| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Presion ndaj Grass per te rikthyer cmimin Nobel Gabriela Jacomella Tani ta ktheje cmiminNobel. Nuk do tia kishin dhene kurre sikur te dihej e verteta, - kjo eshte fjalia qe mbizoteron te kritiket dhe qytetaret gjermane qe sulmojne shkrimtarin Gunter Grass, pas rrefimit te tij si pjesetar i SS naziste. Heshtja ka zgjatur dy dite. Koha i eshte nevojitur per te mbledhur idete pas vershimit te kritikave te shkaktuara nga intervista ne Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Gunter Grass ka folur. «Po perpiqen te me transformojne ne nje tjeter njeri, - eshte shprehur ai. Akuza me e rende per nje shkrimtar qe individualitetin dhe per-gjegjesine e tij civile i ka vene ne strumbullarin me vepres se tij. «Pikerisht per kete jam i terhequr, nga fakti qe ka opinione kundershtuese dhe diferencuese. Shpresoj qe disa nga ata qe me kane sulmuar, te lexojne me shume vemendje librin tim. Ndersa per kerkesen qe te heqe dore nga titulli Qytetar Nderi dhe cmimet, vecanerisht Nobel-i i vitit 1999 qe i dha Akademia Suedeze, Grass nuk deshiron te shprehet. «Nuk do te mbaroja me komentet, po te filloja. Ai i rikthehet nje koncepti qe per te eshte themelor: gjate dy muajve qe ndajne hyrjen e tij ne Waffen SS nga suksesi i tij, ai nuk ka bere asnje gjuajtje te vetme. Dhe nuk ka marre pjese ne asnje krim. Per kete, njeriu qe nje here e nje kohe ishte ndergjegjja kritike e vendit shprehet i sigurt. Me shume se gjithe te tjerat, duket sikur do te kerkoje falje. Ne qofte se do te mund te beja nje udhetim vetem ne kujtime, nuk do te mundja te shprehja ne menyre me te sakte me-nyren se si reagova kur isha 16-17 vjec. Besoj se me eshte dashur te ndjej ne vetvete kete makth, sepse eshte si nje makth qe e kam perjetuar per me shume se 60 vjet dhe ka dashur te shmang pasojat e mia. Ketij eshte dashur ti pershtatet sjellja ime e metejshme si shkrimtar dhe qytetar. Perse kjo heshtje e gjate zoti Grass? Perse 60 vjet memeceri qe po vene poshte Gjermanine (edhe jo vetem)? Reagimi Vetem kur vendosa te shkruaj dicka per vitet e mia te rinise, gjeta kete forme letrare. Kjo me shtyu te shkruaj per periudhen kur kam qene pjesetar i Waffen SS. Nje pergjigje jo morale apo politike, por me shume artistike: u shpreha sepse me ne fund gjeta menyren e duhur per ta bere. Por Grass kembengul se nuk jane vetem ato muaj ne SS qe perfaqesojne librin e ri. Ne qender te tij jane me se shumti pikepyetjet qe e torturuan ne vitet ne vazhdim. Si munda te ndjek kaq verberisht kete ideologji? Perse nuk bera pyetje atehere kur xhaxhai im polak u vra sipas ligjeve ushtarake ne 1939? Perse nuk hetova kur mesuesi im i latinishtes qe i kishte shprehur hapur dyshimet e tij per fitoren finale u qellua papritur? Keshtu mbyllen nje sere pikepyetjesh pa pergjigje ne intervisten e dhene per GG ne agjencine e lajmeve DPA. Por ka edhe shume pikepyetje te tjera qe kane ngelur ne ajer, qe zhgenjimi dhe inatosja kane krijuar te kritiket dhe lexuesit. Kush e di nese Grass do tu pergjigjet te enjten ne mbremje, kur ne oren 22.45 ne kanalin televiziv Ard do te transmetohet takimi i tij me kritikun Ulrich Wickert. Ky debat i ka paraprire daljes ne 7 shtator te autobiografise, por shtepia botuese e mohon ta kete bere kete per ceshtje komerciale. Debati politik Nderkohe, fronti i debatit eshte zhvendosur nga terreni intelektual ne ate politik. Nese Angela Merkel ka vendosur te fshihet pas nje no comment, koleget e saj nuk do ti kursejne kritikat per Grass. Grass ka pasur pretendime per tere jeten, sidomos ndaj politikaneve. Duhet ti kete edhe ndaj vetes se tij per te kthyer cmimet, perfshi Nobelin, - shprehet specialisti kulturor i Cdu, Wolfgang Bornsen. Madje edhe ne mesin e SPD-se, partise per te cilen Grass ka pasur konsideratat, ka kundershtime. Franz Muntefering, ish-zevendeskancelar pranon: kam respekt per Gunter, por do te kisha preferuar qe te kishte folur me perpara. Nga Gjermania ne pjesen tjeter te botes. Reagimet vijne edhe nga Polonia. Eshte e papranueshme qe qyteti ne te cilin filloi Lufta e Dyte Boterore, - shprehet Jacek Kurski, i partise Ligj dhe drejtesi, - te kete ne mesin e qytetareve te saj te nderit pjesetar te SS. Ne qofte se nuk do ta ktheje kete titull, do tia heqim ne. Ndersa Elech Walesa , nder te paret qe kerkuan kthimin e titullit shprehet: Jam e lumtur qe nuk e kam takuar asnjehere, qe nuk me eshte dashur ti shtrengoj doren. Kam humbur babane ne lufte dhe Grass ishte ne SS. Rrefimi i Grass sipas hebrenjve eshte nje nje rrefim qe cuditerisht ka ardhur me vonese. Ndersa per Lars Gustaffson, nje shok i vjeter i Grass, Frisch edhe Enzensberger ne kohet e Berlinit Ovest, Kjo eshte nje histori e frikshme. Mundohuni te mendoni: 60 vjet heshtje, - perfundon shkrimtari suedez duke cituar Strindberg: Nuk mund te jetohet me nje sekret. Por ka edhe nga ata si shkrimtari historik Norbert Frei qe thone se nuk eshte ndonje gje e madhe periudha ne SS. Por kjo fjali nuk eshte bindese dhe ceshtja Grass po pushton mediat. (Politika, gazeta e Beogradit hijet qe kane rene mbi integritetin moral te shkrimtarit, duke iu referuar pranise se tij gjate bombardimeve te Serbise ne luften e Kosoves). Por atyre qe kerkojne kthimin e cmimeve, gruaje e Nobeli-t, Dario Fo i pergjigjet me nje batute: Cfare duhet te bente atehere Benedetto XVI? Te dorezonte fronin?
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Berisha fsheh korrupsionin me presion ndaj aleatėve | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 09-11-2007 15:31 |
| Tė njohim mė mirė Islamin. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 30 | 07-06-2007 09:53 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |