Shekspiri ne boten shqiptare
Shekspiri ne boten shqiptare
Alfred Uci
Milosao
Teatri e dramaturgjia, sigurisht, jane zhvilluar e pasuruar qe nga koha e Shekspirit, prandaj gjate ketij perparimi nuk mund te mos mrekullohesh me vitalitetin qe ka treguar dhe vazhdon te tregoje dramaturgjia shekspiriane. Ajo eshte polidimensionale dhe e pashterreshme. Nje nga epersite e dramaturgjise shekspiriane, qe i krijoi bazament te forte, eshte realizimi ne te i principit estetik:"Teatri eshte jeta dhe Jeta eshte teater". Ky princip eshte nje nga me te rendesishmit per strukturimin e dramave te Shekspirit. Ky nuk ishte nje princip formal, por substancial, qe i dha nje kend te vecante shikimi te jetes dhe te teatrit.
Kane ekzistuar e ekzistojne tipe te ndryshme teatri e dramaturgjie: teatri ritual e ai mitologjik, teatri argetues e teatri moralizues, teatri mister dhe teatri bufon, teatri i shpatave e teatri i intrigave, teatri i ideve dhe i qyfyreve etj. Edhe teatri i Shekspirit ka specifiken e vet; format e tij teatrore kushtezohen nga shqyrtimi botekuptimor i jetes, kurse uniteti i tyre sigurohet nepermjet binomit parimor:"Teatri eshte jete dhe Jeta eshte teater", qe deshmon per kapercimin e distancimit midis tyre, per nje afrim estetik midis realitetit dhe teatrit.
Shekspiri ka qene i interesuar ne radhe te pare t'i jape pergjigje pyetjes:c'eshte jeta? c'vend ze e c'rol luan njeriu ne te? Cili eshte themeli i tragjedise e i lumturise se njeriut? Duke paraqitur ngjarje te rendomta, te zakonshme Shekspiri zbulon themelet e Qenies e te ekzistences njerezore. S'ka drame te Shekspirit, ku te mungoje hulumtimi estetik i ketyre problemeve dhe te mos jete formuluar nje pergjigje e mencur, jo e improvizuar, por e perftuar nga logjika e brendshme e ngjarjeve. Ai i ben gjyqin botes e njeriut, duke percaktuar fajet e pergjegjesite e tyre. Perfundimet nuk iu prijne e nuk i drejtojne ngjarjet ne menyre paraprake e aprioristike, por rrjedhin natyrshem ne fu nd. Shekspiri duket sikur eshte vetem regjizsor, qe eksperimenton nje tekst, nje skenar qe s'eshte i tij, qe e ka pergatitur dhe ia ka servirur jeta. Ai vecse e ngre ne skene, ku ngjarjet rrokullisen jashte vullnetit e deshirave, parapelqimeve e simpative te regjisorit. Kjo e ben dramaturgjine e tij te kumboje me polifoni zerash. Dramaturgu â?? regjisor leviz si hije e personazheve, nuk i bezdis, nuk i urdheron, vetem perjeton emocionalisht jeten e tyre ne fatkeqesi e ne ngadhnjim.
As perfundimet nuk i nxjerr ai; ato i lihen t'i nxierre spektatori i mencur me ndihmen e mesazheve qe sjellin personazhet e dramave, pasi i kane perjetuar ngjarjet bashke me regjisor-dramaturgun. Asgje artificiale e tendencioze, asgje te sforcuar s'ka ne levizjen, ne kalimet brenda qarkut te ngjarjeve te drames nga spektatori tek skena dhe anasjelltas, nga skena tek spektatori. Vete skena e teatrit te Shekspirit nuk eshte e mbyllur, perkundrazi eshte e hapur jo vetem ne ate faqe qe i mungon skenes, por edhe ne te tre faqet e tjera, madje eshte e hapur nene dysheme drejt tokes e lart, mbi tavan, drejt qiellit. Ajo ka vetem nje mbyllje relative, pertej se ciles Shekspiri ndien jo vetem pranine e jetes me gjithe dimensionet e saj, por edhe veprimin e kushtezimin e ngjarjeve prej saj, nje bashkeveprim reciprok midis skenes ku luhet jeta dhe realiteti, prapa skenes, qe zien, si nje spektakel i gjalle.
Nga qe i ve ne lidhje e raporte te ngushta gjithe keto hallka te teatrit te tij, Shekspiri guxoi te fute nje trupe te dyte teatrore (per te lojtur teater me teater), sic ben tek "Hamleti" ose ne komedine "Endrra e nje nate vere". Ne nje menyre te shkelqyer e ka konkretizuar konceptin e tij teatroro-dramaturgjik sidomos ne tragjedine "Hamleti", qe eshte drama me teatrore nga veprat e tij.
Gjithe personazhet duket se jane te perfshire ne nje shfaqje teatrore, domethene luajne role, vene maska jo vetem per te fshehur dicka, por edhe per te zbuluar dicka tjeter, qe eshte, gjithashtu, e maskuar. Midis gjithe personazheve aktore dallohet Hamleti, qe mjeshterisht kalon nga njeri rol ne tjetrin- princ i shkujdesur, dashnor i pergjeruar, gaztor qe leshon rromuze ne gjithe drejtimet, qe derdh sarkazma, thartqeshje e perqeshje te idhta, i marre e i brishte. Ne role hyjne edhe Mbreti, si ungj i dhimbsur, xhelat i poshter, kompllotist i pabese; pastaj Polloni- here Kryeminister servil e here at i dhimbsur. Role luajne te tere: Mbreteresha, Ofelia, Rozenkraci, Gildenbergu, Horati, varrmihesit. Hamleti e di se jeta eshte nje teater, ku njerezit luajne role qe i shkembejne sipas interesit e rrethanave te jetes, por ai e di se edhe teatri (i Shekspirit) eshte si jeta. Prandaj merr persiper edhe rolin e regjisorit dhe i meson pjesetaret e trupes teatrore, qe eshte ftuar ne pallat, se ne c'menyre duhet te luajne. Ne platformen regjisoriale te Hamletit shpaloset platforma e teatrit shekspirian realist. Hamleti i keshillon aktoret:"As teper i vaket mos u bej, por ki per udheheqes diskrecionin tend; ujdis veprimin me fjalen, fjalen me veprimin; dhe ki gjithnje perpara sysh qe te mos e kapercesh masen e natyres; se cdo gje e teperuar largohet nga qellimi i lodres, i cili qene krye e gjer tani ka qene e eshte: te behet pasqyra e natyres dhe t'i tregoje fytyren e vet virtityt, pikturen e vet poshtersise, dhe formen e shtypin e tyre njerezve dhe shoqerise se nje periudhe". Hamleti e perbuz lojen e bufoneve qesharake, qe "zvjerdherisht e imitojne njerezine".
Mbreti e pat ftuar trupen teatrore per t'i hequr merzine Hamletit, per ta argetuar e zbavitur, per t'i kthyer shijen e te jetuarit. Por Hamletit â?? regjisor s'i duhet nje teater i tille; ai kerkon nje teater qe te jete si vete jeta dhe e ve trupen te luaje nje drame, te ngjashme me ate, qe beson se ka ndodhur realisht ne jete. Prandaj ai beson se "drama eshte gracka, ku shpirti i mbretit kapet si laraska". Hamleti zbret nga skena dhe bashkohet edhe me spektatoret, duke dashur t'i ndihmoje te mos iu shpetoje gje nga kuptimi i drames qe luhet ne skene. Ky eshte nje rol tjeter aktoresk i tij. Shfaqja teatrore e dyfishuar ne skene vihet perballe spektatoreve, gjithashtu, te dyfishuar. Hamleti, regjisor e spektator, e ndihmon Mbretin, mbretereshen, Ofeline ta kuptojne drejt shfaqjen dhe iu sugjeron:"E helmon ne kopsht qe t'i rrembeje mbreterine". Dhe tashme qe ka dale ne shesh, permes lojes se aktoreve, e verteta e jetes, te gjithe s'mund te jene me te sinqerte, por vene maska, fshehin planet qe kane kunder njeri-tjetrit dhe vazhdojne nje loje tragjike me aktore hipokrite. Midis tyre dallohet Hamleti, qe luan rolin e nje te marri, qe pret rastin e volitshem per te ndeshkuar krimin. Shekspiri aktivizon nje leksik, nje terminologji specifike te teatrit gati ne cdo drame te tij, ku degjohen fjalet me kuptime metaforike nga personazhet me te ndryshem:"skena e jetes", "bufon", "palaco", "komediant", "aktor", "spektakel", "loje", "shfaqje" e te tjera si keto. Sipas tij Historia, Koha, Natyra, Jeta, qe jane "nje loje teatrore", s'mund te karakterizohen saktesisht pa te tilla fjale metafora.
Duke qene nje dramaturgji botekuptimore filosofike, ne te nuk ka asgje qe te qendroje ose te zhvillohet jashte botes, e cila identifikohet nga Shekspiri me Jeten, Historine, Kohen. Koha eshte Korifeu i cdo drame te Shekspirit. Tragjedia klasike e antikitetit ka qene e ndjeshme ndaj problemit te kohes, ndaj raportit te jetes se personazheve dhe kohes. Aristoteli pergjithesoi nje pervoje te pasur estetike te teatrit antik dhe formuloi, midis te tjerash, edhe parimin e unitetit te kohes, qe nenkuptonte zhvillimin e veprimit ne nje kohe te kufizuar, brenda 24 oreve. Me kete parim dramaturgjia u be me e vetedijshme per rendesine e kohes ne strukturat e saj.
Duke iu referuar autoritetit te Aristotelit qysh ne periudhen e hereshme te Rilindjes europiane zu te absolutizohej parimi i unitetit te kohes; me vone estetike e klasicizmit francez e shihte kete parim si kusht te domosdoshem per ta disiplinuar veprimin dramaturgjik, per t'i bere karakteret e personazheve me te percaktuara dhe me te qarta. Por dogmatizmi i ketij parimi dha shkas me vone qe te drejtoheshin kritika te ashpra kunder dramaturgjise se Shekspirit ngaqe ky nuk i permbahej ketij parimi. Ne fakt, sic deshmoi me tej zhvillimi historik i dramaturgjise boterore, koncepti shekspirian mbi kohen ishte me vital dhe i parapriu zgjerimit te larmise se formave e strukturave artistike te drames, e cila ardhi duke u bere me e hapur e me e lire. Shekspiri eshte shkrimtari, qe afirmoi me intuite e vetedije nje koncept me modern mbi kohen e rolin e saj ne krijimtarine dramaturgjike; ai e beri instrument te fuqishem te ekspresivitetit artistik te dramaturgjise e te teatrit bashkekohor.
c'perfaqeson, atehere, koha ne dramaturgjine shekspiriane? Ajo afirmohet, para se gjithash, si atribut i Qenies, i Makrokozmosit, duke e privuar kete nga ai baraspeshim, ekuiliber i ameshuar, i pandryshuar e i perjetshem, te cilin ontologjizmi teologjik mesjetar e shpallte "gjendje normale" te botes. Koha, ne frymen e filosofise panteiste te epokes se Rilindjes, spikat ne dramat e Shekspirit, si fillese ontologjike, qe identifikohet me jeten e brenshme te Qenies, me levizjen dhe kahun e drejtimit te saj. Ndryshe nga kozmologjia teologjike mesjetare me parimin e lidhjes se kohes me sistemin vertikal e jerarkik te Qenies, Shekspiri e zevendesoi me parimin e rrjedhes horizontale te saj, qe afirmoi pak nga pak konceptin e kohes historike. Ne kronikat tragjike te Shekspirit, qe i kushtohen jetes politike te Anglise se shek. 14-15, perftohet koncepti historik mbi ekzistencen si kohe e zhvillimeve politike te shoqerise, e ndertimit te shteteve kombetare. Prapa ngjarjeve historike dhe veprimtarive njerezore koha qendron si proces natyror objektiv, si levizje e ndryshim i pakthyeshem i Qenies, si vullnet panenshtruar i historise. Ajo eshte teodicea shekspiriane e historise moderne. Koha ne dramat e Shekspirit i shembellen nje muri, nje barriere te pakapercyeshme, ku perplasen valet e jetes njereezore.
"Ne tragjedite e Shekspirit,- ka shkruar Gizo, ngjarjet rrjedhin ne udhen e tyre, kurse njeriu ec ne te veten. Ky perdor gjithe forcat e tij per t'i larguar ngjarjet nga kahu qe njeriut i duket i padeshirueshem, per te sunduar mbi to, duke i menjanuar nga udha kur e pengojne; per nje cast duket se ai ndeshet, perseri, me forcen e tyre armiqesore aty ku i degdisi vete ne udhen e tij dhe, me ne fund, ai rrezohet i vdekur ne lufte e siper, kunder tyre, lufte qe thyhen fatin e jeten e tij". Koha ne dramat e Shekspirit e trgeon veten si nje realitet objektiv, si force qe therrmon enderra, iluzione, pasione e deshira njerezore. Nje kuptim te tille mbi kohe Shekspiri nuk e kllet ne veprat dramaturgjike ne trajten e gjykimeve dhe te arsyetimeve teorike abstrakte filosofike, por me menyra specifike estetike, domethene permes subjektit e veprimit dramaturgjik, permes ngjarjeve, veprimeve, ndjenjave, mendimeve, pasioneve njerezore. Koha nuk mbetet tek Shekspiri nje sfond i jashtem, nje zbrazeti, por hyn ne permbajtjen e spektaklit te jetes njerezore. Parandjenjat (qe perjetojne personazhet e Shekspirit dhe qe vleresohen si paralajmerime ngjarjesh te kobeshme ose te gezueshme) deshmojne rrjedhen objektive te kohes, kahun e ritmin e saj, nga te cilat varet "fati" i heronjve.
"Fatin", si nje force misterioze, hyjnore, qe loste rol vendimtar ne tragjedite e lashtesise klasike, Shekspiri e menjanoi nga dramat e tij dhe e zevendesoi me objektivitetin e kohes; ketu perplas ai synimet, deshirat, aspiratat, planet e projektet e njerezve dhe ketu lindin konfliktet me karakter tragjik. Bruti, Kasi ne tragjedine "Jul Cezari" tregojne guxim, trimeri, perkushtim ndaj idealesh te larta sociale, por perfundojne ne viktima tragjike, sepse veprimet e tyre sado fisnike e te sinqerta, binin ne kundershtim me rrjedhen objektive te kohes, me ndryshimet e realitetit historik.
Ne dramen histgorike "Rikardi II" Jorku i thote Henrikut te IV per ate levizje te rregullt tejetes, qe perben thelbin e kohes historike: "Ka ne jeten e njerezve nje rend, rregullsi, qe tregon natyren e diteve te kaluara; duke kuptuar kete rend, mund te parashikosh me nje fare saktesie rrjedhen e ardheshme te ngjarjeve, qe ende s'kane ndodhur, qe fshihen ne gjirin e te sotmes, si embrione te dukurive qe i ushqen dhe i rrit koha". Koha e dramave historike te Shekspirit nuk perbehet nga perfytyrimet subjektive te heronjve. Ne dramat e tij rrefehen shume raste, kur protagonistet e antagonistet perpiqen t'i dredhojne kohes, ta mashtrojne, t'ia hedhin ose ta administrojne dhe komandojne sipas deshirave se tyre subjektive, me nje fjale, ta bejne sus, por ajo tregohet e pamposhtur, e panenshtruar, rrezon iluzione, sjell disfata dhe i shnderron fitimtaret ne te mundur. Ne ndeshje te tilla te ashpra me kohen gjenden Hamleti, Makbethi, Bruti, Rikardi III etj, dhe dihet fundi i tyre tragjik. Heronjte e dramave shekspiriane, qe s'e perfillon objektivitetin e kohes, iu shembellejne atyre kaloresve, qe u shpeton freri nga duart, kur kuajte e tyre vrapojne revan dhe, prandaj rrukullisen perdhe. Keshtu rrokullis koha shekspiriane njerin pas tjetrit mbreter, tirane, uzurpatore, diktatore e deshtake te tjere.
