| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Poezia, rregullat vijnė nga kaosi Ēdo gjė ėshtė nevojė pėr komunikim. Luljeta Lleshanaku ka konkluduar kėshtu pasi ka kėrkuar prej vetes arsyet qė e shtynin tė shkruante. Poezi apo prozė, kjo sduket tė jetė shumė e rėndėsishme. E filloi me poezi pasi asaj i ndjehet mė afėr. Eksperimentoi me prozėn pėr tė provuar njė tjetėr pėrmasė lirie. Dhe pasi i ka njohur tė dyja, e ka tė lehtė tė bėjė dallimet mes ngacmimeve dhe reagimit tė shqisave ndaj atyre cytjeve qė e ēojnė drejt njė vargu apo tė tjerave qė pjellin prozėn. Por poete apo prozatore, gjithsesi ajo do tė kishte mbi tė gjitha vetinė e perceptimit psikologjik tė realitetit. Sė paku ky ėshtė sipas saj, njė kusht i tė qenit shkrimtar i mirė. Mė tej: Gjithēka ėshtė fryt i njė pėrvoje vėzhgimi dhe analizimi tė gjatė e tė vėmendshėm, si nė planin personal ashtu edhe atė kolektiv. Nėse zakon i poetėve apo prozatorėve ėshtė tė mbajturit e shėnimeve apo ditarėt, kjo nuk i ndodh Lleshanakut. E nėse mbi tė gjitha, poetėt thonė se njė poezi i gjen kurdo e ata e shkruajnė atė kudo, nė rrugė, nė stacion, nė kafene... mbi njė ēek, njė faturė apo paketė cigaresh... sėrish kjo nuk i ndodh Luljeta Lleshanakut. Nuk shkruan dot poezi kudo e pėr me tepėr nuk mundet tė shkruajė njė poezi nė gjysmė ore. Tė shkruarit e poezisė i merr shumė kohė e njė pjesė syresh dėshtojnė. Prej kohėsh intuita e ndihmon dhe ajo i bindet pėr tė dalluar njė poezi tė mirė nga njė jo e mirė. E pėr kėto tė fundit ska dhimbje as mėdyshje pėr ti bėrė pre tė butonit Delete tė kompjuterit. Ēasteve kur ėshtė poete, dhe e tillė ėshtė kohės mė tė madhe kur krijon, ėshtė besnike e elementėve qė i njeh mirė, ndryshe e thėnė ėshtė thellėsisht autobiografike. E kėtu nuk bėn pėrjashtim me tė shumtėn e poetėve, poezitė e tė cilėve gjithherė kanė fillesa apo ngacmime vetjake. Imagjinata-thotė- ėshtė tjetėr, e trilli ėshtė tjetėr. Nė poezi ska trill Kur ėshtė prozatore ndryshon puna. Imagjinata e mė sė shumti trilli janė lojrat qė e pėrthithin. Por kjo sdo tė thotė se nuk ėshtė tokėsore. Pėr me tepėr: pėrsa i pėrket personazheve, besoj se ėshtė mirė qė shkrimtari ti referohet modeleve, deri nė detaje, sepse ėshtė e pamundur tė krijosh njė personazh me imagjinatė. Gjithsesi ai do tė tingėllonte artificial dhe letraresk. E mė tej, Lleshanaku rrėfen ēastet kur ėshtė e shndėrruar nė krijuese... -Si funksionojnė te ju shqisat e poetes? Si mund tė kategorizohen detajet e realitetit qė ju tėrheqin vėmendjen si poete? Thelbi i letėrsisė janė marrėdhėniet njerėzore, tė marra nga ēdo kėndvėshtrim, tė tjerat janė vetėm aksesorė. Letėrsia nė vetvete, pėr mendimin tim, ėshtė njė formė psikologjie, por, njė psikologji, pa traditė, pa konvenca, pa kod, njė lloj psikologjie qė kurrė nuk tė imponohet, por vetėm tė ofrohet, tė sugjerohet, tė qaset. Shkrimtarėt e talentuar, duhet ta kenė patjetėr kėtė veti, perceptimin psikologjik tė realitetit. Si e tillė, mendoj se asgjė nuk ndodh nė mėnyrė naive, nė letėrsi. Gjithēka ėshtė frut i njė pėrvoje vėzhgimi dhe analizimi tė gjatė e tė vėmendshėm, si nė planin personal ashtu edhe atė kolektiv. -Nė ēkonkluzion ju ēon pėrvoja juaj, a keni gjithnjė nevojė pėr shtysa reale pėr njė poezi? Nevoja pėr tė hedhur dritė mbi diēka, nevoja pėr tė shpjeguar thelbin e njė marrėdhėnieje, pėrbėn gjithmonė njė shtysė reale. Tė tjerat, pėr mua, janė shtysa