| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| MIGJENI Luli i vocėrr Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!Kur Luli hyn n'oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukaura jane! Si shkelqejne! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna - aq shume shkeqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis...Noshta, ndoshta...Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin. |
|
#2
| ||||
| ||||
| MIGJENI Vetvrasja e trumcakut Dhe trumcaku vuente nga melankolia. U lind nė njė vend me tė vėrtetė tė shkretė. Nė vend tė barit bijshin qime e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike. Dhe nė kėt natyrė - e cila nuk mund tė quhet natyrė - kush mos tė bahet melankolik? Dihet se njė trumcaku s'i duhet shumė pėr jetė, por natyra, e cila nuk ishte natyrė, s'i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu nė kėt pike kozmike; nuk dijmė shumė. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetėsh dhe njė fjalė goje, si pėr shembull: " tė bahet dritė! Dhe drita u ba!" - A shifni? Njė fjalė magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!Dhe unė thash: tė bindet trumcaku nė njė vend ku nė vend tė barit bijnė qimet e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike.Njėherė trumcaku qėndroi mbi njė brenė. U mėrzit tė shikojė qimet e derrit, u mėrzit tė fluturojė prej brenės mbi brenė. Nga mėrzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra nė pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca nė kuptim ma tė hapėt tė fjalės, pakkuj i solli qetsi dhe tė mire.Dhe trumcaku, nė majė tė brenės e nė kulm tė melankolis, vendosi tė vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth pėrqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej ndėr syt e tij tė dėshpruem. Cicrroi njė here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej njė crrrr e gjatė e plot mallėngjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave tė tij. Dhe, pa u dhanė krahve, kėcej prej brenės ra mbi njė qime tė derrit, tė gjatė e tė mprehtė si thika, dhe u ngul mbi tė.Trumcaku i ngulun mbi njė qime tė derrit. Me krahėt dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik nė majė t'oxhaqeve tona. Atbotė frynte veka janė kėto kapėrcime logjike! Ka me bėrtitė ndokush.Po, lexues i dashtun e jo i cekėt. Po! A pak po kemi kapėrcime logjike, morale dhe dogmatike nė botėn tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me mė gjykue pėr disa kapėrcime logjike askuj damsjellje ? |
|
#3
| ||||
| ||||
| ISMAIL KADARE Koncert ne fund te Dimrit Duke hapur derėn e apartamentit, ku zilja kishte njė copė here qė binte me kėmbėngulje, nėnqeshja me tė cilėn Silva bėhej gati tė priste mysafirėt e parė, i mbeti nė buzė. Nė vend tė mysafirėve ajo pa njė burrė, qė mbante nė krahė njė fuēi tė rėndė, sipėr sė cilės dilnin degėt e njė limoni.- Familja Gjergj Dibra? - pyeti burri. - Po, - tha Silva pakėz e hutuar.- Ah, ju keni sjellė kėtė limon pėr ne?- E keni porositur, apo jo?Pa e bėrė tė gjatė njeriu hyri brenda nė korridor.- Ku do ta vendosni? - pyeti ai me njėfarė padurimi. Ndihej menjėherė qė fuēia ishte e rėndė- Kujdes! - tha Silva. - Kėtej ju lutem, - dhe hapi derėn e njėrės prej dhomave. Njeriu kaloi me hapa tė rėndė mes pėr mes dhomės, pėr tė dalė nė ballkon, derėn e tė cilit Silva porsa e kishte hapur.- Vendoseni si tė mundni, - tha Silva, - mė vonė do ta rregullojmė.Njeriu e uli fuēinė, drejtoi trupin dhe psherėtiu. Nė korridor po binte telefoni dhe s'kishte asnjeri qė ta ngrinte. Uh, ia bėri me vete ajo, edhe ky limon na duhej tė vinte sot.- Njė herė nė tre mnuaj duhet ta spėrkatni kundėr parazitėve. Njė herė nė gjashtė muaj t'i ndėrroni dheun, - nisi tė fliste njeriu me njė zė monoton.- Veē kėsaj, nė raste ngricash duhet ta mbuloni me njė letėr celofani, ndryshe mund tė thahet brenda njė nate. Silva dėgjonte pa e pasur mendjen aty. Kishte mbetur ende pa u pėrgatitur sallata, pa u prerė rostoja dhe dhjetėra gjėra tė tjera tė vogla. Kurse mysafirėt mund tė vinin nga ēasti nė ēast. Veē kėsaj i duhej tė vishte njė fustan tjetėr pėr darkėn dhe tė bėnte pak tualet. Ajo bėri njė shenjė padurimi, tė cilėn ai, siē duket, e kapi, sepse i tha:- Na falni, se mbase erdhėm nė njė kohė tė papėrshtatshme .- S'ka gjė,- tha Silva.- S'ka gjė. Asaj papritur i erdhi turp nga vetja. Njeriu e kishte ngritur nė krahė gjer nė katin e tretė atė fuēi, kurse ajo bėhej nervoze. -Urdhėroni tė merrni diēka, - tha ajo nė korridor, e pushtuar befas nga njė ndjenjė faji. - Jo, falemnderit.