Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Shekspiri ne boten shqiptare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 05-05-2007, 19:51
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Shekspiri ne boten shqiptare

Shekspiri nė botėn shqiptare
Alfred Uci
Milosao

Teatri e dramaturgjia, sigurisht, janė zhvilluar e pasuruar qė nga koha e Shekspirit, prandaj gjatė kėtij pėrparimi nuk mund tė mos mrekullohesh me vitalitetin qė ka treguar dhe vazhdon tė tregojė dramaturgjia shekspiriane. Ajo ėshtė polidimensionale dhe e pashterrėshme. Njė nga epėrsitė e dramaturgjisė shekspiriane, qė i krijoi bazament tė fortė, ėshtė realizimi nė tė i principit estetik:”Teatri ėshtė jeta dhe Jeta ėshtė teatėr”. Ky princip ėshtė njė nga mė tė rėndėsishmit pėr strukturimin e dramave tė Shekspirit. Ky nuk ishte njė princip formal, por substancial, qė i dha njė kėnd tė veēantė shikimi tė jetės dhe tė teatrit.

Kanė ekzistuar e ekzistojnė tipe tė ndryshme teatri e dramaturgjie: teatri ritual e ai mitologjik, teatri argėtues e teatri moralizues, teatri mister dhe teatri bufon, teatri i shpatave e teatri i intrigave, teatri i ideve dhe i qyfyreve etj. Edhe teatri i Shekspirit ka specifikėn e vet; format e tij teatrore kushtėzohen nga shqyrtimi botėkuptimor i jetės, kurse uniteti i tyre sigurohet nėpėrmjet binomit parimor:”Teatri ėshtė jetė dhe Jeta ėshtė teatėr”, qė dėshmon pėr kapėrcimin e distancimit midis tyre, pėr njė afrim estetik midis realitetit dhe teatrit.

Shekspiri ka qenė i interesuar nė radhė tė parė t’i japė pėrgjigje pyetjes:Ē’ėshtė jeta? Ē’vend zė e ē’rol luan njeriu nė tė? Cili ėshtė themeli i tragjedisė e i lumturisė sė njeriut? Duke paraqitur ngjarje tė rėndomta, tė zakonshme Shekspiri zbulon themelet e Qėnies e tė ekzistencės njerėzore. S’ka dramė tė Shekspirit, ku tė mungojė hulumtimi estetik i kėtyre problemeve dhe tė mos jetė formuluar njė pėrgjigje e menēur, jo e improvizuar, por e pėrftuar nga logjika e brendshme e ngjarjeve. Ai i bėn gjyqin botės e njeriut, duke pėrcaktuar fajet e pėrgjegjėsitė e tyre. Pėrfundimet nuk iu prijnė e nuk i drejtojnė ngjarjet nė mėnyrė paraprake e aprioristike, por rrjedhin natyrshėm nė fu nd. Shekspiri duket sikur ėshtė vetėm regjizsor, qė eksperimenton njė tekst, njė skenar qė s’ėshtė i tij, qė e ka pėrgatitur dhe ia ka servirur jeta. Ai veēse e ngre nė skenė, ku ngjarjet rrokullisen jashtė vullnetit e dėshirave, parapėlqimeve e simpative tė regjisorit. Kjo e bėn dramaturgjinė e tij tė kumbojė me polifoni zėrash. Dramaturgu – regjisor lėviz si hije e personazheve, nuk i bezdis, nuk i urdhėron, vetėm pėrjeton emocionalisht jetėn e tyre nė fatkeqėsi e nė ngadhnjim.

