Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Letersia

Poezi nga poetet me te shquar Shqiptare.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #211  
Te vjeter 21-10-2003, 00:22
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ESAT MEKULI

Era e pylli

Erdhi pa pritur. Qielli u nxi, e ajo, furtuna, sulmoi me rrembim.
Pylli gjemoi tmerrshem. Luhaten drunjte qindavjeqare thyhen
deget e njoma, gjethet e shkoqura fluturojne qiellit
perpjete e pastaj bien pingul ne toke, duke u
grumbulluar ne shtigje dhe duke u zhdukur ne lugaja.
Furtuna- gjithnje me e fuqishme, me e pameshirshme.
E harlisur, turret qe te shtrije e te rrenoje cdo gje.
Por, pylli nuk jepet, drunjte rrenjethelle, krah njeri- tjetrit, qendrojne tok.
Tash ajo gjeme e pare shndrrohet ne klithme te fuqishme
te detit blerosh te shqetesuar per jeten e pamposhtur.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #212  
Te vjeter 21-10-2003, 00:23
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

ESAT MEKULI

Nė liqenin e Plavės

Ja ku me ke, Liqen i dashur: mu ne bregun tend
- te enderruar, te deshiruar. Eshte mengjesi
i hershem. Mjegullat, me ngadale, jane
shtresuar mbi syprinen e ujit, por shpejt
e shpejt ndahen prej saj. Tashme zbulohen
tiparet e Kufilaces, matane, dhe te Visitorit
te afert- rreze malit. Kurse, edhe me larg
mezi dallohen shkembinjte e Bjeshkeve
te Nemuna. Bari i dendun, erekendes i renduar
nga vesa. Si pas shiut pranveror...
Mbi Qafen e Diellit- drite. Rrezet e para
miklojne Qafen, per t“i vershuar, mandej,
hapesirat e pyjeve dhe te rrafshit perposhte.
- Miremengjes, bukuri e vendlindjes!
Mire se vjen!
As kercimi i troftes syprines, as gagarisja
e patave te egra neper shastar, as kenga
e zgjatur e kostareve herak livadheve perreth.
Heshtje. Qetesi e vendlindjes, si ne caste te rralla pajtimi...
Ndahem nga bregu me barken e lire. Lopata
e dyfishte zhytete here ne njeren, here ne anen
tjeter. Si dikur ne sandolinen e vogel.
Lagur, gati medashje, rrobat nga lundrimi
i vrullshem. I trimeruar. Mandej i rraskapitur,
ia dorezoj lopaten me te fortit dhe me te shkathtit.
Ne bash i ulur, i perqendruar i teri ne sexhaden
e lemuar te barit nen uje qe perdridhet
ne drejtim te rrymes kah Limi.
Si kujtimet e shumta ne kete mengjes veror.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #213  
Te vjeter 21-10-2003, 00:24
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

XHULIANA JORGANXHI

ETERIT

Etėrit na ikėn...
Nė ditėvite tė ndryshme.
Me vdekje tė thjeshta,
si jeta e tyre.

Na ikėn...
Cdo ditė e mė shumė
ua numėrojmė tė mirat...
Ku ishim mė parė
ne bijtė, ne bijat?!

Tani, qė s'i kemi,
ah, dhe njė ēast t'i kthenim!
Tė bėjmė ca rrugė
andej nga Liqeni,
t'iu japim njė kafe,
qė s'ua dhamė te "Rinia"
dhe tutje mė shumė
t'iu bėjė pleqeria...
Rradhėve mos t'i lodhim
nė asnjė lloj dyqani,
Mbrėmja mos heshtojė
me sy tek ekrani.
Tė nisim udhė bisedash
pėr botėn anembanė,
njė gotė, ēdo mbrėmje
ta pimė me etėrit tanė...

Cfarė s'japim,
t'iu jepnim,
ato, qė dot s'ua dhamė!
Tė urtėve,
tė pafjalėve,
tė mirėve,
etėrve tanė!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #214  
Te vjeter 21-10-2003, 00:34
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #215  
Te vjeter 21-10-2003, 00:37
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Maja e Ēelur

Lulet lulėzuan
me tė parė djellė
kushedi ē'duruan
qė kur janė mbjellė:

qė kur u pėrzien
me rėr' e me ujė,
dhe u lagn' e u lyen
pa bujė e rrėmujė.

Pa zė psherėtimi,
zė e vaj tė kotė,
i ngurroj thellimi
nėnė dhen' e ftohtė.

