| Cfare ju duhet te dini? |
|
#36
| ||||
| ||||
| E vertete e pabesueshme E mbajta ne krah tere diten Edhe zemer i dhashe: "Mbahu!" Te nesermen ne fasht kur aritem, U tha te tjereve: "Me rrahu!" ............................. Vonesa Ah, tani ti vdiqe e s'te ngjallim, Mjeku u vonua rruges shume, Erdhi ta veshtoi te ftohur ballin, hapi krahet,"vdiq,e s'kam c'bej une". Zakonisht zjarrfikesat vijne vone, Vijne kush shtepia digjet fare, Ndodh keshtu me bushtren, boten tone, Ndihma vjen vertet po s'vlen nje pare... ............................... Qafa sipas Fransua Vijonit (ishte koha kur poetin e denuan me varje) Jam Fransuaj, me placin syte, Me pret litar i prape, Dhe sa peshon,me nder,kjo b*y*th*e , E merr vesh ti moj qafe... ............................. Prishja e simetrise Tani s'te bej?Kam leter po s'me shkruhet, Ne raft raki, rakia nuk me pihet, Te kruhem?Thonjete i kam po nuk me kruhet. I kam carcafet,-gjumi shkoi-s'me flihet, Tani c'te bej? Me thoni c'duhet? Te kruhem? Thonjte i kam po nuk me kruhet... Fragmente: D.Agolli nga "Fletorka e mesnates
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#37
| ||||
| ||||
| ENDERROJ!? Perpara syve serish ti del, si nje re qe diellin pengon. Une brenda vetes fort theksoja, nuk eshte e mundur,po enderron. Shikimi yt ma merr mendjen, aroma jote me corjenton. Si eksitim qe larg te shpie, ne qiej lumturie mendja m'fluturon. E prekura jote e lehte, mishin si dhe ma thermon. Per cdo puthje tenden, zemra per pak me ndalon. - - - - - - - - - - - - Ik,largohu,fantazme, jo,s'eshte e vertet. Nga alkoli i tepert, po enderroj pa fjet. - - - - - - - - - - - - Oh puthme e dashur, me puth ti pa ndalim. Me buzet tona ngjitur, te rrime gjjer ne agim. Me ler o zemer e vogel, me ler te te sodit. Ti e zbehte po m'dukesh, ngjyra te paska ik. - - - - - - - - - - - - - Sa i marre qe jam, fantazme harroj qe je. Larg duart nga mua, te qete pse nuk me le. - - - - - - - - - - - - - Ah,vogelushjja ime, sa shume me ke munguar. Me muaj te kam pritur, kujtova se m'kishe harruar Por ti me ne fund erdhe, jemi prap te dy. Te lutem, s'dua fjale, une do tte vi me ty. Te dy bashke do bredhim, qiellin pa mbarim. Ne boten e perjetshme, do gjejme ne lumturin. VINCENT
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#38
| ||||
| ||||
| RUMI Oh, if a tree could wander and move with foot and wings! It would not suffer the axe blows and not the pain of saws! For would the sun not wander away in every night ? How could at every morning the world be lighted up? And if the oceanes water would not rise to the sky, How would the plants be quickened by streams and gentle rain? The drop that left its homeland, the sea, and then returned ? It found an oyster waiting and grew into a pearl. Did Yusaf not leave his father, in grief and tears and despair? Did he not, by such a journey, gain kingdom and fortune wide? Did not the Prophet travel to far Medina, friend? And there he found a new kingdom and ruled a hundred lands. You lack a foot to travel? Then journey into yourself! And like a mine of rubies receive the sunbeams? print! Out of yourself ? such a journey will lead you to your self, It leads to transformation of dust into pure gold! Pėrkthyer nga : Prof.Dr. Annemarie Schimmel
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#39
| ||||
| ||||
| MIMOZAT Simjet per te paren here mimozat ne doren e nji vashe i pashe qetsisht tue marrun fryme si ne dege. Mimozat erdhen tue pru me vehte ngjyren e ditve te blera, afshin e zemrave qe rriten nga nji fije per dite, pershperitjet e egra e te lehta te atyne qe shkelen ne prakun e jetes me kambe te dyshimta, me frige. Me duer tona te vrashta, te zanuna me sende tjera, s'kemi si me u perkite dhe aroma juej humb ne eren e luleve te mbytuna ne parzmet e grave vjeshtore. Lule mimozash, bartse kujtimesh, mes stinve e te pa stine na s'kthejme kurr ma te ju. Simjet per te paren here mimozat ne doren e nji vashe i pashe qetsisht tue marrun fryme si ne dege. Martin Camaj
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#40
| ||||
| ||||
| POEZIA E HUMBJES TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN E GJELBER TE SYVE TE TU DHE UNE I FYER I POSHTERUAR TE PERGJOJ PAS HIJES SIME BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA SI IDIOT I FRYJ HIRIT NDIZU ZJARR DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA RROBAT E CDO GJE QE KAM E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH. TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE TE SYVE TE TU POR UNE DUA TE TE DUA ME CDO KUSHT E.H
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#41
| ||||
| ||||
| Eshte shtjella e mbremjes a nuk e di se cfare qe me ben te mendoj c'eshte burri, si leviz mundimi i madh i tij mbi kete bote te vogel... Cfare ben qendresa e tij kete ore, ku dhe per cfare vuan qendresa. Eshte mbremje,deri ne dhome,deri ne rroba, mbremje. Vishen syte e mi me hijen e nje burri... Perjashta ka zera,por une nuk degjoj, vetem te qeshuren e bujshme,te paster degjoj, nje te qeshur burri. Eshte burri,burri, nje trup me afer njeriut, nje premtim,nje gjest me prane se vertetes, nje permbajtje qe dua te me zoteroje duke e zoteruar lehtas,pa me vrare. Nje emer,nje shok,nje besim i pandare. Mbremja ulet mbi toke,yjte ngjiten ne qeill, une mendoj c'eshte burri,c'eshte mbajtesi i botes, c'eshte ai trup neper te cilin koha rrjedh mundimshem. Me ka pushtuar sonte figura e nje burri, me ka madheruar shpirtin,persosur finesen, me ka kulluar ajrin e mendimit te lire. Ka kohe qe endem me vullnet te mbushur, me deshire te etur,ritem,kerkese. E di,ne te gjithe burrat shprehet ai,buri, ndonese misherimi i plote i tij, ende s'me eshte shfaqur te nje njei i vetem. M.Ahmeti
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#42
| ||||
| ||||
| ISHTE NJE RRUGE Ishte nje rruge ku vazhdimisht kaloje, ti,e dashur, ti,e bukur, ti,ekstravagantja ime, e te tjereve,ekstravagante, e share,e poshteruar,e komplimentuar, si historia e nje pikture te cmuar. Dhe s'dije as vete perse te iknin floket ne liri, ndersa kembet te shkelnin ne morg te dashurive kufomoide, qe gjithsesi paten mani t'i ekzaminonin gojet e qytetit. Tani nuk je, tani nuk ecen me ne rrugen qe nemitet, as hapi yt, as trupi yt i madh, as goja jote me mpiksje neverie dhe pakenaqesie. Aty eshte rruga,aty, dhe morgu yt i shperbere... Kufomat e te dashurave te flakura neper bordurat e plakura. Tani andej kur kaloj mungesen e madhe te orbites sate ndjej, dhe jap pershendetje skematikisht me ftohtesine e nje kartoni te cilin e respektojne per ty. Per ty,e dashur, per ty,e share, per ty,e poshteruar, si historia e piktures me te cmuar. Mimoza Ahmeti (vetes...)