As pėrfundimet nuk i nxjerr ai; ato i lihen t’i nxierrė spektatori i menēur me ndihmėn e mesazheve qė sjellin personazhet e dramave, pasi i kanė pėrjetuar ngjarjet bashkė me regjisor-dramaturgun. Asgjė artificiale e tendencioze, asgjė tė sforcuar s’ka nė lėvizjen, nė kalimet brenda qarkut tė ngjarjeve tė dramės nga spektatori tek skena dhe anasjelltas, nga skena tek spektatori. Vetė skena e teatrit tė Shekspirit nuk ėshtė e mbyllur, pėrkundrazi ėshtė e hapur jo vetėm nė atė faqe qė i mungon skenės, por edhe nė tė tre faqet e tjera, madje ėshtė e hapur nėnė dysheme drejt tokės e lart, mbi tavan, drejt qiellit. Ajo ka vetėm njė mbyllje relative, pėrtej sė cilės Shekspiri ndien jo vetėm praninė e jetės me gjithė dimensionet e saj, por edhe veprimin e kushtėzimin e ngjarjeve prej saj, njė bashkėveprim reciprok midis skenės ku luhet jeta dhe realiteti, prapa skenės, qė zien, si njė spektakėl i gjallė.

Nga qė i ve nė lidhje e raporte tė ngushta gjithė kėto hallka tė teatrit tė tij, Shekspiri guxoi tė futė njė trupė tė dytė teatrore (pėr tė lojtur teatėr me teatėr), siē bėn tek “Hamleti” ose nė komedinė “Endrra e njė nate vere”. Nė njė mėnyrė tė shkėlqyer e ka konkretizuar konceptin e tij teatroro-dramaturgjik sidomos nė tragjedinė “Hamleti”, qė ėshtė drama mė teatrore nga veprat e tij.

Gjithė personazhet duket se janė tė pėrfshirė nė njė shfaqje teatrore, domethėnė luajnė role, venė maska jo vetėm pėr tė fshehur diēka, por edhe pėr tė zbuluar diēka tjetėr, qė ėshtė, gjithashtu, e maskuar. Midis gjithė personazheve aktorė dallohet Hamleti, qė mjeshtėrisht kalon nga njėri rol nė tjetrin- princ i shkujdesur, dashnor i pėrgjėruar, gaztor qė lėshon rromuze nė gjithė drejtimet, qė derdh sarkazma, thartqeshje e pėrqeshje tė idhta, i marrė e i brishtė. Nė role hyjnė edhe Mbreti, si ungj i dhimbsur, xhelat i poshtėr, kompllotist i pabesė; pastaj Polloni- herė Kryeministėr servil e herė at i dhimbsur. Role luajnė tė tėrė: Mbretėresha, Ofelia, Rozenkraci, Gildenbergu, Horati, varrmihėsit. Hamleti e di se jeta ėshtė njė teatėr, ku njerėzit luajnė role qė i shkėmbejnė sipas interesit e rrethanave tė jetės, por ai e di se edhe teatri (i Shekspirit) ėshtė si jeta. Prandaj merr pėrsipėr edhe rolin e regjisorit dhe i mėson pjesėtarėt e trupės teatrore, qė ėshtė ftuar nė pallat, se nė ē’mėnyrė duhet tė luajnė. Nė platformėn regjisoriale tė Hamletit shpaloset platforma e teatrit shekspirian realist. Hamleti i kėshillon aktorėt:”As tepėr i vakėt mos u bėj, por ki pėr udhėheqės diskrecionin tėnd; ujdis veprimin me fjalėn, fjalėn me veprimin; dhe ki gjithnjė pėrpara sysh qė tė mos e kapėrcesh masėn e natyrės; se ēdo gjė e tepėruar largohet nga qėllimi i lodrės, i cili qėnė krye e gjer tani ka qenė e ėshtė: tė bėhet pasqyra e natyrės dhe t’i tregojė fytyrėn e vet virtityt, pikturėn e vet poshtėrsisė, dhe formėn e shtypin e tyre njerėzve dhe shoqėrisė sė njė periudhe”. Hamleti e pėrbuz lojėn e bufonėve qesharakė, qė “zvjerdhėrisht e imitojnė njerėzinė”.

Mbreti e pat ftuar trupėn teatrore pėr t’i hequr mėrzinė Hamletit, pėr ta argėtuar e zbavitur, pėr t’i kthyer shijen e tė jetuarit. Por Hamletit – regjisor s’i duhet njė teatėr i tillė; ai kėrkon njė teatėr qė tė jetė si vetė jeta dhe e vė trupėn tė luajė njė dramė, tė ngjashme me atė, qė beson se ka ndodhur realisht nė jetė. Prandaj ai beson se “drama ėshtė gracka, ku shpirti i mbretit kapet si laraska”. Hamleti zbret nga skena dhe bashkohet edhe me spektatorėt, duke dashur t’i ndihmojė tė mos iu shpėtojė gjė nga kuptimi i dramės qė luhet nė skenė. Ky ėshtė njė rol tjetėr aktoresk i tij. Shfaqja teatrore e dyfishuar nė skenė vihet pėrballė spektatorėve, gjithashtu, tė dyfishuar. Hamleti, regjisor e spektator, e ndihmon Mbretin, mbretėreshėn, Ofelinė ta kuptojnė drejt shfaqjen dhe iu sugjeron:”E helmon nė kopsht qė t’i rrėmbejė mbretėrinė”. Dhe tashmė qė ka dalė nė shesh, pėrmes lojės sė aktorėve, e vėrteta e jetės, tė gjithė s’mund tė jenė mė tė sinqertė, por venė maska, fshehin planet qė kanė kundėr njėri-tjetrit dhe vazhdojnė njė lojė tragjike me aktorė hipokritė. Midis tyre dallohet Hamleti, qė luan rolin e njė tė marri, qė pret rastin e volitshėm pėr tė ndėshkuar krimin. Shekspiri aktivizon njė leksik, njė terminologji specifike tė teatrit gati nė ēdo dramė tė tij, ku dėgjohen fjalėt me kuptime metaforike nga personazhet mė tė ndryshėm:”skena e jetės”, “bufon”, “palaēo”, “komediant”, “aktor”, “spektakėl”, “lojė”, “shfaqje” e tė tjera si kėto. Sipas tij Historia, Koha, Natyra, Jeta, qė janė “njė lojė teatrore”, s’mund tė karakterizohen saktėsisht pa tė tilla fjalė metafora.

Duke qenė njė dramaturgji botėkuptimore filosofike, nė tė nuk ka asgjė qė tė qėndrojė ose tė zhvillohet jashtė botės, e cila identifikohet nga Shekspiri me Jetėn, Historinė, Kohėn. Koha ėshtė Korifeu i ēdo drame tė Shekspirit. Tragjedia klasike e antikitetit ka qenė e ndjeshme ndaj problemit tė kohės, ndaj raportit tė jetės sė personazheve dhe kohės. Aristoteli pėrgjithėsoi njė pėrvojė tė pasur estetike tė teatrit antik dhe formuloi, midis tė tjerash, edhe parimin e unitetit tė kohės, qė nėnkuptonte zhvillimin e veprimit nė njė kohė tė kufizuar, brenda 24 orėve. Me kėtė parim dramaturgjia u bė mė e vetėdijshme pėr rėndėsinė e kohės nė strukturat e saj.

Duke iu referuar autoritetit tė Aristotelit qysh nė periudhėn e herėshme tė Rilindjes europiane zu tė absolutizohej parimi i unitetit tė kohės; mė vonė estetike e klasicizmit francez e shihte kėtė parim si kusht tė domosdoshėm pėr ta disiplinuar veprimin dramaturgjik, pėr t’i bėrė karakteret e personazheve mė tė pėrcaktuara dhe mė tė qarta. Por dogmatizmi i kėtij parimi dha shkas mė vonė qė tė drejtoheshin kritika tė ashpra kundėr dramaturgjisė sė Shekspirit ngaqė ky nuk i pėrmbahej kėtij parimi. Nė fakt, siē dėshmoi mė tej zhvillimi historik i dramaturgjisė botėrore, koncepti shekspirian mbi kohėn ishte mė vital dhe i parapriu zgjerimit tė larmisė sė formave e strukturave artistike tė dramės, e cila ardhi duke u bėrė mė e hapur e mė e lirė. Shekspiri ėshtė shkrimtari, qė afirmoi me intuitė e vetėdije njė koncept mė modern mbi kohėn e rolin e saj nė krijimtarinė dramaturgjike; ai e bėri instrument tė fuqishėm tė ekspresivitetit artistik tė dramaturgjisė e tė teatrit bashkėkohor.

Ē’pėrfaqėson, atėhere, koha nė dramaturgjinė shekspiriane? Ajo afirmohet, para sė gjithash, si atribut i Qenies, i Makrokozmosit, duke e privuar kėtė nga ai baraspeshim, ekuilibėr i amėshuar, i pandryshuar e i pėrjetshėm, tė cilin ontologjizmi teologjik mesjetar e shpallte “gjendje normale” tė botės. Koha, nė frymėn e filosofisė panteiste tė epokės sė Rilindjes, spikat nė dramat e Shekspirit, si fillesė ontologjike, qė identifikohet me jetėn e brenshme tė Qenies, me lėvizjen dhe kahun e drejtimit tė saj. Ndryshe nga kozmologjia teologjike mesjetare me parimin e lidhjes sė kohės me sistemin vertikal e jerarkik tė Qenies, Shekspiri e zėvendėsoi me parimin e rrjedhės horizontale tė saj, qė afirmoi pak nga pak konceptin e kohės historike. Nė kronikat tragjike tė Shekspirit, qė i kushtohen jetės politike tė Anglisė sė shek. 14-15, pėrftohet koncepti historik mbi ekzistencėn si kohė e zhvillimeve politike tė shoqėrisė, e ndėrtimit tė shteteve kombėtare. Prapa ngjarjeve historike dhe veprimtarive njerėzore koha qėndron si proces natyror objektiv, si lėvizje e ndryshim i pakthyeshėm i Qenies, si vullnet panėnshtruar i historisė. Ajo ėshtė teodicea shekspiriane e historisė moderne. Koha nė dramat e Shekspirit i shėmbėllen njė muri, njė barriere tė pakapėrcyeshme, ku pėrplasen valėt e jetės njereėzore.

“Nė tragjeditė e Shekspirit,- ka shkruar Gizo, ngjarjet rrjedhin nė udhėn e tyre, kurse njeriu ec nė tė vetėn. Ky pėrdor gjithė forcat e tij pėr t’i larguar ngjarjet nga kahu qė njeriut i duket i padėshirueshėm, pėr tė sunduar mbi to, duke i mėnjanuar nga udha kur e pengojnė; pėr njė ēast duket se ai ndeshet, pėrsėri, me forcėn e tyre armiqėsore aty ku i degdisi vetė nė udhėn e tij dhe, mė nė fund, ai rrėzohet i vdekur nė luftė e sipėr, kundėr tyre, luftė qė thyhen fatin e jetėn e tij”. Koha nė dramat e Shekspirit e trgeon veten si njė realitet objektiv, si forcė qė thėrrmon ėndėrra, iluzione, pasione e dėshira njerėzore. Njė kuptim tė tillė mbi kohė Shekspiri nuk e kllet nė veprat dramaturgjike nė trajtėn e gjykimeve dhe tė arsyetimeve teorike abstrakte filosofike, por me mėnyra specifike estetike, domethėnė pėrmes subjektit e veprimit dramaturgjik, pėrmes ngjarjeve, veprimeve, ndjenjave, mendimeve, pasioneve njerėzore. Koha nuk mbetet tek Shekspiri njė sfond i jashtėm, njė zbrazėti, por hyn nė pėrmbajtjen e spektaklit tė jetės njerėzore. Parandjenjat (qė pėrjetojnė personazhet e Shekspirit dhe qė vlerėsohen si paralajmėrime ngjarjesh tė kobėshme ose tė gėzueshme) dėshmojnė rrjedhėn objektive tė kohės, kahun e ritmin e saj, nga tė cilat varet “fati” i heronjve.

“Fatin”, si njė forcė misterioze, hyjnore, qė loste rol vendimtar nė tragjeditė e lashtėsisė klasike, Shekspiri e mėnjanoi nga dramat e tij dhe e zėvendėsoi me objektivitetin e kohės; kėtu pėrplas ai synimet, dėshirat, aspiratat, planet e projektet e njerėzve dhe kėtu lindin konfliktet me karakter tragjik. Bruti, Kasi nė tragjedinė “Jul Cezari” tregojnė guxim, trimėri, pėrkushtim ndaj idealesh tė larta sociale, por pėrfundojnė nė viktima tragjike, sepse veprimet e tyre sado fisnike e tė sinqerta, binin nė kundėrshtim me rrjedhėn objektive tė kohės, me ndryshimet e realitetit historik.

