Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Poezia e huaj ne Shqip.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #36  
Te vjeter 14-11-2003, 19:52
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ALFONS DE LAMARTINE

Liqeni

Kėshtu, gjithmonė shtytur, ndėr brigjet e mėrgimit,
Nė natėn e pėrjetė, tėrhequr pa rikthim,
S' do mundim, veē njė dite, nė oqean t' amshimit
Tė ndalim pėr pushim?

Liqen! shtegėtimin viti porsa e ka mbaruar,
Pranė valėve tė shtrenjta q' ajo do kish parė,
Vėshtro! po vi e ulem n' at gurin, i vetmuar,
Ku ulur e ke parė!

Kėshtu ti po gjėmoje nėn shkėmb thellė shumė
Kėshtu mbi anėt copė thėrmuar tė vėshtrova
Pėrplaste kėshtu era tallazet shkumbė - shkumbė
Mbi kėmbėt q' adhurova

Njė natė tė kujtohet? Vozitnim ne tė heshtur,
Ndėr qieje dhe mbi dallge ndigjohej misterioze,
Njė zhurmė e njė lopate qė rrihte e parreshtur
Mbi valėt melodioze.

Pa pritmas ranė tinguj qė s'ishin ndjerė nė botė,
Dhe bregu i magjepsur i ktheu valė - valė,
Dhe dallga vuri veshin, dhe zėri magjiplotė
Lėshoi kėto fjalė.

"O kohė! ndėrprite vrapin; ju ore tė hareshme,
Ndėrpritni vrrullin' e shpejtė:
Na leni tė shijojmė gėzimet e rrufeshme
Tė ditės mė tė shtrenjtė!

"Oh, sa tė mjerė nė botė luten tė gjunjėzuar,
Kalo pėr to kalo;
Dhe merr me ditėt e tyre ēdo brengė tė helmuar;
Tė lumturit harro.

"Mė kot kėrkoj akoma edhe njė ēast gėzimi,
Koha shket revan;
I them ahere mbrėmjes: Ngadalė, por agimi
Ja naten e shpėrndan.

Shpejt tė dashurojmė! Nė orėn kalimtare,
Nė ngutje t' argėtojmė!
Njeriu s'ka ku ēlodhet, dhe koha s'qėndron fare;
Rreshqet dhe ne kalojmė!

O kohė ėsht' e drejtė qė orėt e haresė,
Tė dashurisė qė derdhin lumej me lumturi,
T' na shkasin nėpėr duar po me - atė rrėmbesė
Si ēasti mė i zi?

Po si! s'do mundim vallė tė lejmė veē njė gjurmė?
Po si! pėrjetė kaluam! u humbėm si moskurre?
Kjo kohė qė na i fali, kjo kohė qė tret pa zhurmė,
S' do na i kthej mė kurrė?

Pėrjetėsi, o hiē, e shkuar, tė errta hone,
ēfar bėni m' ato ditė qė juve i gėlltitni?
Oh, folni: a do na i ktheni pėrmallėngjimet tona
Qė juve i grabitni?

Liqen! shkėmbij e shpella! o pyll i errėsuar!
Qė koha ju pėrtrinė, ju ruan pa kursim,
I ruani k'saj mbrėmje natyr' e mrekulluar,
Tė paktėn njė kujtim!

Kujtimi le tė mbes nė prehje - e suferinė,
Liqen, te pamja yte e brigjeve nė gaz,
Edhe nė t' errta pisha, ndėr shkrepe e nė rrepinė
Qė varen mbi tallaz!

Tė mbesi nė zefirin qė dridhet e kalon,
Nė zhurmėrin' e brigjeve nga brigjet pėrsėritur;
Nė hėnėn ball' argjendė, kudo qė tė ndriēon
Me rreze hije ndritur!

Dhe era q' oshėtiu, kallamat qė rėnkuan,
Dhe ajri yt i mermė aromė e parfumuar,
Tė gjithė sa - u nuhaten, u pan' e-u ndėgjuan,
Tė thonė kan' dashuruar!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #37  
Te vjeter 14-11-2003, 19:55
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Kenga e vdekjes se Abelit

Dergjet mbi bar Abeli i vrarė,
Vėllai Kain e braktis e shkon.
Vjen njė zog, ngjyen sqepin mė parė
Nė gjak, tmerrohet, fluturon.
Zogu fluturon mbi botėn pėrreth,
Fluturimi ėsht' i frikshėm, klithmė e tij tė rrėqeth,
Vajton njė vajtim pa mbarim:
Pėr Abelin e bukur, pėr vdekjen e tij,
Pėr Kainin e mbrapshtė e shpirtzi,
Pėr vitet e rinisė sė tij pa kuptim.
Shpejt do t'ia ngulė Kaini shigjetėn nė gii,
Shpejt do tė ndezė luftra dhe sherre ai
Nė ēdo fshat e qytet e ēdo skaj,
Do krijojė armiq pėr t'i vrarė, pastaj,
Do urrejė ata dhe veten i dėshpėruar,
Do pėrndjekė ata dhe veten i munduar
Nė ēdo rrugė duke shkuar gjersa fundi tė afrojė,
Ēasti kur Kaini vetveten tė shkatėrrojė.
Zogu fluturon dhe me sqepin e pėrgjakur
Klith kujėn e vdekjes mbi botėn mbarė,
E dėgjon atė Kaini, e dėgjon Abeli i vrarė,
E dėgjojnė njė mijė nėn kėtė qiell pėrhapur,
Po dhjetė mijė e mė shumė s'e dėgjojnė pėrreth,
Pėr vdekjen e Abelit ata s'duan tė dinė.
S'duan tė dinė as pėr Kainė,
As pėr gjakun qė nga shumė plagė rrjedh,
As pėr luftėn qė ishte gjer dje,
Pėr atė nė romane sot lexojnė se ē'qe.
Pėr tė gjithė tė ngopurit, tė gėzuarit,
Tė fortėt, tė palatuarit,
Pėr ata s'ka Kain, as Abel, as vdekje mizore
Dhe luftėn e ēmojnė si kohė madhore.
Kur ky zog vajtimtar fluturon pėrmbi ta,
E quajnė ndjellakeq, ogurzi,
Veten e ndjejnė tė fortė ata
Dhe zogun e vogėl e zėnė me gurė,
Gjersa tė heshtė dhe tė zhduket ai,
Ose ia krisin muzikės qė mos dėgjohet mė,
Se zėri i tij i trishtuar i bezdis gjithnjė.
Ky zog sot si askurrė
Me sqep tė pėrgjakur vend mė vend fluturon
Vajtimi tij pėr Abelin tejpėrtej kumbon.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #38  
Te vjeter 14-11-2003, 19:57
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Ne mjegull

Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
Ēdo gur e kaēubė nė vetmi,
Asnjė dru s'i sheh drurėt e tjerė,
Vetėm gjithkush rri.

Plot miq bota ime pat qenė
Kur jeta kish dritė ende;
Tani qė kaq mjegull ka rėnė
Asnjėrin s'e shoh as mė sheh.

I menēur nuk ėshtė, pa fjalė,
Ai qė terrin s'kupton,
Se si fshehtėsisht ngadalė
Nga gjithēka e veēon.

Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
Jeta bėhet vetmi.
Asnjeri nuk njeh njerėz tė tjerė,
Vetėm gjithkush rri.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #39  
Te vjeter 14-11-2003, 19:58
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Nate vetmitare

Ju, vėllezėr tė shpirtit tim,
Njerėz tė mjerė larg dhe pranė,
Nėn kėtė qiell me yje pa anė
Qė n'ėndėrrime gjeni ngushėllim;
Ju tė plakur pa njė fjalė
Nėpėr netė yjezbehtė,
Duarduruar mbaheni ngadalė
Dhe ruani dhe vuani vetė,
Turmė e mjerė, e gabuar,
Lundėrtarė pa yll e pa fat,
Tė huaj e prapė me mua bashkuar,
Ma ktheni pėrshėndetjen qė ju jap!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #40  
Te vjeter 14-11-2003, 20:00
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Gėnjej

Gėnjej! Gėnjej! Nuk jam aq plak
Ende nuk jam velur nga jeta,
Se njė trup gruaje mė bėn sado pak
Tė mė rahin pulsi e mėnt'e shkreta.

Pėr gratė me zjarr vazhdoj t'ėndėrroj,
Pėr ca dosido e ndonjė hirperije,
Pėr njė valzer brilant qė dot s'e harroj
Edhe pėr net dashurie.
Pėr njė dashuri ėndėrroj madje,
Njė tė heshtur, tė dlirė, hirplot.
Ajo, e para, e shenjtė qe.
Pėr tė dhe sot mund tė qaj me lot.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #41  
Te vjeter 14-11-2003, 20:01
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Kenge dashurie

O ti qė po ta them nuk po di
Se ē'pate bėrė me mua.
Nga ditėt largohem tani,
Se vetėm natėn dua.

E art' ėshtė nata pėr mua
Si asnjė ditė pastaj.
Atje ėndėrroj pėr njė grua
Dhe flokėt e verdha tė saj.

Atje ėndėrroj lumturinė
Qė prej njė vėshtrimi u stis
Dhe kėngė dėgjoj tė mė vinė
Qė nga i largti Paradis.

Atje shikoj retė dhe rri
Kundroj gjithė natėn sa dua.
O ti qė ta them nuk po di
Se ē'pate bėrė me mua.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #42  
Te vjeter 14-11-2003, 20:01
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Lutje

Kur dorėn e vogėl me jep dhe ajo
Kaq shumė tė pathėna mė thotė,
Mos pyeta vallė mė tė kotė:
Mė dashuron apo jo?

Nuk dua qė ti tė mė dashurosh
Po veē tė tė ndjej kėtu, pranė,
Dhe ndonjėherė, ashtu, si mėnjanė,
Dorėn tė mė takosh.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #43  
Te vjeter 14-11-2003, 20:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Kenga per te dashuren ne pranveren e ftohte

Nė paradhomėn e ftohtė ora troket,
Shkon tetė, nėntė, dhjetė.
S'i numėroj, po rri pėrgjoj
Sa ngadalė koha rėshqet.

Dhe shkojnė si erė me bor' e stuhi,
Si trumbė zogjsh nė fluturim
Po se si shkojnė, s'dua ta di.
S'mė dhimben gjė, s'mė hynė nė sy,
Se janė orė qė shkojnė pa ty.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #44  
Te vjeter 14-11-2003, 20:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Sepse tė dua

Sepse tė dua, i egėrsuar,
Po vi tek ti nė kėto nete.
Me qė ti kurrė s'mė ke harruar
Dhe shpirtin tėnd mora me vete.

Me mua ėsht' e mė pėrket pėrfare.
Tė mira, tė liga, kėtu do t'i shkojė.
Prej dashuris' sime pėrvėlimtare
S'ka engjėll qė mund tė tė ēlirojė
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #45  
Te vjeter 14-11-2003, 20:05
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Bisede mbremjeje

Ē'mė vjen ėndėrrimtare nė kėtė vend plot re?
Ta dhashė zemrėn time nė dorė e ti s'e pe.
E mbushur ishte plotpėrplot me lumturi
Dhe ishte kaq e nxehtė - si nuk e ndjeve ti?

Me njė qeshje tė thashė ma ktheve dosido.
Njė dhimbje ndjeu ajo... dhe heshti... dhe u ftoh.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #46  
Te vjeter 14-11-2003, 20:07
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

HERMANN HESSE

Nenes sime

Kaq shumė kisha pėr tė tė thėnė
Po mbeta larg e larg mėrguar
Nė kėto ditė, e dashur Nėnė,
Mė mirė ti mė ke kuptuar.