- Ju lutem,- ia bėri ajo, - sot kam ditėlindjen e vajzės, mos ma prishni. - Epo mirė atėherė, - tha ai. Silva rrėmbeu njėrėn nga shishet e rakisė tė bėra gati pėr darkėn dhe i shtiu nė njė gotė. - Gėzuar ! Edhe njėqind ! - Ju falemnderit! Kur dera u mbyll pas shpinės sė tė panjohurit, Silva u kthye te tryeza e shtruar, deshi tė rregullonte diēka nė tė, por nuk bėri asgjė, veē vėshtroi njė copė herė pjatat dhe gotat, qė rrėzėllenin ftohtė. Zilja e derės e nxori nga mpirja, por kėtė herė e njohu dorėn e sė bijės. - Brikena, ē'u bėre? - i tha. - Po kishte shumė njerėz nė dyqan, mama, - tha vajza, duke nxjerrė nga ēanta shishet me ujė mineral. - Tė keqen mami, a mund ta bėsh ti sallatėn e ta presėsh roston, sa tė bėj unė njė dush edhe tė ndėrrohem? Mė duket se mbaj erė gjellė. - Mirė, mama. Ndėrsa zhvishej nė banjė, asaj iu duk se ishte mbushur pak mė tepėr se ē'duhej nė ijet dhe njė copė herė qėndroi mendueshėm pėrpara pasqyrės, sikur tė harronte pėrse gjendej atje. Pastaj qė nga orridori erdhi tingulli i ziles sė telefonit dhe Silva, ikur tė pėrmendej nga gjumi, ngriti dorezėn e dushit. Ajo e bėri dushin shpejt e shpejt, e munduar nga ideja se mysafirėt mund tė mbėrrinin nė ēdo minute. Meqenėse me pėrjashtim tė dy mėsueseve tė Brikenės ishin tė gjithė njerėz tė afėrt, ajo nuk ua kishte caktuar orėn dhe tani po pendohej pėr kėtė.Nė dhomėn e gjumit Silva qėndroi njė copė herė para dollapit pa vendosur cilin fustan tė vishte. Pastaj ndjeu ftohtė dhe, pa e zgjatur mė, veshi me shpejtėsi njė fustan ngjyrėlila, qė Gjergji e pėlqente veēanėrisht. Fustani i rrinte njėlloj si mė parė dhe kjo donte tė thoshte se dyshimi se ishte shėndoshur mė shumė se ē'duhej kishte qenė i kotė. Unė nuk e kuptoj shqetėsimin tėnd pėr linjėn e trupit, i thoshte herė pas here Gjergji. Ti je nė atė moshė qė quhet mosha e lulėzimit tė plotė tė gruas. (Silva e dinte se ai ishte tepėr i kujdesshėm pėr tė pėrdorur fjalėn "lulėzim" nė vend tė fjalės "pjekuri", gjė pėr tė cilėn ajo fshehurazi e falėnderonte). Mbase unė kam shije disi tė kapėrcyer, por sidoqoftė nuk e kuptoj dot se si njė grua nė lulėzim tė jetė si shkarpė. Silva buzeqeshi me vete pėrpara pasqyrės Ajo e ndjeu se fustani qė veshi e ndau menjėherė ditėn mė dysh. Kėshtu ndodhte gjithmonė nė raste tė tilla, nė ditėlindje apo festa tė tjera. Dukej sikur rrėmuja e pėrgatitjeve s'do tė merrte fund, por vinte papritur njė ēast kur dita e telasheve ndahej prerazi nga dita festive. Ndėrsa kopsiste jakėn e fustanit, Silva e ndjeu se ky ēast kishte ardhur. Me krehrin nė dorė ajo s'u mendua gjatė pėr modelin e flokėve. Bėri njė krehje qė i pėlqente Gjergjit, megjithėse ai ishte larg. Por ndoshta pikėrisht ngaqė ai ishte larg dhe nė udhėtim, ajo i krehu flokėt ashtu -Mami, sa e bukur je bėrė! - i tha Brikena, kur ajo doli nė korridor. Silva i buzėqeshi sė bijės, i hodhi njė sy tryezės, qė tani iu duk si diēka qė s'kishte shumė lidhje me tė, dhe, pa e ditur as vetė pse, u vėrtit njė copė herė nėpėr apartament. Asaj i pelqente gjithmonė nė orėn pėrpara ardhjes sė miqve tė ulej nė ndonjė nga ndenjėset, nė pritje. Mirėpo gabimi qė kishte bėrė, qė nuk u kishte thėnė orėn e ardhjes, po ia prishte tani kėtė kėnaqėsi. - Mama, e preva edhe roston, do ta shikosh?- u dėgjua zėri i sė bijės nga kuzhina. Silva ishte ulur mė nė fund nė njėrin nga kolltukėt e dhomės sė ndenjjes me sy gjysmė tė mbyllur. Dita kishte qenė vėrtet tepėr e lodhshme, sepse, ndryshe nga herėt e tjera, ajo nuk kishte pasur ndihmėn e Gjergjit. Sa mirė qė bėra banjė, mendoi. Drita e pasdites sė tetorit binte e pėrhirtė mbi raftet e bibliotekės, ku statujat e vogla tė vendosura pranė librave, tė gjitha kujtime tė kohės kur ajo punonte nė ekspeditėn arkeologjike, ngjanin nė kėtė orė para rėnies sė muzgut me njė radhė hijesh tė afruara heshturazi si pėr tė kumtuar diēka. Por mjaftonte njė zhurmė, njė hyrje e dikujt qė ato ta humbnin nė ēast atė gjallėrim misterioz, pėr t'u kthyer prapė nė terakotė apo gur. Te dera e dhomės, e hollė dhe e gjatė pėr trembėdhjetė , vjetėt e saj, qe shfaqur Brikena. - Mami, gjithēka ėshtė gati. Ti mos u shqetėso mė. - Falemnderit, Brikena. Ulu tani edhe ti. Vajza u ul pėrballė saj. - Ku mund tė jetė tani babi? - tha ajo. Silva ngriti supet. - Nė qiell mbi ndonjė shkretėtirė ose nė ndonjė aeroport, duke pritur avionin tjetėr. Vajza u mat tė pyeste diēka tjetėr, por fytyra e Silvės, qė kishte mbėshtetur kokėn pas shpinės sė kolltukut, ishte ajo e njeriut qė, pas njė dite tė lodhshme, kėrkon pakėz pushim.Heshturazi vajza iu afrua bibliotekės, mori qė andej njė nga albumet e fotografive tė familjes dhe, pasi u ul nė vendin e mėparshėm, nisi ta shfletonte. |