jashtėletrare. -Ēfarė duhet tė ketė njė element, qė tė shndėrrohet nė shtysė pėr njė poezi ? Gjithēka mund tė shėrbejė si element nxitės pėr njė poezi. Unė nuk mund tė pres emocionin e fortė, diēka tė jashtėzakonshme tė mė ndodhė. Ēdo ditė, ēdo moment, ēdo sekondė, ndodh diēka. Dhe, nė tė njejtėn kohė, ashtu si nė kėtė moment qė ne po bisdojmė, unė jam e rrethuar nga mjaft objekte: letra tė hedhura pėrtokė, korniza qė rrijnė shtrembėr, njė gotė gjysėm e zbrazėt qumėshti, njė copė leukoplast i sapohequr nga gishti, njė fjalor qė i mungojnė faqet e fundit etj, etj, tė gjitha objekte tė zakonshme, por, qė mund tė shėrbejnė fare mirė pėr tė ndėrtuar njė situatė, atmosferė, nė varėsi tė asaj ēka dua tė shpreh. Pėr fat, ėshtė njė atelje e pafund -Sa e qartė jeni ju, nė momentin qė nisni tė shkruani? Ku doni tė arrini apo si do tė arrini? Mund tė jesh i paqartė nė momentin qė nisesh tė shkruash diēka, por, kjo paqartėsi nė rastin tim, nuk ka tė bėjė me objektin, por, me mjetet qė duhet tė pėrdorėsh pėr tė depėrtuar drejt vatrės. Nuk kėrkohet njė shpjegim prej poetit, por, njė situatė e besueshme. Duhet patjetėr tė godasėsh shqisėn e lexuesit, tė pėrpiqesh nė krijosh intimitet me tė, dhe kjo nuk ėshtė e thjeshtė, madje ėshtė mjaft e vėshtrė. -Si mund tė pėrshkruhet procesi nėpėr tė cilin kalon njė poezi. A keni rregulla apo respektoni ngacmimet qė ju vijnė sė brendshmi...? Nė poezi, rregullat vijnė nga kaosi. Unė pėrpiqem tė harroj ēdo lloj rregulli qė pėrvoja mė ka mėsuar, tė pėrjashtoj nga mendja me sa mundem edhe vetėdijen qė nuk ėshtė hera e parė qė po shkruaj, sepse detyrimisht e gjen veten brenda skemės. Por, por, megjithatė natyrshėm e gjen veten brenda disa rregullave, kur e sheh qė ato pėrsėriten nga njėra poezi tek tjetra. Fjala vjen, jam e detyruar tė ndjek njė logjikė tė brendshme tė zhvillimit tė argumentit poetik, nga pika e nisjes e deri nė pėrfundim, deri nė rrokjen e fundit. Po kėshtu edhe harmonia e imazheve, sintaksa, ritmi, etj, tė cilat tė marra sė bashku krijojnė stilin. E stili konsiston pikėrisht nė elementėt qė shndėrrohen nė disiplinė individuale, nga njėra poezi tek tjetra. Kėtė, natyrisht e ke mė tė lehtė ta kuptosh nga pozicioni i lexuesit se sa nga ai i krijuesit. -Poetėt, apo njerėzit e letrave nė pėrgjithėsi, rrėfejnė shpesh pėr mani, pėr supersticione... qė i shoqėrojnė gjatė procesit. Ēfarė ndodh me ju? Unė kam luftuar pėr njė jetė modeste, pa shumė salltanete, nė mėnyrė qė tė mund tė kisha mė shumė kohė dhe mundėsi ti kushtohesha letėrsisė, pikėrisht asaj ēka mė jep mė tepėr kėnaqėsi. Por, edhe kjo me sa duket nuk ėshtė e lehtė. Thjesht, mė duhet mė shumė kohė pėr vete, shumė mė tepėr, dhe njė vend pėr tė shkruar, e as kėtė nuk e kam. Me duhet tė shfrytėzoj ato pak orė tė paraditeve, kur jam vetėm. Nė mėngjes kam mė shumė energji dhe jam mė e kthjellėt. Por, natyrisht, kam tė drejtė tė ėndėrroj njė vend tė mirė pėr tė punuar, mund tė ishte njė shtėpi diku nė fshatrat e Italisė sė Jugut, apo qoftė edhe njė shtėpi e veēuar kudoqoftė, mjafton qė tė mos mė trokiste njeri nė derė, e tė mos i binte kush telefonit. Tė gjitha manitė e mia kanė tė bėjnė vetėm me nevojėn e pėrqėndrimit. Nė tė njėjtėn kohė, si mesdhetare, ndjej shumė nevojėn e dritės. Muzikė, jo. Eshtė tepėr stimuluese dhe mė shpėrqėndron. Por, pėrgjithėsisht, procesi i tė shkruarit ndodh nė mendje, ndėrkohė kur unė merrem me njėqind e njė punė tė