Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Poezia e huaj ne Shqip.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 14-11-2003, 04:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Poezia e huaj ne Shqip.

SILVIA PLATH (1932-1963)

Kush

Kaloi muaji i lulimit. Frutat nė shtėpi
Janė ngrėnė ose kalbur. Jam e gjitha gojė.
Tetori ėshtė muaji i grumbullimit.

Ufmė nė kasolle, si nė bark tė nėnės:
Veglat e vjetra, bishtat, grabuja tė ndryshkura.
Kėtu, midis kokash tė vdekura, jam nė shtėpi.

Lermėni tė prehem nė saksinė e luleve,
Merimangat nuk do tė mė pikasin..
Zemra ime - njė elbarozė e mpirė.

Ja sikur era tė dilte prej mushkėrive.
Njė surrat qeni u merr erė luleve.
Petalet rriten kėmbėpėrpjetė.
Ata kėrcasin, si shkurre hortensie.
Mua qė kam ardhur mbrėmė tek trarėt,
Mė ngushėllojnė kokat qė kalben,
Qė s'flenė dimrit.

Kokat e lakrave: tė purpurta, si krimba, tė sermta,
tė veshura me veshė mushkash dhe flatra fluturash,
Por me zemra tė blerta.
Venat i kanė tė bardha, si dhjamė derri.

O bukuri e konsumit!
Kunguj portokalli tė pasy.
Kėto salla janė plot me gra qė ndjellin shpesė.
Ja se ē'shkollė e mėrzitshme. Jam rrėnja,
guri, klithma e hutit.
Asnjė ėndėrr nuk mė shtiret.

Mama, ti je mu njajo gojė,
nė tė cilėn do tė kisha qenė gjuhė.
O nėnė pangjashmėrie, hamė!
Hije e derės sė tremesė,
Qė pėrthithet nė koshin e plehrave.

Unė thashė se ndoshta, e kujtoj kėtė nga fėminia.
Atje rriteshin tė tilla lule gjigande,
gojė tė purpurta e tė kuqe, thjesht tė magjishme.

Rrathėt prej kėrcejve tė manaferrave
m'i ndillnin lotėt nė grykė.
Tani ato mė ndezin si njė llampė.
Herėdokur me javė tė tėra nuk ndėrmend asgjė.

Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 14-11-2003 ne 20:25.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 14-11-2003, 04:12
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

SILVIA PLATH

Shtepia e erret

Ja shtėpia e errėt, shumė e madhe.
E kam ndėrtuar vetė.
Katror pas katrori ē'prej njė qoshku tė qetė,
Duke u mbllaēitur mbi letrėn e irnosur,
Duke hedhur pika zamke,
Duke fėrshėllyer, duke luajtur veshėt,
Duke menduar pėr diē tjetėr:

Kėtu ka kaq shumė bodrume,
Kaq shumė transhe-ngjala rrėshqitėse!
Jam e rrumbullt, si kukuvajkė,
Vetė e ndriēoj veten.
Mund t'i flak lodrat kur tė mė teket
Apo tė bėj bijė nė shpirt njė kalė.
Barku im llokoēitet.
Duhet tė skicoj mė shumė harta.

Tunele-kungullesha!
Kam kthetrat e urithit, e brej rrugėn time.
Goja gjithėgėlltitėse lėpin shkurret
Dhe vegshat me mish.
Ai banon nė bunarin e vjetėr,
Nė gropėn e gurtė. Ai ėshtė fajtor.
Ai ėshtė prej race tė majmurish.

Kundėrmim stėrqokash, dhoma-repa.
Stėrfryhen flegrat dromcake.
Dashuri tė vocrra, tė shkordhura!
Budallushe dhe pa skelete, si hundėt.
Kėtu, brenda kėsaj rrėnje,
Ėshtė ngrohtė dhe aspak keq.
Ja dhe pėrqafjet e ėmbla tė mamkės.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 14-11-2003, 04:13
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

SILVIA PLATH

Menada

Dikur kam qenė e rėndomtė:
Rrija ndanė fasuleve tė tim eti,
Duke u mėkuar me gishtat e urtėsisė.
Shpesėt jepnin qumėsht.
Kur plaste bubullima, fshihesha poshtė njė rrase.