|
#4
| ||||
| ||||
| MARTIN CAMAJ Diella (fragment) Kudo shkoj marr me vete nje arke me rraqe ne vete te pavlere, e kjo asht i vetmi trashegim qe me lane prindet. Nje dite tue kerkue dicka ne te, gjeta kutine e duhanit te tim et, ende i vinte era duhan, nje ame aromatike si me i pase ruejte ne doze konserve. Kutine, ime ame e pat perdore shum gjate mbas vdekjes se shojt, kur pat fillue me e pshtjelle nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutine e mbante gjithnje ne gji. Vizat e shkrolat mbi mademin e bardhe te kutise me lidhin ehe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet ne siprine m'u mbresen ne tru si miset e fytyres se tyne, thom me qellim "fytyres", ne njejes sepse prindet e mij ne kujtesen teme kane nje fytyre te vetme. Ato gresa ne metal paraqesin ne kujtese edhe fajet e te dy paleve, ne nje ane, e te mia, ne tjetren. Nese nuk i kam dashte sa duhet prindet (mire qe ka nje emen te perbashket per te dy!) asht faji i sime ame. Une per ate isha vetem i biri i tim et i cili duhej rrite e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje per te mbajte Plakun. PLAKU ose KY, dmth im ate ishte per te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri ne bote, andaj fjala e tij duhej cue ne vend me cdo kusht! Ne mbramje, posa im ate hynte ne deren e kurtit, ime ame hopte ne kambe as me qene ajo pesembedhete vjece: - Qe, erdh - peshperiste tue me shty ne krah. - Coja fitulin kandilit qe te shohe shpine e ndritun pse nuk a tue hi ne shpelle, por ne plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndersa une po qes ujin e nxehte te lahet kambesh... Kambet mandej ia lante ajo! Shpesh me binte ne sy si ajo e ruente kafshaten ma te mire per mundimcarin e shpise. Njiqind here me ka shkue mendja me i vjedhe drate e telyenit ne magje, nda mb'ane per tim et. Kurr nuk e harroj, tue ndeje rreth votre, i pata kundershtue per te paren here tim et. Mire - me tha ai - flasim ma vone. M'u avit, me mori librin qe isha tue e lexue dhe nisi me i sjelle faqet ne menyre nenvleftesuese, si t'ishte libri im nje sendegja si loder. Ishte i acaruem, po e mbante veten: - Dishroj me kuvende me ty si me nje shoq, por ndoshta nuk kemi me mujte asnjani. Une kam vjetet, ti ke shkollen, ti per mue je im bire, une per ty malok. Nen plot raste qesh nen mustak per padijen time, per shembull, kur para disa vjetesh pata shikue librin tand, a te bie ndermend? "Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'i pata idhnue. Bile, te lypa te falun, nese kujtohesh". "Ma bane edhe ma zi kur me lype te falun... Ne familje nuk lypet te falun: skjarojme fetyren me nji buzqeshje e harrohet gjithcka... Por a mundesh me me thane pse pate qeshe?" "Shikoshe librin e sjellun per se mbrapshtit..." "E disha se ishte per se mbrapshtit. Deshta me te provue se cka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen ne leter kur e do puna? I njoh te gjitha germat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat ne mur". Bante nji gaz te keq tue picrrue syte. Ne ate levizje buzesh, zbulova se atij i vinte keq qe me kish dhane rrugen e shkolles. "Une e kam fajin qe me doli djali dore", do te kete thane me vete. Ne ate moment edhe une jam kujtue se kisha humbe pergjithmone miqesine e shokun ma te afert qe mund ta kisha pase ne jete. "Shiko ketu, kjo nuk asht zeja ime. Sa per kaq, bane se nuk dij send ne kete pune, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmone ne vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por une kam pa e ndie ma teper se ti, a di sa? sa ketu e deri ne Stambolle ma teper se ti". Ai fliste e une veresha kokerr nder sy qe te kishte pershtypjen se jam tue ndegjue me bindje. Ishte e para here qe e perqendrosha krejt vemendjen ne fetyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesen e palatueme, t'ashper e te shemtueme te vetes, dhe ketij njeriu i thashe: - Ma jep doren, lamtumire! Ne keto kater mure ku neper dritare te vogla hyn kaq pak drite, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Cdo send qe leviz ketu mbrende duhet te marre fryme si ju, ne te njejtin ritem, por i vetmi pinjuell qe ju lindi e ju rrnoi, dale ngadale tue u rrite, prej djalit u shnderrue ne dashamire, prej dashamirit ne nje te njoftun te larget dhe, per mos me u ba anmik, tash del e tret dikah. Due ajer dhe bote te hapet, pa skaje. Shum vjet ma vone, para nje pamje dimnore, tue perkujtue vetmine dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne koheve, me qene shkepute prej shpirtit keto vargje me nje udobesi te habitshme, ashtu si bie prej peme nje fryt i sterpjekun: Plepi ka mbete i thate si shtize: Si fryn tash era ne gardh! Si loton ardhia e preme me kize! Si lari te lumi u mardh! Sa druja u dogj nder votra simjet. Me fletzen e dushkut na co n'ajer, moj ere, Na sjell, na pshtjell e qitna njihere Ne ndoj verri pa dimen. "Hajt, ve vesh pa i cue turijt. - Me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejte brez mbas brezi ne trojet tona si malesore si jemi. Para nji jave kje ketu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u cue me shkue, nuk e percolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane doren gjindjes ndejun, si ne Evrope. Kajhere e ve doren ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi keshtu, po nipi? Sigure, ka me i ardhe marre me thane se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qene tue shkue me qiri fiket"! Keshtu ishte puna per se gjalli te prindeve te mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atebote me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohen prape per te jetue nje jete familjare te re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve te mij si t'ishin gjalle: ne kujtese lemosha me dashuni te paperjetueme rrudhat e ballit te sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pergdheljet e mia ishin te vona, te palande, mendim qe s'gjen kurrkun fjale, i thate. Butesia birnore e mirenjohja me shtyne ma vone, mbasi qe rane ne fashe mallengjimet e perflakta, te shkruej: Dy gjana print me thane kur ishin gjalle: Poqese shkel ti buken gand, Coje prej toke, puthe e vene ne balle! Ndigjo ti djale, pse na jemi pleq. Kur te rrijsh te votra mbeshtete tue pi duhan, Mos pshtyj ne zjarm Mos pshtyj ne drite, se a keq! Harrova plot sende qe thane print Plot tjera mesova e dola ndoshta i larm, Por bijve t'mij une kam me u thane tu'u rrite: Mos pshtyni ne zjarm, Mos pshtyni ne drite. |
|
#5
| ||||
| ||||
| MARTIN CAMAJ Krymbi i mėndafshit Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete. Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s“me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi: |
|
#6
| ||||
| ||||
| MIMOZA AHMETI Fantazma nė rėrė (fragmente) Njė boshatisje e thellė mbretėron globin. Mbetem me atė qė ky tė jetė sensasioni im. Pėrse u dashka tė kridhemi atėherė nė senasione individuale, do tė thoshit, pėr mė tepėr nė njė situatė tė tillė?Githsesi ky sensasioni im njė veti e ka: merr nė supozim anė tė panjohura. Pra midis meje dhe meje tanimė ekziston njė distancė, e cila pret dhe nė pritje jeton pritshmėri.Nuk mund tė them se nė kėtė distancė sundon ndofar koshience. As qė bėhet fjalė. Do tė isha Zot po tė pohoja diēka tė tillė. Mbetem me atė qė tashmė kjo ndarje mė pajton mua "pėrsosurisht" me gjėrat, megjithatė s'mund tė mburrem se e zotėroj pėrgjithmonė kėtė ndarje.Shumė shfaqje tė miat kanė qenė dhe mbeten reagim. Unė isha njė njeri nė reagim e sipėr si tė gjithė tė tjerėt. Ē'ėshtė e vėrteta reagimi ėshtė kaq i pėrhapur, saqė pothuaj ende s'kam njohur qenie jashtė tij. Pafundėsisht reagojnė.Fėmijėt, pėr shembull, reagojnė nė mėnyrė energjike- pra nuk ėshtė gjithmonė kėnaqėsi kur reagojnė kėshtu.Isha nė kompartimentin e trenit kur u shfaq Fantazma qė tė largon nga reagimi.- Quhem Vdekja- tha ajo (pėrshėndetja e rastit u supozua).Bėra njė lėvizje nga vendi dhe i buzėqesha me sy.- Nuk keni frikė- konstatoi ajo. Pra nuk ishte pyetje.-Jam tepėr elegante- i thashė pa folur.-Keni filluar- pohoi ajo.Pėr njė kohė tė dyja vėshtronim peisazhin. Ishte i lagėt, i gjelbėr, vetėm vagullia ishte afėr, gjė qė e largonte edhe mė shumė. Po bluaja me mėndje nėse ajo "Keni filluar" lidhej me elegancėn, apo ishte diēka nė lidhje me vetė atė... Po fundja s'ėshtė ndonjė ndryshim, mendova.-Pėrjetėsia fillon kur mbaron tė vėnit re si detaj.-Ju perceptoni kohėn absolute?- pyeta me interesim tė montuar nė vetull, por zemrėn e kisha tė zbrazur nga ēdo lloj kureshtje.- Zemra juaj nuk troket, qė kur nuk kap ndryshimin, ndėrsa po vdireni pėr t'u kompaktėsuar me cilėsinė e tij.-Ju po mė ēmendni- mund t'i thosha sakaq, po tė mos ishte paralelja tjetėr qė tha-Ju po mė zbavisni- dhe pėrsėri nuk fola.Nė tė vėrtetė nuk e doja Vdekjen. Aftėsia perceptive e qenieve tė gjalla mė bėnte iluzionist ndaj jetės. Por nė mėnyrė tė veēantė mė trondiste koincidenca e kėsaj aftėsie me Unė. Pra koincidonte ekzistenca e tė qenit tim si koshiencė perceptive, por pėrsėri si diēka mbi tė gjitha kėto: atė qė vetėm unė isha unė. Unė jam unė. A do tė mė jepet edhe njėherė mundėsia qė unė ta ndiej kėtė? A do tė kem tjetėr jetė?