tjera, thjesht, mekanikisht. -Ēėshtė qė ju bind qė njė libėr apo njė poezi e vetme ėshtė e mirė? Nė tė njėjtėn mėnyrė qė ne e kuptojmė se njė fustan na rri mirė, duke u parė para pasqyrės. Ėshtė deri diku iracionale. Dhe pasqyra, sa vjen e bėhet mė tekanjoze. -Ēdo tė thonit pėr titullin e njė libri. Cilat janė kushtet qė duhet tė plotėsojė njė fjalė a njė frazė qė tė jetė titulli i njė libri? Si e gjeni atė? Ėshtė pak e vėshtirė. Sipas meje, titulli nuk duhet tė jetė shpjegues, e aq mė pak deklamativ. Mund tė jetė, por, edhe nuk mund tė jetė njė varg i poezisė. Ėshtė mirė qė ai tė jetė intrigues, pra, tė ngjallė kuriozitet pėr atė qė vjen mė pas. -A keni ju poetė tė preferuar, qė i dalloni mes tė tjerėve, apo poetė mė afėr tė cilėve ndjeheni? Yehuda Amichai, ėshtė poeti qė kam mė pėrzemėr. Mundet qė kjo tė jetė e lidhur me faktin qė unė ndjehem shumė mė afėr tij, sesa ndonjė poeti tjetėr. Njėlloj ngjashmėrie qė ka tė bėjė me mėnyrėn e perceptimit, si njė metaforė bruto dhe mbizotėruese. Nėse do ta kisha lexuar herėt, do tė dyshoja te tė qenit e ndikuar prej tij. Por, nė tė vėrtetė, unė e kam lexuar pėr herė tė parė diku para rreth shtatė vjetėsh, vetėm kur iu pėrkthye dhe iu botua njė pėrmbledhje nė gjuhėn shqipe. Ai ėshtė jashtėzakonisht i fuqishėm. Tė tjerė..., janė shumė. Pėr momentin, jam shumė e tėrhequr nga Cesare Pavese, tė cilin po e lexoj nė anglisht. Ėshtė tepėr elegant, dhe bėn njė tip letėrsie qė duket se ėshtė shkruar njė shekull mė vonė, atė tip letėrsie qė u reziston tė gjitha kohėrave. -Ju identifikojnė me poezinė dhe jo rastėsisht. Por gjithsesi, keni eksperimentuar me prozėn. Deri tani vetėm njė herė. Cili ėshtė konkluzioni i kėsaj pėrvoje tė parė? Thjesht, desha tė provoj veten nėse mund tė shkruaj prozė. Libri i vetėm qė kam nė prozė, ėshtė i shkruar me nxitim, njė libėr i shkruar me thikė nė fyt, ngaqė duhej tė dorėzohej brenda njė afati tė caktuar. Megjithatė, me dy tregime, unė jam bindur qė mund tė shkruaj prozė. Natyrisht, kur tė kem mė shumė kohė pėr tu marrė seriozisht me tė, sepse proza ėshtė punė. Por, tė shkruarit prozė, mė dha njė kanaqėsi ndryshe: ėshtė njėsoj si tė luash shah. Tė shkruarit e poezisė, ėshtė si tė luash shah me veten, ndėrsa kur shkruan prozė, duket sikur ke njė partner tė padukshėm pėrballė teje, loja ėshtė befasuse, e mbushur me tė papritura, e thėnė shkurt, ėshtė njė udhėtim i hapur. -Pse vendosėt ta provoni kaq vonė shijen e tė shkruarit prozė? Ngurrim...? Ngurrimi drejt prozės gjithė kėto vite ka tė bėjė me konceptin: ēfarė ėshtė proza nė tė vėrtetetė? E ky ėshtė njė rrezik goxha i madh pėr ata qė janė tė ushtruar nė poezi, sepse, proza dhe poezia, megjithėse tė dyja bazohen mbi fjalėn, janė kaq tė ndryshme nga njėra-tjetra. Unė do tė thosha qė poezia sa vjen e po afrohet mė shumė me artet vizive, pėr nga fuqia sintetike, ndėrsa proza priret drejt individualizimit, veēimit, e si e tillė, ato mjete qė janė kaq funksionale pėr poezinė, si fjala vjen figuracioni, janė njė asfiksi e rrezikshme pėr prozėn. -Ēfarė dallimi mund tė bėni atėherė, mes poetes dhe prozatores te ju? Unė nuk jam akoma prozatore, dhe nuk jam krejt e varur nga rrethanat pėr tė qenė e sigurtė nėse do tė mund ti kushtohem prozės ndonjėherė. Por, nėse do tė mund ta bėj, them se do ia dal po tė mund tė realizoj atė koncept qė kam pėr prozėn: si njė zbritje e butė nė rrathėt e puragatorit qė secili prej nesh ka