Nėna e gojėve nuk mė donte.
Plakushi u rrudhos dhe u shndėrrua nė njė kukull.
O, jam tepėr e madhe dhe tashmė nuk kthehem:
qumėshti i shpesėve - janė pendėt,
Gjethet e fasules janė memece, si duart.

Ky drapėr hėne pakkujt i bie pėr hosh.
Piqen tė vdekurit nė gjethet e rrushit.
Mes nesh ėshtė gjuha e kuqe.
Mama, sikter prej oborrit tim, -
Unė po filloj tė ndryshoj.

Gllabėrues, o kokė qeni,
Ushqemė me frutat e territ.
Qepallat nuk mbyllen. Koha
Kundron shkėlqimin e pambarimtė
Prej kėrthizės sė madhe tė diellit.

Duhet t'i gėlltis tė gjitha kėto.
Ledi, kush janė ata tė panjohur nė vozėn e hėnės, -
Qė flenė tė dehur, me kėmbė e duar nė grindje?
Nėn kėtė dritė gjaku duket i zi.
Thomani emrin tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 14-11-2003, 04:15
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

SILVIA PLATH

Djegia e shtrigave

Nė sheshin e pazarit stivojnė nė turrė degė
tė thata.
Imishta e hijeve - ėshtė njė fustan i varfėr.
Po e mbush
Trajtėn time prej dylli, kurmin e kukullės.
Sėmundja merr fill kėtu: pėr shtrigat jam nishan.
Djallin mund ta shpėtojė vetėm djalli.
Nė muajin e gjetheve tė kuqėrremta unė ngjitem nė
shtratin e zjarrtė.

Kollaj ta fajėsosh errėsirėn: gojėn e derės,
Barkun e qilarit. Ata ma fikėn zjarrin tim
bengalez.
Dama, e flatėrt, si njė brumbull i zi,
Po mė mban nė kafaz me papagajtė.
Ēfarė sysh tė mėdhenj kanė tė vdekurit!
Jam mikeshė mė fantazmėn leshatore.
Rrotat prej tymi rrokullisen prej sqepit tė
kotruves.

Nėse vogėloshe jam, prej meje s'vjen e keqja.
Nėse pėrpėlitem, asgjė nuk thyej. Kėshtu thashė,
Duke ndenjur poshtė kapakut nė vorbė,
Thėrmickė dhe e palėvizshme, si njė kokrrizė orizi.
Ata ndezin pipthat e llampės, unazė pas unaze.
Pėrplot jetė jemi, o miqtė e mi tė vegjėl. Rritemi.
Tepara kjo ėshtė e dhimbshme. Gjuhėzat e kuqe
Na mėsojnė tė vėrtetėn.

Nėnė brumbujsh, thjesht ēlire dorėn.
Do tė flatroj pėrmes gojės sė qiririt si flutur,
pa i pėrzhitur krahėt.
Ma ktheni trajtėn time tė zanafillės. Jam gati t'i
deshifroj ditėt.
U bashkova me pluhurin nėn hijen e gurit.
Sytė e kėmbėve mė shndrijnė. Shndritja m'i larton
kofshėt e mia.
Vdiqa, vdiqa nėn manto prej gjithė kėsaj drite.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 14-11-2003, 04:16
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

SILVIA PLATH

Fjala e fundit

Mua nuk mė duhet njė kuti e rėndomtė,
mė duhet njė sarkofag
Me lara tigri dhe me fytyrė sipėr kapakut.
I rrumbullt, si hėna qė ta shihnin tė gjithė
ē'pėrposh.
Dua t'i shoh tė gjithė ata, kur tė vijnė,
Duke depėrtuar pėrmes gurėve memecė dhe rrėnjėve.
Tashmė i shoh, - fytyra tė zbehta, tė largėta,
si yjet.
Tanimė ata janė njė hiē, madje as foshnja.
I pėrfytyroj pa nėna e baballarė, si zotat e parė.
Ata pyesin, nė duhet t'isha vallė.

Prej fundjavės sime duhet tė ziesh reēel, si
prej frutash!
Pasqyra ime mbulohet mjegullishtė.
Edhe njė hukamė tjetėr dhe nė tė nuk mbetet
pasqyrim.
Lulet dhe fytyrat lėbardhen asisoj, sa shndėrrohen
nė ēarēafė.

Nuk ia kam besėn. Ai zhduket, si avull
Nė ėndrra pėrmes vrimės sė syve ose gojės.
Unė nuk mund ta ndaloj.
Njė dite tė bukur ai nuk do kthehet. Gjėrat janė
sajuar tjetėrsoj.
Ata mbeten, madhėshtitė e tyre tė veckla
Tė ngrohura janė me pėrēikje tė shpeshta.
Kur mė mėrdhijnė kėmbėt,
Syri blu i bruzit tim mė ngroh.
M'i jepni kotruvet e bakėrta, jepuni kutive me
pomadė
Tė shpleksin rreth meje lulet kundėrmuese tė natės.
Ata do tė mė mbėshtjellin nė fasha, ata do ta vėnė
zemrėn time
Nė njė bohēe tė pastėr te kėmbėt e mia.
Zor se do ta njoh veten. Ka me qenė errėt.
Dhe drita e kėtyre vogėlimave ėshtė mė e mrekullt
se fytyra e Ishtar-it* .
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 14-11-2003, 04:21
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

CHARLES BAUDELAIRE (1821-1867)

Stolite

E ėmbla ime qe shtrirė krejt nudo, ashtu siē m'a donte shpirti
e nė trup s'kish lenė gjė tjetėr veē stolitve tė saj tingėlluese
e fort tė ēmuara qė i jepnin njė pamje e ajėr tepėr triumfues,
tė tillė si ai i skllevėrve tė Morėve nė ditėt e tyre mė tė lumtura....

E, kur kėto stoli tunden e hidhen me njė zhurmė tallėse
nė njė botė vezulluese plot dritė metali e zafiresh,
ndjej tė hyj nė ekstazė e tė humbas nė tėrrbim
mes gjėrash ku tingujt pėrzihen nė dritė e harrim...

E, ajo e shtirė mbi divan, e dorėzuar nė ledhka dashurie
qeshte krejt e lėshuar e hareshėm nga lumturia,
qeshte me dashurinė time, tė thelle e tė embėl si deti,
qė ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembėnj...

Me sytė e saj ēpues tė ngulur mbi mua si njė tiger i zbutur
me pamje tė pėrhumbur e endėrrimtarė merrte poza lozonjare
e mė hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...

E barku i saj e gjinjtė si dy fryte tė virgjėr erėmirė
dhe llėrėt dhe kembėt dhe kofshėt e baseni,
tė lėmuar si fildish, tė valėzuar si qafė mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritė

Afroheshin e mė pėrkedhelnin si Engjejt e sė Keqes,
pėr tė mė prishur qetesinė e prėhjen e shpirtit tim,
pėr tė mė ēoroditur e rrėzuar nga ai Shkėmb Kristal
ku isha ulur e prėhesha i qete e vetmitar...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 14-11-2003, 04:23
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

CHARLES BAUDELAIRE

Nje kalimtareje

Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
Veshur nė tė zeza nė dhimbje madhėshtore,
njė grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindet e dantellat e fustanit tė saj tė gjatė

Po pija nė mejhane i pėrhumbur, tapė e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje, me kembė prej statuje e fisnike
si shqiponjė. E, thellė nė sytė e saj, qiell gri ku lind urugani,
pashė embėlsinė qė magjeps e epshin qė vret...

Ish njė vetėtimė verbuese e pastaj u bė... natė!
O bukuri kalimtare qė mė bėre tė fluturoj me krahė,
vallė, s'do tė shoh mė, nė kėtė jete a nė eternitet?

Ajo iku e humbi mes turmės! S'do t'a shihja kurrė!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja unė.
Por, oh, qeshė i bindur! Po, qeshė i sigurtė!
Ajo do ish gruaja qė do tė kisha dashuruar...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 14-11-2003, 04:24
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

CHARLES BAUDELAIRE

Shtrati i dashnoreve

Shtrati yne do tė jetė i parfumuar
e divanet perreth, tė thellė si varre
stolisur plot lule tė rralla
mbledhur enkas nėpėr qiej.

Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do bėhen pishtarė
e do hedhin njė dritė tė dyfishtė
nė zemrat tona si dy pasqyra binjake.

Nė njė mbremje nė rozė e blu mistike
ne do tė reflektojme tė njejtėn dritė
pėrzier plot vaj, rrėnkime e lamtumira.

Pastaj njė Engjell
duke hapur portat
e qiejve do na ringjallė
e flakėt e shuara do rimarrin jetė,
e ne do tė jemi pėrsėri sė bashku
besnikė e tė lumtur...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 14-11-2003, 04:25
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

CHARLES BAUDELAIRE

Parfum egzotik

Kur, sy mbyllur, nė njė mbremje tė vakėt vjeshte
thith kendshėm aromėn e gjoksit tend tė nxehtė,
shoh para meje imazhe brigjesh tė lumtura
qė pėrflaken nė zjarre perėndimesh plot diell.

Shoh, njė ishull tė bardhė e tė vogel,
ku rriten pemė tė veēanta plot fruta gjithė aromė;
burra me trup tė vogėl, por tė fortė e,
femra me sy tė ēiltėr e plot voluptet...

Pastaj, aroma e trupit tend, mė ēon fluturim drejt
klimash mahnitese, ku shfaqet njė port plot vela
e marinarė tė sapokthyer nga udhėtime tė largėta.
E, pastaj, nga gjithė kjo endėrr, mes kengėsh detarėsh
ndjej pėrreth meje tė mė futet gjer nė shpirt thellė,
parfumi i luleve egzotike qė nė ajėr lodron pėrherė...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 14-11-2003, 04:29
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

CHARLES BAUDELAIRE

Ne hemisferen e flokeve te tu

...Lermė t'u marr erė, tė thith thellė, pafundėsisht, aromėn e flokėve tė tu, tė zhys nė to krejt fytyren si nė ujėt e njė burimi tė kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si njė shami erėmirė qė shperndan kujtime tė embla nė eter. Ah, sikur ti tė mund tė imagjinoje gjith'ato qė unė shoh, gjith'ato qė ndjej, gjith'ato qė degjoj nė flokėt e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i tė tjereve nė muzikė... I zhytur mes flokėve tė tu, shoh njė endėrr plot anije, vela e dyreke tė cilėt musonet i shtyjnė drejt klimash tė mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli ėshtė tepėr blu e deti shumė i thellė, aty ku thithet ajėr i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lėkurės njerėzore. Ja, nė oqeanin e flokėve tė tu shoh njė port plot dallgė kengėsh melankolike, me njerėz tė fortė racash tė ndryshme e plot anije lloj-llojesh tė cilat lartojnė arkitekturat e tyre tė pėrkryera nenė njė qiell tė pafund ku prehėt njė ngrohtėsi e pėrjetėshme. Duke ledhatuar flokėt e tu, ndjej ofshamat e lengatat e dikurėshme, tė pėrjetuara shtirė mbi njė divan, nė dhomėzen e njė anije tė bukur pėrkundur nga valėt e lehta tė molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrės sė zjarrtė tė flokėve tė tu, tani thith aromė duhani egzotik pėrzier me opium e kallam sheqeri e, ndėrkohė, nė natėn e flokėve tė tu, mė shfaqet shkėlqimi i pafund i kaltėrsive tropikale; mbi brigjet e kadifejta tė flokėve tė tu mbushem plot aroma ku ndjej pėrzier bashkė: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lermė tė kafshoj floket e tu ! Kur fus gojen mes masės sė tyre elastike e rebele, mė duket se shijoj kujtimet mė tė embla!..
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 14-11-2003, 04:35
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ZBIGNJEV HERBERT (1924-1998)