- Ju e doni shumė jetėn- tha e pranishmja tjetėr.Ndėrkohė treni qėndroi. Ajo mori valicėn hije dhe nxitoi pėr tė zbritur. Nė ikje sipėr unė ndieva dashamirėsinė e saj.Dua tė vazhdojė iluzioni! Dua tė vazhdoj iluzionin, insistoi tėrėsia ime kundėr kėsaj dashamirėsie.Hapėsirat zbulonin peizashe tė squllura shkurti. Ishte Francė. Treni ikte me shpejtėsi. Mė lėkundeshin peizazhet nė stomak, ndėrsa pėrpiqesha tė fokusoja. Nė tė vėrtetė kjo gjendje mė shkaktohej nga truri. Isha pėrpjekur me kohė ta minimizoja efektin e tij mbi organizmin tim. Nuk e kuptoja qė kėrkoja njė gjendje pa gjendje. Ēdo obligim edhe mė i parėndėsishmi mė shkaktonte lodhje. Vetė reagimi mė lodhte. Pėrballimi i reagimeve mė lodhte. Ideja e reagimit mė lodhte. Isha njeri i lodhur, humus njerėzor. Kisha dėshirė tė humusoj diku qenie tė tjera qė prisnin tė rriteshin. Por ndėrkohė, pėr fat tė pashpresė, dėshiroja diēka tė tillė edhe pėr veten time.Ngadonjėherė shoh Zotin tė vuajė pėr pak shije. Rrėnoi Lashtėsinė pėr tė krijuar qytetėrimin tonė, shkatėrroi skllavėrinė pėr tė ēliruar krijesėn, por kjo krijesė e tij e zhveshur nga skllavėria dhe Lashtėsia mė tmerron po aq sa njė fėmijė i braktisur qė ha tė ndoturėn e vet.Hapėsirat inerte ravgonin nė ikje duke formuar gjithfarlloj botėrash qė jepnin iluzionin e pafundėsisė. Tė kapėsh ndryshimin ėshtė si tė kapėsh Zotin. Por mua kjo s'mė tėrheq. Unė jam mė patriark se gjyshi im kalorės, princ kuajsh. Dua tė jetoj prej gjėrash tė bėra prej meje. Mundėsisht tė shoh prekjen time nė ēdo formė. Tė kap jetėn si njė send timin. Tė kundėrmoj nė shijen e gjėrave tė mia si nė thellėsitė e kafeve tė sapoziera, qė avullojnė nė pasdreken e butė midis mendėsisė universale, ku tė qenit tim nė lidhje me mua ėshtė njė grimcė aq e ēmuar, ngopur me avuj shijesh, ku gjithēka ėshtė kėnaqėsi mė nė fund dhe humb funksioni. Vitin e kaluar ishte luftė. Edhe njė vit qė kaloi para vitit tė kaluar ishte luftė. Mos mendoni se unė do tė mund tė lejoja tė shqisoja luftėn.. Madje unė nuk arrij ta konceptoj luftėn sepse unė nuk e shqisoj dot, por...Ishte e pranishme. Histeria dhe rropama e saj ėshtė diēka qė tė hutojnė. Ti harron tė mbyllėsh rubinetin e shqisave, si njė rojė qė e ka rropatur pagjumėsia, ty tė ka rropatur paskrupullsia. Dhuna. O zot, edhe njė herė mė huton mendimi pėr tė.Ishte luftė vazhdimisht ndėrsa pritet pėrsėri tė jetė. Nuk mund tė dini si humbin miqtė, tė dashurit, tė njohurit, kur ėshtė luftė. Nuk ėshtė vdekja qė i merr, nuk ėshtė pafundėsia.I merr njė zvogėlim i pikėllueshėm, zhvlerėsimi, mungesė rėndėsie.A ishim ne qeniet e brishta? A mundet shqisa qė shqisoi gjak tė shqisojė lule? Rėnia, rėnia na shoqėron. E menjėhershme na pėrfshiu, u rrėmbyem si tė ishim pluhur. Njė kaotikė e pashpresė ku tė mbijetuarit ėshtė thuajse turp. Do gjetur kurajė, por ku? Ishte mėngjes. Menjėherė u bė ditė. Brenda njė kohe tė tillė u krye imagjinimi i plotė. Ngadonjėherė mė duket se i mbaj peng tė gjithė me paaftėsinė time pėr t'u kėnaqur.Ngadonjėherė mė duket se sorollatem kot, se do t'i vi botės rrotull pa mundur tė matem qoftė dhe njė herė tė vetme me tė.Nė prag tė luftės shoqėria ishte mė e lumtur se kurrė. Njerėzit putheshin nė buzė dhe kjo ishte njė dashuri e hapur, pa domethėnien mediokre qė ka e puthura nė buzė zakonisht. Ēuditėrisht putheshin mė shumė ata qė mendohej tė kishin natyra tė papajtuara. Hierarkia klasore ia la vendin sė bukurės dhe jeta lundronte nė akord shpirtėror. Nuk mund tė mendohej mė njė jetė e konfliktuar. Konflikti vetė dukej si njė djallėzi infantile, zvillimi i tė cilit nuk gjente as supozim.Sigurisht, njerėz nė mbarim e sipėr, tė suprimuar nga mosha dhe diktatura patėn shpėrthime seksuale nga mė tė pakuptueshmet, shpėrthime libidosh qė kapėrcenin shėmtitė fizike dhe pragjet e moshės, e drejtė morale qė kėrkohej me njė imoralitet tė pafytyrė, tė vetėdijshėm deri nė plasje cipe.Tė gjitha kėto sigurisht,dhe shumė tė tjera si kėto, forma tė shlira qė nuk arritėn tė krijonin kurrfarė identiteti, lulėzonin si shkuma dhe diēka tjetėr e largėt dhe e pėrkryer, njėherėsh mund tė them e gjitha, pėrhapej nė formė e zhvillim. Ajo ishte ideja se bota nuk ėshtė pėr rrezik, por pėr kėnaqėsi. Jeta vetė ishte njėfarlloj argėtimi. Ndėrsa karakteri, vetėmbrojtja si tė thuash, ishin ēėshtje sqime. Pra gjithēka varej nėse tė vinte ndot apo jo. Dhe qė tė jem mė e qartė, gjėrat vinin kaq natyrshėm sa nuk arrije tė tė vinte as ndot. Pra ishte ēėshtje pėrtese. Si tė thuash, megjithėse dukej orgji, askush nuk qinte, ishte njėfarė pėrtese si me thėnė, qė i jepte njė sharm tė pashoq mbrėmjeve, lokaleve, birrave; dashuria, kjo grackė nė vetvete nuk funksiononte mė si e tillė. Ajo ishte gjėndje e pėrgjithshme. Edhe makinat rrugės ecnin me kėtė dehje (makina e shpreh krejtėsisht gjendjen e shoferit).