| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nė libraritė e Vlorės: "POST - SCRIPTUM PER DIKTATUREN" (dokument - ese) Ditėt e fundit, shtėpia botuese Toena nė Tiranė, hodhi nė qarkullim librin dokument-ese Post-scriptum pėr diktaturėn shkruar nga Vasil Qesari. Ky libėr, pėr tė cilin autori nė fjalė, ka punuar pėr disa vjet, pėrben njė afresk shumėplanesh tė jetės totalitare gjatė peridhės 1970-1990. Pėrmbysja e kėsaj "ngrehine" tė madhe nė Shqipėri do tė linte pas, jo vetėm ndryshimin e sistemit shoqėruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqėsisht edhe mjaft plagė, drama, viktima, pluhur, mllefe e ēgėnjime nga mė tė ndryshmet. Dhjetė vjet e mė tepėr pas kėsaj ngjarje e cila tronditi thellė shoqėrinė duke pėrmbysur tėrėsisht shumė kode, rregulla e koncepte tė mėparėshme, njerėzit vazhdojnė endé t'i bėjnė vehtes pyetje tė tilla, si: Ē'kish ndodhur nė tė vėrtetė nė shoqėrinė shqiptare gjatė 50 vjetėve tė fundit tė diktaturės ? Si qe e mundur qė sistemi arriti tė deformonte gjithėēka? Pėrse njerėzit e kishin pranur atė ? Cila qe"logjika" totalitare e transformimit tė shoqėrisė dhe individit? Si qenė konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisė sė terrorit ?...Si ndodhi qė nė mbarė vendet komuniste tė Lindjes, Shqipėria te cilėsohej shpesh si "pėrjashtim" apo "rast i veēantė "? Pse Enver Hoxha i qendroi verbėrisht, fanatikisht e gjer nė fund besnik Stalinit duke e kthyer vendin nė njė burg te madh ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer nė fundin e viteve '80? Pse vendi u izolua ēmendurisht, duke i mbyllur njerėzit mes bunkerėsh e telash me gjemba? Pėrse, pra, ndodhėn gjithė fenomenet e mėsipėrme? ... Libri "Post-scriptum pėr diktaturėn", nuk pretendon t'u japė pėrgjigjje defintive e te padiskutueshme pyetjeve tė mėsipėrme apo kompleksitetit tė arsyeve qė sollėn e mbajtėn nė fuqi pushtetin totalitar nė Shqipėri. As qė tė jetė njė "afresk i plotė, i thellė dhe i gjithanshėm i jetės e vuajtjeve qė pėrjetuan njerėzit gjatė atij sistemi. Por, autori i tij Vasil Qesari, ndofta ka meritėn qė bashkė me vėshtrimin analitik retrospektiv tė periudhės totalitare, shoqėruar me zellin e njė analisti tė pasionuar, mbeshtetur mbi pėrvojėn e njohėsve e analistėve mė tė shquar tė shoqėrive totalitare, ėshtė pėrpjekur tė kthejė edhe njė herė kokėn "mbrapa", pėr tė dhenė jo vetėm mendimet, opinionet e kujtimet e tij personale, por dhe pėr t'i u rikthyer dhe njė herė vizionit tė asaj epoke, me filosofinė e thjeshtė tė ruajtjes sė Memories Kolektive si edhe mbėshtetjes sė Apelit pėr tė mos harruar kurrė maksimėm e njohur, se ...kadavrės vazhdojnė t'i rriten thonjėt e flokėt dhe mbas vdekjes . Dhjetė vjet e mė shumė pas "pėrmbysjes sė madhe", libri nė fjalė ka vlera aktuale e shpresojmė tė vlerėsohet nga lexuesi sepse, siē shprehet edhe njė studjues shqiptar "...e keqja mė e madhe qė mund t'i ndodhė njė populli, vjen atėhere kur ai nuk arrin tė bėjė analizėn e sė kaluarės sė vet. Njė popull amnezik ėshtė i detyruar tė jetė vazhdimisht neuropatik e tė pėrsėrisė pėrvojat e tij tė dhembėshme... ". Shkruar nga Vitore Stefa - Leka (Itali) ----------------------------------------------------
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Trajner wanted, 23 kandidatė pėr njė post | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 01-12-2007 23:01 |
| Post Secondary School in Trini? | Tropical Lady | Travel & History | 1 | 05-08-2007 09:30 |
| Websites to post free online ads besides craigslist? | Rosanna | Business & Finance | 0 | 01-08-2007 21:51 |
| Does anyone know a late bar or venue which is open 24 hour for post club/pre | Spursfan | Food & Drink | 0 | 01-08-2007 09:45 |
| ALERT POST !!!! : NEEDS HELP FAST... or this girls getting pregnant? | Straight Answer | Pregnancy & Parenting | 1 | 29-06-2007 21:55 |