Pėr ty dhuratėn kam menduar
Edhe punuar gjat' e gjatė,
Porse mė mbet kėtu, nė duar.
Ti mbylle sytė kėtė natė.

Por ndjej se, duke e lexuar,
Mė zbutet dhimbje e kėsaj zije.
Mirėsia jote e patreguar
Mė lidh me ty me mija fije.
Edhe ēdo natė e njėjta ėndėrr

Nė ėndėrr ti mė rri kaq larg
Si mė rreh zemra, ta dish!
O Nėnė, Nėnė, vallė s'di
Tek unė si tė vish?
E njėjta ėndėrr net pėr net!
Si mė rreh zemra, ta dish!
O Nėnė, Nėnė, pėrse nuk do
Kėtu, tek unė, tė vish?
Nė fushat

Nė qiell enden retė pafund,
Nė fushat fryjnė e fryjnė thėllime,
Nė fushat endet e endet gjithkund
Fėmia i humbur i nėnės sime.
Nė rrugė era fryn gjethet e thata,
Nė pemė zogu klith me vajtim,
Atje, matanė malesh tė larta,
Ndodhet, diku, atdheu im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #47  
Te vjeter 14-11-2003, 20:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

PABLO NERUDA

Ngadalė vdes

Dalngadalė vdes ai qė bėhet skllav i zakonit,
qė pėrsėrit tė njėjtat gjėra ēdo ditė,
qė nuk ndryshon rrugė,
qė nuk rrezikon,
qė nuk ndryshon ngjyrėn e veshjeve,
qė nuk i flet atij qė nuk e njeh.
Dalngadalė vdes ai qė nuk pėrmbys tryezėn,
qė ėshtė i pakėnaqur nga puna,
qė nuk rrezikon sigurinė nga pasiguria pėr tė ndjekur njė ėndėrr,
qė nuk i lejon vetes asnjėherė nė jetė tė thyejė rregullat e vendosura.
Dalngadalė vdes ai qė nuk udhėton,
qė nuk lexon,
qė nuk dėgjon muzikė,
qė nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalė vdes ai qė shpėrfill krenarinė e tij,
qė nuk i lė tė tjerėt ta ndihmojnė,
qė i kalon ditėt duke u qarė pėr fatin e tij tė keq,
qė ankohet pėr shiun qė nuk pushon.
Dalngadalė vdes ai qė i shmanget projektit para se tė fillojė,
qė nuk pyet pėr gjėrat qė nuk i di, dhe
qė nuk pėrgjigjet pėr gjėrat qė di.
E shmangim vdekjen me doza tė vogla,
duke kujtuar gjithmonė se tė jesh gjallė
kėrkon njė pėrpjekje shumė mė tė madhe
se thjeshtė fakti qė marrim frymė.
Vetėm durimi i paepur
do tė na bėjė tė arrijmė
lumturinė mė tė madhe.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #48  
Te vjeter 14-11-2003, 20:14
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

SILKE BLUMBACH-LIRIA

E dashura e Diellit

I
Herėt, nė agimin e botės,
nė agimin e njerėzimit, pėrtej detit,
nė fillim tė Kohės sė Diellit, qė nuk mbaroi ende,
qė kurrėn e kurrės s'do tė mbarojė
sa tė kem frymė pėr ta kėnduar,
unė, pėrsėri, por nė anėn tjetėr tė detit,
qė ėshtė i vogėl dhe kudo i kufizuar,
megjithatė i pafund pėr Barkėn Diellore,
herėt, kur nė piramidat nuk kėrcehej ende,
e ngrita tempullin e Diellit nėn diell,
dielldjegur vetė dhe me sy tė mprehtė
si shpendi me pendė tė arta
qė Rrethin Diellor e mbante, qė tė fluturonte,
qė tė na ngrohte dhe na ndriēonte.
Dritė! Vapė! Ar! Transfigurim!
Shikoni: pendėt e arta i kam shpėtuar
nga koha nė kohė:
Pėr ilirėt. Pėr kaonėt. Edhe pėr ju.
II
Tokėn tonė e preka me habi dhe dashuri
si foshnje me dy koka qė zbret nga avioni
nė njė qiell tė dyfishtė, tė mrekulluar nga rrufeja,
nė shkėlqim tė kaltėr, tė paparė.
Dritėn e Fitorės e quajta Fitorėn e Dritės,
atje, ku kripa e detit mė pėrshkonte tė gjithė damarėt,
dhe nga poret dhe flokėt mė shkėlqente Dielli vetė.
Ne tė gjithė i lusnim Diellit patjetėr,
nė mėngjes dhe nė mbrėmje, ēdo ditė si sot dhe nesėr,
por prapė kam qenė e Dashura e Diellit,
unė, me sy tė flaktė dhe zemėr kambanė.
Ēfarė do tė mė japėsh? qe pyetja e zjarrtė.
Merre zemrėn, thashė.
Merri sytė, i pėshpėrita.
III
Pastaj na filloi trilogjia sarandjote,
gjithmonė nėn shenjėn e Diellit,
nė modesti, nė thjeshtėsi, nė Arbėri,
me dashuri, me mall si njė humnere dallgėzore.
Digjesha nė bregdet prej malli, por e gjeja veten
nė bar, nė gur, nė retė, nė pikat pasqyruese tė detit -
nė furtunėn, vetėm shumė mė vonė. Po nė diellin, menjėherė.
Me hapa tepėr tė vjetėr e kėrceja dhe ēkėrceja mallin
kurse nė erė mbillja flokė tė artė,
dhe erdhi dita kur vajzat e tjera mė ndoqėn nė valle
derisa fshati i tėrė e rikrijonte atė krijim fillestar,
sepse ēdo gjė qė ėshtė krijuar nė emėr tė dashurisė
rikrijohet me valle dhe me kėngė.
Prandaj kėndo, kėndo, kėndo nėn Diellin e largėt,
dridhu derisa tė shkrihen elementet:
Deti, Dielli, Toka dhe, pėr t'i pėrzier,
era e Onhezmit.
IV
Mė nė fund mė ra njė kokė nė errėsirė tė ftohtė,
nė vendin e netėve pa lumė dhe pa yll,
nė vendin e liqeneve prej guri tė tejdukshėm.
Koka e rėnė mė ka ndryshuar, por jo nė tėrėsi:
mbeti lėkura, epidermi ėshtė i vjetri
nga Barka Diellore, nga kaosi kaonik,
lėkura e gjetur jashtė vorbullit tė Valles sė Krijimit.
Pėr Diellin mė qante lėkura si foshnje e uritur
ose e urryer, me sa hapėsirė kishte.
Po sytė, qė i kam shpėtuar ose qė janė shpėtuar vetė,
mė zhvillonin pa pushim filme tė llahtarshme:
anije, skeleta tė gjallė, gjak, shpresa tė copėtuara,
krisma pėr veshtė, plehra pėr hundėn.
Dhe vinin dallgė njerėzish si nga ndonjė yll i zi,
por unė i njihja si motra dhe vėllezėr. Se nė ballė
e mbanin shenjėn e pashikueshme qė e kam dhe unė:
vurratėn e Diellit nė formė kthetre shqiponje.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #49  
Te vjeter 14-11-2003, 20:16
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

SILKE BLUMBACH-LIRIA

Shigjeta ne sterkala

Shigjeta nga ekrani
shpojnė gjoksin. Shigjeta
nė petkun e lumturisė.

Nė jetofsha nė breg tė stėrkalave,
ku mė thonė "Kėtu mungon vetėm ti"
palmat, bukuviljat dhe iriqėt,
nė jetofsha, ah, nė jetofsha atje -
as delfinėt as pulėbardhat

nuk do tė mė shpėtonin
nga shigjetat kudo nė rrugė,
qė ma shpojnė gjoksin.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!