Ē'tju them tjetėr! Piceritė punoni ditė natė sikur gjithė qyteti martohej, kafenetė punoni 24 orė. Veshje tė pėrkryera: "Italian Brothers", Benetton", sa e sa firma qė nuk ua mbajta dot emrin ndėrmend.Njeriu! Kjo ishte lumturi njeriu. Njerėz hesapi, si tė thuash. Njė dorė jetė dhe... Dhe tani qė kam filluar tė besoj te zoti, e kuptoj se nga mėshira e tij ditėn e gjygjit, s'do tė marr dot njė thėrrime.Ndoshta ia vlen tė dėnohem. Gjithė jetėn kam qenė i kthjellė. Ishte qeliza e parė e shėndoshė. Trashėgimia e gjyshėrve. Ishte kalorėsish.Por kjo dėshirė imja pėr tė mbetur i pacėnuar, do tė rrėnojė Botėn. |
|
#7
| ||||
| ||||
| KASEM TREBESHINA Dje, sot dhe nesėr Qė nė fillim tė kujtesės sė tij njeriu u pėrball me vėshtirėsinė e pakapėrcyeshme tė pėrcaktimit tė kohės dhe hapėsirės. Duke mos gjendur asnjė pėrkufizim pėr tė treguar ato dy kuptime, njeriu i lashtėsisė sė hershme u nis praktikisht nga vendi ku ishte pėr tė kujtuar atė qė kishte kaluar... Dhe ai tha : - Qė nga koha kur ishim atje te Lisi i Madh. Brenda kėsaj fjalie , ne dukje jo shumė tė ngatėrruar, qėndron kuptimi praktik i kohės dhe i hapėsirės qė formėsohen, qoftė edhe nė mėnyrė tė mjegullt, pėrmes nismės tė ngritjes tė njė pėrcaktimi pėr nujė lis tė gjendur diku. Mė vonė, pas njė kohe tė bukur tė gjatė, njeriu tha dhe shkroi me shkronjat qė kishte shpikur vetė : - Qė nga koha e themelimit tė kėtij qyteti. Nga tė dyja thėniet qė shėnuam pėrcaktohen veprime tė kryera nė kohė dhe hapėsirė. Jashtė atyre veprimeve dhe veprimeve tė ngjashme koha dhe hapėsira nuk do tė kishin asnjė kuptim. Sa mė sipėr tregon se nė lėvizjen mes dukurive pėrftohet hapėsira, kurse nga kujtesa pėr diēka tė lėnė pėrfundimisht dhe pa kthim kuptohet koha. Nė pėrplasjen e vazhdueshme nė mes tė lėndės dhe antilėndės arrihet vetėm barazpesha e njė ēasti kozmik nė mbariminh e tkurrjes dhe nė fillimin e shtrirjes sė hapėsirave. E tashmja nuk mund tė kuptohet dhe e ardhėshmja nuk arrin kurrė. Njeriu mbetet gjithnjė nė lėvizje pa asnjė cast pushimi.Kėshtu, pa kohėn e shkuar, ai nuk do tė arrinte kurrė t'i kuptonte dy kohėt e tjera. Kotėsia e njė tė tashmeje tė pandalshme dhe tmerri para njė tė ardhėshmeje qė nuk dihet e kthen njeriun vazhdimisht nė ndėrtimin e pandėrprerė dhe tė pandėrtuarshėm tė asaj gjeografie tė humbur pėrfundimisht si varr i njė historie tė dhimbshme .... Dhe e gjithė kjo zhvillohet pėrmes kujtesės. Procesi i tė kujtuarit ka qenė njė zhvillim i ngadalshėm dhe shumė i gjatė.Pėr mė tepėr ai ka qenė njė process i pavetėdijshėm pėr atė qė do tė arrihej. Po tė mos ishte kėshtu, njeriu nuk do tė hynte kurrė nė fushėn tragjike tė njohjes. Paranjeriu, pa e kuptuar ēfarė po bėnte, nisi tė dallojė dukuritė dhe , duke rrotulluar gjuhėn nė mėnyrat mė tė ēuditshme, u dha atyre dukurive nė vende tė ndryshme emra tė ndryshėm dhe filloi tė dallojė njė send qė kishte parė mė parė nga njė send qė i ishte shfaqur mė vonė. Pėrmes fjalės nisėn kėshtu edhe kalendarėt e pėrshkruara nė jetėn e njerėzore. Hapi i parė i madh nė jetėn e njeriut u shėnua kur ai nisi tė dallojė kohėn e shkuar nga e tashmja dhe nga ajo qė do tė vinte. Mund tė themi pa frikė se nė kėtė drejtim edhe sot e kėtė ditė mendimi njerėzor nuk ka lėvizur shumė pėrpara. Ne themi : Viti X pas lindjes, pas vdekjes ose pas veprimit tė kėtij apo atij njeriu ... Mos njė pėrcaktim i tillė ka rėnė nga Qielli ? ... Jo... Atė pėrcaktim e kemi bėrė ne duke shėnuar si njė pikėnisjeje nė horizontin e jetės sonė... Dhe ashtu njerėzimi arriti, pa e kuptuar ēfarė po bėnte, te pėrcaktimi i kohės. Arriti te kalendarėt... Arritit tė shtyhej mė tej, pa e ditur ku do tė delte, te tri fjalėt e mrekullueshme : dje, sot dhe nesėr. Magjia e atyre tri fjalėve tė ēuditshme nxirrte te disa kuptime tė jashtėzakonshme qė shpesh dukej se pėrjashtonin njėri - tjetrin dhe mė shpesh dhe mrekullisht i jepnin pėrmbajtje tė kushtėzuar njėri-tjetrit. Si ishte e mundur qė kėto tri fjalė tė pėrbėnin njė shtysė aq tė madhe nė hedhjen e njeriut pėrmes hapėsirave tė panjohura ?... Duket si e pabesueshme njė magji e tillė e kushtėzuar vetėm nga tri fjalė... Por ajo ndodhi... Dhe nuk kishte si tė mos ndodhte ... Se fjala dje i dha njeriut mundėsinė e kalimit pėrmes njė tė panjohure dhe ai provoi diēka qė mund tė harrohej.E sotmja nuk kuptohej, por vinte pas diēkaje qė ai e kishte