Nė dramėn histgorike “Rikardi II” Jorku i thotė Henrikut tė IV pėr atė lėvizje tė rregullt tėjetės, qė pėrbėn thelbin e kohės historike: ”Ka nė jetėn e njerėzve njė rend, rregullsi, qė tregon natyrėn e ditėve tė kaluara; duke kuptuar kėtė rend, mund tė parashikosh me njė farė saktėsie rrjedhėn e ardhėshme tė ngjarjeve, qė ende s’kanė ndodhur, qė fshihen nė gjirin e tė sotmes, si embrione tė dukurive qė i ushqen dhe i rrit koha”. Koha e dramave historike tė Shekspirit nuk pėrbėhet nga pėrfytyrimet subjektive tė heronjve. Nė dramat e tij rrėfehen shumė raste, kur protagonistėt e antagonistėt pėrpiqen t’i dredhojnė kohės, ta mashtrojnė, t’ia hedhin ose ta administrojnė dhe komandojnė sipas dėshirave sė tyre subjektive, me njė fjalė, ta bėjnė sus, por ajo tregohet e pamposhtur, e panėnshtruar, rrėzon iluzione, sjell disfata dhe i shndėrron fitimtarėt nė tė mundur. Nė ndeshje tė tilla tė ashpra me kohėn gjenden Hamleti, Makbethi, Bruti, Rikardi III etj, dhe dihet fundi i tyre tragjik. Heronjtė e dramave shekspiriane, qė s’e pėrfillon objektivitetin e kohės, iu shėmbėllejnė atyre kalorėsve, qė u shpėton freri nga duart, kur kuajtė e tyre vrapojnė revan dhe, prandaj rrukullisen pėrdhe. Kėshtu rrokullis koha shekspiriane njėrin pas tjetrit mbretėr, tiranė, uzurpatorė, diktatorė e dėshtakė tė tjerė.

Koncepti mbi rrjedhėn objektive tė kohės nė dramat e Shekspirit konkretizohet, siē e ka vėnė nė dukje Hegeli, nė konceptin e “gjendjes sė botės”, tė “situatės”, tė “rrethanave”, qė nėnkuptojnė gjendjen e bashkėsive tė tilla (nė tė cilat pėrfshihet njeriu, jeton e vepron) si shoqėria, rendi, sistemi, shteti, shoqėria civile, mbretėria, pushteti, rendi juridik, sistemi i pronėsisė, interesat materiale etj. Njeriu, sipas Shekspirit, e gjen veten tė pėrfshirė, jashtė vullnetit e dėshirave tė tij, nė kėto bashkėsisė; ai jeton e vepron duke qenė i varur prej tyre, prandaj nė disa drama tė tij Shekspiri paraqit situata jetėsore, nė tė cilat heronjtė e tij tjetėr gjė dėshirojnė e tjetėr gjė iu del; por edhe kur e njohin kėtė tė vėrtetė, ata mund tė hyjnė e hyjnė nė kolizion me kohėn objektive, e cila tregohet inkomode, mistrece, tė huajtėse dhe e pamposhtur ndaj dėshirave, qėllimeve e synimeve subjektive tė njeriut.

Nė pėrgjithėsi Shekspiri kolizionet tragjike nuk i nxjerr nga subjektiviteti i heronjve, nga kapriēiot e shpirtit, por nga pėrplasja me Qenien, me Kohėn, e cila shfaqet si problem hamletian:”Tė rrosh apo tė mos rrosh?”, kur kjo pėrleshje bėhet pėr jetė a vdekje, kur njeriu ėshtė i denjė ndaj botės, domethėnė paraqitet si forcė aktive, e lirė nė zgjedhjet qė bėn dhe e panėnshtruar ndaj rrethanave. Njerėz tė tillė janė mė shumė “viktima” se sa “fajtorė”; ata kanė nė vetvete diēka heroike, tė madhėrishme, se s’ėshtė kollaj tė pėrleshesh me “rrethanat”, kohėn; ata veprojnė me bindjen se janė farkėtarė tė fatit tė tyre, tė lumturisė apo tė fatkeqėsisė sė tyre. “Faji tragjik” i tyre janė zgjedhjet qė bėjnė vetė me vullnet tė lirė. Ndryshe nga dramaturgjia e antikitetit, nė dramat e Shekspirit pėsimi tragjik i heronjve ėshtė mė i kuptueshėm, sepse nuk pėrcaktohet nga forca misterioze, hyjnore, demoniake (“Fati); ai ėshtė mė social dhe mė personal.
Kurdoherė kur Shekspiri ndėrton struktura tragjike, ato janė njė pėrplasje dhe njė gėrshetim faktorėsh objektivė e subjektivė, sepse heronjtė e tij janė edhe autorė edhe aktorė tė historisė, tė jetės e tė fatit tė tyre. Nė pėrleshje me botnė, me kohėn heroi njeh veten, zbulon ē’ėshtė, njeh fizionominė e botės; ai provon aftėsitė e potencialin e vet fizik e shpirtėror; ai shkon me vetėdijė kundėr rrethanave tė disfavorėshme, e sfidon kohėn, vepron e ndeshet me njė botė tė paujdisur mirė pėr lumturinė e tij, inkomode, tė shėmtuar dhe tė poshtėr.

Prandaj heronjtė e Shekspirit, nga njėra anė, janė vetė fajtorė, shkaktarė tė pėsimeve tragjike, sepse zgjedhjet e lira i bėjnė fatkeqė ose i shtyjnė drejt krimesh nėn ndikimin e afekteve tragjike. Nga ana tjetėr, nė tragjeditė e Shekspirit (qė nuk shndėrrohen nė melodrama sentimentale) heronjtė nuk bėhen pishman pėr veprimet qė kryejnė, pėr zgjedhjet dhe pėr faitn e keq qė i pret. Edhe spektatori i kėtij teatri nuk pikėllohet pėr heronjtė tragjikė, ngaqė e kupton se heroi ėshtė i denjė pėr fatin e vet, qė e zgjedh dhe qė e sajon me duart e veta; spektatori tregohet bashkėvuajtės me ta. Ja ē’frymė heroizmi tregon Kasi nė tragjedinė “Jul Cezari:”Kėshtu, o qiell, e bėn tė dobėtin tė fortė,/ Kėshtu, o qiell, tiranėt i pėrmbys:/Sepse as kulla guri, as mure qipre,/ As burgje t’erret, as zinxhirė hekuri/ Nuk e pėrmbajnė dot fuqinė e shpirtit;/ Po jetės, lodhur nga kėto pengime;/S’i mungon kurrė forc’ e vetėshojtjes,/ Kur di kėtė, e dittė bot’ e tėrė/ Qė pjesėn tiranie qė duroj,/ E shkund kur tė mė teket”.

Pėrse heronjtė ngatėrrohen e pėrleshen me kohėn? Sepse vetė kjo, sipas Shekspirit, ėshtė nė thelb kontradiktore, ekziston si botė e vjetėr qė vdes, dhe si botė e re qė lind. Kėtu qėndron baza objektive e kolizioneve tragjike shekspiriane. Nė epiqendėr tė kohės, tė fiksuar nė dramat shekspiriane, qėndron e tashmja.

Ē’kanė ndodhur mė parė ose ē’do tė ndodhin nė tė ardhmen Shekspiri nuk i tregon gati fare; pėr tė rėndėsi ka ajo qė i paraqitet drejtpėrdrejt spektatorit, ajo qė po ndodh e qė po zhvillohet nė skenė. Kjo s’do tė thotė se Shekspiri nuk e pėrfill tė kaluarėn e t’ardhmen. Nė fakt e kaluara ėshtė subjekt i dramave historike, por ngjarjet e tyre Shekspiri i ekspozon nė kohėn e tashme, i vendos e i projekton para syve tė spektatorit. Edhe e ardhmja nuk mungon nė dramaturgjinė e Shekspirit, veēse ajo ėshtė e pėrfshirė nė tė tashmen nė formėn e njė shqetėsimi, trazimi tragjik tė sė tashmės sė papėrfunduar, tė sė tashmes historike ose tė sė ardhmes sė pėrjetshme, domethėnė nė formėn e njė pėrfytyrimi utopik mbi jetėn. Pėrqėndrimi i kohės nė tė tashmen tregon forcėn intuitive tė Shekspirit, qė i pėrshtatet specifikės sė dramaturgjisė, e cila dallohet cilėsisht nga llojet narrative tė letėrsisė.

