Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Poezia E Sami Gjokes Nje Ze I Fuqishem Ne Letersine Shqipe

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 29-09-2004, 21:30
Minifotoja e anetarit erincanaj
I/e Sapoardhur
 
Reg: 29-09-04
Postime: 1
Kryesore Poezia E Sami Gjokes Nje Ze I Fuqishem Ne Letersine Shqipe

POEZIA E SAMI GJOKES NJE ZE I FUQISHEM NE LETERSINE SHQIPE

Sami Gjoka me vellimin e sapo botuar “Prezantim me Amerikėn” i
dha
letėrsisė shqipe njė vaj klithės mė pėrmasa gati mitologjike, teksa me
aq
origjinalitet pasqyron dhimbjen shekullore tė dashnorit tė braktisur.
“Prezantim me Amerikėn” ėshtė tėresisht njė kėngė dashurie ku njohesi
i
fjalės sė shkruar behet nje me njeriun qė ėshtė mpiksimi i dhimbjes pėr

cilen shkruhet.
Adhuruesi i poezise ka tani nė duar nje liber qė flet vetem pėr
dashurinė e
nė tė njejtėn kohė i tėrė libri pėrshkruan stuhitė me tė medha tė
shekullit
pa u kuptuar se flitet pėr to.
Lufta kozmike e njeriut pėr gruan dhe djalin e humbur nė poezine, “Kėtu
kaq
pranė Kongresit” jepet e barazpeshuar me konsekuencat e luftrave
moderrne
midis Perendimit e Lindjes, ku poeti shpalos leksionin tragjik se ata

derdhin gjakun pėr shoqėrinė janė ata qė braktisen tė parėt nga
shoqėria.
Tek qanė nė ballkonin e shtėpisė, pėr gruan e ndarė e djalin e humbur,
pėrsonazhi poetik i Sami Gjokės, pine ēaj i vetmuar, “…ēaj qė kripet sa

shumė derdh lotė…”, se tregėtarėt qė nė kėtė rast pėrfaqėsojne shtetin,
i
kanė tashmė sekustruar shtėpinė.
Nė kėto poezi paralelizmi antitezė i dhimbjes pėr maskrat nė
Serbrenice e
flakėn serbe ne Prekaz jepėt pėrballė ftohtėsisė perendimore gati
buzegazė.
Edhe pse kufizuar nė pak vargje, keto poezi, janė fabula epope nė
vetvete.
Me mjeshteri tė rrallė artistike nė “Sikur skam qarė tėr jetėn” jepet
njė
tabllo prej piktori qe si mungonė as edhe nje detaj, tė nje mengjzi tė
zakontė nė metro. Njerėz qė nxitojnė nėpėr shkallė, qė presin
ashensorin me
gota tė kartonte tė kafesė nė duar, tė tjerė tek marrin nėpėr kioska
gazetat, pritjet nė stolat e betontė, dhe mes gjithė kėtyre dashuria
mes dy
tė rinjeve, qeshje-shkembim ku secili kėrkon tė gjejė ndėr gazeta diēka
pėr
tė kenaqur tjetrin, ndarje-idhnimi kur gazetat zunė dalngadalė t’i
ndajnė
siē thotė poeti “si dritare zėnė me perde” dhimbjen e Balkanasit qe po
thell- thellohet me shpejtesi nė sytė e tij ndėrsa Kosova po
shėndėrrohet nė
Serbrenice. “…ngaqė smund tė shoh nė sy, hap gazetėn me tė kotė/ makizh
qeshje zdi tu bėj syve qė po thellė-thellohen/ unė lexohem tash prej
botės
si njė shkrim i thjeshtė nė postė/ se kam zemren e lėnduar/ se kam
shpirtin
copė-copė.” Kjo poezi nuk vė pėrballė thjeshte dy ish dashnorė mengjez
pėr
mengjez nė tė njejten stacion metroje, por poetikisht aty shfaqen
krashi
njera tjetres dy kultura tė ndryshme, dy botė tė largėta e prap nė tė
njejtėn vėnd, nė tė njejtėn kohė. “…lexoj lajmet si ndėr flakė e kanė
ndezur krejt Prekazin/ ndėrsa ti si pėr inatė sheh gazetės pėr
koncerte/ ti
tani kėrkon tė qeshesh unė tani kėrkoj tė qaj/ sikur nuk kam qarė tėr
jetėn.”
“Prezantim me Amerikėn” edhe pse me tė drejtė mund tė ishte titulluar
“Vaj i
njė dashnori tė braktisur”, i kalon pėrmasat lamentike tė njė zemre qe
qanė,
ai ėshtė sintetizim i dhimbėshem poetik i historisė moderne me
konflikte tė
tipit primitivo-mesjetarė. “…se nė sallat e kongresit vjen Hermesi me