harruar... Kurse nesėr ishte dėshira pėr tė arritur diku tė pėrcaktuar nga diēka qė ishte mė parė... Kėshtu, pėrmes kujtesės dhe harresės, nė bazė tė mundėsive pafund qė pėrmbajnė lėnda dhe antilėnda nė pėrplasjene tyre, njeriu arriti tė pėrcaktonte nė mėnyrė tė kushtėzuar kohėn dhe hapėsirėn .Magjia e kėtyre kuptimeve krijoi tek njeriu dėshirėn pėr tė kaluar diku ku nuk kishte qenė dhe pėr tė pėrballuar dhembjen e papėrballueshme tė asaj qė kishte ikur pa tė kthyer... Dhe i mbėrthyer nė mes tė asaj dėshire dhe tė asaj dhėmbjeje njeriu filloi tė jepte tė gjitha shpjegimet e mundėshme qė lindnin dhe varroseshin nė mes tė harresės dhe kujtesės... Dėshira e madhe pėr tė kujtuar i ngjan lehtėsimit qė vjen nga lėndimi i njė plage tė pashėrueshme dhe qė dhėmb shumė. Procėsi i mėsipėrm nė hapėsirat kozmike mund qė pėrben njė cast tė vetėm, por nė historinė e njerėzimit kap njė periudhė kohe shumė dhe shumė tė gjatė. Nė bazė tė kalendarėve qė kemi krijuar, ne mund tė themi se ajo periudhė kohe kapi disa miliona vjet tė kohės tonė nė Tokė. Sot ne i kemi pranuar tė trija kohėt si praktikisht tė kuptueshme dhe me anė tė tyre kemi arrtiur ta nisim mendimin edhe mė pėrtej mundėsive tė kuptimit tonė... Ndaj dhe jemi nė gjendje tė ndjejmė nė mėnyrė tė pėrsėritur humbjen e vazhdueshme tė gjeografisė dhe historisė tonė, kurse jehona e asaj mė tė rėndės pėrcillet pėrmes shekujve gjer te mbarimi i kohėve dhe hapėsirave pėr atė qė ne e quajmė jetė. Nė fund nuk do tė gjendet mė njeri pėr tė harruar dhe kujtuar. |
|
#8
| ||||
| ||||
| FAIK KONICA Malli i atdheut Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut... |
|
#9
| ||||
| ||||
| ERNEST KOLIQI Kroni i katundit Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale. Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue. |
|
#10
| ||||
| ||||
| AGIM BACELLI "Enkelė - Kurbani i paqes" Kjo histori thonė se ėshtė e vėrtetė dhe ka ndodhur atėherė kur toka, kafshėt dhe njerėzit shkatrroheshin nga luftrat e pandėrprera grabitqare tė fiseve tė pazhvilluara njerzore. Nė atė kohė, nė tė dy anėt e liqenit tė bukur tė Enkelės (Ndoshta Poradeci i sotėm, por liqeni duhet tė kete qenė shumė herė mė i vogėl se ē'ėshtė sot), jetonin dy fise qė ishin nė luftė me njėri tjetrin. Kjo luftė nuk mbahej mend se kur kishte filluar dhe askush nuk mund ta pėrcaktonte dot se kur do tė pėrfundonte. Ndoshta do tė merrte fund kur tė ishin shuar tė gjithė ata qė e mbanin tė ndezur kėtė atė. Nė fakt tė dy fiset flisnin tė njėjten gjuhė dhe kishin tė njėjtat zakone qė rridhnin nga i njėjti fis pellazgjik por, lakmia, egoizmi i prijėsve i kishin ndarė nė dy kampe kundėrshtarėsh pėr jetė a vdekje. Nėse dikush haste kundėrshtarin nė pyll, rrugė apo nė sinoret e veta, duhet ta vriste pa asnjė mėdyshje. Ky qe ligj i vendosur njėherė e pergjithmonė dhe askush nuk mund ta ē'bėnte atė. Njė ditė, njė vashė e re dhe shumė e bukur qė kulloste qingjat nė kodrat pėrreth tokave tė Fisit Perėndimor, kaloi pa e ditur sinorin duke hyrė nė pyllin qė ishte pronė e Fisit Lindor. Kur ajo e kuptoi se qe nė njė vend tė huaj, menjėherė u kthye nga kishte ardhur por qe vonė, njė djalė azgan i Fisit Lindor i kishte prerė rrugėn. Vajza qė quhej Demnė, mbylli sytė dhe mendoi fundin e saj tė pashmangshėm. Nė mendje i erdhėn fjalėt e gjyshes qė shpesh i thoshte nėse binte nė njė situatė tė till ajo duhej t'i lutej armikut qė tė mos e mundonte por t'i fuste thikėn direkt e nė zemer. Pėr qudi goja nuk i hapej njėlloj si edhe sytė. Pas pak ndjeu hapat e djaloshit qė i afrohej dhe mė pas njė dorė tė lehtė mbi flokėt e saj. Askush se kishte ledhatuar atė nė ketė mėnyrė. Trupi iu rrėnqeth dhe njė fllad i ėmbėl i mbushi shpirtin e saj tė trazuar. Hapi sytė e bukur dhe pa njė djalė simpatik qė i buzeqeshte kaq ėmbėlsisht sa asaj iu duk se nuk kishte parė kurrė njė njeri kaq tė pashėm, kaq tė ėmbėl, kaq tė dashur. A thua kėshtu tė ishin armiqtė e tyre?! Iu duk sikur njihej me ketė djalė simpatik qė nga fillimi i jetės sė saj tė brishtė. Gjaku i ngrirė zuri tė shkrijė dhe tė ngrohet duke vėnė nė punė rrembat e gjakut qė sa vinin e mė shumė fryeshin...Nė gjoks ndjeu ngrohtėsi dhe shpirti i psherėtiu nga njė lehtėsirė qė i erdhi ashtu vetvetiu. Sytė e djalit shkėlqenin si dy yje nė qiell tė pastėr, por sepse ishin paksa tė turbullt si ata yje qė reflektoheshin nė sipėrfaqen e Liqenit Enkelė kur s'frynte era. Pa e kuptuar as vetė tė dy morėn rrugėn pėr nga sinoret e vajzės. Pothuajse ata nuk folen fare por, qė tė dy ndjenin tė njėjtėn gjė - dashuri pėr njėri tjetrin.