| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Une jam adhuruese shume e madhe e leximit ,e ne vecanti do te kisha dalluar leximin e romanteve qe me pelqejne shume .Kisha pas deshire te dije edhe nga ju se sa ju pelqejne dhe cilin roman do ta veqonit... me respekt Qershija
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| romanet.......e c'mund te them une per ta.... jane pasioni im, oazi im i clodhjes dhe i qetesise...... me pelqejen te gjitha, te cdo lloji, te cdo zhanri, aventure , dashurie, psikologjike, filozofike, biografike, ne forme reportazhi, policeske......rendesi ka qe te me mbaje te lidhur deri ne faqen e fundit te tij, qe ankthi dhe padurimi te mos me lejoje ta heq librin nga dora deri ne rreshtine fundit... megjithate ne gjithe morine e librave qe kam lexuar kam te preferuarit e mi. 1- Padurimi i zemres - Stefan Cvajg 2- Dehje nga Metamorfoza - Stefan Cvajg 3- Tre Shoket - Erih Maria Remark 4- Obelisku i Zi - Erih Maria Remark 5- Harku i Triumfit - Erih Maria Remark 6- Rafsh i Pafund - Izabel Alende 7- Dashuria ne Koherat e Koleres - Gabriel Garcia Markez 8- 100 Vjet Vetmi - Gabriel Garcia Markez
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#3
| ||||
| ||||
| nuk dua te le pa permendur ketu biografite dhe esete e mrekullueshme qe ka dhuruar Stefan Cvajg, kushtuar jo vetem personazheve te njohur , por edhe te atyre qe historia i ka menjanuar paksa 1- Zhozef Fushe 2- Maria Stjuart 3- Balzaku 4- Maria Antoneta 5- Kazanova 6- Frojdi 7- Dostojevski 8- Gete
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Hej lostparadise, a e ke lexuar "Novelen e Shahut" te Cvajgut. Shume me ka pelqyer mua kjo novele, edhe novelat tjera te Cvajgut jane te mira. Por, "Ujku i Stepes" te Herman Hese, ky roman eshte kryeveper.
__________________ Spinner |
|
#5
| ||||
| ||||
| "Novela e Shahut" dhe "Amoku" jane novelat e mia me te preferuara nga Cvajgu Kurse "Ujku u Stepes" eshte hera e pare qe po e degjoj, nuk e di nese eshte i perkthyer ketu tek ne apo jo?
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Une e kam ne shpi kete roman dhe do ta shikoj se c'fare botimi eshte, mendoj se versioni shqip eshte botuar ne Maqedoni. Sidoqofte, titulli i origjinalit eshte "Der Steppenwolf" von Hermman Hesse. Tung
__________________ Spinner |
|
#7
| ||||
| ||||
| shpresoj qe te me bjere ne dore botimi ne shqip sepse gjermanishtja ime eshte tejet e cale, pastaj ne pergjithesi nuk para lexoj ne gjuhe te huaj, me duket teper e lodhshme
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Por ndonje botim te ri ...ndonje roman qe ju ka lene mbresa tani keni lexuar ....dhe do me tregoni se cili eshte...
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#9
| ||||
| ||||
| Me pelqejne shume romanet dhe leximi ne pergjithesi .Kur isha me i ri kisha kohe te lexoje shume por tani me pak sepse jam i zene me pune te tjera.Ka shume shume romane qe me pelqejne nuk mund ti ceki me emer se do me shkojne dy dite hehehehehhe.
__________________ ♠☺¢▲ Ńe nuk mund te shkepusim asnje flete nga JETÅ jone, ndonese fare lehte mund ta hedhim ne zjarr gjithe librin e saj. |
|
#10
| ||||
| ||||
| Une kam lexuar shume pak romane por dy me kan pelqyer shume. Boset e Dollarit titulli ne shqip mendoj se eshte nje kryeveper dhe Novela e Shahut. Tani pse me kan pelqyer eshte histori e gjate por ndoshta eshte nga qe nuk lexoj shume romane. Gjithsesi mund te them qe kur lexoja keto dy libra humbisja nga kjo jet dhe e imagjinoja veten time aty... sikur isha dhe une ne ngjarjet qe ndodhnin, ishte njelloj sikur e perjetoja dhe me kan pelqyer. keto nga une.
__________________ Ne syte e tu shikoj gjith boten... E di qe tani po mendoni per Nastradinin dhe Gomarin e tij |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dy fjale per Petro Markon | rreze dielli | Letersia | 0 | 16-05-2007 08:55 |
| Sabri Godo me Skenderbeun ne diktature | Administratori | Letersia | 0 | 10-05-2006 13:17 |
| Jakov Xoxa | Administratori | Letersia | 3 | 02-05-2006 16:07 |
| Petro Marko | Administratori | Letersia | 5 | 02-05-2006 15:53 |
| "Lumi i vdekur", monumenti gjuhesor i shqipes | Administratori | Letersia | 0 | 19-03-2006 14:59 |