Koncepti mbi rrjedhen objektive te kohes ne dramat e Shekspirit konkretizohet, sic e ka vene ne dukje Hegeli, ne konceptin e "gjendjes se botes", te "situates", te "rrethanave", qe nenkuptojne gjendjen e bashkesive te tilla (ne te cilat perfshihet njeriu, jeton e vepron) si shoqeria, rendi, sistemi, shteti, shoqeria civile, mbreteria, pushteti, rendi juridik, sistemi i pronesise, interesat materiale etj. Njeriu, sipas Shekspirit, e gjen veten te perfshire, jashte vullnetit e deshirave te tij, ne keto bashkesise; ai jeton e vepron duke qene i varur prej tyre, prandaj ne disa drama te tij Shekspiri paraqit situata jetesore, ne te cilat heronjte e tij tjeter gje deshirojne e tjeter gje iu del; por edhe kur e njohin kete te vertete, ata mund te hyjne e hyjne ne kolizion me kohen objektive, e cila tregohet inkomode, mistrece, te huajtese dhe e pamposhtur ndaj deshirave, qellimeve e synimeve subjektive te njeriut.
Ne pergjithesi Shekspiri kolizionet tragjike nuk i nxjerr nga subjektiviteti i heronjve, nga kapriciot e shpirtit, por nga perplasja me Qenien, me Kohen, e cila shfaqet si problem hamletian:"Te rrosh apo te mos rrosh?", kur kjo perleshje behet per jete a vdekje, kur njeriu eshte i denje ndaj botes, domethene paraqitet si force aktive, e lire ne zgjedhjet qe ben dhe e panenshtruar ndaj rrethanave. Njerez te tille jane me shume "viktima" se sa "fajtore"; ata kane ne vetvete dicka heroike, te madherishme, se s'eshte kollaj te perleshesh me "rrethanat", kohen; ata veprojne me bindjen se jane farketare te fatit te tyre, te lumturise apo te fatkeqesise se tyre. "Faji tragjik" i tyre jane zgjedhjet qe bejne vete me vullnet te lire. Ndryshe nga dramaturgjia e antikitetit, ne dramat e Shekspirit pesimi tragjik i heronjve eshte me i kuptueshem, sepse nuk percaktohet nga forca misterioze, hyjnore, demoniake ("Fati); ai eshte me social dhe me personal.
Kurdohere kur Shekspiri nderton struktura tragjike, ato jane nje perplasje dhe nje gershetim faktoresh objektive e subjektive, sepse heronjte e tij jane edhe autore edhe aktore te historise, te jetes e te fatit te tyre. Ne perleshje me botne, me kohen heroi njeh veten, zbulon c'eshte, njeh fizionomine e botes; ai provon aftesite e potencialin e vet fizik e shpirteror; ai shkon me vetedije kunder rrethanave te disfavoreshme, e sfidon kohen, vepron e ndeshet me nje bote te paujdisur mire per lumturine e tij, inkomode, te shemtuar dhe te poshter.
Prandaj heronjte e Shekspirit, nga njera ane, jane vete fajtore, shkaktare te pesimeve tragjike, sepse zgjedhjet e lira i bejne fatkeqe ose i shtyjne drejt krimesh nen ndikimin e afekteve tragjike. Nga ana tjeter, ne tragjedite e Shekspirit (qe nuk shnderrohen ne melodrama sentimentale) heronjte nuk behen pishman per veprimet qe kryejne, per zgjedhjet dhe per faitn e keq qe i pret. Edhe spektatori i ketij teatri nuk pikellohet per heronjte tragjike, ngaqe e kupton se heroi eshte i denje per fatin e vet, qe e zgjedh dhe qe e sajon me duart e veta; spektatori tregohet bashkevuajtes me ta. Ja c'fryme heroizmi tregon Kasi ne tragjedine "Jul Cezari:"Keshtu, o qiell, e ben te dobetin te forte,/ Keshtu, o qiell, tiranet i permbys:/Sepse as kulla guri, as mure qipre,/ As burgje t'erret, as zinxhire hekuri/ Nuk e permbajne dot fuqine e shpirtit;/ Po jetes, lodhur nga keto pengime;/S'i mungon kurre forc' e veteshojtjes,/ Kur di kete, e ditte bot' e tere/ Qe pjesen tiranie qe duroj,/ E shkund kur te me teket".
Perse heronjte ngaterrohen e perleshen me kohen? Sepse vete kjo, sipas Shekspirit, eshte ne thelb kontradiktore, ekziston si bote e vjeter qe vdes, dhe si bote e re qe lind. Ketu qendron baza objektive e kolizioneve tragjike shekspiriane. Ne epiqender te kohes, te fiksuar ne dramat shekspiriane, qendron e tashmja.
c'kane ndodhur me pare ose c'do te ndodhin ne te ardhmen Shekspiri nuk i tregon gati fare; per te rendesi ka ajo qe i paraqitet drejtperdrejt spektatorit, ajo qe po ndodh e qe po zhvillohet ne skene. Kjo s'do te thote se Shekspiri nuk e perfill te kaluaren e t'ardhmen. Ne fakt e kaluara eshte subjekt i dramave historike, por ngjarjet e tyre Shekspiri i ekspozon ne kohen e tashme, i vendos e i projekton para syve te spektatorit. Edhe e ardhmja nuk mungon ne dramaturgjine e Shekspirit, vecse ajo eshte e perfshire ne te tashmen ne formen e nje shqetesimi, trazimi tragjik te se tashmes se paperfunduar, te se tashmes historike ose te se ardhmes se perjetshme, domethene ne formen e nje perfytyrimi utopik mbi jeten. Perqendrimi i kohes ne te tashmen tregon forcen intuitive te Shekspirit, qe i pershtatet specifikes se dramaturgjise, e cila dallohet cilesisht nga llojet narrative te letersise.
Pranimi i kohes objektive nuk e ka penguar Shekspirin qe brenda dramaturgjise te transplatoje konceptin mbi te ne kohe artistike. Ky transplantim nuk e zhduk objektivitetin e kohes, por shenon pervetesimin estetik te saj, domethene i vesh karakter konvencial, ia nenshtron natyres se pergjithshme konvenciale te artit. Karakteri konvencial i kohes ne dramaturgji nenkupton nje mosperputhje midis kohes natyrale, kronologjike, astronomike dhe kohes artistike.
Qellimi i kohes konvenciale artistike eshte te ndikoje ne strukturimin ekspresiv teatror te drames. Dramaturgjia shekspiriane tregon se c'potencial i pasur estetik eshte aktualizuar ne te me ndihmen e karakterit koncencial te kohes. Nga keto qe thame rrejdh se Shekspiri e ka perfillur principin e kohes ne dramaturgjine e tij, por ne vend te kuptimit dogmatik te saj ("Uniteti i kohes"), ka formuluar interpretime te tjera krijuese, estetikisht me produktive e me ekspresive. Shekspiri ish aq novator e i thelle si mjeshter i kohes artistike sa qe duket sikur eshte mbeshtetur ne pervojen e kinematografise se shek. 20 e jo te teatrit te atehershem. Shekspiri i permbahet parimit te perputhjes se qendres te veprimit dramaturgjik me qendren e interesimit e te perjetimit emocional te spektatorit. Ne aktin e fundit te "Mbretit Lir" ndodhin shume vrasje, por ato realizohen prapa skenes; sikur t'i paraqiste dramaturgu njeren pas tjetres para syve te spektatorit, do te ngadalesohej for ritmi i zhvillimit te veprimit dramaturgjik; prandaj Shekspiri, si te thuash, "kohen e vrasjeve" e nxjerr prapa skenes. Sigurisht, ne kete rast ka nje lloj fragmantarizimi te kohes reale (nxirret jashte rrjedhes se saj "koha e vrasjeve), qe perben nje konvencion artistik te shprehjes se saj, por te tilla fragmentarizime e nderprerje nuk e cenojne aspak perkundrazi, e njejsojne unitetin e veprimit dramaturgjik.