Raport nga qyteti i rrethuar

Jam tepėr plak qė tė ngjesh pushkėn dhe tė luftoj si tė tjerėt -
mė ngarkuan pėr mėshirė rolin modest tė kronikanit
shėnoj - njė zot e di pėr kė - historinė e rrethimit
lypset me qenė i saktė por nuk di kur nisi sulmi
dyqind vjet mė parė nė dhjetor shtator
a ndoshta mbrėmbė ndaj tė gdhirė
kėtu tė gjithė janė tė sėmurė me humbjen e ndjenjės sė kohės
mbetur na ka sall vendi i lidhjes me vendin
ende s'i kemi lėshuar rrėnojat e tempujve fantazmat e kopshtieve
e shtėpive
nėse i humbim rrėnojat asgjė nuk na mbetet
shkruaj si mundem nė ritmin e javėve tė patėsosur
e hėnė: depot janė bosh njėsi e kėmbimit u bė miu
e martė: burgomistrin e vranė dofarė tė panjohurish
e mėrkurė: flitet pėr pajtime kundėrshtari internoi ambasadorėt
nuk i dimė vendndodhjet e tyre d.m.th. vendet e ekzekutimit
e enjte: pas njė mbledhje tė furtunshme me shumicė votash
hoshėn poshtė
propozimin e tregėtarėve tė manifakturave pėr kapitullim pa kushte
e premte: fillimi i murtajės e shtunė: i dha fund me vetėvrasje
N.N. njė mbrojtės i palėkundshėm e diel: s'ka ujė thyem
sulmin e portave lindore tė quajtura Portat e Testamentit
kėto tė gjitha i kuptoj njėtrajtshėm askėnd s'e shqetėson
u shmangem komentarėve pėrmbaj emocionet shkruaj pėr faktet
mė duket se vetėm ato vlerėsojnė nė tregjet jashtė shtetit
por me njė krenari tė madhe qejfi ma kish t'i rrėfej botės
se falė luftės kemi edukuar njė varietet tė ri fėmijėsh
fėmijėt tanė nuk i duan pėrrallat luajnė veēse nė vrasje
nė ėndėrr dhe zhgjėndėr ėndrrojnė pėr supė bukė dhe kocka
krejt si qentė dhe macet
mbrėmjeve ma ka ėnda tė bares kufinjve tė Qytetit
pėrgjatė sinoreve tė pasigurta tė lirisė sonė
sė larti sodis si njė fole gjigadte thneglash ushtarėt dhe zjarret e tyre
dėgjoj gjėmimet e daulleve vigmėn e barbarėve
dhe vėrtet s'e kuptoj qysh ende mbahet Qyteti
rrethimi vazhdon aq gjatė armiqtė si duket ndėrrohen
asgjė tė pėrbashkėt nuk kanė pėrpos babėzisė pėr vdekjen tonė
gotėt tatarėt suedezėt ushtarėt e Perandorit
divizionet e Shndėrrimit tė Perėndisė
s'kanė tė numėruar
ngjyra e flamujve tė tyre ndėrrohet si pylli nė horizont -
verdhėzi delikate zogthi n'prag pranvere
jeshilishte purpurake llurbe dimėrake
ndajnatė ēliruar prej faktesh mund tė vras mendjen
pėr punė tė ra tė qėkurit pėrshembull pėr aleatėt tanė
pėrtej detit e di sinqerisht na kanė pikė nė zemėr
na ēojnė miell e thasė rrumbull me dhjame dhe kėshilla tė urta
madje as nuk e dinė qė ne na tradhėtuan etėrit e tyre
aleatėt tanė tė kohės sė Apokalipsisit tė dytė
bijtė e tyre s'janė fajtorė meritojnė mirėnjohje
dhe u jemi mirėnjohės
ata s'e kanė pėrjetuar rrethimin e gjatė sa pėrjetėsia
ata qė i ka pllakosur kobi janė prore tė vetmuar
mbrojtėsit e dalaj-lama-s kurdėt malėsorėt afganė
njitash kur po shkruaj kėto rradhė ithtarėt e kompromisit
morėn capak tė pėrpjetė mbi partinė e tė patundurve
paqėndrueshmėria e rėndomtė e gjendjes shpirtėrore
zgjidhet ende prej fatit
gjithė e mė tepėr varre mbrojtės gjithė e mė pakė
por barrikada s'ėshtė shembur dhe gjer nė fund do qėndrojmė
dhe nėse Qyteti bie dhe dikush do shpėtojė
ai do ta bart nė vetvete Qytetin udhėve tė syrgjynit
ai do tė jetė Qyteti
e shohim nė fytyrė zjarrin dhe urinė dhe vdekjen
dhe atė mėnxyrėn e mėnxyrave - fytyrėn e tradhėtisė
Dhe sall ėndrrat tona janė tė pamorta
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #12  
Te vjeter 14-11-2003, 04:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ZBIGNJEV HERBERT