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#43
| ||||
| ||||
| KLITHMA IME Une do te vdes, me kot lutesh te zgohem nen kete hark te kuq te perendimit ku pisha digjen, e kote t'i ngjallesh akrepat e muget te ndjenjes ne kete ore. Sepse kam rene,kam rene prej kohesh, E madhe,me zhurme,e vrare kam rene, me nje plage te kuqe qe e shihja vetem une. Oh,me zhurme,me shume zhurme kam rene, e pakallur kam rene, mbi kete toke kam rene. Dhe askush s'e pa ku ra ulerima ime, askush s'e degjoi, askush nuk e di ku endet tani ajo, ku ulurin ulurima ime. Te kam prane rini e fresket, tendencioze,plot muskuj. E shoh doren tende te zgjatur permbi trupin tim, doren tende te forte,doren tende te lutur, dhe buzet e tua shpirtndjellese i prek e i degjoj me zemer. Por..une kam rene,une po shuhem ngadale, nen peshen e trupit tim qe po ftohet te gjakut itm qe po ngrin ne deje, nders klithma ime shtegeton e jeh, dhe vetem per te behem merak une, ndersa vdes. Ju a e degjoni? Mimoza Ahmeti
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#44
| ||||
| ||||
| Pamja-kenge- Sot u pame-e sot u ndame Dhe nuk thame njeze fjale; Kur u ndame vame'e qame, Qame shpejt ca lot me vale. Edhe shpejt kur me te dale, Vame-u pame-e shume thame, Thame fjale, fjale, fjale, Pastaj kurre me s'u ndame. Nuk u ndame-e vete thame: C'keto fjale? C'keto lote? C'ky vajtim q'u vrame-e rame Shkrumb e pluhur nen bote? Ah kur rame, kur u dhembme, Ndritej dhembja drite-e arte... Kur u dhembme, kur u shembme, Shkrepej yll ne gjell te larte... Yll e drite bukurija, Qiell i larte perendija, C'vjen e shkon e vjen si hija, Plas e s'plas kjo dashurija. L.Poradeci
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#45
| ||||
| ||||
| Kujtimi Edhe ne mungove, Edhe ne ndryshove, Edhe ne dredhove, Ne me gjarperove: Kujt j-a dhe mungimin? Kujt j-a dhe ndryshimin? Kujt j-a dhe dredhimin? Kuja gjarperimin? Mungime-e ndryshime, Ndryshime-e dredhime, Dh'ato gjarperime- Hon per zemren t'ime. Zemr'e mall i pare, Zemerez-e vrare Kujton dyke qare, Pushton me llaftare Lulen e pavdare, trupin e pangare. Pa ri pshoj qetuar Dyke enderruar Ndaj po puth ner duar- Si ndaj koh'e shkuar- Fort i desheruar, Fort i dhemshuruar, Fort i lumteruar Ballin drite-gruar, Syrin qjell-kulluar, Gjirin-vajzeruar, Trupin-qumeshtuar. L.Poradeci
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#46
| ||||
| ||||
| SYTE Te zes a blu plot gaz e zjarr Sy te panumert pane agimin Tani po flene atje ne varr Po dielli nuk e err shkelqimin. Dite dhe nete, sa sy o Zot! Shkelqyen mu si xhevahire Shendritin yjet jete e mot Po syte u krodhen ne erresire. Vecse veshtrimin plot magji Jo, jo, se humben syte e bukur Do jene kthyer kushedi Nga bote e shpirtit e padukur. Si yjet qe kur perendojne Na lene, po ne qiell mbesin Keshtu dhe syte vine edhe shkojne Po per te vdekur nuk vdesin. Te zes a blu, plot gaz e zjarr Celur ndaj Drites se vertete Syte qe u mbyllen atje ne varr Shohin ende, shohin perjete! Nga poezia franceze
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#47
| ||||
| ||||
| Vdekja e nėnės U zvogėlua nėna dhe u tret e gjitha,_ U bė si pulėbardhė e lehtė_ Dhe njė mėngjes pa zbardhur ende drita_ Rėnkoi e fluturoi mbi retė. Andej u fsheh si ylli Afėrdita_ Dhe ne pastaj s'e pamė, pastė ndjesė!_ Veē ndodh qė valė e ėndrrave tė trishta_ E sjell nė breg tė shtratit tim si shpezė. ps; une nuk di te kete kenge me te ndjeshme e njekohesisht kaq te bukur sa kjo, kushtuar Nenes. Agolli e ka qare te gjithe artin e tij ne ket kenge te thjeshte e plot jete.
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#48
| ||||
| ||||
| Ftujkeze bardha me zile rruges se malit kur vije te dy cickat mi dersinje me shami te holle i fshije. Ftujkeze bardha ne vreshta me genjeve me genjeshtra thoshe:dal te vije vjeshta pastaj heshte,pastaj heshta. 2. Laj e hidh gersheten prapa, se vjen dielli,te djeg vapa Me gershetne mbytme mua Mbytme dhe gje tjeter sdua. Po te pyesin miqte e shkrete thoni vdiq nga nje gershete. 3. Mike me shami menjane me ngadal se dogje fshatne! C'i bera fshatit te shkrete se po shkoj poshte e perpjete fap me sy,fap me qepalle na fute ne dhe te gjalle! 4. U trete moj hardhingrene U trete qiri me kembe kafe miqve duke dhene U trete moj hardhingrene fajet i pati jot eme qe te dha ne oxhak te rende
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |