyer, Ti varri je ku rron dashni e vdekur Me trofete e te dashurve stolisur; Ne veten tende se c'm'i paske tretur Ti copat e kesaj zemre te sfilitur. Fytyrat me te dashura i gjej tek ti, I yti, i gjithe atyre, jam tani.
__________________ Mos me thuaj me ze te mekur Se jeta eshte nje enderr e kote Sepse shpirti i fjetur Eshte nje shpirt i vdekur! |