Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Sabri Godo me Skenderbeun ne diktature

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 10-05-2006, 13:17
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Sabri Godo me Skenderbeun ne diktature

Sabri Godo me Skenderbeun nė diktaturė
Akad. Rexhep QOSJA

Janė bėrė tridhjetė vjet qė nga boti mi i parė i romanit tė Sabri Godos,
Skėndėrbeu. Sivjet ribotohet i pėrpunuar me rastin e gjashtėqind vjetorit tė lindjes sė Heroit tonė kombėtar, Skėndėrbeut. Por si roman shumė i kėrkuar dhe shumė i lexuar ai ėshtė ribotuar edhe herė tė tjera nė Tiranė e nė Prishtinė.

E kuptueshme.
Mbamendja e sė kaluarės, njohja e saj, shpjegimi i saj, mėsimi prej saj e karakterizojnė kulturėn evropiane, prandaj e karakterizojnė edhe kulturėn tonė kombėtare si kulturė, nė radhė tė parė, evropiane. Nuk e thotė rastėsisht Herodoti se historinė e shkruajmė me qėllim qė “me kohė tė mos zvogėlohet rėndėsia e asaj qė kanė krijuar njerėzit – rėndėsia e veprave tė mėdha e tė mrekullueshme...”
Romani i Sabri Godos, Skėndėrbeu, ėshtė roman i madh pėr figurėn mė tė madhe historike tė popullit shqiptar dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi nė kohėn e tij, prej brezave tė mėvonshėm tė quajtur Moti i Madh.

Siē dihet pėr Skėndėrbeun janė bėrė shumė vepra tė fushave tė ndryshme tė dijes e tė arteve. Pėr Skėndėrbeun janė shkruar shumė vepra shkencore: monografi, studime, artikuj. Janė bėrė shumė skulptura, piktura, gravura, janė kompozuar vepra muzikore dhe janė bėrė filma artistikė. Pėr Skėndėrbeun mė sė shumti janė shkruar vepra letrare: poezi, poema lirike, poema liriko-epike, epope, drama dhe romane. Pėr tė kanė shkruar shumė tė huajt.

E kuptueshme
Skėndėrbeu ishte prijėsi i luftėrave mė tė mėdha e mė tė gjata kundėr depėrtimit tė turqve nė Ballkan. Megjithėse tė bėra, kryesisht, nė truallin shqiptar, luftėrat e drejtuara prej tij kishin pėrmasėn evropiane: me to mbrohej edhe Perėndimi prej pėrshtrirjes sė Perandorisė Otomane dhe krishtėrimi prej pėrshtrirjes sė islamit. Kjo pėrmasė historike, qytetėruese dhe fetare e luftėrave tė tij, tė shpeshtėn e herėve, pėrbėn pėrmbajtjen e veprave letrare qė pėr Skėndėrbeun kanė shkruar autorė tė ndryshėm evropianė dhe amerikanė. Nė tė gjitha periudhat e letėrsisė shqipe, pėr Skėndėrbeun dhe luftėrat e drejtuera prej tij, kanė shkruar edhe autorė shqiptarė. Mund tė thuhet, madje, se numrin mė tė madh tė veprave letrare pėr tė e kanė shkruar vetė shqiptarėt.

E kuptueshme.
Skėndėrbeu ėshtė figurė e madhe e historisė kombėtare: ėshtė prijėsi shpirtėror dhe politik i popullit, ėshtė komandanti dhe strategu i luftėrave mė tė gjata dhe mė tė lavdishme tė popullit shqiptar pėr mbrojtje prej pushtuesve, ėshtė luftėtari mė i lavdishėm pėr lirinė e popullit shqiptar. Jeta e tij, bėmat e tij janė bėrė pėrmbajtja historike e vetėdijes liridashėse tė kombit shqiptar. Pėr Skėndėrbeun janė shkruar tipa tė ndryshėm romanesh. Mė sė shumti janė shkruar romane romantike, nė tė cilat historia e vėrtetė zėvendėsohet nga kallėzime pėr historinė qė dėshirohet. Nė to idealizohen mjedisi, personazhet, vetitė, tė bėrat, nė pėrgjithėsi jeta dhe vdekja e tyre!
Pėr Skėndėrbeun janė shkruar shumė edhe romane ideologjike, qė pėrfaqėsojnė njė tip tė romanit romantik, nė letėrsinė tonė mė tė shpeshtė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Historizmi kėtu vihet nė shėrbim tė ideologjisė sė shkrimtarit dhe tė regjimit tė cilit ai i shėrben. Dhe ėshtė njė kornizė brenda sė cilės e vėrteta historike dhe e vėrteta artistike pėsojnė thjeshtėsim dhe shtrembėrim tė madh!

Por, pėr Skėndėrbeun janė shkruar edhe romane nė tė cilat njeriu prijės, njeriu komandant dhe strateg, njeriu politik apo njeriu krijues para sė gjithash janė njerėz qė me fatin e tyre, me pėrjetimet, gėzimet e dhembjet e tyre, nė tė vėrtetė e simbolizojnė fatin e njeriut nė pėrgjithėsi. Kėto janė romane nė tė cilat arrihet njė domethėnie mė e pėrgjithshme. Kėtij tipi tė romaneve pėr Skėndėrbeun i takon edhe romani pėr Skėndėrbeun i autorit Sabri Godo.

Poetika e tij
Romani i Sabri Godos, Skėndėrbeu, pa dyshim, ėshtė romani mė i mirė i shkruar pėr heroin tonė kombėtar dhe, njėkohėsisht, njėri nga romanet mė tė mira tė shkruara nė gjuhėn shqipe deri sot.

Le ta them rishtazi: e kuptueshme.
Dhuntia e veēantė krijuese, qė dėshmohet nė tė gjitha prozat e tij, mjeshtėria posaēėrisht e dukshme gjuhėsore, kultura e gjerė historike dhe pėrkushtimi i jashtėzakonshėm ndaj historisė kombėtare i kanė bėrė tė mundshme Sabri Godos tė sendėrtojė njė pamje historike artistike mbi epokėn e Skėndėrbeun, pothuaj, tė pasendėrtueshme nė romanet e tjera pėr tė.

Romani i Sabri Godos dallon prej romaneve tė tjerė pėr Skėndėrbeun edhe pėr nga procedimi krijues, edhe pėr nga gjerėsia e lėndės sė pėrfshirė historike, edhe pėr nga thellėsia e kuptimit, por edhe pėr nga cilėsia artistike e tij. Ky nė tė vėrtetė ėshtė roman - kronikė: nė tė zbatohet procedimi qė cilėson historinė dhe kronikėn. Nė tė nuk ka fabulė, dhe nuk ka subjekt, si nė romanin romantik-aventuristik, ēfarė shkruanin, fjala vjen, Valter Skoti dhe njė varg romantikėsh tė mėvonshėm. Kompozicioni i tij nuk pėrcaktohet nga subjekti po nga ballafaqimi i dy botėrave: i botės qė mbrohet dhe i botės qė sulmon. Historia, vėrtet, ėshtė nocioni themelor, pėrcaktues, i poetikės sė tij. Sabri Godo e hulumton ose, mė mirė tė thuhet, e krijon tė vėrtetėn historike tė kohės nė tė cilėn ka jetuar Skėndėrbeu duke shfrytėzuar dokumentet – aty ku dokumentet nuk mungojnė; duke futur nė pėrdorim fiksionin – . aty ku dokumentet e ruajtura nuk mjaftojnė dhe duke pėrdorur me dhunti tė rrallė krijuese magjinė e fjalės – si nė rastin e parė, ashtu edhe nė rastin e dytė. Dhe, kėshtu, nė romanin e tij pėr Skėndėrbeun do tė gjejmė histori tė mjaftueshme sa tė krijojmė pėrfytyrim tė plotė pėr kohėn qė e mbulon romani dhe mjeshtėri tė veēantė krijuese sa atė pėrfytyrim ta bėjė artistikisht tė paharruar. Pėr kėto arsye mund tė thuhet se nė romanin e Sabri Godos janė bėrė tė qarta ngjarjet, tė bėrat dhe bėmat qė pėrpara janė paraqitur tė mjegulluara; janė kthyer sė mbari ato qė, si e thotė edhe vetė autori nė pėrmbyllje tė romanit pėr Ali Pashė Tepelenėn, janė paraqitur sė prapthi dhe janė bėrė tė shumėkuptimshme ato qė mė parė janė paraqitur kuptimisht tė thjeshtėsuara.

Koha, hapėsira, populli
Romani i Sabri Godos Skėndėrbeu ėshtė roman pėr njė epokė. Ajo ėshtė epokė e daljes edhe tė popullit shqiptar prej tė ashtuquajturit terr mesjetar dhe e krijimit tė vetėdijes sė re qė sillte Rilindja Evropiane, para sė gjithash ajo italiane. Koha qė mbulon romani ėshtė kohė kthesė nė historinė shqiptare. Fatkeqėsisht, epoka qė nis pas kėsaj kthese nuk do tė jetė epokė e ngritjes qė shėnojnė popujt e Evropės Perėndimore, po epokė e rėnies nėn pushtimin osman, qė popullit shqiptar do t’i sjellė humbjen e lirisė, prapangelje tė madhe nė zhvillimin historik dhe ndėrlikime nė identitetin e tij.
Romani i Sabri Godos, Skėndėrbeu, ėshtė vepėr nė tė cilėn me ngjarje historike, me bėma, me ballafaqime tė mėdha luftarake, me jetė e me vdekje, mbulohet njė hapėsirė e madhe, sado mė sė shpeshti mbulohet hapėsira nė tė cilėn e ka bėrė shtėpinė e tij populli shqiptar, hapėsira – udhėkryq mes Lindjes e Perėndimit, nė tė cilėn ballafaqohen pushtues tė ndryshėm, synime dhe interesa tė ndryshme, qytetėrime tė ndryshme, nė tė cilėn takohen apo edhe ballafaqohen krishtėrimi dhe islami.

Kjo hapėsirė e gjerė doemos ndikon nė pėrbėrjen e romanit, por kjo hapėsirė e gjėrė me konfliktet qė ndodhin nė tė doemos ndikon nė zgjerimin e vėllimit semantik tė tekstit letrar. Pėrpos jetės sė pėrditshme, ngritjes madhėshtore historike dhe, mė nė fund, vdekjes sė Skėndėrbeut, nė roman janė paraqitur edhe shumė personazhe tė tjera: personazhe historike dhe personazhe tė imagjinuara.

Numri i tyre me tė vėrtetė shumė i madh, veēantitė e tyre, shprehitė, virtytet dhe veset e tyre tė ndryshme, fatet e tyre tė ndryshme, tė bėrat a mėkatet e tyre tė vogla a tė mėdha, janė artistikisht shumė pėrshtypjelėnėse. Qoftė pėrmes tyre, qoftė edhe pėrpos tyre, nė roman ėshtė paraqitur jeta e popullit, qėndresa e tij, por edhe vuajtjet dhe pėsimet e tij. Tė gjitha kėto bėjnė qė romani nė shqyrtim tė quhet jo vetėm roman pėr Skėndėrbeun, por roman pėr njė popull – pėr popullin shqiptar. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė roman historik pėr ballafaqimin e popullit tė vogėl shqiptar, nė krye me Skėndėrbeun, me njė fuqi tė madhe tė kohės: me Perandorinė Otomane.

Roman pėr figura tė mėdha historike, qė jetojnė nė thyerje tė dy epokave dhe pėr ngjarje vendimtare historike, qė pėrcaktojnė tė ardhmen e popullit shqiptar nė shekujt qė vijnė, romani Skėndėrbeu ėshtė njėkohėsisht roman me shkėlqim tė fuqishėm poetik – meditativ. Kuptimi qė sendėrtohet nga fatet e dėshmuara me tė vėrtetat historike dhe tė vėrtetat artistike gjithsesi ėshtė tragjik: liria, idealet, tė drejtat, kuptimi i jetės nė vazhdimėsi janė rrezikuar prej fuqisė. Pavarėsisht prej sė drejtės qė i takon pėr jetė, pėr liri, pėr identitet dhe integritet shpirtėror njeriun e kufizon apo e rrezikon fuqia e tė fortit, qė quhet dhunė dhe ligji i natyrės, qė quhet vdekje.

Koha e shkuar dhe koha jonė
Romanet historike, zakonisht, shkruhen pėr t’u mbajtur mend historia, pėvojat dhe vlerat e saj. Por, romanet historike mund tė shkruhen edhe pėr t’iu shmangur tė sė tanishmes, pėr tė shprehur mospajtimin me tė kėqijat e saj. Nuk ka dyshim se nė romanin e Sabri Godos, Skėndėrbeu, i shohim qartė qė tė dy kėto arsye pėr shkrimin e tij. Ėshtė shkruar pėr t’u forcuar mbamendja e asaj kohe tė lavdishme tė historisė shqiptare, pėr t’u pėrjetėsuar edhe me fuqinė e artit vlerat pėr tė cilat ėshtė jetuar jeta dhe ėshtė pranuar vdekja e qė janė bėrė pėrbėrės karakterizues tė identitetit kombėtar shqiptar. Ėshtė shkruar, ndėrkaq, edhe pėr t’u shprehur me gjuhėn e mbuluar tė artit letrar mospajtimi me politikėn dhe me ideologjinė sunduese tė kohės kur ėshtė shkruar; ėshtė shkruar pėr tė gjetur shpjegime pėr tė vėrtetat, mashtrimet e gėnjeshtrat qė nuk mund tė kėrkoheshin nė kohėn kur ėshtė shkruar; ėshtė shkruar pėr tė gjetur ngushėllimet pėr pėsimet e shumėllojshme nė tė tanishmen dhe pėr tė gjetur shpresėn pėr tė ardhmen.Arsye, pa dyshim, tė mėdha, qė gjithmonė i frymėzojnė veprat e mėdha tė artit e tė shkencės.

Prishtinė, nėntor 2005
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg sabri-godo-dhe-ilir-meta.jpg (24.5 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Sabri Godo: Reforma nė drejtėsi kėrkon ndėrhyrje nė Kushtetutė informuesi Politika shqiptare 0 08-12-2007 15:30
Godo: Grekėt nuk mund tė sillen si nė tokėn e tyre informuesi Shtypi i dites 0 29-11-2007 15:26
Godo: Kushtetuta tė mos preket sa herė do politika informuesi Politika shqiptare 0 17-09-2007 21:40
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Godo: Nuk ka zgjedhje pa opoziten Administratori Politika shqiptare 0 17-12-2006 19:43


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:22.




Parajsa Shqiptare