Pranimi i kohės objektive nuk e ka penguar Shekspirin qė brenda dramaturgjisė tė transplatojė konceptin mbi tė nė kohė artistike. Ky transplantim nuk e zhduk objektivitetin e kohės, por shėnon pėrvetėsimin estetik tė saj, domethėnė i vesh karakter konvencial, ia nėnshtron natyrės sė pėrgjithshme konvenciale tė artit. Karakteri konvencial i kohės nė dramaturgji nėnkupton njė mospėrputhje midis kohės natyrale, kronologjike, astronomike dhe kohės artistike.

Qėllimi i kohės konvenciale artistike ėshtė tė ndikojė nė strukturimin ekspresiv teatror tė dramės. Dramaturgjia shekspiriane tregon se ē’potencial i pasur estetik ėshtė aktualizuar nė tė me ndihmėn e karakterit koncencial tė kohės. Nga kėto qė thamė rrejdh se Shekspiri e ka pėrfillur principin e kohės nė dramaturgjinė e tij, por nė vend tė kuptimit dogmatik tė saj (“Uniteti i kohės”), ka formuluar interpretime tė tjera krijuese, estetikisht mė produktive e mė ekspresive. Shekspiri ish aq novator e i thellė si mjeshtėr i kohės artistike sa qė duket sikur ėshtė mbėshtetur nė pėrvojėn e kinematografisė sė shek. 20 e jo tė teatrit tė atėhershėm. Shekspiri i pėrmbahet parimit tė pėrputhjes sė qendrės tė veprimit dramaturgjik me qendrėn e interesimit e tė pėrjetimit emocional tė spektatorit. Nė aktin e fundit tė “Mbretit Lir” ndodhin shumė vrasje, por ato realizohen prapa skenės; sikur t’i paraqiste dramaturgu njėrėn pas tjetrės para syve tė spektatorit, do tė ngadalėsohej for ritmi i zhvillimit tė veprimit dramaturgjik; prandaj Shekspiri, si tė thuash, “kohėn e vrasjeve” e nxjerr prapa skenės. Sigurisht, nė kėtė rast ka njė lloj fragmantarizimi tė kohės reale (nxirret jashtė rrjedhės sė saj “koha e vrasjeve), qė pėrbėn njė konvencion artistik tė shprehjes sė saj, por tė tilla fragmentarizime e ndėrprerje nuk e cėnojnė aspak pėrkundrazi, e njėjsojnė unitetin e veprimit dramaturgjik.

Shekspiri ėshtė njė kryemjeshtėr nė pėrdorimin e “kohės artistike”. Duke shfrytėzuar karakterin konvencial tė saj, ai arrin ta kondensojė ose ta zvarrisė, ta pėrshpejtojė ose ta tendosė, ta fragmentarizojė ose ta alternojė, ta ritardojė ose ta kthejė prapa (retrospektivė) etj. Tek “Rikardi II”, Bolinbroku niset nė mėrgim tė largėt po atė ēast kur niset Mbreti pėr nė Irlandė, por ndėrsa anija e Mbretit nė kėtė udhėtim mbytet, Bolinbroku arrin tė kthehet njėkohėsisht me Mbretin, ndonėse ai vinte nga vende shumė tė largėta, madje me njė ushtėri tė madhe qė tė pushtonte vendin. Rrjedha e kohės reale e kėtyre dy ngjarjeve (kalim distancash tė ndryshme hapėsire) nuk mund tė ishte e barabartė, siē ndodh nė dramė. Po kėshtu, Maubrej, brenda mė pak se dy javė, shkon nė vende shumė tė largėta, dhe arrin tė kthehet e tė vdesė nė Itali. Pėr udhėtime tė itlla, me mjetet e atėherėshme tė lundrimit, do tė duhej njė kohė reale shumė mė e madhe. Duke i dhėnė karakter konvencial kohės, Shekspiri dalloj lloje tė ndryshme tė saj:”kohė vdekjeje”, “kohė tragjike”, “kohė pėr tė qeshur”, “koha komike” etj. Koha tragjike ėshtė e ashpėr, e pamposhtur, e qėndrueshme, kurse “koha komike” ėshtė kapriēioze, lozonjare, subjektive, lodruese, proteike. Shekspiri lidh segmente tė largėt kohore dhe shmang vazhdimėsinė e zgjatjen e pandėrprerė tė kohės reale astronomike. Spektatori shikon nisjen e Xhon Gandit pėr nė kėshtjellė, po nuk tregohet se sa kohė reale duhet pėr tė bėrė kėtė udhėtim.