Shekspiri eshte nje kryemjeshter ne perdorimin e "kohes artistike". Duke shfrytezuar karakterin konvencial te saj, ai arrin ta kondensoje ose ta zvarrise, ta pershpejtoje ose ta tendose, ta fragmentarizoje ose ta alternoje, ta ritardoje ose ta ktheje prapa (retrospektive) etj. Tek "Rikardi II", Bolinbroku niset ne mergim te larget po ate cast kur niset Mbreti per ne Irlande, por ndersa anija e Mbretit ne kete udhetim mbytet, Bolinbroku arrin te kthehet njekohesisht me Mbretin, ndonese ai vinte nga vende shume te largeta, madje me nje ushteri te madhe qe te pushtonte vendin. Rrjedha e kohes reale e ketyre dy ngjarjeve (kalim distancash te ndryshme hapesire) nuk mund te ishte e barabarte, sic ndodh ne drame. Po keshtu, Maubrej, brenda me pak se dy jave, shkon ne vende shume te largeta, dhe arrin te kthehet e te vdese ne Itali. Per udhetime te itlla, me mjetet e atehereshme te lundrimit, do te duhej nje kohe reale shume me e madhe. Duke i dhene karakter konvencial kohes, Shekspiri dalloj lloje te ndryshme te saj:"kohe vdekjeje", "kohe tragjike", "kohe per te qeshur", "koha komike" etj. Koha tragjike eshte e ashper, e pamposhtur, e qendrueshme, kurse "koha komike" eshte kapricioze, lozonjare, subjektive, lodruese, proteike. Shekspiri lidh segmente te larget kohore dhe shmang vazhdimesine e zgjatjen e panderprere te kohes reale astronomike. Spektatori shikon nisjen e Xhon Gandit per ne keshtjelle, po nuk tregohet se sa kohe reale duhet per te bere kete udhetim.
Koha ne dramat e Shekspirit jepet e perjetuar emocionalisht. Ne "Jul Cezarin" nga casti, kur merret vendimi per ta vrare cezarin deri ne castin e ekzekutimit te vendimit, kalon realisht shume pak kohe, kurse Brutit i duket e zgjatur dhe e ngadalte, madje tmerruese:"Koha ne mes,- thote Bruti,- na duket si fantazme, enderr e shemtuar". Koha artistike e Shekspirit eshte e antropomorfizuar, domethene e paraqitur si kohe e ekzistences se njeriut, e perjetuar prej tij, si kohe lumturie e kohe vdekje, kohe lotesh e kohe gezimesh, madje si kohe e moraleshme e kohe e pamoraleshme.
Nje personazh i tragjedise "Timoni nga Athina" ben fjale per "kohen e njeriut", per "kohen per te qene te ndershem". Koha artistike perdoret nga Shekspiri si strehe simbolike ngjarjesh njerezore: cka ndodh naten ne dramat e tij, nuk ndodh diten. Nata e dita, si dy segmente te kohes astronomike, i korespondojne ne "Otellon" ciftit- Desdem ones se bardhe e Otellos se zi. Nata eshte shpesh streha e "kohes tragjike" ("Makbethi"). Krimi realizohet zakonisht naten, kur ka edhe mundesi me te medha per t'u fshehur, naten mbushet skena me pellgje gjaku; naten thurren komplote e behen plane vrasjesh e krimesh. Ja nje shembull nga "Makbethi" qe tregon se c'ekspresivitet te fuqishem fiton koha artistike, qe nuk perputhet me kohen astronomike. Nga fundi i tragjedise Makbethi pyet:"Sa eshte ora? Me jep kalendarin! Kush e ka diellin sot?" Rotklifi i pergjigjet:"Une s'e kam pare". Makbethi vazhdon:"Nuk don te dale, kurse sipas librit, duhej te kishte lindur qe nje ore. Kjo dite per dike do te jete e zeze... Sot s'don te duket dielli... Sot s'don te ndrije dielli".
Shekspiri i pasuroi shume format e shprehjes ekspresive te kohes artistike. Dramaturgjia e tij, si nje sizmograf ka regjistruar ndryshimet historike dhe frymen e kohes se tij. Krijimet e tij ai i ndersuazoi ne Kohen e Madhe te historise njerezore, duke e bere bashkepercjellese deri ne Motin tone.