Edhe balt' e ndotur,
edhe llum' i ndyrė
i patnė pėrlotur
me ngjyrė e mėnxyrė.

Ato piperonin
me njė sulm i qetė
dhe mbinin e shkonin
qė pėrposh pėrpjetė.

Qė ngaj errėsira
brenda nė dhč thellė
ndillnin krejt tė lira
dritėn edhe qelltė.

Sa me rėnd' i mbante
rrėnj' e balt' e nxirė
dh' i tėrhiqte e s'i ndante
pėr nė fundėsirė,

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrtė
ishte sulm' i bukur
pėr nė qiejt' e lartė,

aq mė lirė e fshehur,
dh' aq mė me ngadalė
rritnin pa pandehur
sulmin e pandalė:

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bimė!
Ja! qesh pranėvera
nėpėr ngashėrime!

Ja! sa lul' e qetė
ēeli gjinė e sajė,
pėrmbi degė e fletė
atje lart nė majė!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #216  
Te vjeter 21-10-2003, 00:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Poradeci

Perėndim i vagėlluar mi Liqerin pa kufir
Po pėrhapet dal-nga-dale njė pluhśrė si njė hije.
Nėpėr Mal e nėr Lėndina shkrumb' i natės qė po bije,
Duke sbritur qė nga qjelli pėrmi fshat po bėhet fir...

E kudó krahin' e gjėrė mė s'po qit as pipėlim:
Nė katund kėrcet njė portė...nė Liqer heshtė njė lopatė...
Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal-tė-Thatė...
Futet zemra djaloshare mun nė fund tė shpirtit t'im.

Tėrė fisi, tėrė jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotėroj mė katėr anė errėsira...
Po tashi:
Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri,
Drini plak e i pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #217  
Te vjeter 21-10-2003, 00:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Malli

Syri-i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon
Do mė lerė-a von a shpejt,
Do mė lerė-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxirė krejt -
Do mė lerė me pahir
Syri-i bukur qė t'u mvrenjt.

E do mbetem pėrnjėmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretėresha qė mė ēmend
Do me lerė-a shpejt a von.

Do me lerė-a von a shpejt,
Do me lerė-a shpejt a von,
Syri i bukur qė t'u mvrenjt -
Syri yt qė mė lėndon.

Do mė lerė...A! po si -
Qoftė-aherė-ose tani -
Do tė qaj aq dashuri
Qė tė humb me mall te ti?
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #218  
Te vjeter 21-10-2003, 00:39
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Shpirtit

Tė lus, o Lajmės i qielluar!
O Frym' e Zotit, vetė Zot!
Me hirin t'ėnd tė pashteruar
Qė ka mburim pėrjetėsije,
Hirplot, o Shpirt, nėr gaze Ti-je.
Dhe nėr mjerime je hirplot!

Ti botės s'onė-i prure lajmin
E nj'ėndėrimi tė pafaj:
Pėr mallin t'ėnd me tė pastajmin
Ti kuvendon qė pėrmbi botė,
Dhe nė gėzim i bije lotė,
I bije gas nė zi tė saj.

Kur del mi male yll'i ditės
e shuhet nata prapa ti,
Ti me vėshtrimin vetėtitės
ēkėlqen nė fund tė zemrės s'ime
Dh'i bėn prej kėngės sė njė grime
Njė tė pėrjetshme-harmoni.

E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u pėrgjum,
Nė shkėndijim tė kandilerit
M'i cfaq ylberin e njė rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti je nėr gaze,
Dhe nėr mjerime je fatlum!

Sot hapa sytė qė-me-natė
E po kėndoj si kurrėkush:
drejt lartėsisė se pamatė
Ah. mėshiro tė ngjite- i cmuar
Prej gjirit t'im tė pėrvėluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #219  
Te vjeter 21-10-2003, 00:40
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Syt' e Lumtur

Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur mė dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perėndimi me tė vagėlluar
Pa m'i shtire tinės ata syt' e shkruar.

Ata syt' e shkruar, sytė moj tė fjetur,
Shtatė vjet me-radhė t'i kam pėrshėndetur.
Kur mė pe sė pari, more-e m'u largove,
Kur mė pe sė dyti, more-e m'u afrove,
Kur mė pe sė treti, more-e mė pushtove,
Tė putha nė gushė, ti m'u turpėrove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #220  
Te vjeter 21-10-2003, 00:40
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Je Ulur Fort

Kujtimi im qė mė s'mė jep tė qetė,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Nė qetėsi ėsht' isker prej rrufeje,
Nė ēas llaftare zjarr e flakė vetė.

