Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 10 nga 10
  1. #1
    Minifotoja e anetarit ivi
    ivi
    ivi eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    12-02-09
    Lokalizimi
    Fushe-Kruje
    Postime
    39

    Kryesore Si mendoni tek romani Zonja Bovari ishte viktime apo fajtore?

    Si mendoni tek romani Zonja Bovari e Flober Ema Bovari ishte viktime apo fajtore?

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Pretty Witch
    Pretty Witch eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    15-04-07
    Lokalizimi
    Tirane, Shqiper
    Postime
    249
    Faqe ne Ditar
    18

    Kryesore

    Citim Origjinali i Postuar nga ivi Shikoni Postimin
    Si mendoni tek romani Zonja Bovari e Flober Ema Bovari ishte viktime apo fajtore?
    Zonja Bovari mgjs mund te duket fajtore ne disa momente, po ta lexosh mire romanin eshte vecse nje viktime. Viktime e nje realiteti te cilit ajo nuk i perket. Por per me teper ajo eshte viktime e endrrave te saj. Duke lexuar aq shume romane te tilla romantike ku dashuria dhe pasioni ishin mbi gjithcka nen kuadrin e nje mjedisi mbytes dhe mjaft te mbyllur ne rinine e saj. Duhet te kemi parasysh disa hollesi te rinise se saj. Ajo ishte rritur ne nje kuvend ku kishte marrre mesimet e para dhe nje lloj edukate qe i kishte lezet nje femre te asaj kohe. Por ky mjedis i mbyllur dhe leximet e ketyre romaneve romantike e benin ate te futej ne nje bote te cilen ajo e kishte idealizuar gradualisht. Dhe ne momentin e perballjes me realitetin ajo nuk arrinte te shkeputej nga kjo bote endrrash romantike, te dashurise dhe pasionit.

    Per me teper ajo eshte viktime edhe e meshkujve, te cilet e perdoren, e mashtruan dhe me pas e hodhen si dicka te pavlere. Ajo smund te bente nje jete te tille te mbyllur me te shoqin e saj, nje njeri i ftohte deri diku qe nuk kishte endrrat e saj dhe as minimumin e deshirave qe ajo kishte. Botekuptimi mes atyre te dyve ishte kaq i ndryshem. Zoti Bovari ne fillim te romanit eshte nje djalosh interesaxhi, ai martohet me vejushen, i nxitur nga e ema, vecse per ti marre pasurine. Ne momentin qe martohet me emen, eshte casti kur Ema hyn ne dhomen dhe Zoti Bovari hedh tutje buqeten me lule, qe dikur i perkiste te ndjeres. Dhe ky gjest eshte zhgenjimi i pare i Emes nga realiteti. Ajo mendonte se mbase dhe asaj nqs do te vdiste, keshtu do ti hidhej buqeta e marteses. Me pas vizita ne keshtjellen mondane e ben ate te enderroje tej mase, duke i numeruar ditet, ja kaq dite kane kaluar qe kur ishte atje.

    Me kalimin e faqeve te romanit, Zoti Bovari merr tipare te tjera me te buta, dekl nje njeri i mire, por mgjt ai prape nuk del dot nga kuadri i asaj qe ishte edukuar.

    Ndaj me pak fjale, ashtu sic e shpreh edhe vete shkrimtari, Zonja Bovari eshte nje viktime e endrrave te saj, e realitetit dhe e meshkujve cinike, qe ndesh ne jeten e saj.

    Ju kerkoj ndjese nese u zgjata pak si shume, por eshte nje nder romanet e mia te preferuara.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit ivi
    ivi
    ivi eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    12-02-09
    Lokalizimi
    Fushe-Kruje
    Postime
    39