Koha nė dramat e Shekspirit jepet e pėrjetuar emocionalisht. Nė “Jul Cezarin” nga ēasti, kur merret vendimi pėr ta vrarė Ēezarin deri nė ēastin e ekzekutimit tė vendimit, kalon realisht shumė pak kohė, kurse Brutit i duket e zgjatur dhe e ngadaltė, madje tmerruese:”Koha nė mes,- thotė Bruti,- na duket si fantazmė, ėndėrr e shėmtuar”. Koha artistike e Shekspirit ėshtė e antropomorfizuar, domethėnė e paraqitur si kohė e ekzistencės sė njeriut, e pėrjetuar prej tij, si kohė lumturie e kohė vdekje, kohė lotėsh e kohė gėzimesh, madje si kohė e moralėshme e kohė e pamoralėshme.

Njė personazh i tragjedisė “Timoni nga Athina” bėn fjalė pėr “kohėn e njeriut”, pėr “kohėn pėr tė qenė tė ndershėm”. Koha artistike pėrdoret nga Shekspiri si strehė simbolike ngjarjesh njerėzore: ēka ndodh natėn nė dramat e tij, nuk ndodh ditėn. Nata e dita, si dy segmente tė kohės astronomike, i korespondojnė nė “Otellon” ēiftit- Desdem onės sė bardhė e Otellos sė zi. Nata ėshtė shpesh streha e “kohės tragjike” (“Makbethi”). Krimi realizohet zakonisht natėn, kur ka edhe mundėsi mė tė mėdha pėr t’u fshehur, natėn mbushet skena me pellgje gjaku; natėn thurren komplote e bėhen plane vrasjesh e krimesh. Ja njė shembull nga “Makbethi” qė tregon se ē’ekspresivitet tė fuqishėm fiton koha artistike, qė nuk pėrputhet me kohėn astronomike. Nga fundi i tragjedisė Makbethi pyet:”Sa ėshtė ora? Mė jep kalendarin! Kush e ka diellin sot?” Rotklifi i pėrgjigjet:”Unė s’e kam parė”. Makbethi vazhdon:”Nuk don tė dalė, kurse sipas librit, duhej tė kishte lindur qė njė orė. Kjo ditė pėr dikė do tė jetė e zezė... Sot s’don tė duket dielli... Sot s’don tė ndrijė dielli”.

Shekspiri i pasuroi shumė format e shprehjes ekspresive tė kohės artistike. Dramaturgjia e tij, si njė sizmograf ka regjistruar ndryshimet historike dhe frymėn e kohės sė tij. Krijimet e tij ai i ndėrsuazoi nė Kohėn e Madhe tė historisė njerėzore, duke e bėrė bashkėpėrcjellėse deri nė Motin tonė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare Administratori Letersia 0 21-03-2007 23:55
Ku eshte Ukshin Hoti ?!! Jonisa Historia 0 17-05-2006 13:39
Kater shqiptare peng ne Afganistan Administratori Shtypi i dites 2 14-03-2006 22:19
Kinematografia shqiptare viziton qytetin e Venecias Poseidoni Kinemaja dhe Televizioni 0 12-02-2006 03:50


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 03:58.




Parajsa Shqiptare