Nena

Ra ai prej gjunjėve tė saj si lėmsh peri.
Ngutazi hodhi shtat dhe mori qorthi arratinė.
Ajo mbajti zanafillėn e jetės, duke e sjellur qark gishtit,
si njė myhyr tė hollė. Deshi ta mbrojė.
E ai u rrokullis prej rrėpire dhe u kap pėr mal.
Dhe vinte te ajo, firifiu, dhe heshtėte.
Tash kurrė mė s'ka pėr t'u kthyer nė fronin e ėmbėl t'atyre gjunjėve.
Duart e zgjatura shndrijnė nė terr si qyteti
I lashtė.
fotografia
me kėtė vogėlush tė palėvizshėm si shigjeta e Eleatit
vogėlushin nė barėra tė larta njėlloj sikur unė
pėrveē datės sė lindjes dhe linjave papilare
u nis im atė nė vigjilje tė luftės sė dytė persiane
gjykuar pas gjetheve dhe reve ka qenė mbase gusht
zogjtė gjingallat kumbonin erėmimin e begatė tė drithit
rridhte lumi teposhtė ai qė nė hartat romake quhet Gipanis
gjeratorja dhe afėrsia e stuhisė priren tė fshihen te grekėt
kolonitė e tyre bregdetare nuk ishin fort larg
buzagazi i vogėlushit ėshtė i padhunė i pangrysur njė grimė
ai njeh sall hijen e kapelės prej kashte hijen e pishave hijen e shpive
e nėse mugėtirėn - atėherė mugėtirėn e mbrėmjes
vogėlushi im Isaaku im pėrkule qafėzėn
gjithqysh sa hap e mshel sytė - dhimba e mandej do tė jesh
gjithė ēfarė ta ka ėnda - linjė dallėndysheje fusharake
mė duhet tė derdh gjakun tėnd vogėlushi im
qė tė mbetesh i pamėkatė nėn dritė vetėtime
i shpėtuar pėrjetė si miza nė qelibar
i bukur si fieri qė gjalloi nė qymyr
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #13  
Te vjeter 14-11-2003, 04:39
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ZBIGNJEV HERBERT

Komcat
Nė kujtim tė kapitenit Eduard Herbert

Vetėm komēat shpėtuan prore
kaluan pėrmes vdekjes nė paqe
dėshmi pėr veprėn mizore
dolėn gjallė nė sipėrfaqe
tė jetės Hyu i vrasjes bilancon
dhe mėshiron mbi to ėshtė Ai
por si ta ringjallė kurmin mėton
sall n'u bėftė argjilė pėrsėri
herė reja pluskon herė zogu ajrive
gjethja bie filizi jetė merr
dhe heshtje heshtje lartėsive
dhe pyll' i smolenskit tymos terr
Vetėm komēat shpėtuan prore
korr' i tė vde****e fėrtele
vetėm komēat shpėtuan prore
ndėr uniforma dhe mantele
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #14  
Te vjeter 14-11-2003, 04:44
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425