    Kryesore

    me pelqeu pergjigja nga ky kendveshtim. por une mendoj qe emen nuk mund ta quajme plotesisht fajtore apo plotesisht viktime.eshte viktime per arsyet qe ti i ke sqaruar sh mire, eshte viktime e jetes, e mjedisit provincial me njerezit meskine qe mbarte , por nga ana tjeter eshte edhe fajtore. faji i saj me i madh ishte pa dyshim TRADHETIA. edhe pse tek sharli ajo gjeti vetem monotoni dhe zgjenjim, tradhetia bashkeshortore nuk mund te justifikohet ASNJEHERE.Pastaj pse ema nuk e mori parasysh qe ne fillim faktin qe sharli ishte nje njeri i tille, i rendomte?nje tjeter faj i saj ishte fakti qe ajo i idealizonte shume meshkujt. ne fillim sharlin, duke pare duart e tij "te bardha".ma pas dy dashnoret e saj, te cilet i konsideronte si meshkuj perfekt. mendoj qe ti ashtu si edhe une por edhe si vete flobber kerkon ta justifikoje emen. fundja ema ishte personazhi me i dashur i tij sepse ajo perfaqesonte vete flobberin. edhe mua me vjen keq per emen dhe tradhetine e saj mund ta shohim si nje britme te nje gruaje te deshperuar qe kerkonte te dilte nga ndrydhja dhe barrierat e nje shoqerie te prapambetur, drejt lirise, dashurise se vertete.Ema bovari eshte si nje medalje me dy ane, ne njeren ane te se ciles na shfaqet figura e nje viktime te shoqerise dhe ne anen tjeter nje femer mekatare, qe dashuria per "te jetuar" jeten e zhyti thelle ne balten e tradhetise, egoizmit dhe cmendurise!!!

  4. #4
    Minifotoja e anetarit Pretty Witch
    Pretty Witch eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    15-04-07
    Lokalizimi
    Tirane, Shqiper
    Postime
    249
    Faqe ne Ditar
    18

    Kryesore

    Ivi, me sa lexova nga ato cfare shkruan ti, besoj se jemi ne te njejten mendje pak a shume.
    Mgjt duke dashur ti pergjigjem pyetjes, nuk e kam mohuar ne menyre absolute fajesine e Emes. Thjesht ajo eshte me teper viktime se sa fajtore. Dhe mbase duke shtjelluar me teper se viktimer e kujt eshte ajo, mbase je keqkuptuar, duke menduar se une e kam bere Emen te pafajshme. Njeriu ka dy ane te medaljes, te miren dhe te keqen, por ne baze te asaj, qe nje individ ka me shume te mira apo te keqija ne e klasifikojme, pak a shume. Pra nese nje njeri ka shume cilesi te mira, ne themi qe eshte nje njeri i mire dhe e anasjellta. Sepse njeri perfekt nuk ka. Prandaj dhe une u mora me teper me sqarimin se viktime e kujt eshte Ema. Pra me pak fjale, Ema eshte fajore, sepse ajo eshte e ndergjegjshme per tradhetite qe ben kundrejt Sharlit, bashkeshortit te saj. Por ajo me teper eshte viktime, e realitetit, e endrrave te saj dhe e meshkujve qe ajo has ne jete.

  5. #5
    Minifotoja e anetarit ivi
    ivi
    ivi eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    12-02-09
    Lokalizimi
    Fushe-Kruje
    Postime
    39

    Kryesore

    une ndoshta jam ngaterruar sepse ti ne fillim the qe zonja bovari edhe pse DUKET FAJTORE, eshte vetem nje viktime. pra ti qe ne fillim, e mohove ose NUK E THEKSOVE fajesine e saj. megjithate une e kuptoj shume mire mendimin tend dhe flm per pergjigjen.duket qe e ke qejf letersine ashtu sikurse edhe une.tani te ftoj ty te hapesh nje teme te re!!!pershendetje

  6. #6
    Minifotoja e anetarit Pretty Witch
    Pretty Witch eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    15-04-07
    Lokalizimi
    Tirane, Shqiper
    Postime
    249
    Faqe ne Ditar
    18

    Kryesore

    Citim Origjinali i Postuar nga ivi Shikoni Postimin
    une ndoshta jam ngaterruar sepse ti ne fillim the qe zonja bovari edhe pse DUKET FAJTORE, eshte vetem nje viktime. pra ti qe ne fillim, e mohove ose NUK E THEKSOVE fajesine e saj. megjithate une e kuptoj shume mire mendimin tend dhe flm per pergjigjen.duket qe e ke qejf letersine ashtu sikurse edhe une.tani te ftoj ty te hapesh nje teme te re!!!pershendetje
    Te thashe, qe askush nuk eshte prefekt per tu perkufizuar i mire apo i keq. Edhe ne rastin e Emes eshte e njejta gje, duke qene se ajo me teper eshte viktime se sa fajtore atehere themi se ajo eshte viktime.
    Mbase nuk jam une shume e qarte, ose ti nuk me kupton (pa te ofenduar sinqerisht).
    Per sa i perket letersise, me ka pelqyer gjithmone dhe per me teper universitetin e dyte qe po vazhdoj e kam ne degen gjuhe letersi.
    Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.