shpejtė/ lajmetar i Pentagonit, Pentagonit qė ndėrzen/ dhe mbars
qiellin me
rrufe, me rrufe ngarkon retė…” Nė to jepėt arroganca, kotėsia dhe
injoronca
e luftrave tė sotme ku tė fuqishmit nisėn pėr beteja nė emer tė sė
drejtės
sė “ndriteshme” por pėrsonazhi pushtues nė kėto vargje flet pėr
vetvetėn se
ėshtė forcė e errėt e natės qė kall frikė e mbjell vdekje “…unė po
shkoj
tash me natėn sepse natės i pėrkas/ alkaeden, talibanin vetėn time
shkoj tė
vras…” e ndėrsa nė rrugė drejtė vdekjes ushtari kujton jetėn e vetė
lėnė
prapa “….si njė femėr e braktisur qė urreu botėn mbarė/ e me botėn qė
urreu
shkoi pastaj e bėri qefė…” sepse ndėrsa nė rrugė tė bombardojė Irakun,
e
dashura e tij shkoj tė dehet nėper pube, dhe duke qarė pėr tė nga
vetmia dhe
brenga, dhe pija, vallėzoi e piu e bėri dashuri me rracen qė ai shkoi

vriste. “…Faqe burrash do tė shpojnė faqen tėnde aq tė njomė/ hapi
ritmin
ngatėrronė, hapi qė tė ndjek nga prapa/ ah, qė s’mund tė ndjek akoma
siē tė
ndoqa hap pas hapi/ kur ti natėn vallėzon unė vras njerėz tė pafajshem/

pallatet poshtė qiellit tė pa drita tė Bagdatit…” E pikėrisht pėr
vrasjen e
tij e cila nuk do jepet ne lajmet e mbrėmjes nuk do qaj askush e ajo qė
do
qaj do tė dehet me vodka nėpėr klube nate pėr tė fjetur pastaj me tė
tjerė.
Ndėrsa i vdekur, ushtari i vdekjes niset drejtė qiellit me foshnje qe
nga
qielli vetė ka vrarė, qielli mbushet me qarjet pėr dashuritė qė poshtė
humbėn nė kėrkim tė parajsės qė kurrė se gjetėn. “…qarja tyre si prej
bote
prej nga vijmė/ qeshja tyre si prej bote qė nuk gjetėm…”
Libri pėrcjellė filozofinė se nė kėtė botė jeta individuale duhet ēmuar

tepėr sė ēdo gjė tjetėr dhe se nuk duhet flijuar pėr asgjė. “…Pėr njė
salsa do ta falja Izraelin/ pėr njė puthje do mohoja Palestinen/ lum
ata qė
nė vallėzime prapa mbeten/ e me puthje nėpėr shtreter rrokullisen…”
Duke lexuar kalimthi kėtė libėr ndjenė se autori pėrshkruan pikėrisht
ato
momente qė dikur ngacmuan pėrdhunueshem femijėrinė tėnde tė njomė, kur
si nė
njė mengjez qė ska ardhur akoma, bryma e ftohtė e deshirave tė
hereshme,
gėrshetohet e ngatėrrohet hutueshem me fytyren e nuses sė gjitonit,
vret
barin e imet nėn fushat e errėta, fushave ku me daljen e diellit vjen
djegėja dhe pėērzhitja e blerimit rinor e me ta loti i dhimbjes pėr
dashuritė e humbura. “…kukulla si ēupėz qė mė pat dhunuar/ fėmininė e
herėt
mapos nė vitrinė...” Dhe, pėr ta thėnė mė tej me vargjet e Sami
Gjokės, je
ti ai fėmij, rritur me shpejtėsi qė lėndoi e u lėndua nėpėr dashuri dhe
tani
shkruan me dhimbje nostalgjike teksa zbret qilarit “…si kėrmilli struk
tėrhiqem, i moshuar/ tash qė botėn e kam lėnė/ tani shkruaj…” e duke
klithur
me krenari inatēore pėr ēka mizorisht i ke punuar botės e prap mė
pėrultėsinė e vetėdijeshme se bota tė ka ndėshkuar jo me katileri
perendie,
ty njeriun qė vuan, por tė ka dhėnė pikėrisht dozen qė ke merituar, “I
vij
botės rreth e qark/ i lėnduar, i pėrnduar/ ē’i kam bėrė i’a bėra hak/
ēmė ka
bėrė, kam merituar.”
E ndėrsa braktisur nga gruaja, qanė pėr djalin e vrarė dekada mė parė

Vietnam, lirizmi poetik i Sami Gjokės nis ta prezantoj Amerikėn si njė
qytet
me shtėpi tė mbyllura nga qe djemtė i dėrguan tė vritėn e tė vrasin
sėrish
fėmij tė pafajshėm ne Bagdat.
Amerika nė kėto kėngė dashurie- ėshtė nata e parė e Poetit nė
Uashington,
ėshtė dhoma ku femra lakuriqe siē thotė poeti “… si nuk diten ēfare tė
bėjnė me mua/ oh sa ėmbėl mė futin nė mes/ bėjnė sikur mė puthin e mė
zėnė
me duar/ oh si shkasin duart nga xhepi nė xhep/ njėra mė thotė hani
tjetra
mani flet/ zot si spatėn rrobat dhe njė tjetėr xhep…”
Dhimbja ėshtė dukuria me spikatėse e kėtij libri.
Ajo ėshtė dhimbje pėr femijen qė s’jeton. “…dadi nuk guxoj tė
rritėm/ se
kur unė tė rritem ti do ikėsh/ se ti ike, me desh mua rreth e rrotull/
e ai
vertetė kurrė s’u rrit/ e unė kurrė nuk guxoj tė pyes/ pėrse mbete ti
pėrherė i vogėl?…” Dhimbjen e braktisjes nga i dashuri dhe pendeses sė
shėndėrrimit tė vetės nė prostitutė, “…Bie shi, lėrmė tė fshij
fytyrėn/ unė
nuk mund ta mbaroj cigaren/ dua tė nxitoj e tė ndėrrohem/ dua tė pushoj
e
ndal tė qarėn…” Dhimbje pėr atė qe ke kėrkuar dhe se gjete kurrė, “…e
s’tė
gjeta, isha bindur e me vete pata thėnė/ mė je ėndėrr qė do shuar…”
Dhėmbje
pėr rininė qė iku aq shpejtė, “…si njė bletė krahėthyer qė sė fundi
kthen nė
zgjua/ se ra mbrėmja edhe stinė e reve ka filluar…” Dhimbjen e amanetit
pėr
faktin se ikim nga kjo botė pa ēuar nė fund ēfarė patėm nė plan tė
mbaronim
dhe nė tė njejtėn kohė dhimbjen e dijes se as amaneti qė lėmė zdo tė
realizohet, “…nėse gjumi qė rėndon do mė marrė e do mė zėrė/ dua ti
njė
natė tė vonė ta mbarosh kėtė poemė/ nėpėr mall e pika lotėsh/ por ētė
shkruash mė zdo keshė/ e pa shkruar do ta leshė/ pėr tė tjerė qė do tė
vinė/
e do ikin plot tė tjerė…”
“Prezantim me Amerikėn” pėrcjell nga vargu nė varg emocionet e
anktheshme te
pritjes gati deri nė mosprite, “…tash jam goma e avionit qė mbi pistė

afrohet/ bėn tė ulėt, pa u ulur ēohet qiellit kaq sėrish/ dridh
vibrohem si
avioni, si avioni qė vonohet/ se s’mė pritet/ nuk mė pritet/ nuk mė
pritet
sa tė vish…” Ose “…a smė the qė do pres pėr ty/ dhe sikur tėplakėm duke
pritur/ paske thėne se ke qenė nė rritje/ por nuk pret tashmė qė je
rritur...” Ankthi i pritjes pasinonate nė poezinė e Sami Gjokės ėshtė
aq
intens sa duket ee ajo e plak njeriun me minuta. “…pres tani me vrap
tė vij
te ti/…lepurush unė jam ēilimi/…do me rritėsh apo do mė plakėsh?”
Ky libėr ėshtė njė betej e vazhdueshme ndjenjash tė pakontrollueshme ku
llogjika e ndjenja gjenden nė duel tė vazhdueshem, gje qė e bėnė
krijimtarinė e kėtij autori levizes e tė eteshme pėr tu lexuar. “…a
s’tė
thash tė shkosh nga mua/ shtetesh nga kam shkuar vetė….tash qė ike kam
gjėmuar, morri thirrma ime dhenė/… si guxon tė shkosh pa mua…..edhe
qeshi
syri yt pėrmbi lotin e pėrtharė/ buza jote ėmbėlsisht hyn mes buzeve tė
mia/
ėshtė mekati im i fundit/ ėshtė mekati yt i parė.
Kontradikta, mosvendosja, mėdyshja- “…zdi pėrse do vete vallė neser
prap nė
Amerikė/ kur kėtu gjithnjė mė pret qeshja dhimbur qė kam qarė…”
tronditje
poetike dhe pikėllimi i lamtumirės janė kristalizim i pėrbashkėt i
harmonishem i vargjeve , “…nėpėr qiellin qė po ngryset anėkend shpirtit
tim/
kthehu sytė gjithė t’i lagėsh kur tė qashė ke nevojė/ po kur qeshet
syri yt
mos jak fare tė trokasėsh/ se nė lemza zdo mė zėrė/ di qė sme ke zėnė
me
gojė”
Nė diapozonin e poezisė sė Sami Gjokės njė vėnd tė rėndėsishem zė
trajtimi i
vuajtjeve dhe shkatėrrimit shpirtėrorė qė solli emigrimi i dy dekadave

fundit nė familjet shqiptarė. Sa e sa femra kanė vuajtuar atė qė aq
lirshem
ėshtė shprehur nė kėto vargje, “…prej sa kohesh i ke mbetur nėnės sate
plagė
nė zemer/ prej sa kohesh i ke mbetur gruas sate lot nė sy…” Dhimbja e
femres shqiptare qė ēdo natė kalon detet duke kėrkuar tė dashurin e
vetė i
cili ėndet nėpėr botė ndėrsa djemtė nisen ti vertiten asaj molle tė
pangrenė
rreth e rrotull, “…shpirtėrat tanė si lugeter vijnė tė marrin po stė
kapin/
vijnė djemtė ndanė shelgut tė mė marrin po s’mė nxėnė…” Por poezia e
Sami
Gjokės shkon deri atje sa dhimbjen e vazhdueshme tė pritjes se pa kthim
e
bėnė shkaktarė tė shkatėrrimit tė familjes. “…Ndanė dritarės si
padashje
vij sė koti tė ndreq perden/ ndaj dritarės gjysem fshehur/ kthimi yt i
pakthyer mė shkatėrroi…” Malli i pritjes pėr atė qė “…i gjallė e i
tėrė, i
tėrė si ėndėrr/ si ėndėrr e rremė iku njė ditė…” jo vetėm shkatėrroi
femren
shqiptarė nė Balkan ajo shkotėrroi bile dhe mė teper tė riun Shqiptarė

vetė morri dhėnė dhe u genjye me dashuri tė rrema nėpėr botė qė vinin
si
asperina kur ēmendurish i dhembi mungesa e gruas pėrtej detit nė
lindje. “
…kur mė dhembi ēmendurisht mungesa jote/ aq sa desha krejt ta shkrija e
ta
tresja veten time/ sikur qesh njė kaush me akullore/ nėpėr gjuhė e buzė

trandafilta….”
Sami Gjoka ka mundur tė gdhend veten nė letersinė bashkohore nėpėrmjet
ketij
vellim poetik si njė njohes i thellė dhe pasqyrues i talentuar e
ndjenjave
mė tė holla tė njeriut nė luftė mes tė kundertave qė ka ēuar njėrzit
shpeshherė deri nė vetasgjesim. “…Sot nė shpirtin tim qė dhėmb
xhenozes i
bėhet dasem...” Nė njė moment tė tillė tė cilin i braktisuri pėr njė
kohė
tė gjatė e kishte pritur e lutur tani. “...erė e lindjes me dy duar e
shtyn
diellin/ re e shira sjellė me vete qė mbush erresuan qiellin…”largimi i
gjatė ka bėrė punėn e vetė “Ah qė dua zemrėn time ta ēaj dysh e mes
pėr
mes/ Nė dy pjesė veten time oh sa desha sot ta ndaj/ Se me njėrėn kam
nevojė
pėrmes lotėve tė qesh/ Ndėrsa tjetrėn si dhuratė ta jap ty, me ty tė
qajė….”
Poezitė e pritjes sė familjes nė aeroport janė shkelqimi i talentit
ku
zbulohen anėt mė tė erreta tė zemres sė njeriut dhe vetitė me larta tė
tij
nė luftė kacafytese me njera tjetren qė vetem njė penė mjeshterore mund
ti
thoshte kaq bukur sa Sami Gjoka “…Ferr edhe parajsė thėrres/ Tani
brėnda
vetes sime/T’i bėj dasėm xhenėazesė....” Pėr pėrsonazhin poetik tė
Sami
Gjokės ardhja e avionit qė sjell, gruan dhe fėmijet nga Ballkani “…
Kėshtu
ulėt pėr nėn qiellin e pėrhimtė - vjeshta ime/ Gruja ime qė do kem pėr
gjithė jetėn tash nė krah...” Ndėrsa avioni afron gjithnjė nė gjoksin e
tij
ėnde qan vajza qė do tė thotė lamtumirėn e fundit, “...Rri mbėshtetur
gjoksit tim, tė dy rrimė sot nė heshtje/Ēfarė na mbeti pa u thėnė,
rrimė
pėrtypim nė vetvete/ Sikur s’kemi pėr tė thėnė /Asgjė tjetėr....”
Pėrsonazhet e Sami Gjokės qoftė meshkuj qoftė femra edhe kur jepen nė
krahet
e dikujt tjetėr nga burri apo gruaja, i dashuri apo e dashura e vetė,
nuk
portretizohen kurrsesi si njerez me moral tė shthurur por si njerqez te
pėrditėshem qė ndėr vuajtjet e vetmisė mposhten e thyen nga dobesia e

