| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Keto jane poezite e mia te shkeputura nga libri im i pare i botuar ne gusht 2004. Shpresoj t'ju pelqejne... NO LIMIT ...pastaj kufomėn, neurozat, ma gėlltitėn ! Zemra, mė ēmendi me tiktaket e saj. Plaēentė e ndyrė ti, bota ime ! Ske faj! pastaj, neurozat, nė shpirt mė gdhendėn, njė humnerė tė thellė, infinit... Fluturojnė copat e trupit, drejt ėndėrrash skandaloze, duke klithur: No limit!!! Nderi nė atdheun tim Nė atdheun tim, nderin, si mburojė, e veshin ata qė se kanė. Me turp e pėrlyejnė, orgjitė e tė mėdhenjve. Dhe, pėr ēudi, si dekoratė, ua varin ēakenjve. Atdheu im i varfėr, Ti, sje i maskarenjve!!! Mulliri i kafesė Ti bluan, bluan skelete. Pėrtyp kafka, mbeturina brinjėsh, cdo ditė. Ti, bluan. Bluan hije, linjash, konturesh, gjinjsh. Ti, bluan, zhurmat, klithjet, pėrkėdheljet. Bluan dashuritė ! Bashkė me tė ligun, bluan dhe tė mirin. Ti. Mulliri i kafesė, qė, sta mbush syrin...!!! Nė shtėpinė e kafshėve Kafenė, ma serviri ujku. Duke ėndėrruar, shijen e mishit tim ! Drekėn, ma serviri dhelpra. Duke skicuar , arkivolin tim ! Darkėn, ma serviri urithi. Duke gėrmuar, varrin tim ! Zogjtė e pėrgjakur mė lėpijnė Milingonat, tatuazh mė ngjiten nė shpinė Ku ėshtė dera? Hapeniiiii Tė hyjė kėtu, njeriu. Njeriu? Oh! Vdiq i ziu! Bishat e egra, zaptuan shtėpinė Planetet, nė kraharorin tim, ulėrijnė! Ulerijne ! |
|
#2
| ||||
| ||||
| Qe te jem e sinqerte pak si te frikshme mu duken mu be mishi me kokrrra |
|
#3
| ||||
| ||||
| Don Zhuani... Endesh si hije, Mes ecejakesh tė pasosura Dashnor i pėrjetshėm. Tragjik i shekujve. Ti. Donzhuani shqiptar i legjendave. Ti. Fantazma ironike e netėve ! Kostandin! Vėlla i pėrbaltur. Pse frikė patėn? Pse sthanė tė vėrtetėn? Qė, Doruntainat, ti, i ndėrrroje pėrditė. Pse e pėrēudnuan kėshtu legjendėn? Pse mbyllėn sytė? Shkatėrron dhe rilind. Shuan dhe ndez, Ėndėrrat e vajzave, tė prera nė mes...! Herė copa balte tragjike, lėshon. Herė ar eliksir dashurie. Herė Doruntinėn princeshė, pėrqafon. Herė, i frikshėm, shfaqesh si hije. Qėndron statujė, mes jetės dhe varrit. Dhe, stepesh! Tė hysh, a,tė dalėsh? Tė rendėsh , mes territ dhe skandalit, a, hapin, gjėkundi, ta ndalėsh? Kostandin! Don Zhuani im, shqiptar. Oqeane lotėsh mblodhe, nė altarėt e pritjes. Pasione pa fund ndeze. Shojte, zjarre tragjikė. Me alibinė- satirė tė Ngritjes, nga, i yti varr, alegorik ! Endesh fantazmė, mes, ecejakesh tė panumėrta... Dashnor i pėrjetshėm. Vėlla!!! Ah, sikur...! Doruntinat e dhimbjes, nuk vdesin. Rilindin, nga brinjėt e tua Si Eva, nga Adami, dikur !!! Po hirin ku ta ēoj? Dua ta pastroj kėtė farė, nga mbeturinat. Tė mbjell dhe, tė korr, njė bar tė ri. Njė bar, qė, tė ftillojė lėndinat, E, tė harlisė, nė liri. Dhe, mbeturinat, ti helmoj ! Pastaj, me zjarr ferri ti djeg. I djeg... po, hirin, ku ta ēoj? NO LIMIT ...pastaj kufomėn, neurozat, ma gėlltitėn ! Zemra, mė ēmendi me tiktaket e saj. Plaēentė e ndyrė ti, bota ime ! Ske faj! pastaj, neurozat, nė shpirt mė gdhendėn, njė humnerė tė thellė, infinit... Fluturojnė copat e trupit, drejt ėndėrrash skandaloze, duke klithur: No limit!!! Nderi nė atdheun tim Nė atdheun tim, nderin, si mburojė, e veshin ata qė se kanė. Me turp e pėrlyejnė, orgjitė e tė mėdhenjve. Dhe, pėr ēudi, si dekoratė, ua varin ēakenjve. Atdheu im i varfėr, Ti, sje i maskarenjve!!! |
|
#4
| ||||
| ||||
| E BUKUR KJO! Modifikuar per here te fundit nga polita : 10-03-2005 ne 11:31. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Ja dhe disa poezi te tjera... Vdekja e shpirtit Ai , po vdes. Pėr tu ringjallur pėrsėri, si Krishti. Me dhimbje, pikat alegorike tė shiut, vajtojnė sot, pėr tė kėnduar nesėr. Nė njė botė tė ndritur ! Legjendat, u thinjėn, duke pritur ! Shshsht!!! Dhe, sėshtė kurrė herėt, Dhe, sėshtė kurrė vonė. Shshsht !!! Perėndia bukuroshe bekon, Shėmtinė e botės sonė ! Kalendar Njė nga njė i gris fletėt. Njė nga njė i ngyrs ditėt. Perėndisė, ia bėj kurban netėt. Muajt, skanė emra Vitet, i bėjnė sfidė rinisė. Koha, dredhon duke imituar, Pėrrallėn e kecave, tė Mama Dhisė ! |
|
#6
| ||||
| ||||
| Pershendetje Zemraime! Shkruan mjaft bukur. Me pelqen shume menyra e thurjes se vargjeve, ''copezat e gjakut'' qe shperthejne vrullshem nga ''sundimtaret'' e pameshirshem, nga injoranca dhe perbuzja e tyre, dhe ''viktimat'' jane ata qe parajsen jo vetem e enderrojne! Je mjaft e pasur dhe pikellimi i shpirtit tend te lenduar, per te pasur nje jete ndryshe nga ajo aktualja e botes tende dhe e miqve/armiqve te tu eshte per tu adhuruar edhe pse ti je ne dhimbje! Vazhdo te vuash me poezine tende te mrekullueshme. Eshte e veshtire per te vecuar ndonje poezi, megjithate vecoj ''Nderi ne atdheun tim'', ''Po hirin ku ta coj'', ''No limit'' dhe ''Don Zhuani'' Suksese te metejshme...
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Gezohem qe te pelqejne poezite e mia.Aty, nuk eshte vetem "dhimbja" ime por edhe jotja, e gjithe njerezve qe perballen cdo dite me injorancen, hipokrizine, mashtrimin...Por sidomos bota e femres shqiptare dhe pamundesia per te qene vetvetja, per tu identifikuar.Po nis dhe disa te tjera: Hija e kumbullės Sa ēel sytė, hija e kumbullės, mė pushton. Dridhet ajo, si vajza miturake, nė dashurinė e parė. Pas perdes, kumbulla gjelbėron, por, perdja, na ka ndarė. Dhe, pėrfytyroj Gjethet, si qerpikė. Degėzat, qė bėjnė hije. Kokėrrzat e athta, si gjinj njomėzakeje. Mbi to, brumbujt si buzė fėmije. Dhe koha, kalon Hija mbi perde, dridhet, si mė parė. Pas perdes, kumbulla, gjelbėron. Por, perdja, na ka ndarė ! Sa shumė qenkėrkam plakur Mendimi, zvarritet. Puthja, ngrin akull. Dėshira, endet si somnambul. Buzėqeshja, rend, nė labirintin e pėrgjakur, tė buzėve qė , mė, skanė pėr tu hapur ! Baladė plehrash ! Endem rrugėve tė tua, duke lėnė gjymtyrėt, qelizat, indet, peng. Endem, skutave tė tua, duke i falur frymėn plehrave. Endem, hijesh, fantazmash, duke vrarė ėndėrrat, kėtu. Ēfatkeqėsi pėr mua me ju, fėmijėt e sė keqes ! Endem legjendash, duke vjedhur virtyte, pėr tia arnuar, jetės...!!! Ftesė nė varrimin tuaj Tė gjithė morėn ftesa. Por, asnjė nuk erdhi. Tė gjithė derdhėn lotė. Por, asnjė nuk qau. Tė gjithė folėn. Por, asnjė nuk tha tė vėrtetėn ! Dhe, tė pakallur, tė lemerisur, nė mes tė rrugės, Atė, e gjetėn. O njerėz! O hije! Me kėmbė mos e shkelni! Do vijė ai shekull. Do vijė ai muaj. Do vijė ajo ditė e bardhė perėndie. Dhe, ai, do qeshė, nė varrimin tuaj !!! Poezia dhe Unė Veshur me pelerina ēeliku. Tėrė nur. Nė paradėn madhėshtore tė modės, pozojmė tė dyja. Ajo, Mis e vėrteta. Unė, Mis marrėzia ! E njėjta histori Shemben kėshtjellat, mitet, legjendat. Plagosen epokat! E pastaj Gjakoset , fytyra e botės. Ti mos qaj...! Se, nga rrėnonjat, do tė ngrihen ato. Mbi gjakun e ngrirė, do tbjerė pėrsėri, njė gjak i ri. Pėrsėri! Oh, pėrsėri ! O tmerr! O zi! E njėjta histori ! |
|
#8
| ||||
| ||||
| Pershendetje "PARAJSA"! Ndihem mire qe jam perseri ketu. Ju pershendes te gjitheve me nje poezi! JETA IME Jam e dashuruar me ty Jetoj nen nje kulm Ne nje shtepi. Quhet univers. Ndaj shtratin Perkedhel, majat e maleve dhe skutat Edhe pse nuk di ne cvise bien. Ndiej shikimin qe kurr nuk e kam pare. Lotet me lagin edhe pse nuk ekzistojne. Rrenqethjet, termete imagjinare. Pyjet e buzeqeshjeve, Gjelberojne. Dhe, vitet, nisin te ecim mbrapsht. Copeza brinjesh fluturojne, duar, sy Pergjakem ne perqafimin tend dhe shumfishohem ne mijra hije, mes puthjesh dhe orgazmash te pafundme Jam e dashuruar me ty !
__________________ E bardha eshte pak...!!! |
|
#9
| ||||
| ||||
| JAM NĖ MES TE PYLLIT
Jam nė mes tė pyllit, zgjatma dorėn Lakuriqi i natės, flatron lyrshėm Merimanga? Ah, merimanga, makth qė lėviz pareshtur kėmbėt Gjethet, duar qė vyshken e rrudhen pa lindur Koha, ka vdekur nė prag tė sė ardhmes E shkuara e uritur, lėmon dhėmbėt Qielli e mbylli nė varr ngjyrėn blu Nata e gjatė, mbretėron gjithėsinė Akrepat po shkallmojnė sė mbrapshti orėn ! Jam nė mes tė pyllit, zgjatma dorėn, Mos mė ler kėtu
__________________ E bardha eshte pak...!!! |
|
#10
| ||||
| ||||
| pershendetje zemraime.... me vjen shume mire qe je perseri midis nesh, na ke munguar shume...gjithashtu me vjen shume keq qe do ndahem nga "parajsa"nuk do te jem me aktiv ne kete forum mjaft te kendshem..do me mungoni te gjithe...ju premtoj qe here pas here do te futem dhe do ju pershendes.. si gjithmone, poezi te bukura zemraime ...urime
__________________ Kush mundohet qe t'i beje gropen tjetrit, te ktheje koken njehere pas dhe te shikoje qe gropa e vet ,ka kohe qe eshte e hapur. |
|
#11
| ||||
| ||||
| the best of best po poete e vertet zemraime te lumt e gjen njeriu veten ne shum poezi te tua ke inspirim shumte mire vazhdo te na shkruajsh se na knaqe jepi perserij... |
|
#12
| ||||
| ||||
| Pershendetje stafi dhe njekohesisht ti ZEMRAIME qe ke hapur kete teme kaq pasionuese me poezite e tua. Nuk jam une i pari qe po te bej nje kompliment mesa shoh... por kjo eshte diēka shume e bukur dhe bindese me te cilen ti shkruan per kohet qe kane ardhur. Vetem nje gje desha te nenvizoja mes poezise qe ti krijon kaq bukur: mos i kthej te gjitha poezite ose krijimet e tua ne nje pezimizem por ktheji ne nje pamje pozitive, dmth diēka reale qe jeton ne kohe te veshtire por qe nje dite do te vije dhe cdo gje do te