brenda vetes. Pra, nuk do tė synoj tė bėj njė prozė tematike, sado qė kjo ėshtė ajo qė pėr momentin e bėn atraktiv njė libėr nė treg, por, njė model letrar psikoanalitik. Ndoshta edhe pėr tė njėjtėn arsye mė pėlqen aq shumė edhe proza e Kafkės. -A mund tė komentohet nė tė njėjtėn llogjikė libri juaj Arti i joshjes? A ėshtė njė model letrar psikoanalitik? Arti i joshjes ėshtė njė pėrmbledhje tregimesh, tė cilat kanė pak a shumė diēka tė pėrbashkėt: problemet me identitetin tė njė gruaje nė meso-moshė. Ėshtė njė krizė qė e pėrballojnė pothuajse tė gjitha gratė, por, edhe burrat nė njė stad pak mė tė vonė, njė krizė qė ndodh tamam nė njė moment shumė kritik bilanci, kur ato i shtrojnė vetes pyetjen kush jam unė, apo sė paku a jam unė e lumtur? Mjafton tė ndodhesh nė njė floktore, e tė shohėsh kaq shumė gra tė kėsaj moshe qė lyejnė flokėt, e bėjnė ndryshime deri nė transformim tė dhimbshėm, pėr tė kuptuar qė fryn njė nevojė ndryshimi brenda tyre, njė nevojė pėr tė rinovuar diēka. Ky ndryshim nuk lidhet vetėm me zvenitjen fizike, por, lidhet edhe me faktin qė tamam atėherė fillon e merr fund ajo periudhe devocioni, sacrifice, skllavėrie ndaj fėmijėve. E lirė nga ky kontekst, gruaja fillon e vė nė dyshim gjithė ekzistencėn e vet. Personazhi, nga njėri tregim tek tjetri pėson njė metamorfozė, deri nė momentin qė ajo fillon e pajtohet me rrethanat, duke u pajtuar me veten. -Nėpėr ērrugė ka ecur ky personazh, kjo grua e librit Arti i joshjes? Si e keni ndėrtuar atė? Nė pėrgjithėsi, pėrsa i pėrket personazheve, besoj se ėshtė mirė qė shkrimtari ti referohet modeleve, deri nė detaje, sepse ėshtė e pamundur tė krijosh njė personazh me imaginatė. Gjithsesi ai do tė tingėllonte artificial dhe letraresk. Krijimi i karakterave ndoshta ėshtė edhe njė nga pikat mė tė dobėta, dhe mė tė forta nė rastin pozititiv, tė njė letėrsie tė caktuar. -Le tė kthehemi te poezia. Do tė shkėpus njė frazė tė njė kritiku qė komenton poezia tuaj: tradhėton ēdo intimitet, shkruan Allen Grossman. Sa i ndėrgjegjshėm ėshtė nga ana juaj ky akt tradhėtie? Ėshtė krejt i ndėrgjegjshėm. Bile, nganjėherė, mė zė frika se po bėhem shumė cerebrale. -Mungesa e njė komenti politik apo social, ėshtė njė karakteristikė e poezisė suaj, gjithnjė sipas kritikės. Si shpjegohet kjo mungesė? Pse ka ndodhur kėshtu? Unė nuk e kam parė njeriun si njė produkt politik, mė shumė se njė qenie ekzistenciale. Tė gjithė sistemet politike, kanė diēka denigruese nė vetvete; sė paku, brezi im, qė i takoi tė jetojė nė dy sistemet, e ka pak a shumė tė qartė kėtė. Mua mė duket shumė sipėrfaqėsore tė merresh me temėn politike. Njė interpretim i tillė ėshtė njėdimensional. -Ēproblem pėrbėn pėr ju, numri i paktė i lexuave tė poezisė? Poezia ka mė pak lexues, dhe nuk ka si tė jetė ndryshe, pėrderisa, poezia tė bėn tė mendosh. Edhe nė Shqipėri po ndodh njė gjė e tillė, sepse edhe ne, avash- avash po adaptojmė filozofinė e perėndimit, filozofinė e shoqėrisė sė konsumit. Tė lexosh poezi do tė thotė tė reflektosh, tė shtrosh ēėshtje metafizike, tė cilat, sipas kėsaj filozofie, e pengojnė njeriun tė ecė pėrpara, e bėjnė pasiv dhe tė dobėt. Pėr mua nuk ka rėndėsi nėse poezia merret nėpėrmjet librit, rrugės elektronike, apo ambalazhit tė patatinave. Problemi ėshtė qė kemi tė bėjmė me filozofinė e refuzimit, tė shumė gjėrave qė lidhen me ushqimin shpirtėror.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |