Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Pse dhe si duhet ta lexojmė Fishtėn sot ?

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-04-2006, 21:57
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Pse dhe si duhet ta lexojmė Fishtėn sot ?

Pse dhe si duhet ta lexojmė Fishtėn sot

Shefkije Islamaj

Ėshtė pranuar gjerėsisht se asgjė nuk mund ta lėkundė mendimin e shprehur nga shumė studiues e lexues tė letėrsisė shqiptare se Gjergj Fishta ėshtė shkrimtar me opus tė gjerė krijues, autor zhanresh tė ndryshme, disa nga tė cilat zėnė vend tė ēmuar nė letėrsinė shqipe, shkrimtar me erudicion tė lakmuar, krijues me prirje tė veēantė artistike dhe figurė qė ka sjellė shpesh polarizime nė vlerėsimin e veprimtarisė sė tij letrare e jashtėletrare.
Duhet tė thuhet qė nė fillim tė kėtij shkrimi se Gjergj Fishta, para sė gjithash, ishte krijues. Historia e tij nė letėrsinė shqipe njeh rėnie e ngritje nga tė cilat mė sė shumti ka pėsuar vlerėsimi objektiv i veprės sė tij. Sot ėshtė e rėndėsishme tė pėrcaktohet drejt e nė mėnyrė objektive vlera e kėsaj vepre, t’i jepet vendi qė i takon, pa zmadhime e zvogėlime. Ajo qė duhet t’i paraprijė kėsaj pune ėshtė trajtimi jopolitik dhe pėrdorimi jopolitik i Fishtės. Ana letrare duhet tė trajtohet nė historinė e letėrsisė dhe asaj nuk mund t’i interesojė pėrkatėsia ideologjike e as pėrkatėsitė e tjera jashtėletrare. Francezėt e kanė ēmuar dhe ēmojnė veprėn e Sartrit pa e ngarkuar atė me majtizmin e tij, ashtu si edhe gjermanėt veprėn e Brehtit pa marksizmin e tij.

Pse duhet tė lexohet Fishta sot
Nėse shtrohet kjo pyetje, pashmangshėm do tė mund tė pyesnim pse e lexojnė sot italianėt, anglezėt, spanjollėt, francezė Aligierin, Servantesin, Shekspirin a Monteskienė, ose pse lexohen, pėrgjithėsisht, shkrimtarėt e mėdhenj.
Gjergj Fishta ėshtė shkrimtar i madh. Me paraqitjen e pėrbėrė tė tablove tė ngjarjeve tona historike, temave tė rėndėsishme, tė mėdha e tė vogla, me idetė e motivet, vepra e tij tejkalon regjionalizmin gjuhėsor e fetar tė pėrfolur aq shumė nė kritikėn e veprės sė tij, tejkalon parimet e angazhimin e tij shoqėror, politik e fetar, objekt i shpeshtė shqyrtimi e analize, sidomos sot, nė shkrimet tona kritikė. Vepra e tij rrezaton vetėdije tė lartė kritikė e qytetare, shpreh ngritjet e rėniet tona e tė tijat morale, por ajo ėshtė ndėr shembujt e paktė tė modelimit artistik tė historisė sonė tė vėrtetė nė njė periudhė tė rėndėsishme tė saj. Prandaj, mund tė thuhet se Fishta ėshtė gjithsesi njėri nga ata shkrimtarė pėr tė cilin janė dhėnė dhe vazhdojnė tė jepen vlerėsime pozitive, mė pak pozitive dhe vlerėsime negative e mė pak negative, siē janė dhėnė e vazhdojnė tė jepen mė nė fund edhe pėr shkrimtarė tė tjerė tė mėdhenj gjatė gjithė historisė sė tyre si shkrimtarė, sepse vepra e tij nuk njeh indiferentizėm, sepse fuqia e fjalės, fuqia e invencionit tė tij verbal, pushton edhe atėherė kur nuk pajtohemi me mėnyrėn e tė menduarit tė tij. Mė nė fund, mos ėshtė e nevojshme tė pajtohemi me Dostojevskin e Sartrin pėr tė lexuar shkrimet e tyre? Fishta nuk e ka pasur fatin e tyre. Vepra e tij letrare e ka bartur gjatė, shumė gjatė peshėn e mendimit dhe tė veprimit tė tij. Fishtėn nuk e kanė dėmtuar vetėm kritikuesit e refuzuesit e tij dje pėr arsye tė botėkuptimit, dhe pėr lojalitetin ndaj pushtuesit, atė e dėmtojnė sot shumė, shumė edhe lavdėruesit dhe panegjerikėt e pamatur, me shumicė tė cilėt, Fishtėn dhe veprėn e tij do t’i shfrytėzojnė si mjet shoqėror pėr pėrfitime tė ndryshme. Fishta nuk ka nevojė as pėr kėta tė dytėt, sepse arti i tij e mbron mirė dhe nuk ka nevojė pėr mbrojtės tė tjerė. Prandaj, ajo qė kėrkon sot vepra e Fishtės ėshtė: tė lexohet nė qetėsi, nė vetmi, pa zhurmė nga rruga e nga tribunat, sepse vetėm kėshtu bėhet mė e dukshme vlera e saj.
Kjo vepėr nuk ka humbur asgjė nga forca dhe autentiteti ndonėse tashmė e ka njė moshė. Ajo qė ka ndryshuar ėshtė mėnyra e leximit dhe e receptimit. Vepra letrare e Fishtės, nė rend tė parė Lahuta e Malėsisė, Mrizi i zanave, Anzat e Parnasit, publicistika kėrkon lexues tė veēantė, lexues tė pėrzgjedhur pėr artin e saj. Kjo nuk pėrjashton mundėsinė qė tė lexohet edhe pėr fuqinė epike, me tė cilėn janė formėsuar motive e fate nga historia jonė, pėr fuqinė e madhe mitkrijuese dhe pėr pėrmasėn e saj historike.

Si duhet tė lexohet Fishta sot
Unė do tė pėrgjigjem si e lexoj unė. Ēdo lexues i Fishtės krijon raport tė veēantė me veprėn e tij. Edhe unė kam vėnė njė raport tė veēantė me tė qė nga leximi im i parė, dhe kjo ka ndodhur mjaft herėt. Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje atėherė dhe vazhdon tė mė bėjė pėrshtypje edhe sot, ėshtė admirimi se ē’mund tė arrihet sidomos me fjalėt, pastaj me nocionet, me dijen, me kulturėn. Mė ngjante dhe mė ngjan sikur ndodhem para diēkaje qė i ngjan totalitetit: tė afėrtės, tė largėtės, tė kaluarės, tė sotmes, tė lartės, tė ultės, tė mirės, tė shėmtuarės. Natyrisht, nė leximet e para shumėēka nė veprėn e tij nuk kam kuptuar pėr shkak moshe: as raportet shoqėrore, as rrethanat historike, as ato politike, as aluzionet historike e mitologjike, as finesat psikologjike, as shumė nga fjalėt, por kjo nuk mė ka penguar, sepse leximi im ka qenė i mbėshtetur nė parandjenjėn: kam ndie tronditjen qė tė shkaktojnė vringėllimat e shpatave, rrebeshi i shiut, tingujt e lahutės, currili i gjakut, cicėrima e zogut, vajtimi i nėnės. Nuk do t’i kisha sjellė ndėrmend kėto sikur kjo tė mos ndodhte nė vijat kryesore edhe tani kur nuk mund t’i qėndroj magjisė sė tekstit tė tij. Ėshtė e vėrtetė se intensiteti i pėrjetimit sot nuk ėshtė ai i fėmijėrisė, sepse kėrkesat e mia janė tė tjera nė kėtė rrafsh, megjithatė nė ēaste dobėsie, nė ēaste krenarie, nė ēaste dėshpėrimi e zhgėnjimi, kur mė humb besimi nė literaturėn, kur kam nevojė pėr frymėzim letrar e gjuhėsor mė mjafton njė kėngė e Lahutės, njė poezi e Mrizit a njė shkrim i tij nė prozė i botuar nė “Hyllin e dritės”.
Kjo ngjan kėshtu pėrkundėr faktit se me kohė jam bėrė e vetėdijshme edhe pėr mangėsitė e shkrimit tė tij. E kam kuptuar se shpesh Fishta i nxjerr vargjet edhe pa i futur nė latėn e tij, se shumė vargje pėrsėriten pa motivim tė duhur krijues, se mund tė gjesh sa tė duash joparimėsi nė rrafshe tė ndryshme gjuhėsore, mund tė vėresh ndėrrimin e disponimit tė tij krijues. Kam kuptuar se mė nė fund edhe atij i ka ndodhur si shumė krijuesve tė tjerė, se as dija e tij e madhe, as talenti i tij i fuqishėm nuk i kanė ndihmuar gjithmonė: shumė parashikime tė tij historike dhe shumė parashikime estetike kanė dėshtuar.
Por, tė gjitha kėto kanė pak domethėnie pėr mua, sepse vazhdon tė mė fashinojė sikur nė leximin e parė, shumėēka nga arti i tij. Prandaj, leximi im i Fishtės nė njė mėnyrė gjithmonė kthehet nė fillim. Ato qė s’i kam ditur atėherė i di sot, por mė qėllim i lė anash: mbyll sytė para mangėsive, para dobėsive e jokorrektėsive tė Fishtės, dhe i lėshohem pėrjetimit tė fjalės sė tij, lejoj tė mė mrekullojė fjalia e shprehja e tij, duke u magjepsur me faktin se ē’mund tė bėjė krejt letėrsia.
Natyrisht, ekzistojnė edhe mėnyra tė tjera tė leximit tė Fishtės – mėnyra qė do tė marrin parasysh pėrbėrės tė tjerė tė veprės sė tij: filozofikė, politikė, historikė. Pėr mua ai vazhdon tė jetė i rėndėsishėm pėr poetikėn e sidomos pėr gjuhėn e tij.
Prandaj konsideroj se Fishta sot duhet tė lexohet jo vetėm prej lexuesit qė e do poezinė e frymėzuar, po edhe prej studiuesit tė gjuhės pėr faktin se vepra e tij paraqet objekt shumė interesant pėr studim nga ana gjuhėsore e stilistike, ndėrsa gjuha nė veprėn letrare sot konsiderohet ndėr ēėshtjet provokuese pėr linguistikėn moderne. Siē dihet shkrimtari ka vetėm gjuhėn nė dispozicion pėr tė krijuar botėn e tij mendimore e ndjesore. Fishta e ka shfrytėzuar kėtė mundėsi nė shkallė tė admirueshme, ndėrsa dihet se letėrsia nuk jeton vetėm prej mendimeve tė menēura e tė drejta, prej ideve tė larta e ndjenjave tė fuqishme, ajo jeton prej fuqisė sė gjuhės me tė cilėn janė mbėshtjellė mendimet, idetė e ndjenjat. Fuqia e gjuhės sė Fishtės ka mbijetuar edhe mendimin dhe idetė e tij. Ndėrsa ėshtė e njohur se nė historinė e letėrsisė ka ndodhur shpesh tė vjetėrohen mendimet, idetė, temat, motivet, po jo edhe arti gjuhėsor e gjuha e artit. E dėshmon kėtė edhe vepra e Fishtės. Vepra e tij meriton tė lexohet pėr artin dhe gjuhėn.
Shekulli
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:53.




Parajsa Shqiptare