regullohet. Ky eshte nje mendimi im nje ide qe e kam marre nga filozofe te vjeter, mund te te keshilloj "Le Cid" i Corneil, veper kjo ku nje histori dashurie dhe gjakmarrje perfundon mire, ose "Phčdre" i Racine, ku nje grua dashuron djalin e burrit ( eshte djali gruas se pare, pasi gruaja e pare i vdiq ) dhe ne fund ngjarja perfundon ne tragjedi. Nejse nqs leximi nuk te krijon bezdi mund te keshillosh keto vepra. Te uroj nje pasion sa me te kendeshen mbi punen qe ti ben dhe kurajo. Diten e mire...... |
|
#13
| ||||
| ||||
| Citim:
Citim:
Citim:
Poezite qe kam publikuar deri tani, jane shkeputur prej librit tim "E bardha eshte pak". Pas pak ditesh, del ne tregun e librit prej Shtepise Botuese "Toena", lbri i dyte: "Imazhet kane ftohte". Pershendes te gjithe ata qe do lexojne ketu me dy poezi: CRAZY Si nepėrkė e etur pėr ujė dhe zjarr, Tė jam lidhur e tėra pas trupit, nė njė pėrqafim vdekjeprurės ! Duke lėpirė ethshėm tė djeshmen, Rrėshqas ēmendurisht kilometrave epshndjellėse tė lėkurės Shaloji kuajt e pshehrėtimave, Lėshoji tė rendin mbi mua ! Mė ler tė tė djeg me vullkane vibrimesh ! Ringrihu prej hirit, pėr tė rishkruar legjendėn tonė tė re, Nė pergamenė pėrqafimesh JAM SHEKUJ LARG ME PRIT Po fluturoj drejt teje, Mė prit. Rrugėn, nuk e di por ji i duruar. Hijen tėnde, e shoh gjithandej Sytė, dritė, miliona kilometrash kanė lėshuar. Nuk e dije? Unė, pėr ty jam nė jetė. Qė pa lindur, Nisa rrugėtimin nė mijra forma shndėrruar U bėra Evė pėr tė lindur mė parė njerėzimin, E mė pas, pėr tė tė kėrkuar Nuk e dije? Plagėt e kėmbėve mi lepijnė gjarpėrinjtė. Krahėt, thyer dritareve tė mbyllura, pikojnė Derė ska. Unė rend pėrtej kohės. Hapėsirat kam sfiduar, Motėr-zanat mė pėrcmojnė Zeusi, volli vullkane. Pandora e hapi tė mallkuarėn kuti. E fshehta ime pikon, pikon Gjithkush e di. Imazhe tė gėnjeshtėrta mė verbojnė. Mijra diej, mė shfaqen si sy. Unė dua tė tutė Po vij. Sa pak, fare pak, Njė copėz jete kėrkoj. Nėse derėn nuk do tė ma hapėsh, Njė vend tek pragu, smeritoj? E sheh? Mbėrrita. Edhe pse e verbėr, shoh dritė Hape derėn! Jam shekuj larg. Do vij patjetėr, Mė prit. Mė prit ! JAM KLITHMA E QIEJVE TЁ TU E shkruaj dashurinė mbi lėkurėn time. E nis udhės sė gjatė Shtriqet kilometrash tė ndezura amėshimesh, E lagėsht, e pluhurosur, e ngratė Zogjtė e malit cukisin simbole, Metaforat, ftillohen deteve me shkumė, Tkurren vargjet, shkretėtirave tė heshtjes, Jam unė... Tė mbeshtjell me rima dhe asosiacione. Tretem e detit shkumė, e qiellit, re Ashtu e pėrgjakur, nderem mbi lekurėn tėnde, Dhe duke pėshpėritur: Je imi Diell Fle JAM KLITHMA E QIEJVE TЁ TU E shkruaj dashurinė mbi lėkurėn time. E nis udhės sė gjatė Shtriqet kilometrash tė ndezura amėshimesh, E lagėsht, e pluhurosur, e ngratė Zogjtė e malit cukisin simbole, Metaforat, ftillohen deteve me shkumė, Tkurren vargjet, shkretėtirave tė heshtjes, Jam unė... Tė mbeshtjell me rima dhe asosiacione. Tretem e detit shkumė, e qiellit, re Ashtu e pėrgjakur, nderem mbi lekurėn tėnde, Dhe duke pėshpėritur: Je imi Diell Fle
__________________ E bardha eshte pak...!!! |
|
#14
| ||
| |