qenit mekatarė nė kėtė botė qė ėshtė mė shume lotsjellėse a
plagėshkaktues
se sa njė shtrat i qetė i besnikėrisė bashkėshortore. Megjithatė
karaktert
poetikė gjithmonė mes zgjedhjes sė pėrlotur zgjedhin ruajtjen e
familjes.
Ne aeroport edhe ai qė pret familjen edhe ajo qe kishte zene vendin e
familjes nė mergim e kuptojnė qė duhet t’i japin lamtumiren njeri
tjetrit
pėr dicka me tė shenjtė se dashuria e tyre e pervajshme qė eshtė
mos-cenimi
i ketij instucioni tė trashėguar. “...Por ti kokėn s’mund ēosh/ As mbi
krik
tė dorės sime/ Strukur gjithė mė rri nė gjoks/ mbytur gjithė nė
ngasherime…”
Momenti i ndarsjes ėshtė sa jetesor aq edhe i njerzishem kur avioni
me nė
fund mberrin ne aeroport, “…Nė tė njėjtėn kohė u ngritėm, ndenjėm
ballė pėr
ballė nė kėmbė/ I fshimė lotėt njėri-tjetrit edhe qeshi syri yt,/ Qėnka
bukur kur mes reve shfaqet befas diell’ i ngrohtė/ Dhe si shfaqet humb
e
tretet prapa reve kaq sėrish/ Pate ardhur duke qeshur/ Duke qeshur do

shkosh/ Nė kujtime prap ngahera duke qeshur do tė vish”
Dashnori i braktisur sėrish nė prag tė bashkimit me familjen e tij
ngjanė si
njė gotė e bashatisur nė tryezen e mbaruar. “… Nė mes turmės sė
hazdisur,
qeshje, qarje, pėrqafime/ Si njė korr qė loz nė skenė krejt shkalluar/
Unė
dashnori i braktisur shkrihem mes familjes sime,/ Si njė gotė e
boshatisur/
Mbi tryezėn e harruar....”
Sami Gjoka nė Poezinė e tij pėrcjellė idenė se lumturia ėshtė e
arriteshme
packa se me shumė peripeci e flijme, e lot, e plag nė zemėr dhe mbi tė
gjitha ėshtė e merituar kur njeriu i jep vendin e duhur nė zemren e tij
njerzeve me te cilen jeta e ka pėrplasur ne periudha tė ndryshme.
“...Paskam fjetur siē ka fjetur gjoksi yt i fryrė nėn bluzė/Tash jam
ēuar/
Drejtė teje kam vrapuar sikur isha ēilimi/ Krahėve tė kam shtrenguar si
njė
copėz Shqipėri/ Gjatė-holluar, dobėsuar/ Qesh e qava sot pėr ty…” E
megjithatė pėr krijues tė nivelit tė Sami Gjokės lumturia nuk ėshtė
lumturi
pėrrallash te tipit-princi e princesha jetuan tė lumtur paskėtaj—krejt
ndryshe pėr Sami gjoken jeta merr kthesa tė tilla si ndėr vargjet,
“…Tash
ndėr lotėt qė derdh fshehtas anės tjetėr mbi jastėk/ Ime shoqe gjithė

ndjen, hequr sikur ėshtė nė gjumė/ Pret t’i them sepse qaj, po si kot e
ndjen qė pret/ Abazhurin shoh tė ndizet;/ Dera banjes pak me tej zė
pėrplaset e kėrcet...” pėr tė pėrfunduar me vargjet lapidarė, “...Se
me
mban tė pėrqafuar/ Pėrqafuar i shtyjmė vitet/ Unė dashnor i ish
braktisur/
Jam dashnor i lumtutuar/ Qė pėr lotėt qė derdh fshehtas/ Prap me gruan
do tė
grindet…”
“Prezantim me Amerikėn” ėshtė botim i shtėpisė botuese “Toena”
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:35.




Parajsa Shqiptare