- Mė quajnė Illy - theu heshtjen djali - dhe jam nga Fisi Lindor. Si tė quajnė dhe prej nga je?- Mė quajnė Demnė dhe jam armikja jote...Pėrsėri ra heshtje e gjatė.- Demnė! - E prishi heshtjen pas pak djali. - Qė nga ky moment ti do tė jesh drenusha e jetės sime dhe jo armike.- Po. - Tha goja e saj qė i dukej se nuk komandohej prej qenies sė saj por prej ketij djali Yll qė edhe emrin e kishte po Illy.- Dėgjo drenusha ime, - vazhdoi Illy, - unė mendoj qė ne tė takohemi pėrsėri, si thua?- Pėrsėri?!- Po pėrsėri. Tė takohemi ēdo natė kur Hėna tė jetė e plotė, si thua?- Po.Ai e percolli deri tek sinjori armik dhe u ndanė me mall nė gji qė do t'i pėrvėlonte pėr 28 ditė rjesht. Kėshtu ata nė ēdo 28 ditė takoheshin dhe qėndronin bashkė nėn dritėn e bukur tė Hėnės sė Plotė nė Bregun Perėndimor, pra nė anėn e vajzės ku djali vinte pėrmes liqenit me njė varkė tė vogėl qė e mbante tė fshehur nė njė vend sekret diku nė Bregun Lindor dhe ata kurrė nuk i treguan kujt pėr kėtė qė bėnin. Kaluan muaj dhe erdhi dimri, por ata asnjė ēast nuk e lan premtimin dhe ne ēdo 4 javė shtrėngoheshin nė krahėt e njėri tjetrit. Njė natė me Hėnė tė Plotė, si pėrherė, djali i thotė vajzės: "Ne duhet t'u themi njerzėve tanė pėr kėtė qė po bėjmė dhe t'u marrim lejen pėr martesė."- Kam frike se mos tė humbas pėr fare , - i thotė Demnė Illyt.- Por duhet bėrė, - ia kthen djali, - duhet bėrė se s bėn. Ndoshta bashkimi jonė sjell edhe bashkimin e dy fiseve dhe ne jetojmė nė paqe me njėri tjetrin.- Por sikur tė ngjajė e kundėrta, qė pėr fajin tonė tė shuhen fiset...? - Thotė ajo e trembur.- E lėmė pėr njėherė tjetėr pasi tė takohemi pėrsėri dhe ta kemi menduar gjatė.- Dakort.U ndanė pėrsėri si pėrherė me dhimbje dhe mall tė pa shuar e me padurimin e takimit tė ardhshėm.Radhės tjetėr kur Illy shkon tek vendi sekret pėr tė marrė varkėn, nuk e gjen atje. Mė kot kėrkoi kudo por asgjė. Nata po kalonte dhe Hėna po rrėshqiste ngadalė pėr t'u fshehur nė anėn tjetėr tė liqenit. Djali s kishte kohė as tė mendohej dhe as tė kėrkonte tjetėr varkė qė do t'i linte nė dyshime njerėzit e vet, por as tė mos shkonte nuk bėnte se kushedi se ē'farė do tė mendonte Demnė e cila e priste atje tek bregu tjetėr, ne vendin e tyre sekret, siē pret vesa dritėn e mėngjezit. Ai vendosi tė notojė. Hyri nė ujė por uji ishte tepėr i ftohtė se qe muaji i parė i dimrit. "Megjithatė do tė nxehem duke notuar" - mendoi dajaloshi dhe bėri tutje nė ujė. Rruga qe shumė e gjatė dhe ftohtėsia e tij e bėri qė t'i paralizohen kėmbėt dhe muskujt e trupit, vetėm krahėt i punonin disi. Kishte bėrė vetėm pak mė tepėr se gjysmėn e rrugės. Ndėrkohė vajza qė priste u shqetėsua shumė se koha e ardhjes sė tij kaloi. Me sytė nė liqen ajo po dridhej e tėra dhe sikur zemra t'ia ndjente tė keqen ajo nuk duroi dhe u hodh nė ujė. Mirėpo llapuqitjet e ujit bėnė qė dikush ta shohė dhe me pishtar nė dorė tė afrohet. E njohu. Menjėherė ai shkoi nė fshat pėr tė lajmėruar. I gjithė fisi pėr pak minuta u ndodhen nė breg. I jati vajzės kėrkoi varkėn e tij dhe pas pak kohe erdhėn tė gjithe ata qė kishin varka dhe filluan tė vozitin nė liqen. Asgjėkund nuk dukej asgjė.Tė gjithė me pishtarė nė duar bėnė qė liqeni tė dukej sikur kishte marrė flakė dhe i shqetėsoi shumė armiqtė e tyre nė anėn tjetėr tė cilėt u armatosėn dhe u nisėn nė atė drejtim...Kur iu afruan fisit tė vajzės panė se tė gjithė qenė pa armė.- Hej! Ē'farė kėrkoni ju aty? - Pyeti kryetari i fisit Lindor por nuk mori asnjė pėrgjigje.Djemtė e rinj dhe tė fuqishėm zhyteshin nė brendėsi tė liqenit me radhė duke e kontrolluar pėllėmbė pėr pėllėmbė liqenin...Mė nė fund ata e gjetėn vajzėn e ngrirė qė mbante tė shtrėnguar pėr qafe njė djalė qė askush nuk e njihte.- Hej! Mos ėshtė i juaj ky njeri? - Pyeti dikush armiqtė e vet. Dikush afrohet dhe e njohu Illyn.-Po, ėshtė i joni.U munduan t'i ndanin qė secila palė tė merrte tė veten por nuk munden.- Le t'i varrosim bashkė - tha dikush.Tė dy palėt armike qenė pėrzier bashkė pa e kuptuar shumė armiqesinė e tyre shekullore dhe me pikėllim shikonin dy viktimat e fatit tė tyre tė hidhur. Dy mė tė bukurit e mė tė mirėt e fiseve. Tė gjithėve u qante zemra dhe pikėllimi i madh bėri qė tė bashkohen dhe t'i varrosin ashtu siē edhe tha dikush, tė dy bashkė nė teritorin Perėndimor. Dikush tha nėpėr dhėmbė: "U dashka njė Enkelė qė ne tė vėmė mend dhe tė pajtohemi." Vėrtetė ashtu. U desh vdekja tragjike e ketij ēifti shumė simpatik qė fiset mė nė fund tė ulnin "unin" e tyre kapricios dhe t'u linin brezave tė ardhshėm paqe midis tyre. Qė nga ajo kohė, liqeni u quajt Enkelė qė nė gjuhėn pellazge do tė thotė "Kurban Paqe". |