  7. #7
    Minifotoja e anetarit Erushja
    Erushja eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    11-05-10
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    1

    Kryesore

    Edhe pse paska kohe qe eshte hapur si teme do doja dhe un te jepja mendimin tim.
    Per mendimin tim Ema eshte viktime e vetes se saj dhe e realitetit qe ate e rrethon.Ajo duke jetuar ne nje manastri dhe duke lexuar romane te cilet flisnin per princa te kalter dhe per dashuri te pafundme, kujtonte se dhe ne realitet ashtu ishte, por harroi se bota ishte e mbushur me djallezi e hipokrizi.
    P.s: Qe ti pergjgjem pyetjes un mendoj se Ema i ka te dyja. Ajo eshte edhe fajtore edhe viktime. Eshte fajtore sepse n.q.s maredhenia e saj me Sharlin nuk po funksiononte, ajo shume mire mund te fliste me te dhe te sqaroheshin. Eshte fajtore gjithashtu se e tradhetoi ate 2 here e ne fund sepse ajo vrau veten. Do te thoni ju pse qenka fajtore se vrau veten(se te gjithe ma kane thene kete) un them se ajo e vrau veten per te shpetuar nga ajo bote e keqe pa menduar per te tjeret si p.sh. vajzen e saj Bethen. Ne nje fare menyre u tregua egosite.
    Dhe mendoj qe eshte viktime sepse ajo ishte rritur ne nje manastir e nuk e kishte pare boten, nuk e njihte mire ate. Ajo besonte ne romanet qe lexonte dhe enderronte shume dhe enderrimet e shumta nuk e lejonin ate te shihte realitetin.
    Ky eshte mendimi im.. Ju lutem mos me paragjykoni per ate qe kam shkruar por thjesht thoni n.q.s jeni dakort apo jo dhe diskutoni bashke me mua,

  8. #8
    Minifotoja e anetarit serendipituous
    serendipituous eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    05-07-11
    Lokalizimi
    U.S.A
    Postime
    9

    Kryesore

    Edhe une do te thosha Ema ishte pak nga te dyja, pak fajtore por edhe pak viktime.

  9. #9
    Minifotoja e anetarit Albaa
    Albaa eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    23-01-14
    Postime
    1

    Kryesore

    Per mendimin tim Ema vertet ishte nje femer qe lexonte shume edhe e kishte idealizuar realitetin ne formen e ngjarjeve qe ndodhnin ne libra , ashtu sic i kishte perfeksionuar meshkujt e provinces me ata qe imagjinonte , por kjo nuk e pengonte absolutisht ate te shikonte edhe te jetonte ne realitetin aktual
    Mendoj se ishte nje femer totalisht e pjekur sa per te mos u joshur nga duart e nje mashkulli qe ishin me te bardha se duart e dikujt tjeter "te zeza" por ama mbase ku i dihet do te gjente nje qetesi dhe ngrohtesi , gje kjo e cila do ta pengonte te shkonte me meshkuj te tjere.

  10. #10
    Minifotoja e anetarit Madridista
    Madridista eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    02-02-14
    Postime
    3

    Kryesore

    Ema ishte vecse nje viktime e ambicjes se saj,nje viktim e deshires per nje jete te mire,me aktive,deshires per nje jete te denje por ama ajo ishte fajtore ne momentin qe vendosi te helmonte veten,duke e lene bashkshortin te vetem para pergjegjesise per rikuperimin e parave,te rritjes se femijes(Blertes)vetem.kjo merr permase akoma me tragjike ne momentin kur edhe bashkshorti vdes nga pikellimi,ajo nuk duhej te dorezohej dhe te linte ate krijese te pambrojtur vetem.kush mama do e bente nje gje te tille?

Tema te ngjashme

  1. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2011, 20:41
  2. na ishte sec na ishte
    By godzilla in forum Qeshni dhe ju
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2010, 01:15
  3. Kush ishte Adam Weishaupt?
    By Administratori in forum Konspiracion
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2010, 22:26
  4. romani me i bukur
    By ivi in forum Letersia
    Pergjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-07-2009, 15:13
  5. Cila do te ishte dhurata me e bukur per ju
    By ariel in forum Psikologjia
    Pergjigje: 56
    Postimi i Fundit: 03-05-2008, 08:13

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.