Ēkėlqen si prush kur skėterrohen retė,
Kur mall' i dhembshur zė buēet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'atė hof m'a ndrin ah! zemr' e shkretė.

Kaq mot-mė-mot shkėndijat m'j-u shpėrndanė
Gjith pėrmi kulm tė bimės mė sė gjatė...
M'j-u pėreluan gjith me tjetėr anė...-

Je ulur fort, po syt' e mi tė panė:
Plot me stoli kjo lul' e zemrės s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #221  
Te vjeter 21-10-2003, 00:41
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Dora jote Ledhatarja

Dora jote ledhataja, ėsht' e zbetė si qiri.
Dora jote ledhatarja lėshon dritėn e dėborės.
Kur t'a ndjeu magjinė-e pastėr qė tė shtrydheshe prej dorės,
Shpirti im i frymėzuar regėtiu nė llaftari.

Se me lėndė magjistare u pat bre tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj erė-e brumė dylli;
I dha hėna pak tė ndezur, pluhur t'artė-i fali ylli,
E kėshtu m'u duk hirplotė- haj! o dor'e vashės, haj!

Nė vėshtrim tė dorės s'ate ē'pat, o! balli qė m'u vdar?
Ē'pat qepall' e pėrlotur q'i ra pika tatėpjetė?-
Dor'e bryllt' e vashės s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetė,
Vetėtiu me prush magjije e mė bėri mendimtar.

Dora jote qė mė dhimbset, dora jote qė mė ēik;
Dora jote qė mė shtrihet sipėr temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qė t'u nda mė pesė fashe...
Dh'u bė dorė tė mė ndali ndaj dyshoj se mos ik...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #222  
Te vjeter 21-10-2003, 00:42
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Pamja

Sot u pamė-e sot u ndamė
Dhe nuk thamė njėzė fjalė;
Kur u ndamė vamė-e qamė,
Qamė shpejt ca lot me valė.

Edhe shpejt kur me tė dalė,
Vamė-u pamė-e shumė thamė,
Thamė fjalė, fjalė, fjalė,
Pastaj kurrė mė s'u ndamė.

Nuk u ndamė-e vetė thamė:
ē'kėto fjalė? ē'kėto lotė?
Ē'ky vajtim q'u vramė-e ramė
Shkrumb e pluhur nėnė botė?

Ah kur ramė, kur u dhembmė,
Ndritej dhembja dritė-e artė...
Kur u dhembmė, kur u shembmė,
Shkrepej yll nė qjell tė lartė...

Yll e dritė bukurija,
Qjell i lartė perėndija,
ē'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #223  
Te vjeter 21-10-2003, 00:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Pėrse tė Dua

Se tė desha vetė,
Dhe t'u nqasa vetė,
Dhe tė putha vetė-

Prandaj.
Dhe tė humba largė,
Dhe tė ndoqa largė,
Dhe tė gjeta largė-
Prandaj.

Se tė desha prapė,
Dhe t'u nqasa prapė,
Dhe tė putha prapė-
Prandaj.

Dhe tė humba vashė,
Dhe tė ndoqa vashė,
Dhe s'tė gjeta vashė-
Prandaj.

Se tė gjeta grua,
Dhe tė desha grua,
Dhe tė putha grua-
Prandaj.

Dhe s'mė flet pėrhera,
Dhe s'mė nqas pėrhera,
Dhe mė plas pėrhera-
Prandaj.

O, prandaj tė dua,
Prandaj vashė-e grua,
Fshehtėsi pėr mua-
Prandaj.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #224  
Te vjeter 21-10-2003, 00:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LASGUSH PORADECI

Zemra

Bėj e ri mendohem,
Tė mos t'afėrohem,
Bėn e ri mendohesh
Tė mos m'afėrohesh.

Dhe ri bėj e bėjnė
Mos tė shkoj andejnė,
Dhe ri e bėn bejnė
Mos tė shkosh kėtejnė.

Ha! tek bėj kėshtuzė,
Hop! tė shoh kėtuzė!
Ha! tek bėn ashtuzė,
Hop! buzė-pėr-buzė.

Pa me puth njė herė,
Pa tė puth dy herė,
Pa mė puth tri herė,
Tė puth tridhjet herė,

Uf! moj zemrė-e mjerė...

Zemėr-lule-e-verė,
Gas-e-vrer-pėrherė,
Zemėr-kopsht-me-erė,
Zemėra-skėtere.
Digg this Post!